Tuesday, August 19, 2008

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

Shqetsime elektronike dhe vlera shqiptare në gjuhën rumune 

Your browser may not support display of this image.Baki Ymeri (Bukuresht) 

Korrik-gusht 2008. Një lajm i bombarduar me sugjerime serioze dhe dezinformata të montuara lidhur me një zonjë nga diaspora e cila ka vlera të pakontestueshme humane, e tronditi një pjesë të mass/medias elektronike shqiptare si pasojë e së cilës lindën një serë letrash banale dhe vargjesh arogante të mbrujtura me elemente të ksenofobisë konfesionale, madje edhe kërcënimesh terroriste në adresë të kryeredaktorit të revistës Shqiptari. Disa u mahnitën, disa heshtën, disa shikonin siri, disa kishin të drejtë, disa u penduan, disa i mbuloi pluhuri i harresës. Në të njëjtën kohë, në sajë të kontributeve tona të sponsorizuara zemërgjerësi shqiptare dhe me angazhime vullnetare, në mass/median letrare të Bukureshtit dhe provincës u botua një antologji e vlerash të përbashkëta, një numër i revistës Shqiptari, një intervistë, si dhe një serë kronikash, reçensionesh dhe vargjesh të poetëve tanë të admiruar nga bota rumune. Çka don të thotë kjo? Kjo don të thotë se arti e mund botën e xhindosur të kufomave komuniste që e përzjejnë patriotizmin me idiotizëm. Për shpartallimin e ligësisë së tyre, po kalojmë nga fjalët në vepra, duke dhënë vetëm katër nga argumentet e panumërta që na obligojnë të shkojmë sëbashku gjurmëve të rilndësve tanë. 

  1. Në revistën Oglinda literara (Pasqyra letrare, drejtor: Gheorghe Neagu, www.oglindaliterara.ro)), e cila del në Fokshan, në pesëmijë ekzemplarë dhe lexohet nga dhjetëmijë admiratrorë nga të gjitha kontinentet, në numrin 80 të saj (gusht/2008), e panë dritën e botimit vargjet e poeteshës shqiptare Fatime Kulli. Kështu, njëmbëdhjetë poezitë e saj (Pantofii sorelui (Këpucët e diellit), Sub apele focului (Nën ujërat e zjarrit), Creanga de suspin (Dega e psherëtimës), Cu laptele soarelui (Me qumshtin e diellit), Cu oulele insectelor (Me vetë e insekteve), Cand visul pacauieste (Kur ëndrra bën mëkatë), Pe altarul de bronz (Mbi altarin e bronztë), Astept ochii stinsi (Pres sytë e shuar), Doar eu (Vetëm unë), In mormantul visului (Në varrin e ëndrrës), trebuie daramat stanca (Duhet shpartalluar shkëmbi),  i përktheu në gjuhën e Eminescut autori i këtij shkrimi. Poezitë e Fatimes janë të shoqëruara me fotografinë dhe një listë vëllimesh të botuara. (www.oglindaliterara.ro)
  2. Në revistën Dor de Dor (Malli ndaj Mallit, fondator Marin Toma, www.dordedor.trei.ro) që del në lokalitetin Dor Morunt të Këlërashit, në artikullit Iubirea: ultima instanta a luminii din noi (Dashuria: instanca e fundit e dritës sonë), eseisti Mihai Antonescu i qëndis një vlerësim të favorshëm vlerave të vëllimit dygjuhësh të Rizah Sheqirit, Apel pentru iubire / Apel për dashuri (Editura Ararat, Bukuresht, 2007), përkatësisht botës poetike të këtij autori kosovar me banim në Suedi. Mihai Antonescur, këto vlera i boton edhe në revistën Climate literare (drejtor: Ion Iancuvale, tribunë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Tërgovishtes, nr.10-11/ gusht 2008), në kuadrin e artikullit Rizah Sheqiri apo Dashuria si instancë e fundit e dritës sonë (Rizah Sheqiri sau Iubirea: ultima instanca din noi).
  3. Një vlerësim të lartë për poezinë e një autori tjetër kosovar (Sarë Gjergji), kritiku letrar, Mihai Antonescu, e boton në revistën Viata de pretutindeni (Jeta e kudondodhur, drejtor: Bodea Sabin, www.viatadepretutindeni.wordpress.com)), e cila del në Arad, në format A3 (208 faqe), dhe e cila shpërndahet falas në të gjitha meridianet e botës. Recensioni për poezinë e Sarë Gjergjit mban titullin Ide për pavetminë (Idee intri nesinguratate), i cili de facto është një vlerësim i librit Foc nestins / Zjarr i pashuar (Editura Ardealul, 2007). Po shtojmë me këtë rast faktin se Sarë Gjergji është autori i parë i botës katoilike shqiptare, i prezantuar me një vepër në gjuhën rumune.
  4. Në këtë kontekst vlen të potencohet edhe publiciteti që i bëhet në shtypin bukureshtar një poeti tjetër kosovar, i rikënduar në gjuhën që e flisnin Lasgushi, Asdreni dhe Mitrush Kuteli. Fjala është për autorin Jusuf Zenunaj dhe librin e tij Din stanca curg lacrimi / Prej shkëmbit rrjedhin lotë (Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2008). Marius Chelaru, poet dhe eseist, autor i artikullit Cuvantul in piatra (Fjala në gur, revista Natiunea (Kombi), nr. 466/2008, fq.4), thekson: “Falë Baki Ymerit, sot lexuesi rumun ka mundësinë ta njohë për së afërmi poezinë e një këndi të botës, për të cilin flitet shumë, dhe, duket se shpesh herë dihet pak. Për Jusuf Zenunajn dashuria të shndërron në pjellë të dhembjes, ngase Kosova është një vend i dhembjes së kohës së djeshme, kur “hijet e zeza endeshin nëpër kohë”.

 

Your browser may not support display of this image. Fatime Kulli

Posted by Rugovapress at 12:00:57 | Permanent Link | Comments (0) |

Shqiptari numri me i ri

 

Your browser may not support display of this image.
Your browser may not support display of this image.
Your browser may not support display of this image.

Fondat de Nikolla Naço (1888) - Serie nouă (1993) -

fondator: Gelcu Maksutovici. Nr.146 (2008)

Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România

Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë

   Director: Tiberiu Puiu, Redactor-şef (kryeredaktor): Baki Ymeri

Singurul popor din lume, înrudit cu românii pe linie daco-traco-iliră, este poporul albanez.

I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako/trako/ilire, është populli shqiptar. 

   Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image.

Preşedintele Albaniei-BamirTopi,Flamuri i Rumanisë,Prietenie albano-americană,Kryetari i Kosovës-Fatmir Seidiu     

       

      Nikolla Naço dhe shembujt e shenjtë të veprave të tij

”Plagët e shpirtit t’im u shëruan! Tashi le të vdes! Zot’ i math më paska falur një vdekje të ëmbël. Rroftë Shqipëria!” (Nikolla Naço, 1913)

          

      Historia e gazetës Shqiptari-Albanezul, u lind nga një përkushtim i sinqertë dhe dashuri përvëlimtare ndaj Shqipërisë, ngase ky ishte dhe qëllimi jetësor i Nikolla Naços, kryetar i Shoqërisë Shqiptare Drita. Misioni i Naços ishte flakja e sundimit osman, ndriçimi kulturor dhe integrimi i kombit shqiptar në një hapsirë të përbashkët etnike, gjeografike dhe historike; vetëqeverimi dhe krijimi i Shqipërisë reale përmes përfitimit të pavarësisë. Sipas studimit të Lasgush Poradecit Një fatos i veteranërisë shqiptare, Nikolla Naço „boton të parën gazetë shqipëtare, bën të parën shkollë shqipëtare, inauguron të parën kishë shqipëtare, dorëzon të parën xhami shqipëtare, redakton të parin plan strategjik për Kryengritjen e Madhe shqipëtare”.

      Gazeta e Naços, sipas Lasgushit, „ka për qëllim të vazhdojë luftën e filluar për të nxjerrë nga robëria fisin shqipëtar, duke e ngopur me dashurinë e shentëruar të mëmëdhesë, ta mësojë kombin shqipëtar që ta ruajë me shenjtëri gjuhën e tij, karakterin e tij, zakonet e stërgjyshërve dhe madhërinë e tij të përmëndur”. (Fragment nga Një fatos i veteranërisë shqiptare, fytyra urdhëronjëse dhe aktiviteti historik i kryeveteranit Nikolla N. Naço-Korça, Konstancë, 1932).  Numri i parë i gazetës Shqiptari / Albanezul doli në dritë para 120 vitesh, më 7 Gusht 1888. Gazeta del një herë në javë, „nënë urdhërit të një pleqësie”, me artikuj në gjuhën shqipe dhe atë rumune. Në faqet e para të numrave të parë, tribuna kombëtare e shoqërisë Drita hapet me dy shtylla: Letëra e Florinjtë dheLetëra e Zezë, në të cilat lartësohen atdhetarët dhe fshikullohen tradhëtarët, fajtorët, prishësit e shoqërisë e të njerëzisë, njerëzit me shpirt të vogël që u shërbejnë interesave të poshtra e të turpshme. Mendimet e mia, thekson N. Naço në një broshurë të tij, „drejtoheshin kah krijimi i një marrëveshjeje ndërmjet shqiptarëve nga të gjitha anët e botës nëpërmjet botimit të një gazete, që do t’i shprehte konkretisht dhe do t’i përfaqësonte drejtësisht kërkesat dhe aspiratat mbarëkombëtare”. (B.Y.)  

                            

Albanezul / Shqiptari                          (nr. 146/2008)                                                                        2

           Një antologji e përbashkët (rumuno/shqiptare)

                                      O antologie comună (româno-albaneză) 

      Këto ditë doli në Bukuresht një antologji e përbashkët rumuno/shqiptare: Frumusetea frumusetilor / Bukuria e bukurive (Editura Do-Minor, 2008). Ideja e realizimit të një vepre të këtillë i përket poetit kosovar Jeton Kelmendi. Autor i pasthënies („Kroi i ilaçit me poezi, apo për historinë dhe poezinë e tjetrit”) është eseisti Marius Chelaru, ndërsa seleksionimin dhe përkthimin e lëndës poetike e ka realizuar autori i këtij shënimi (B.Y.). Në kuadrin e medalionit me titull  „Në vend të përqafimit” (fq. 4), jepet në të dy gjuhët qëllimi i botimit. Në këtë vëllim  defilon shpirti poetik i disa poetëve të mirënjohur  për vlera të veçanta, të rikënduara në gjuhët në të cilat poezia konsiderohet si një instrument magjik për harmonizimin e botës. Qëllimi kryesor është promovimi i diversitetit të vlerave të përbashkëta. Nga poetët shqiptarë i kemi dhënë prioritet Kosovës në vitin e Pavarësisë. Faktikisht, pjesa e parë e kësaj vepre (Dardania poetike), është kontinuitet i afirmimit të vlerave kosovare pas antologjisë së parë („Ishulli i pavdeksisë”, 2005). Jo rastësisht kemi zgjedhur një modalitet të këtillë, të cilën mund ta thërrasim 7 me 7-të. Shtatë poetë shqiptarë nga Kosova (Edi Shukriu, Ibrahim Kadriu, Flora Brovina, Ramadan Musliu, Miradije Ramiqi, Ndue Ukaj, Jeton Kelmendi) dhe shtatë nga Rumania, e shpalojnë shpirtin e tyre në një libër të përbashkët me një tutull sugjestiv: “Bukuria e bukurive”.

      Dhe jo rastësisht kemi vendosur që për çdo vit t’i inkorporojmë poetët më të mirë të dy popujve në nga një antologji të ngjashme, duke i përfshirë edhe poetët e diasporës. Dikush mund të preket pse s’e kemi futur në libër, edhepse mund të jetë më i njohur përnga vlerat, botimet dhe shpërblimet. Kriteriumet tona nuk bazohen vetëm në vlera, por edhe te shpirti dhe dashamirësia e autorëve për të bashkëvepruar me Bukureshtin. Fjala është për rëndësinë historike të momentit për të trasuar një rrugë poetike ndërmjet Prishtinës dhe Bukureshtit, rrugë të cilën e kemi nisur para katër vitesh (me botime veprash të autorëve kosovarë) dhe e cila ka efekte pozitive: përveç dy lansimeve të suksesshme në Bukuresht (Sali Bashota, 2005, dhe Jeton Kelmendi, 2008), poetët dhe eseistët rumunë kanë botuar në revista të tirazhit të lartë dhjetra recensione me vlerësime të larta për forcën mnagjike të poezisë shqipe, gjë që dëshmon se poetika e mund politikën, sidomos ata që nuk e kanë kuptuar të vërtetën se fati i botës varet nga Kosova. Kosova sipas një autori shqiptar konsiderohet si „teatri antik i përbuzjes së një populli”. Zëri i Kosovës dëgjohet në zemër të Bukureshtit falë autorëve të kësaj vepre.

      Pjesa e dytë e librit (Rumania poetike), nuk është as përmbledhja e parë dhe as ajo e fundit e poetëve rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe. Fjala është për një numër simbolik autorësh, të njohur për vlera të mirëfillta (Cassian Maria Spiridon, Varujan Vosganian, Corina Matei). Nevoja për njohjen e njëri/tjetrit është domosdoshmëri e kohës. Kufomat komuniste që s’na njohin e devalvojnë vetveten për së gjalli. Rumunët dhe shqiptarët i josh etja për kulturë. Disa janë duke dhënë kontribut edhe për popullarizimin e vlerave shqiptare në gjuhën rumune (Marius Chelaru, Victoria Milescu, Mihai Antonescu, Florentin Popescu). Njëri ndër ta thekson faktin se poezia shqipe e përlind, se ajo ia freskon kujtesën e një kohe të ndritur, kur Eminescu e konsideronte shqipen si “gjuha më fleksibile në botë”, kur Hashdeu thoshte se “Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne rumunët, por janë vëllezërit tanë. Vëllezër të mirë të të njëjtit gjak”. Hashdeu e kishte fjalën për gjakun dakas. Dakasit në kohën e dardanëve, 200 vjet para Krishtit, këndonin për trimëri, këngë të degdisura sot në gjirin e popullit rumun, por të përjetësuara në gjirin e kombit shqiptar, sidomos në Kosovë. Është i padyshimtë fakti se në letërsinë rumune ekzistojnë edhe poetë të tjerë, njësoj të rëndësishëm si autorët e përfshirë në këtë vepër, por seleksionimin e vlerave e kemi bërë duke patur parasysh afirmimin e një universi lirik të çmuar dhe admiruar, i cili u afrohet vlerave bashkëkohore të Europës. (A. Voka)                                                              

                         Albanezul / Shqiptari         (nr. 146/2008)                 3

FLUTURIME LIRIKE / ZBORURI LIRICE

                    Your browser may not support display of this image.Julia GjikaYour browser may not support display of this image.

Gjatë këtij viti e pa dritën e botimit në Tiranë libri Muzg, i poeteshës shqiptaro/amerikane Julia Gjika. Lënda poetike e librit ka për autor të parathënies poeteshën Natasha Lako. Julia, sipas autorit të parathënies «shquhet për thjeshtësinë dhe çiltërsinë e ndjenjës së hapur, aq sa të habit me theshtësinë dhe sinqeritetin e saj. Ajo e ka përpara syve botën e sotme urbane, por kulloshtra që derdhet në poezinë e saj është tejet e lashtë» (f.7). Në bregdet ishte verë, thekson poetesha, duke u dashuruar njëherësh «me ty dhe detin». « Një re e bardhë/ mbështetej te mali/ një zambak i bardhë/ hapte fletëtë në ranishte/ Unë vrapoja e zbathur/ mblidhja rrezet/ që binin nga qielli/ Ti, bregu im». Julia Gjika është një grua që pikturon retë me fjalë. Fjala e saj është një magji që i çon ujërat të rrëshqasin: « M’u çelën sytë në magjinë e saj/ dhe botën preka me gishta nga vesa e larë » (f.15). Poetesha shqiptare tejmatanë brigjeve të mëndafshta të Atlantikut shkruan me shpirt të lirë. Shpirtin e ndjeshmërisë së saj e flladit era: « ku e zë dimri nuk e zë vera ».

      Edhepse flet për kope me kuaj e turmë njerëzish që i sodit në botë, ajo s’e harron kurrë  Gjirokastrën e saj ku u lind (1949), as Beratin, Tiranën e Korçën, ku studjoi, punoi dhe redaktoi një revistë, për të botuar në ndërkohë vëllimet poetike Ditëlindje (1971) dhe Ku gjej poezinë (1978). Në vitin 1996 u vendos me familjen e vet në SHBA, ku vazhdon të shkruajë e botojë poezi, portrete e kronika në gazetën shqiptaro/amerikane Illyria dhe në tribunat e tjera të komunitetit të atjeshëm shqiptar. Sipas Klara Kodrës, « poezia e Julia Gjikës në këtë vëllim vjen më e pjekur si poezi lirike meditative ku ndjenja  fshihet pas një cipe vetëpërmbajtjeje, një poezi moderne ku ruan qetësinë dhe nuk tërhiqet aspak nga errësira si modë. Ajo nuk e përbuz qartësinë si mungesë thellësie e supozuar. Kjo poezi karakterizohet nga një varg i lirë me ritëm të shqetsuar ku mendimet dhe ndjenjat alternohen si trokitje të shpejta me një diapazon të gjerë: ajo ngre tema të përjetshme si dashuria, jep tabllo e portrete, prek plagë të ndryshme të shoqërisë së sotme si emigracioni, lufta e Kosovës, racizmi etj. Realiteti aty shtrihet në dy botë:  Shqipëri dhe Amerikë ».

      Jam një re në qiellin tënd

      Frymëzimet e Julias janë fluturime lirike të c ilat i karakterizon një ndjeshmëri e brishtë. Libri i saj me vlera të padiskutueshme letrare strukturohet në këto cikle: Lirika, Cikli për Kosovën, Të ndryshme, Emigracioni, Ikonat, Shtegëtime dhe Haiku. Julia Gjika mediton për Kosovën dhe klith nga ngazëllimi i çrobërimit të Saj (Po vij te ty, Kosovë!). Poetesha shqiptare kalon kufirin shqiptaro-shqiptar, vjen në Prizren dhe thot: Jam një re në qiellin tënd. Ajo shkon në Krushë të Vogël, viziton Kodrinën e Jasharajve, shkruan për muzgun e Prishtinës / qytetin që të jep energji shpirtërore për të vajtur nga drita në dritë. Poetesha i përkujton dëshmorët e kombit dhe  Zërat që janë mbledhur lart në qiell  (f.66). Julia Gjika është zonja e emigracionit ku grimcat shkëlqejnë në vete, drejt brigjeve të reja. Kënga e saj është vallja e fjalëve dhe vajza e valëve që priste dashurinë në brigjet e detit ku dallgët vetë vajtonin me zë.  Ajo është një meteor i shkëputur nga qielli i brishtë i Atdheut të çrobëruar nga demonët e komunizmit. Julia Gjika shkon gjurmave të mërgimtarëve që e kanë zgjedhur fjalën si instrument për ta afirmuar Shqipërinë tejmatanë brigjeve të Saj. Ku e gjen poezinë kjo pendë e frymëzuar! Julia Gjika është një botë fjalësh që pyet botën: Ç’po bëj unë këtu?. Ajo është ajo që e bën atë që ia dikton zëri i zemrës dhe ndërgjegja e nusëruar me frymëzim fjalësh që mbështesin kokën gjoksin e malit. Ajo dëgjon gurgullimën e krojeve atje ku ndjen se bulojnë miliona këngë. Julia Gjika ndjen pemët si lëshojnë sythe, ndjen aromën e nënës e të motrës, dhe pranverën që e rriti me këngë. Edhepse mban mbi supe një turmë pranverash të frymëzuara, Julia Gjika është një këngë e re e lirikës shqipe në mërgim. (A. V.)

Albanezul / Shqiptari                           (nr. 146/2008)                                                             4

Deşteaptă-te române! Zgjohu rumun!

                      (Din www.floart-press.blogspot.com)

(Din conţinut: În pragul declanşării indipendenţei Kosovei, nimeni nu ar fi crezut că România, nu numai că nu va recunoaşte cel mai tănâr stat din Europa, ci şi va deveni avocatul Serbiei în arena politicii internaţionale. Care este dragostea acestor popoare (faţă de Serbia), fiindcă Serbia nu respectă de loc minoritatea română (din Timoc). România nu a cerut nici-un fel de asistenţă de către comunitatea albaneză din România privind problema kosovară în decursul pregătirii sumitului NATO din Bucureşti.

Agim Popoci

Në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, askush nuk e kishte menduar se Rumania, jo vetëm që nuk do ta pranonte shtetin më të ri të Evropës, por edhe do të bëhej avokate e Serbisë në arenën e politikës ndërkombëtare. Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, madje edhe publikisht, përveçse kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, tha se njëri ndër qëllimet më të rëndësishme të Bukureshtit është anëtarësimi i Serbisë në NATO. Se cila është dashuria e këtyre dy popujve vështirë të kuptohet, sepse Serbia nuk e respekton fare pakicën rumune. Mbetet vetëm jeta seksuale e themeluesit të shtetit rumun, Aleksandru Jon Kuza, ajo që mund të sqarojë ca gjëra e t‘i bëjë kosovarët të jenë paksa më të durueshëm. Gjatë përgatitjeve për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, shqiptarët nuk e kishin menduar se një ndër shtetet që nuk do ta pranonte pavarësinë do të ishte Rumania. Pak për miqësinë rumuno-shqiptare dhe nostalgjinë e kohës së Enverit, pak për respektimin e këtij populli në Shqipëri, duke e forcuar idenë me faktin se Rumania tashmë është pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe, pa kërkuar madje kurrfarë ndihme ose asistence nga komuniteti i shqiptarëve të Rumanisë (comunitatea allbanezilor din Romania). E gjithë kjo siguri vuri në gjumë si diplomacinë e Prishtinës, ashtu edhe atë të Tiranës, ndërsa arumunët vetëm sa heshtën.

      Nga ana tjetër, Presidenti i Rumanisë nxitoi të na sqarojë se ai na i dashka serbët dhe se është kundër pavarësisë së Kosovës, gjë për të cilën kishte informuar edhe ambasadorët e vendeve të BE-së. Imagjinoni: një mision evropian EULEX, që e kundërshton edhe vetë anëtari i BE-së, do të veprojë në Kosovë, dhe po ky shtet dëshiron atë që nuk e dëshiron asnjë shtet pa dorëzimin e kriminelëve të luftës: Ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian. Ekzaltimi i Baseskut të jetë edhe më i pakuptimtë. Duke folur në televizionin publik, TVR, më 10 maj të këtij viti, ai theksoi se Rumania nuk ndryshon qëndrim lidhur me çështjen e Kosovës dhe nuk do ta pranojë si shtet. Madje, tregoi dhe diçka që Basha dhe Berisha nuk e kanë thënë ose nuk e kanë ditur. "Në agjendën e Samitit të NATO-s që u zhvillua në Bukuresht, prej 2-4 prill, nuk ishte çështja e Kosovës, sepse këtë e ka kundërshtuar Rumania", tha Basesku, duke hallakatur edhe trurin e Sheshelit që e do Serbinë, por jo aq sa Presidenti i Rumanisë: "Një ndër qëllimet më të rëndësishme të Rumanisë është që Serbia të bëhet anëtare e NATO-s". Edhe pse këtë fakt Basesku e arsyeton me faktin se Serbia në NATO do të thotë siguri për kufijtë rumunë e rajonalë, nuk është e qartë si ai nuk e di rëndësinë e pranisë së shtetit që drejton në strukturat euroatlantike. Dhe nëse këtë nuk e ka kuptuar, pse nuk kërkoi më parë anëtarësimin e Serbisë në BE e NATO, në mënyrë që kufijtë t‘i ketë më të sigurt?

      Prezente është edhe ideja populiste se kemi të bëjmë me dy shtete mike, ide që për momentin nuk ka kurrfarë baze. Presidenti serb, Tadiç, dhe ai rumun Basesku, mund të zhvillojnë shumë takime, por rumunët në Serbi që jetojnë në Timok ka kohë që i janë nënshtruar pastrimit etnik. Ndërsa nuk dihet gjë për fatin e Kishave Ortodokse të Rumanisë në këtë krahinë të Serbisë. Nga ana tjetër, rumunët e kësaj zone vazhdojnë të mos pranohen si pakicë. Ndoshta miqësia serbo-rumune ka edhe probleme tjera, por kur në krahinën e Timokut një prift rumun kërkoi të ndërtojë kishë në oborrin e vet, kjo nuk iu lejua. Ndërsa në Banatin rumun ka kryepeshkop serb dhe askush nuk e ka menduar t‘i mbyllë Kishat Ortodokse të Serbisë. Bazuar në këto fakte, nëse rumunët në Shqipëri njihen si arumunë, prania e tyre në një ambient serb mund të pritet me një: Uaaa rumun!!! (Vazhdon ne faqen 5) 

   Albanezul / Shqiptari                           (nr. 146/2008)                                                            5

                  Dimri i rëndë rumun (Iarna grea romanească)

      Me kalimin e kohës dhe mosveprimin e diplomacisë shqiptare, deklaratat e Baseskut u bënë edhe më të nxehta. Duke qenë mysafir i Presidentit serb, Tadiç, në manifestimin "Shkolla e miqësisë" në Tarë, para 160 fëmijëve të nacionaliteteve të ndryshme që e dinin se atje promovohet toleranca dhe multikultura, dëgjuan fjalët e Presidentit rumun, i cili shfrytëzoi rastin dhe rikonfirmoi qëndrimin principial për Kosovën, duke theksuar se ky nuk është vetëm qëndrim i tij, por edhe i qeverisë, Parlamentit dhe popullit rumun. E duke pasur parasysh himnin shumë të bukur rumun, i cili titullohet "Zgjohuni rumunë", fjalët e Presidentit, të theksuara në Tarë të Serbisë, janë paksa të çuditshme. Edhe pse këtyre fëmijëve nuk u intereson fare fati i Kosovës, me përjashtim të disa shqiptarëve që merrnin pjesë, Basesku duhet të respektonte fëmijët rumunë e serbë që ishin aty. Ata nuk mund të mbeten përjetësisht në gjumë, madje rumunët, përveçse që e këndojnë me krenari himnin, duhet edhe ta aplikojnë në vepër. Nuk mund të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe të mos respektojnë as njërën e as tjetrën. Nëse serbët nuk dëshirojnë të zgjohen, ky është problem serb. Bazuar në himnin e tyre, ata mund të vazhdojnë të presin "drejtësi nga Zoti", ndërsa rumunët e kanë më të lehtë. Duke u zgjuar dhe kënduar duhet ta kuptojnë se çdo familje ka obligimet e saj, ashtu si ajo evropiane dhe atlantike. Rregullat në BE dhe NATO nuk janë përcaktuar pas anëtarësimit të Rumanisë, por diheshin me kohë. Dhe nëse zgjohen, e urojmë të ndodhë kjo, nuk besojmë se Basesku do të shkarkohet (...) si themeluesi i shtetit të tij, Kuza. Nëse vërtet ndodh kjo, qeveria, Parlamenti dhe populli shqiptar i Kosovës do ta kuptojnë se pse Presidenti i Rumanisë ishte i vendosur ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe të bëjë fushatë ndërkombëtare se ajo nuk duhet pranuar. Më 23 dhjetor të vitit 1861, me mbështetjen e Francës, moldavët dhe vllehët u bashkuan nën një lider, kolonelin Aleksandr Jon Kuza, duke krijuar shtetin e pavarur rumun. Por administrata e Kuzës ishte një kombinim i korrupsionit dhe paaftësisë, - shkruan Robert Kapllan, në librin "Fryma ballkanike". Aristokratët lokalë dhe fshatarët kërkuan shpejt kokën e tyre. Kur oficerët e ushtrisë rumune hynë në shtëpinë e Kuzës në Jashi, më 1866, e gjetën në krevat me nusen e Mbretit serb, Karagjorgjeviç. (Gazeta “Shqip”, 5 gusht 2008 (pa emër autori).

Unde se duce Dacia antică! Ku po shkon Dakia antike!

Hai sa ne intorcem la realitatea de astazi şi să ne uităm de ce România ar trebui să susţină un Kosovo Indendent şi nu  Serbia cu un Kosovo ocupat! Pozitia publică a României şi explicatiile date de demnitari români nu au nimic în comun cu realitatea şi nici cu interesul naţional român.

Dr. Pleurat Seidiu 

(absolvent al Universităţii din Craiova, expert guvernamental, Prishtina)

      De o vreme, cu multă atenţie am urmărit reacţiile atât de haotice a demnitarilor români vis-a-vis de Declaraţia de Independenţă a Kosovei. Aceste reacţii publice a politicienilor români au fost însoţite de cele mai bizare comentarii, bazate pe faptul că societatea română nu prea s-a ocupat cu problema Kosovo, posibil influenţa unor cercuri politice. Ca să argumentez motivul acestei analize, n-am cum să nu-mi dau părerea în problematica relaţiilor prin secole al triunghiului balcanic româno-sârbo-albanez, şi să încerc să demonstrez că această atitudine a României nu este în interesul său naţional, ci dimpotrivă. Caracterul adevărat al unui popor cel mai uşor se poate afla în „vorbele poporului” .Exemplu tipic: Un barbat când se scoală după o zi grea spune: Am dormit ca un miel! (pui, mort, în rom.), Kam fjetur si qingj! (vdekun). (În alb.: Am dormit ka un miel (mort). Spavao sam kao zaklan! (jagnje, mrtav). (În sârb.: Am dormit ca un tăiat în gât (miel mort). Nici în albaneză, nici în română nu egzistă varinata cu „gâtul”. De ce asa? No Comment! (Articolul va fi publicat în întregime, în numărul viitor – Këtë artikull e botojmë në tërësi në numrin që pason) 

Albanezul / Shqiptari                            (nr. 146/2008)                                                             6 

Letërkëmbim. Detyra jonë është te japim shembullin e njeriut të përparuar, tolerant dhe mirëdashes për hirë të bashkimit kombëtar  

« Zotëri i respektuar ! Pasi e lexova shkrimin tënd per çshtjen e fesë kuptova edhe më mirë se paskemi shumë ide dhe ndjenja të përbashkëta. Lidhur me fenë edhe unë mendoja si ti deri disa muaj me parë, por e kuptova se sa më shumë i nxit shqiptarët myslimanë për t'u konvertuar në të krishterë, aq më shumë ata tremben dhe na largohen, e më keq akoma, lidhen instiktivisht me fanatizmin islamik. Prandaj tani mendoj se ky kapërcim duhet bërë me ngadalë, pa i nxitur, po vetëm duke i afruar si shqiptarë, gjithë shqiptarët, pra, duke i ndërgjegjësuar për interesat e Shqiptarizmit. Çështja e bindjeve fetare dhe ideologjike ështe diçka shumë e thellë, shumë e ndjeshme. Nnjeriu u bëka tifoz i një ideje, a bindjeje fetare dhe pastaj është shumë zor t'ia ndryshosh. Lufta për të na kthyer në fanatikë të një ideje a besimi, ka qenë lufta së cilës armiqtë tanë i patën kushtuar vëmendje të madhe. Duke na bërë fanatikë pas një ideje a besimi të përhapur prej tyre, osmanët na  mbajtën te pushtuar me shekuj, kurse sllavët me dekada. Kështu ata nuk kishin nevojë të na vrisnin fizikisht, sepse ne mendonim si ata dhe nuk i ndjenim më për armiq e kundërshtarë. 

      Myslimanizmi na vëllazeroi me Osmanët dhe kur u krijua shtetthi i pavarur shqiptar. Shqiptarët myslimanë duhej të kërkonin të falur për ndërrimin e besimit dhe të pagëzoheshin si të krishterë për hirë të bashkimit kombëtar. Ata nuk e bënë këtë gjest më 1912-14, por duke mos e dhënë këtë shembull pendimi për tradhëtinë fetare atëherë, ja tani, më 1990-1994, iu dhanë shansë komunistëve të ecnin në të njëjtën rrugë të kokëfortësisë e të fanatizmit: Komunistët nuk kërkuan të falur për tërë ato sakrifica e tortura që i krijuan popullit gjatë zgjedhës sllavo-komuniste. Kështu vijojmë të vuajmë duke u bërë lodër të interesave të huaja. Zihemi për disa bindje të cilat na pengojnë të jemi të bashkuar si një grusht i vetëm. Pra armiku edhe pse ka ikur, ka triumfuar sepse na ka lënë të përçarë në myslimanë e të krishterë, në komunistë dhe demokratë, etj. Kush i fryn këtij zjarri është antishqiptar, kush punon për bashkimin tonë është atdhetar. Kjo luftë duhet bërë pa bujë e pa zhurmë, pa fyerje, po vetëm duke treguar se bashkimi nën një çati na bën derman, përçarja na shkatërron sepse i ndihmon armikut në punën e tij shkatërruese.

      Detyra jonë është të japim shembullin e njeriut të përparuar, tolerant, mirëdashës për hirë të bashkimit kombëtar. Me një fjalë, ne që kuptojmë nevojën themelore të bashkimit duhet të punojmë si shenjtorët e Krishtërimit, të cilët me punën e tyre, me durimin e sakrificat, arritën t'i bindnin njerëzit se duhej të bashkoheshin me ta, me Krishtërimin. Puna jonë është më e thjeshtë, sepse ne duhet t'i bindim shqiptarët se duhet të bashkohen rreth Shqiptarizmit, gjë që ata e kanë të qartë teorikisht, por praktikisht nuk i lënë bindjet dhe disa interesa të felliqura financiare. Me një fjalë, ti dhe ata që e sulmojnë Kolec Trabohinin për gabimet që bën ai, nuk bëni mirë. Me luftë ju vetëm e tërboni ate dhe e nxisni që të shkojë më tej në rrugën e tij. Ai është shqiptar si neve, madje ka dhe talent dhe vullnet për të shkruar e punuar. Fakti që neve nuk po bëjmë që ai të pendohet e të largohet nga rruga e superlavdërimeve dhe nuk po e afrojmë me tufën e Shqiptarizmit, tregon se neve nuk jemi të pjekur sa duhet dhe se nuk jemi në rrugën e shenjtorëve të kombit tonë, të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, madje pse jo, edhe të Vitore Stefa Lekës dhe gjithë nënave e motrave shqiptare që shkojnë gjurmave të shenjta të shenjtorëve tanë! Ne duhet ta tërheqim sa më parë Kolecin, dhe gjithë ata që kanë një farë talenti, në vathen e Shqiptarizmit, sepse edhe ata punojnë si shqiptarë, por janë mendjemëdhenj dhe lavdidashës. Këto vese janë njerëzore dhe mund të shërohen pa shumë mundim. Të grindemi midis nesh është punë e kotë. Të tilla grindje vijnë nga fakti se ne punojmë pa program dhe të paorganizuar. Më fal se u zgjata!». (Dr. Thanas Gjika, SHBA). P.S. Kërkojmë ndjesë nga autori pse ia botojmë këtë letër private por me vlera kombëtare, pa kërkuar të drejtën e tij. (Redaksia)

Albanezul / Shqiptari                            (nr. 146/2008)                                                        7

                                              

Nënë Tereza dhe shembujt e gjallë të humanizmit shqiptar 

Siç e kam theksuar gjithmonë, dhe e theksoj përsëri, pavarësisht për ato që na shan dikush, ne gratë dhe nënat shqiptare në emigracion, jemi në vetvete Nënë Tereza në prizmin e sakrificave, të humanitetit dhe patriotizmit. Përse duhet me qenë 1000% si Nëna Terezë për ta përmendur emrin e saj? Ajo është fanar dhe dritëdhënese për shumë nga ne që lamë fëmijët për dy javë vetëm në shtëpi, dhe shkuam për te transportuar ndihmat popullit vëlla në Kosovë, më 1999, në luftë. Në çdo humanitet ajo kishte fytyrën e Jezu Krishtit përpara, ndërsa unë kisha fytyrat e foshnjeve që pinin sisë në gjokset e gjakosura të motrave të mija të një gjaku e të një gjuhe. Kjo ishte pamja ime që më detyroi të lë fëmijët e mij e t’u gjindem praëe këtyre motrave me foshnjet e tyre të fshehura nëpër pyje e kampe. Më falni se mbase e zgjata shumë, e mbase nesër edhe për mua keshtu do te thonë se u krahasova me Nënë Terezën. Jo, jo! Kurrë nuk e paramandova këtë krahasim, por vetëm e bëra se më lidh shpirti i përbashket patriotik e humanitar me shumë neëa e motra tona si Zonja Vitore Stefa Leka, e cila për mua pasqyron një shembull të gjallë te humanizmit shqiptar. Alida Hisku (Gjermani)

Konsiderata të përzemërta ndaj Bukureshtit dhe revistës   Shqiptari /       Albanezul në 120 vjetorin e saj (1888-2008)    

               Një shembull jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes 

Luan Topçiu:Me poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe bashkëpunoj prej rreth 10 vjetësh.. Zëri i tij është i pranishëm në gjithë hapësirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet të zhvilluar ndjenjën qytetare të atdhetarizmit, dhe është një gazetar aktiv që reaksionon për probleme të ndryshme që lidhen me kulturën tonë, me politikat ballkanike, e më gjërë. Në përvjetorin e 120 vjetorit të botimit të Shqiptarit do të ishte mirë që gjithkush nga ne të kujtohemi për një jetë të shkrirë për shqiptarizëm, për të mbledhur dhjetra materiale arkivore mbi të kaluarën e komunitetit shqiptar në Rumani, për të botuar qindra artikuj mbi diasporën shqiptare, për një njeri që jetën personale e ka shkrirë në funksion të kulturës kombëtare. Baki Ymeri përbën një model jetësor që t’i përkujton modelet e Rilindjes Kombëtare, një jetë e martirizuar për një ideal të lartë. Do të përmëndja këtu ndihmesën e posaçme që ka luajtur për sensibilizimin e problemit të Kosovës, në veri të Danubit, veçanërisht gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kohën kur Kosova kishte nevojë për sensibilizimin e saj (1989-1999). Baki Ymeri ësjtë njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë, dhe vazhdon ta bëjë të frytshme.

Isuf Dedushaj (Dekan i Fakultetit të Mjeksisë në Prishtinë): I respektuari Baki! Ne me siguri nuk njihemi, por për mua jeni bërë një shtyllë e fortë e kalasë kombëtare. Shqiptarin e Bukureshtiut dhe shkrimet Tuaja me vlerë dhe me interes të madh po i përciellim me vëmendje. Ajo që Ju me shkrimet Tuaja po e informoni Opinionin Kosovar dhe shqiptar në tërësi ështe me vlera të larta profesonale dhe shkencore. Ju përgëzoj duke Ju dëshiruar suksese në rrugët e shkencës. Ju priftë e mbara dhe paç fatin e mirë! (2007). Besim R Cengu:  Duke lexuar herë pas herë në internet shkrimet e Baki Ymerit dhe revistën që drejton, kam vënë re se zemra e tij rreh vetëm për interesin tonë kombëtar dhe energjitë intelektuale i vë në dispozicion të kësaj çështje të madhe. Sinqerisht e përgëzoj për këtë punë të madhe që po bën atje ku është.  
 
 

Albanezul / Shqiptari                            (nr. 146/2008)                                                              8 

Your browser may not support display of this image.Your browser may not support display of this image.

Sa e hapa numrin e ri të revistës "Shqiptari / Albanezul". Sikur të ngjalleshin Nikollë Naçua, Visar Dodani, Gjergj Bubani e gazetarë të tjerë të shquar te kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe të shikonin punën e madhe ë kryen sot Baki Ymeri (kryeredkator), do të ngazëlloheshin

ngase i ka zëvendësuar me dinjitet. (Dr. Thanas Gjika).

              Drejtuesit e revistës Shqiptari / Albanezul (1888-2008)

         Your browser may not support display of this image.Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image.

                 Nikolla Naço         Xhelku Maksuti        Luan Topçiu         Baki Ymeri

      Your browser may not support display of this image.   Your browser may not support display of this image.   Your browser may not support display of this image.

           Luminita Gliga (piktore) Takime të përzemërta shqiptare në Itali    Eli Fara (këngëtare)                                      

Revistă realizată prin munca voluntară       -         Revistë e realizuar me punë vullnetare

Colegiul de redacţie: Mircea Istrate (Preşedinte UCAR), Grigore Brâncuş (Membru al Academiei Române), Tiberius Puiu, Corneliu Zeana, Adria Kallogjeri, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Valea Georgeta, Dorela Alistar, Gheorghe Daragiu, Mioara Stănescu, Şerban Sorinel. Corespondenţi: Marilena Lică (Franţa), Vitore Stefa Leka (Italia), Hajro Hajra, Vlashi Fili (SUA), Jeton Kelmendi (Belgia), Ilir Kamberi (Germania). Tehnoredactare: Baki Ymeri. Pentru corespondenţa: Tiberius Puiu, Of. Post. 66, Căsuţa Post. 149, Bucureşti. Telefon: 0729698600, e-mail: bukureshti@yahoo.com  - ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.)

Posted by Rugovapress at 11:54:34 | Permanent Link | Comments (0) |

Monday, July 14, 2008

Jusuf Zenunaj ne Gjuhen Rumune

Jusuf Zenunaj në gjuhën rumune: “Din stâncã curg lacrimi / Prej shkëmbit rrjedhin lotë”

baki-ymeri-3.JPG Përktheu: Baki Ymeri

Thonë se librat kanë jetën e tyre dhe se kush lexon fluturon në botën e ëndrrave. Kosova ka dritë të shenjtë dhe drita e Saj vjen përmes ëndërrimtarë të Saj, edhe në veri të Danubit. Ëndërrimtarët tanë e fisnikërojnë Dardaninë me fjalë të ndritura edhe në gjuhë të huaja. Drita e fjalëve të kosovarëve të frymëzuar

është një dritë magjike që të josh që në shikim të parë. Çka s’ka parë e çka s’ka përjetuar poeti në Kosovë, për ta përjetësuar përjetimin e tij në varg! Fjala e poetit është ushqim i dashurisë dhe bërthanë e bukurisë. Ja edhe një poet i ri kosovar i rikënduar në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet! Teksti i poetit posedon vlera dhe tema dominuese që ndërlidhen me lirikën e dashurisë dhe dashurinë ndaj atdheut. Jusuf Zenunaj është një vlerë e re e lirikës së mërgimit në zemër të Europës! Fjala e Jusufit ka vlera të denja që dëshmojnë se atdheu i tij shkon duke u bërë gjithnjë e më i gjallë. Kosova ka dritë të shenjtë që e ndryshon jetën e njerëzve me vullnet, vitalitet dhe fjalë.

Nga përmbajtja e lëndës potike konstatojmë se ky libër prej 100 faqesh është i strukturuar në pesë kapituj, nga të cilët katër kapituj me poezitë e autorit në gjuhën rumune (Për ty ziheshin edhe perënditë, Melodia e këngëve tua, Gurëzimi i fjalës, Shiu dhe mosha ime) dhe një kapitull me poezi në gjuhën frenge, përkthyer nga Aulona Zenunaj. Librin e Jusufit që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, nën përkujdesjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (redaktor: Mihai Antonescu, ballina: Ramë Ukaj), e dinamizojnë parathënia e eseistit Marius Chelaru, „Për poezinë e një endacaku të ditës së nesërme”, një mendim yni estetik: “Flatrat e fjalës”, si dhe artikulli i Ahmeti Qeriqit “Poezia e Jusuf Zenunajt në valët e Radios Kosova e Lirë.

ballina-e-librit-te-jusuf-zenunajt-ii.jpg (Ballina e librit-klikò mbi figure) Sipas medalionit të eseistit Marius Chelaru, botuar në ballinën e dytë, “Nga pikëshikimi tematik, te Jusuf Zenunaj ndërshihet largimi nga dheu amtar edhe përmes mënyrës në të cilën e gërsheton poezinë e dashurisë me nostalgjinë ndaj „shtëpisë”. Dashuria duket se është temë e parapëlqyer, të cilës mund t’i shtohen mërgimi, nostalgjia ndaj vendlindjes, dashuria, pritja, kërkimi, kundrimi i natyrës, erëtima e luleve, fëshfërima e drurëve, gurgullima e ujërave. Dashuria në poezinë e tij të shndërron në “fryt të dhembjes së djeshme” dhe “endacak i ditës së nesërme”, por edhe në “shtegtar të dashurisë”. Përmes këtij vëllimi të poetëve kosovarë të botuar në gjuhën rumune, autori u bashkangjitet, me aq dhunti sa i është dhënë, në një tjetër tabllo të gjuhës shqipe, i koloruar në nyancat e poezisë”.

Sipas Ahmet Qeriqit, „Në mesin e poetëve dhe krijuesve tanë të talentuar, të cilët veprimtarin artistike e kanë zhvilluar dhe po e zhvillojnë në mërgim, shquhet edhe Jusuf Zenunaj, veprimtaria letrare e të cilit nis në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Autori është poet dhe dramaturg që shquhet për origjinalitet krijues të pasur artistik. Duke përshkruar jetën, mundimet dhe fatkeqësitë e shqiptarit të robëruar, dhunshëm nëpër rrugët e botës, ky krijues ka hartuar poezi tejet të motivuara nga jeta e njerëzve të gjakut e të gjuhës, të cilët bartën mbi supe fatin tragjik jo vetëm në Atdheun e robëruar, por edhe rrugëve të botës, krijues të kërcënuar me befasitë që sjell jeta në dhe të huaj.

Pjesë e këtij fati tragjik të shqiptarët gjatë gjithë shekujve të robërisë ishte dhe ende po mbetet rruga e mërgimit, nëpër të cilën u degdisën mijëra shqiptarë të përndjekur nga pushtuesit, nga forcat e errësirës, në mesin e tyre edhe poeti që s’e harron vendlindjen që e përcëllon, andaj edhe konstaton se “pa qenë i mërguar malli të përcëllon si zjarr i mbuluar me hi”, duke ndjerë thellë në qenie Drinin e Bardhë, aromën e bukës së Dukagjinit dhe erën e fortë të Bjeshkëve të Nemuna. Malli i mërgimtarit është temë e veçantë për poetin, i cili nuk ka mërguar nga dëshira për të parë botë dhe për të fituar pasuri, por i ndjekur nga regjimi për shkak të mosbindjes dhe kundërvënies.

zenunaj-ballina-e-dyte.JPG E veçanta e vargut të këtij poeti qëndron në qasjen origjinale ndaj temave, në përshkrimin realist të situatave të ndryshme dhe afinitetet në sajimin e komunikuese, të çiltra e të thjeshta në mbarështim, por të thella dhe me mjaft brendi. Me qëllim për ta paraqitur një pjesë të përpjekjeve të shqiptarëve për të të huaj, poeti vëren se si në vendet larg Atdheut dalëngadalë shpirti vdes, vëren se deri ku mund të sharrohet në botën e pamëshirshme, e cila të bluan e tret në rrugë të pkthim. Këtë rrugë drejt humbjes së identitetit ai e përshkruan në një moment kalimthi, në poezinë “Dikush i buzëqesh kësaj jete”: “Katër çupa të bukura, dy të lindura në Atdhe, dy në Perëndim, as sa për lojë shqip nuk dinë, frëngjisht flasin pa ngurrim”.

Edhe pse në vargun e tij të thurur me mjeshtëri, poeti nuk proteston kundër humbjes graduale të identitetit të shumë shqiptarëve në mërgatë, shqetësohet me faktin se atje askush nuk të detyron të asimilohesh. Gjatë qëndrimit të gajtë në dhe të huaj, mërgimi e bën të veten, andaj një ditë “kur të pyesin pas shumë viteve, ndihesh i turpëruar”. Vargu poetik i këtij krijuesi është i latuar me shumë kujdes, i pasur me stilistikë, i kursyer nga patetika dhe retorika, i motivuar thjesht dhe bindshëm në një filozofi realiste jetësore dhe i brumosur me idealin e shenjtë të lirisë, dhe ii e tillë, poezia e Jusuf Zenunajt i përballon kohës, sepse jep porosi, trajton tema të aktualitetit, tema të angazhuara jo vetëm nga përmbajtja e forma, por edhe ndërtimi artistik”.

Për ty ziheshin edhe hyjnitë, Eja të shkojmë te burimi, Kënga shkrin dhe hekur, Melodia e këngëve tua, Malli, Ti dhe vargu im, Kur doli dielli në maje, Kuvendi i Pejës, Gurëzimi i fjalës, Shiu dhe mosha ime, Pranvera e madhe, Shtëpia e fëmijërisë sime, janë disa nga 50 poemat e autorit të rikënduara në gjuhën rumune që e flisnin me admirim edhe titanët e vlerave tona letrare në Bukuresht: Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Aleksandër Stavri Drenova (Asdreni).

Mërgimi, poezia dhe atdhedashuria

Rumania është nje vend që ka nxjerrë poetë të shquar të nivelit më të lartë europian. Dashamirët e sinqertë na përgëzojnë për botimin në gjuhën rumune të poetëve të Kosovës, duke përhapur kështu edhe më shumë zërin e kombit, të kulturës, por edhe të së drejtës dhe të moralit njerëzor, siç thekson Visar Zhiti në një korrespondencë të tij. Sipas poetit, «krahas atyre që janë mirënjohës dhe miq, që punojnë dhe krijojnë vlera apo nxjerrin në pah vlerat e të tjerëve në dobi të kulturës së përbashkët, bota shqiptare ka cmirëzinj, të paaftë, të liq që s’durojnë asgjë, sidomos suksesin e tjetrit, e mbase këta të dytët janë më me shumicë, plot komplekse dhe pa të ardhme». Jam shumë i kënaqur që pata fatin të Ju njoh përmes shkrimeve Tuaja që dëshmojnë se jeni gjithmonë në shërbim të shqiptarizmit, thekson në një korrespondencë autori i librit që e prezantojmë, Jusuf Zenunaj, dhe shton:

“Kur lexoj letrat që m’i dërgoni, më japin vullnet për punë dhe ndjej një afri sikur të Ju kisha njohur prej vitesh. Vullneti dhe suksesi juaj në krijimtari më gëzon, ngase jam në dijeni për punën tuaj të çmuar në çështjen kombëtare. Penda juaj qe dhe mbetet armë e fortë e realizimit të ëndërrave tona që për fat të mirë kanë filluar të realizohen, edhepse ekziston nevoja për shumë kohë dhe shumë e shumë punë, që ëndrrat e rilindasëve të bëhen relitet”. Jusuf Zenunaj është një poet i mërgimit. Autori mbart në shpirtin e tij Kosovën me Çamëri e Shqipëri, ngado që vete. Është një mall që të përvëlon e të djeg në shpirt, thot një poet gjakovar (Mazllum Saneja), që pyet pse, dhe përgjigjet: “Sepse ta duash Atdheun nuk ështe lehtë, ngase gjithnjë duhet dëshmuar me qëndrueshmëri dhe stoicizëm. Të vuash është diçka e bukur, madhështore, e veçanërisht të vuash për Atdheun, se Atdheu dhemb porsi gjaku”.

Biobibliografia e autorit

Poeti dhe dramaturgu Jusuf Zenunaj u lind në Novoselë të Pejës (1958). Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Më 1983 ishte profesor i gjuhës shqipe në dy qendra shkollare të Pejës. Që nga viti 1992 jeton dhe krijoin në Belgjikë. Krijimet e para filloi t’i botojë në shytp, që nga viti 1980 (në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Zvicër). Më 1989 i botohen 11 poezi në librin Roje drite, të Klubit Letrar Karagaçi, në Pejë. Ishte anëtar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, e cila e shpërbleu me çmimin e parë të saj për poezinë Nga Ura e Qabesë (Prizren, 1991). Shkruan për fëmijë dhe të rritur. Në vitin 1996, Toena e Tiranës ia botoi veprat: Klithmë e këngë (poezi), Ma falin një varr (dramë) dhe Rrugët m’i dhe ti (dramë).

Në përmbledhjen poetike Klithmë kënge, autori ka përmbledhur poezi motivesh të ndryshme, të cilat shquhen për origjinalitet. Ka botuar poezi të panumërta në gjuhën franceze, në revistat Les Elytres du Hanneton dhe Les reflet de chez nous, me të cilat bashkëpunon që nga viti 2000. Është anëtar i Shoqatës letrare Grenier Jane tony dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve Frëngjishtfolës të Mbretërisê Belge. Më 2007 është prezentuar në Antologjinë e poezisë frënge, botim i revistës Les Elytres du Hanneton. Shkruan për fëmijë dhe të rritur, poezi e drama. Ka botuar 4 libra për fëmijë: Pse nuk vjen Diellza në Shkollë (dramë), Dielli e ka fajin (poezi), Jam çadër në ajër (gjëegjeza), Mos e harro qytetin e lashtë (poemë). Kjo është vepra e tetë e autorit, që e sheh dritën e botimit në qytetin që sipas Lasgush Poradecit, mban emrin më të bukur të të folurit shqip (Baki Ymeri) .
Top of Form
Parathënia e librit
Për poezinë e një endacaku të ditës së nesërme

Me avuj misri jam përzier,
në çerepin e diellit piqem,
në ma prefshin gjuhën,
fjalën në shkëmb e keni!
Jusuf Zenunaj, / Fjala në gur

Poeti dhe përkthyesi Baki Ymeri e ka bërë zakon të sjellë në gjuhën rumune poetë nga e gjithë bota shqiptare (sidomos nga Kosova dhe diaspora), poetë që u përkasin stileve dhe orientimeve të ndryshme, duke nxjerrë në pah një peizazh pikëvështrimesh e vlerash të mirëfillta. Në vëllimet e disa poetëve, si të Sali Bashotës, Ibrahim Kadriut, Rizah Sheqirit, Mardena Kelmendit, Miradije Ramiqit, Rozi Theoharit, Jeton Kelmendit, Brahim Avdylit, Halil Haxhosajt, Merita Bajraktari McCormack-ut, Sarë Gjergjit, për të cituar sipas një rendi të përzier, vetëm disa nga ata që janë përkthyer në gjuhën rumune – lexuesi rumun ka mundësinë të jetë më afër poezisë së një këndi të botës, për të cilën flitet shumë dhe dihet shumë pak.

Në këtë linjë bën pjesë edhe ky vëllim i nënshkruar nga poeti kosovar, Jusuf Zenunaj, me banim në Belgjikë që nga viti 1992. Thënë ndryshe, një poet nga vargu i gjatë i atyre që kanë shkruar dhe shkruajnë larg atdheut të tyre. Do ta lexoj më parë me syrin e lexuesit të etshëm më shumë për njohje, sesa për analizë. Nga pikëshikimi tematik, te Jusuf Zenunaj ndërshihet largimi nga dheu amtar edhe përmes mënyrës në të cilën e gërsheton poezinë e dashurisë. Dashuria duket se është temë e parapëlqyer, të cilës mund t’i shtohen në sfond hijet e errëta të luftës, me viktima, dhembje dhe çdo gjë që ndërlidhet me të, sidomos mërgimi me nostalgjinë ndaj “shtëpisë”. Fjala është për një “shtëpi” magjike, të cilën e ruan në zemrën e tij. Nostalgjia ndaj vendlindjes ndërlidhet me dashurinë, pritjen, kërkimin, kundrimin e natyrës, admirimin e erëtimës së luleve, fëshfërimës së drurëve dhe gurgullimës së ujërave. Është një nostalgji që ndërlidhet me emra legjendarë të historisë së Kosovës, me heronjtë e Drinit, të Grykës së Rugovës, Lumbardhi, Enver Hadri, Peja apo Jusuf Gërvalla, Jeronim de Rada, e shkuara e Ilirisë deri në Berat, Kuçishtë apo deri te Kroi i Ilaçit - të gjitha këto duke i dhënë një shumëngjyrësi të dukshme poezisë së tij.

Ndërkaq, tëhuajësimi gërryen i heshtur dhe i vetmuar, dhe kjo vërehet më mirë në poemat e tij, si Përsëri në fshatin tim:” Pas shumë vitesh,/ sërish erdha në fshatin tim,/ ku ende edhe ndihet plaga e luftës,/…/ sikur isha fëmijë erën e paska bari/ edhe Ylberi lëshon ngjyrat në Dri“. Kur mërgimtari lan fytyrën në lumë, i duket se sheh më shumë, ngase gurrat e Drinit kanë bukuri magjike, dhe e ndjen veten të harlisur kur pyesin valët e lumit: “Kush është ky njeri!“. Apo, ndoshta ata të një ane tjetër të botës, ku duket se kemi një stërfrenim të shkëputjes nga shtëpia e brezave të mëparshëm, një shkëputje të cilën pas vitit 1989 e kanë përjetuar edhe rumunët. Dhembja dhe mallëngjimi e bëjnë të veten. Këtë e vërejmë sidomos duke lexuar vargjet e poezisë Vdekja në aeroport: “Babai i sëmurë,/ në 97-ën kthehej të vdiste/ në vendlindje./ Në aeroportin e Shtutgardit,/ në ndarje,/ lexova në sytë e tij/ se po vdisnim për njërin-tjetrin,/ unë dhe ai.“

Për Jusuf Zenunajn dashuria shndërrohet në ”fryt të dhembjes së djeshme” dhe „endacak të ditës së nesërme”, por edhe „shtagtar i dashurisë/ për tërë jetën”, ndërsa „pritja është vaji i së shkuarës”. Dashurisë „nuk mund t’i vësh kufi”, sepse ajo mund të bëhet një lojë e fshehtë, një „marrëzi e ëmbël”. Ndërsa malli than zemrën, e shterr. Ngase, autori shkruan, „porsi dielli që përvëlon peshqit në zall/ në shpirt më digjet një mall”, pas syve të bukur të së dashurës, „me qepallat porsi rrezet”, dhe nga dëshira që buzët e saj t’ia ndezin „zjarrin më të ëmbël”. Duhet shtuar se kemi përpara një poezi në të cilën dashuria është porsi një efekt, një „ngjyrë” e jetës, një „diçka” që e sheh, edhe pse është diçka e fuqishme, që të rrëmben ndër faqet e tjera të ditës, të dhembjes, pritjes, shkuarjeve apo kërkimeve. Përjetimi lirik nuk është një këngë e thjeshtë kushtuar të dashurës, por më parë duket se është një hyrje magjike në botën e brendshme të autorit.

Ndërkaq, Kosova e robëruar (1913 - 1999), i dukej si një vend i dhembjes në një kohë të krisur: „Enden nëpër kohë hijet e zeza” dhe „dritën e diellit në korb e shndërrojnë”, në këtë kohë, „me dhëmbët e prishur” të dhembjes dhe gjakut në të cilin edhe „hijeve u rritet shpresa/ se do t’u zgjatet jeta”. Por, ndërmjet dashurisë dhe asgjësisë, ndërmjet dhembjes dhe harresës, apo „ndërmjet mërzitjes dhe gëzimit”, në vizionin e autorit mund të jenë të dyjat si një këngë e heshtur, sepse të dyja „thuajse gjenden në gara/ që mbëltohen në kujtime/ dhe këmbehen njëra me tjetrën/ porsi dita me natën në agim”. Kështu pra, përmes këtij vëllimi, në vargun e poetëve shqiptarë të botuar në gjuhën rumune, Jusuf Zenunaj mund të përfshihet në kategorinë e atyre autorëve që, me aq dhunti sa u është dhënë, kontribuojnë për ta shfaqur sa më të plotë tablonë e gjuhës shqipe, me ngjyrat magjike të nyancave të poezisë. (Marius Chelaru)

Botoi Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Bukuresht, 2008

Posted by Rugovapress at 12:07:10 | Permanent Link | Comments (0) |

Wednesday, July 09, 2008

by: Mrika Krasniqi

 

The Land of Kelmend
Directed by:
Mrika Krasniqi

Posted by Rugovapress at 19:09:20 | Permanent Link | Comments (0) |

Nga Ali D. Jasiqi

 
PORTRETIZIMI MJESHTROR I PERSONAZHEVE

Halil Haxhosaj  “Histori në natën e vranët”, roman. – Botoi “OMBRA GVG”, Tiranë 2008

Ali D. Jasiqi

Pas botimit të tetë përmbledhje poezish ( “Damarë të ringjallur”,”Në kafaz me pantera”,”Këngë të ngrira”,”Zëra të grisur”, “Hija e Orëligës”,”Pastaj behu relikt”, “Umbra viselor –Hija ëndrrave” dhe “Fjalë e plagë” ), një përmbledhje tregime (“Pakohësi”) dhe një përmbledhje kritikash e esesh letrare (“Përimtime letrare”) Halil Haxhosaj na befasoi këndshëm me një vepër të re të një zhanri krejt tjetër nga veprat e tij të më pashme. Fjala është për romanin e tij të parë  “Histori në natën e vranët”, që në botim të shtëpisë botuese “OMBRA GVG”seria EQUINOX te Tiranës, këto ditë doli nga shtypi. Në qendër të vëmendjes se shkrimtarit është dashuria, e cila zhvillohet në dy kahet: në atë reale dhe atë ireale, në dashurinë e vërtetë dhe në atë të imagjinuar. Mbajtës kryesor i gjithë fabulës rreth se cilit sillet e tërë ngjarja, rreth se cilës sillen pështillet e gjithë ngjarja e përshkruar në roman është protagonisti me emrin Ermir. Është ky një personalitet, që ushtron detyrën e udhëheqësit të një programi artistik. Por atij i dalin shumë të papritura gjatë punës se vet, duke filluar nga kurdisjet që i bënë Hëna, apo edhe marrëdhëniet e tij me Norën, me të cilën punon dhe në të cilën është dashuruar. Si të këtilla këto ngjarje mbushen me situata të papritura dhe ngacmuese, që e bëjnë romani tërheqës dhe gjithësisë vepër që të shtyn t’i biesh sa më parë në fund leximit, që e ke filluar për të kuptuar fundin e protagonistëve, që nuk janë edhe të pakët këtu. Haxhosaj si njohës i mirë i mentalitetit dhe ambientit në të cilin e vendos ngjarjen e romanit, është treguar i kujdesshëm dhe me mjaft mjeshtri për  vijëzimin  dhe portretimin e protagonistëve, duke dhënë karakteristikat individuale të secilit veç e veç. Ai nuk nguron që të hidhet edhe në të kaluarën e tyre për ta plotësuar kështu karakterin e tyre në të njëjtën kohë duke shtuar edhe disa përshkrime që e ilustrojnë më se miri ambientin në të cilin janë vendosur ngjarjet, përkatësisht fabula e romanit “Histori në natën e vranët”, që në vepër është pagëzuar si  Anavrrini, lokalitet ky që ndodhet dikund në Dukagjin, përkatësisht buzë lumit Drinit. Edhe koha në të cilën janë vendosur ngjarjet e përshkruara në roman janë përcaktuar mirë dhe me precizitet. Lexuesi nuk e ka të vështirë të kuptojë se bëhet fjalë për kohën e tanishme, për të tashmen dhe të kaluarën jo të largët. Kjo mund të kuptohet fare lehtë nga përshkrimet e dhëna në vepër edhe pse aty nuk thuhet se kjo apo ajo ndodhi është zhvilluar në këtë kohë dhe hapësirë. Kjo le të kuptohet se fabula e romanit është vendos në ditët e sotme,madje në një ambient kulturor, ku zhvillohen disa aktivitete në krye të cilave qëndron Ermiri, që për realizimin e projektit të tij has në kundërshti të udhëheqësit, por që përkrahet nga punëtorët dhe nga  vetë Pronari i programit dhe ndërtesës ku zhvillohen ngjarjet që duhet ta finalizojnë projektin e filluar.

Në realitet Halil Haxhosaj herë pas herë i kthehet edhe se kaluarës jo të largët për të treguar zhvillimin e ngjarjeve tronditëse që i kanë përcjellë protagonistët e veprës se tij. Nuk është vështirë të zbërthehet se këtu bëhet fjalë për luftën e fundit për mizorit që bënë barbarët serbe mbi popullatën shqiptare, ashtu si do të mësojmë edhe për angazhimin e djelmoshave për t’i mbrojt të pambrojturit nga këta barbarë. Janë këta “delmet me rroba të blerta dhe me tri shkronja të praruara”, që nënkuptohet se fjala është për UÇK-ën. Numri pjesëtarëve të këtij formacioni vinte duke u shtuar për ditë e më shumë jo vetëm në qytet, por edhe në mbarë vendin. Kjo ka bërë që të mos realizohet plani djallëzor i barbarëve , që donin t’i përzinin të gjithë banorët autokton nga trojet e veta, duke pohuar se kjo ishte toke e tyre. Sepse këtyre synimeve  grabitqare do t’u dalin përpara djelmoshat sypatrembur dhe t’i thonë ndalë njëherë e përgjithmonë synimeve sllave për ta popullarizuar tokën e Kosovës me kolonë të ardhur nga viset e ndryshe me qellim okupimi dhe zhdukjen e shqiptarëve jo vetëm nga këto troje, por edhe nga faqja e dheut. 

Që në fillim autori e parajmëron lexuesin me ngatërresat që do t’i dalin përpara protagonistit kryesor në zhvillimin e ngjarjeve “As kishte menduar ndonjëherë se ai vetë, do të ish njeriu që do të ngatërrohej në historinë e lakmisë dhe të dashurisë me Norën, Aktoren e Rolit, e sidomos me martesën me Nusen e Natës”- ka shkruar që në njërin nga njëzetë  kapitujt që i ka   romani Haxhosj për të vazhduar me përshkrimin e ndodhive që vijnë njëra pas tjetrës, e që mbarojnë me një përfundim sa të mirë aq edhe tragjikë, që kanë mund  t’i ndodhin Ermirit por që do t’i ndodhi Norës, e cila e humb jetën tragjikisht në një fatkeqësi komunikacioni, ku ndeshet automobilat e dy dasmave. Dhe me këtë autori i romanit na përkujton legjendën e varreve të krushqive në të kaluarën kur vriteshin krushqit në mes vetë pse nuk ia lëshonin rrugën njëri tjetrit. E kjo nuk është hera e parë apo e vetme që Haxosaj vepron kështu. Ai e shfrytëzon për mrekulli fabulën që të na përkujtojë ndonjë ndodhi nga e kaluara, që të na e përsëris gjërat e njohura që janë përcjellë brez pas brezi si ndodhi karakteristike e së kaluarës. I këtillë është edhe rrëfimi për përdorimin e disa shenjave karakteristike  me rastin e përgatitjes se pajës se vajzës, që do të duhej t’i printe e mbara punë dhe në jetë.”Nëse shtëpia e vajzës që bëhej gati për nuse nuk kishte nuse në shtëpi,atëherë nusja e fqinjëve e ulte djalin e saj mbi një koritë të mbushur me gurë, duke i dëshiruar edhe vajzës që bëhej nuse, ta mbushte shtëpinë e burrit me djepa dhe t’i  shkonte lindja e fëmijëve sa më mbarë”. Kjo ndodh me rastin e fillimit të endjes se penjve të vajzës që përgatit pajën duke paralajmëruar bërjen e saj nuse. Të përmendim këtu edhe magjitë e plakës, që i kishte bërë gruas që kishte lindur disa fëmijë të vdekur. Janë këto disa rite karakteristik në fshatrat shqiptare që është përcjellë brez pas brezi si trashëgimi e lashtë e besimit pagan.

Këto janë vetëm disa nga shumë shembuj të tjerë të cilët i hasin në romanin e Haxhosajt si ilustrime për disa dukuri e zakone kanunore të shqiptarëve, të cilat janë dhenë këtu kalimthi, por që lenë përshtypje ke lexuesi, i cili e dhe do të mësojë për këto zakone e dukuri karakteristike.

Siç u cek edhe më herët fabula e romanit zhvillohet në dy kahe në atë ireal dhe në atë tjetrin real. Autori i veprës në fjalë i ka shfrytëzuar mirë mitet ( këtu vlen të përmendet Nusja e Natës) përmes të cilave do të ilustrojë disa dukuri shoqërore ashtu siç ndodh edhe me futjen e legjendave ( roli i Hënës në zhvillimin e ngjarjeve apo edhe Figura e përçudme e të ngjashme me këto) përmes se cilave po ashtu ka dhenë edhe shumë elemente karakteristike të realitetit jetësor në shoqërinë njerëzore. Në  anën tjetër kemi njerëzit real, me emra. Ata sillen në ambiente të caktuara dhe veprojnë sipas përcaktimeve që u ka caktuar autori, krijuesi i tyre. Në qendër të krejt veprës është Ermiri, rreth se cilit sillet e tërë ngjarja, qoftë ajo ireale apo edhe reale. Ermiri është qenie e ndjeshme njerëzore, njeri që rezonin drejtë pothuajse për të gjitha çështjet. Madje edhe atëherë kur gjendet në situata kritike, siç është rasti kur, pa të drejtë , e sulmon udhëheqësi, si njeri që po e pengon mirëvajtjen e punëve . Halil Haxhos na njofton me të kaluarën e tij, na njofton me prindërit e tij,babai i të cilit kishte vdekur shumë herët. Ishte ai njeri që kishte vrapuar nëpër botë që të sigurojë kafshatën e bukës për fëmijët e vet, deri e gjen vdekjen, pas një sëmundje që e kishte fituar gjatë qëndrimit jashtë vendit, nga një sëmundje për të cilën mjekët nuk kishin mund të konstatonin se prej nga vinte, pra prej një sëmundje enigmatike, që në realitet e kishte fituar nga kontaktet me një femër  të sëmurë. Pasi e kishin varrosur njëherë në varrezat e spitalit, pasi ishte zhdukë epidemia e kish in rivarros në varrezat e qytetit.

Ndryshe është fati i nënës se Ermirit, e cila jeton dhe i përcjellë me kujdes prindor lëvizjet e të birit,duke u brengosur për fatin e tij. Ajo është një nënë që kurdoherë tregohet e kujdesshme dhe është krenare për veprat e të birit, për ato humane e njerëzore, për veprat e tij në të mirë të njerëzimit në përgjithësi dhe të shoqërisë se cilës i përket në veçanti. Ajo gëzohet kur kupton se e gjithë ajo katrahurë që e kishte shoqëruar të birin kishte qenë vetëm ëndërr e asgjë tjetër. Andaj edhe pas kësaj do të flejë e qetë dhe pa brenga.

Pos këtyre që u përmenden Haxhosj na ka dhenë një portret të plot dhe kompleks të Norës, e cila është marrëzisht e dashuruar në Ermirin, por që në realitet është një artiste që për mrekulli i luan të gjitha rolet,  pra edhe atë të dashnores, ani pse është e martuar. Derisa Ermiri e pranon haptas se është dashuruar në Norën, kjo e fundit edhe pse ndien dashuri ndaj Ermirit nuk dorëzohet lehtë, por megjithatë më në fund e pranon dashurinë e tij, përkundër kërcënimeve që ia benë i shoqi “Diçka nuk është në rregull. Ose me ju ose me atë kuçkën tim”- do t’i thotë ai Ermirit pasi nuk e kishte takuar të shoqen në orën që i kishte thënë se ka prova. Edhe historia e martesë se Norës është interesante dhe karakteristike. Pasi ata kishin filluar të dilnin prindërit e saj ani pse jo të kënaqur me djalin që e dashuronte e bija e tyre pranojnë që të martohet pasi t’i ketë plotësuar disa kushte. Andaj na duket se është edhe fare i natyrshëm fundi i saj tragjik, për vdekjen e se cilës Ermiri mëson derisa ishte i shtruar në Spital, kur në radio u dhanë emrat e të gjithë personave që kishin pësuar në atë fatkeqësi.

Bashkëshorten e Ermirit, Dritën, ani pse e ndeshim edhe më herët karakterin e saj e zbulojmë në fund të romanit. Ajo është e gatshme të sakrifikohet, të vdes në vend të Ermirit, kur paraqitet Figura e përçudme, që kërkon t’ia marri shpirtin protagonistit kryesor të romanit mu ditën e martesës. Drita është e gatshme të vdes në vend të Ermirit, sepse jeta pa te nuk ia vlen.

Duke i dhenë kështu portretet e protagonisteve kryesor të romanit Halil Haxhosaj ka krijuar një galeri personazhesh sa individuale aq edhe të përgjithshme njerëzore, figura që mbesin në kujtesë të lexuesit për një kohë të gjatë. Të gjitha këto janë dhenë me një gjuhë të rrjedhshme ku rrëfimi rrjedh lirshëm dhe mjaft këndshëm, sikur të lexosh poezi. 

Posted by Rugovapress at 10:56:40 | Permanent Link | Comments (0) |

Nga Halil HAXHOSAJ, Gjakove

 

Recension

Teatër – Premierë 

Halil Haxhosaj 

TEKSTI I DRAMËS DHE TEKSTI I SHFAQJES TEATRORE 

Azem Shkreli: “Varri i qyqes”, dramë, regjia: Zana Hoxha-Krasniqi, interpretoi Trupa e Teatrit Kombëtar të Gjakovës. 

Më në fund, pra, në fund të këtij muaji, të muajit qershor, muajit të gjashtë të viti 2008, Teatri Kombëtar i Gjakovës e realizoi premierën e tij të parë për këtë vit, gjegjësisht, për këtë sezon teatral. Dhe e vuri në skenë një dramë të shkrimtarit tonë të njohur, madje edhe modern, të letërsisë bashkëkohore shqiptare, dramën “Varri i qyqes” të Azem Shkrelit. Drama e Shkrelit edhe si vepër letrare e gjinisë së dramatikës shënon një kulm në letërsinë tonë. Madje, kjo dramë ka pasur disa inskenime deri me tash në disa skena të teatrove tona. Dhe gjithmonë ka shënuar suksese. Madje suksese të mëdha, që ende sot e kësaj dite mbahen në mend, siç pati shënuar edhe inskenimi i saj, në Teatrin e Prishtinës, nga Isa Qosja, në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar. Drama e Azem Shkrelit “Varri i qyqes” atëbotë kishte një mesazh, madje interpretim dhe porosi pak sa më të guximshme. Mbase, mu për këtë edhe ishte e suksesshme. Por, suksesi nuk qëndronte vetëm në një aspekt. Ai bashkëdyzohej me tekstin letrar, me qasjen regjisoriale, me interpretimin brilant të aktorëve, sidomos të Gjergjit nga Skënder Tafaj dhe Marisë nga Melihate Ajeti, për skenografinë dhe sidomos për kostumet. Dhe këtë dramë të Azem Shkrelit e zgjodhi për inskenim edhe Teatri Kombëtar i Gjakovës, duke ia besuar regjinë regjisores Zana Hoxha-Krasniqi. 

Teksti letrar i dramës – teksti i adaptuar i shfaqjes 

Në natën e premierës së shfaqjes, drama e Azem Shkrelit “Varri i qyqes” nuk u lexua besnikërisht nga regjisorja Zana Hoxha-Krasniqi. Në pllakatin dhe në katalogun e shfaqjes premierë shkruante se Zoga Çeta e kishte bërë adaptimin bashkëkohor (sic) të tekstit letrar të dramës së Shkrelit. Pra, shfaqja “Varri i qyqes” kishte një tekst tjetër, apo thënë ndryshe ishte adaptuar bashkëkohësish për këtë shfaqje. E shkrimtari Azem Shkreli i mbushi tamam 11 vjet e disa ditë që kur ka vdekur dhe është varrosur në dheun e Kosovës, por jo si “varr i qyqes”. Pra, ai është shkrimtar i Letërsisë bashkëkohore shqiptare, madje duke u renditur në majat e piramidës së saj. Regjisorja Zana, e lë tekstin e dramës së Shkrelit dhe e bën shfaqje tekstin e adaptuar të Zogës, i cili kishte qëllim ta shfaqë humbjen e Gjinit, djalit të Gjergjit, luftëtar dhe i burgosur, dhe Marisë, nënës së tij, pas nëntë vjet kërkimesh dhe rropatjesh me ankthin për gjetjen e eshtrave të tij. Dhe kështu zhvillohet shtjella e rrjedhës dramatike e shfaqjes “Varri i qyqes” në natën e premierës së saj. Dhe kjo rrjedhë është e thjeshtë, e drejtpërdrejtë, pa shtresime e mbingarkime mizanskenike, madje as teprime të tjera.

Shfaqja, pra shfaqja e jo drama, fillon me skenën e lojës me gëzhojat e fishekëve të zbrazur, nga disa njerëz, që këtu janë më tepër pushtetarë të tanishëm, të cilët dikur kishin udhëhequr ekspedita ndëshkuese ushtarake gjatë një lufte. Dhe në mesin e shumë fotografive të të vrarëve e të të zhdukurve është edhe ajo e Gjinit, e cila paraqet një enigmë edhe për ta. Kjo enigmë shkakton disa dilema që në mesazhin e shfaqjes dalin paksa me konotacione të vrazhdët, si: në këtë luftë më shumë kishte vëllavrasje, eshtrat e të humburve a mbesin “varreza qyqesh”, i kujt është Gjini, a është djali i Gjergjit, etj?. Por, dramatikja e shfaqjes rrjedh kah zgjidhja e nyjës së ngjarjes. Nënë Maria, e ka të regjistruar thellë në ndërdijen e vet këtë ngjarje, e cila sa herë që i kujtohet, e torturon, e dërmon, madje edhe e sfilit deri në maksimum. Bile, ajo ntrashet kur burri i saj Gjergji, i kthyer pas nëntë vjetësh prej burgu, kërkon ta dijë saktësisht ngjarjen e humbjes së djalit, Gjinit. Ai pajtohet që t’ia gjejë eshtrat. E sa herë që kujtohen këto gjëra, gjegjësisht sa herë që bisedohet për këto ngjarje në mes bashkëshortëve, në prapaskenë defilon figura e Gjinit, që është kulmi i realizimit skenik në natën e premierës së kësaj shfaqje. Dhe ngjarja e shfaqjes më në fund mbaron kur Maria rrëfen për djegien e shtëpisë bashkë me Gjinin brenda. Simbolikisht Gjergji me hedhjen e sakos së tij mbi stol, shënon varrin e djalit, edhe pse lë për të kuptuar se nuk e dëshiron një përfundim të këtillë. Të njëjtën gjë e bën edhe nënë Maria. Prandaj, brenda kësaj njësie kohore të shfaqjes prej më pak se 40 minutash rrjedh tërë koncepti regjisorial i Zana Hoxhës-Krasniqit në inskenimin e këtij teksti në adaptim bashkëkohor nga Zoga Çeta. 

Rolet dhe skenografia 

Inskenimi i një drame në teatër është punë kolektive. Aty gërshetohet teksti i dramës, koncepti e puna regjisoriale, rolet dhe interpretimi nga aktorët, skenografia, kostumet, muzika, dritat dhe efekte të tjera. Që në fillim duhet pranuar se këto elemente kanë funksionuar si një ansambël i dirigjuar mirë në shfaqjen “Varri i qyqes” të regjisores Zana Hoxha-Krasniqi.

Rolet i interpretuan: Çun Lajçi, Gjergji, Myrvete Kurtishi (Doajene e Teatrit Kombëtar, kështu shkruante në pllakatin dhe katalogun e shfaqjes), rolin e Marisë, pastaj Nimon Muçaj, Ramazan Berkani e Behar Zeneli, oficerë dhe nëpunës të tjerë, si dhe Besnik Krapi në rolin e Gjinit, por pa tekst. Çun Lajçi e Besnik Krapi ishin mysafirë bashkë me regjisoren Zana Hoxha-Krasniqi, ndërsa të tjerët aktorë të Teatrit Kombëtar të Gjakovës. Secili aktor shfaqi aftësitë e veta interpretuese varësisht prej hapësirës sa kishte personazhi i rolit të tij në shfaqje. Andaj, rolet kryesore i patën Çun Lajçi dhe Myrvete Kurtishi. Edhe njëri edhe tjetri treguan aftësitë e veta prej aktorëve të dëshmuar, por si duket kreativitetin e tyre interpretues herë-herë e pengonte, mbase, tema tepër e ndjeshme që kishte shfaqja për publikun e Gjakovës. Kështu, duke e ditur se, diku në mesin e spektatorëve në sallën universale të Pallatit të kulturës, gjendej ndonjë prind, nënë apo baba, që kishte përjetuar diçka të tillë në luftën e fundit, këta dy aktorë ndodhte të emocionoheshin herë-herë dhe të “rrëshqitnin” sado pak nga niveli i interpretimit të tyre. Mirëpo, fatmirësisht kjo gjë vërehej vetëm pak në diksion ndonjëherë, por edhe në lëvizjet në skenë. Nga përvoja e Ç. Lajçit dhe M. Kurtishit, kjo nuk zgjaste dhe, madje, as që lente gjurmë dalluese. Këtë aftësi e kanë vetëm aktorët me përvojë, por nuk mund të thuhet së këto ishin rolet më të mira interpretuar nga ata, në karrierën aktoreske edhe të njërit edhe të tjetrit, edhe pse do të mbahen në mend.

Ndërkaq, interpretimet e N. Muçajt, R. Bërkanit, B. Zenelajt dhe të B. Krapit ishin në nivelin e hapësirës së roleve të personazheve që kishin për të realizuar. 

Një anë e veçantë dhe shumë funksionale e shfaqjes “Vari i qyqes”, është skenografia e punuar nga Petrit Bakalli. Bakalli është njëri nga skenografët më të mirë të Kosovës. Skenografia e këtij mjeshtri secilën herë është më e lehtë, më figurative, më funksionale dhe më moderne. Pra, nuk është skenografi e rënduar me bagazh të një peshe të rëndë, por është një figuracion artistik që shfaqjes i jep poetikë, e pse jo e bën shumë funksionale. Hapësira e skenografisë së Bakallit shtrihej në dy dimensionet skenike: në skenë dhe prapaskenë. Të dy rrafshet kishin lidhje, por edhe pavarësi njëri prej tjetrit. Skena ishte një dhomë e zakonshme e një shtëpie të djegur në luftë dhe e meremetuar pas lufte. Dritaret e dhomës simbolikisht shfaqnin karakteristikat e dritareve të dhomave të vjetra gjakovare, por edhe grilat e dritareve të burgut, në mendimet e Gjergjit. Ky kombinim në simbiozë, funksiononte suksesshëm figurativisht. Prapaskena ishte elementi më i qëlluar dhe më i suksesshëm i shfaqjes. Këtu zhvillohej ngjarja e “kaluar” e cila defilonte në kujtesën e Marisë. Ky defilim nuk ishte artificial në skenë. Ai nuk bëhej vetëm sa për të mbuluar ndonjë efekt mizanskenik, apo tjetër, por sa herë që funksiononte shndërrohej në figurë artistike. Dallimi nga skena bëhej me një ngritje dhe me një pëlhurë të tejdukshme që nuk paraqiste vrazhdësi, por funksionalizohej mirë me kujtimet e personazheve kryesorë. Edhe vendosja e fotografive të të zhdukurve shfaqte përditshmërinë tonë në Gjakovën dhe Kosovën e nëntë vjetëve pas luftës. Poashtu, këtu shkriheshin dhe funksionalizoheshin mirë dhe kordinueshëm edhe dritat nga Nafi Baraku dhe efektet muzikore nga Trimor Dhomi. Edhe kostumet e punuar nga Vesa Kraja patën efektin e tyre në realizimin e konceptit regjisorial të shfaqjes në tërësi dhe të mesazhit të saj.

Dhe krejt në fund. Salla universale e Pallatit të Kulturës në Gjakovë në natën e premierës ishte gati e mbushur. Teatri Kombëtar i Gjakovës, sidomos menaxhmenti i tij, duhet ta “vejë vath në vesh” këtë gjë, nëse dëshiron ta ruajë publikun e vet, të cilit ia ka lakmi çdo teatër i qyteteve të Kosovës, e pse jo edhe më gjerë. Andaj, duhet të orientohet në zgjedhjen e teksteve letrare të dramave origjinale, por edhe të dëshmuara për repertorin e vet, e jo të marri tekste nga letërsia e huaj të disa autorëve plotësisht të panjohur për publikun e Kosovës, siç ka vepruar nganjëherë.  Me siguri se salla universale e pallatit në raste të tilla do të mbushej e stërmbushej si në kohërat e arta të këtij Teatri Kombëtar. 

Posted by Rugovapress at 10:51:58 | Permanent Link | Comments (0) |

Monday, July 07, 2008

Ragip SYLAJ: “Eliksir”

 

Ragip SYLAJ: “Eliksir”

Ragip SYLAJ: “Eliksir”

Shkrimtari Ragip SYLAJ deri tash ka botuar katër libra me poezi për të rritur dhe katër libra të tjerë me tregime. Për punës e tij krijues është shpërblyer disa herë edhe me çmime letrare. Ka botuar këto vepra letrare: “Hije e gjallë (poezi, 1986), “Anatomia e rrënjës” (poezi, 1989), “Obsesioni” (tregime, 1992), “Lisi i shenjtë” (poezi, 1993), “Përhitja” (tregime, 1996), “Mëngjes qumështor me akull” (poezi, 2000), “Humbella e fërgëllisë” (tregime, 2001), “S’kam kohë të jetoj me vdekjen” (tregime, 2004). Libri më i ri i këtij autori është përmbledhja e poezive me titull “Eliksir”, një sintagmë kjo që ka domethënien e mëtimit për ta shpikur lëngun e jetëgjatësisë dhe të rinisë së përjetshme. Sipas Anders Sandberg, kjo ka të bëjë me përlartësimin alkimik, kur gjithçka do të evoluojë në stadin më të lartë të mundshëm dhe universi do të bëhet me të vërtetë i mbaruar (i përkryer).
Libri “Eliksir” i Ragip Sylajt është i strukturuar në këtë formë: i nisur nga poezia programatike me titull “Në ditën e tetë të javës”, lënda e librit më tej është organizuar në ciklet poetike: Ora e qiellit, Pritja e madhe, Antikënga e mllefit, për t’u përmbyllur me poezinë si dedikim nga subjekti lirik për lexuesin e kësaj poezie, me titull “Eliksir”.
Vëllimi i poezive me titull “Eliksir” është libër këngëtimi me përsiatje ekzistenciale për disa nga kuptimet e të jetuarit. Kjo është bërë duke u nisur nga një mëtim i vetënjohjes, nga depërtimi deri te dhembja, synimi i përmbushjes së vakuumeve ekzistenciale me dashurinë hyjnore dhe me atë tokësore. Përkundër ndonjë lektisjeje dashurore dhe ndonjë note shqetësimi krijues, poezia e këtij libri është thirrje për të jetuar, në kohën kur dëshpërimi po e (vetë)vret shumëkënd.
Poezia e Sylajt shquhet për një vokabular të pasur, për një gjuhë të vërgjilltë, për vargun elegant dhe për një lirizëm të kulluar. Poezi e një kontemplacioni filozofik, ajo përbrenda vetes rrok probleme të natyrës refleksive, të dramës së përditshme të gjëllimit të subjektit lirik, dhe të dashurisë si forcë krijuese.
Librin e botoi shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë, 2007 dhe ka 88 faqe.

Biografia e autorit

Ragip Sylaj (lindur në Sllapuzhan më 1959) me shkrime merret qysh nga bankat e gjimnazit, kurse në periodikun letrar u paraqit në fund të viteve të shtatëdhjetë. Ka punuar mësimdhënës, gazetar në gazetën e studentëve "Bota e re", në të përditshmen "Bota sot", ndërsa tash është gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën e përditshme "Zëri" të Prishtinës. Përveç shkrimeve nga fusha e gazetarisë dhe e publicistikës, Ragip Sylaj shkruan edhe poezi, prozë, ese dhe kritikë letrare. Ka botuar këto vepra letrare: Hije e gjallë (poezi), "Rilindja", 1986, Anatomia e rrënjës (poezi), "Rilindja", 1989, Obsesioni (tregime), "Rilindja", 1992, Lisi i shenjtë (poezi), "Fjala", 1993, Përhitja (tregime), "Plejada", 1996, Mëngjes qumështor me akull (poezi), "Rozafa", 2000, Humbella e fërgëllisë (tregime), “Rilindja”, 2001, S’kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), “Rozafa”, 2004, Eliksir (poezi) “Rozafa”, 2007.
Për librin e poezive "Hije e gjallë" është lauruar me çmimin "Hivzi Sulejmani" që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj (1986), ndërsa në vitin 1999 u nderua me "Penën e artë" të revistës për kulturë, art dhe letërsi "Fjala" për poezinë më të mirë, “Kurth për liridashësin”, të botuar midis dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë. Po ashtu është fitues i shumë çmimeve në konkurse të ndryshme letrare.
Poezia e këtij autori është përfshirë në antologjinë e Ali Podrimjes, “I kujt je, atdhe” (Sprovë për një antologji, 2), (Prishtinë, 2003), të Ardian-Christian Kyçykut, “Un alfabet al poeziei albaneze" (Një alfabet i poezisë shqipe), antologji e poezisë shqipe në gjuhën rumune (Bukuresht, 2003), etj. Poezi të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze, rumune etj.

Vështrim letrar

NGJYRIMI POETIK I SEMANTIKËS SË IDEVE, EMËRTIMEVE DHE NUMRAVE

Pikëzime te vepra “Eliksir” e Ragip Sylajt, botim i SHB “Rozafa”, Prishtinë, 2007

Ali R. BERISHA

Synimi i poezisë së sotme është jo ta “fryjë” apo ta gjaknxehtësojë lexuesin me fjalës a me tema të rënda, por ta qetësojë, ta kënaq dhe ta ushqejë e ta dëfrejë atë në çdo aspekt. Kur flasim për diçka që ka të bëjë me shijet lexuesore, alternativat janë shumë të mundshme, prandaj kur përmenden shqetësimet, ato zakonisht janë pasojë e shqetësimeve që kënaqin, sepse poetit kureshtar ia pushon botën ndjenjore dhe shqisore artistike. Poezia në ecjet e saja të sotme është duke e zgjedhur lexuesin, dhe po tregohet tekanjoze dhe kurrnace në këtë rrugë. Nga shkaku se po ndryshon bota e tërë, duhet të pësojë ndryshime edhe bota e poezisë. Këtu qëndron shkaku pse vetëm d u k e t se poezia sot lexohet pak, botohet pak, madje disa vetje bëjnë ballë e thonë edhe se libri poetik “shitet” shumë pak ose fare! Termi shitet është term i një terreni shumë të largët prej poezisë. Ajo lexohet për ta rregulluar tiktakun e shpirtit e jo të barkut. Lexuesit e vëllimit me poezi “Eliksir” të Ragip Sylajt do të pajtohen për sa u tha më lart.
Autor i tetë veprave letrare, Ragi Sylaj (1959) në vëllimin e fundit me poezi me titullin mjaft grishës - “Eliksir”, ka bërë një përmbledhje poezish që lë përshtypje në shumë aspekte, dhe kështu ai e shpie edhe më tej pjekurinë poetike, në krahasim me veprën paraprake poetike “Mëngjes qumështor me akull”. Në “Eliksir” Sylaj e vë vargun pikërisht aty dhe në atë çast kur ai frymon më së shumti si eliksir për atë lexues, i cili poezinë e përdor si ilaç shpirti. Temat poetike: Kosova me vuajtjet e saja, me “dhembjet antologjike” të tipit asketik (shkretëtirës), sizifian, hamletian, frika, koha e rëndë, të cilat përbëjnë disi - do ta quaj aktin e parë të veprës, ose “Antihimni për vetveten” (fq. 32) i cili është një tjetër emërtim për ciklin e parë – Ora e qiellit. Dhe tani pasojnë ato të aktit të dytë, Pritja e madhe, kur poeti ia thotë një tjetër kënge, të cilën e quan “Antihimn për lirinë” melodicitet absurdesh, salvimesh, lutjesh, ligjërimesh (dënesjesh) si pritje e madhe më e pafundme ose e pafund. Pritjet e mëdha sjellin mllef, prandaj edhe poeti, si intermexo ia thotë si në “Antihimn”: “Ligjërimit të gjergjtë” (fq. 51) si refren. Në aktin (ciklin) e tretë, të cilin poeti e quan “Antikënga e mllefit” poeti e fton dashurinë, prandaj ua thotë këngëve erotike duke pikëzuar portrete të dashurish (-ash), net romancash, serenatash, sonatash me përndezje, hamgjitje, dalldisje deri në natën e shtatë, e cila nuk është e fundit as në cikël as në libër. Tri akte – tri përqendrime: e keqja (dhuna), liria dhe dashuria; një trishori poetike, mbase edhe frymë e saj.

Shtatë ditë i duhen edhe dashurisë për t’u bërë

Poeti i ka dhënë shtatë net (poezi) dashurisë për t’u bërë, s’ka pasur nevojë të presë më shumë. Shtatë net-vjet po pr