Tuesday, August 28, 2007

Dashuria njerëzore, tregim nga Albert Zholi

Dashuria njerëzore tregim nga Albert Zholi Aug 28, ‘07 1:48 PM
for everyone
 Dashuria  njerëzore

-tregim-

Nga Albert Zholi

-Dashuria njerëzore është një zjarr, një parajsë, një skëterrë, ku banojnë gëzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur.  

Kjo thënie e Baurnefeldit m’ish ngulitur thellë në mendje atë mbrëmje ku muaji i qershive kish paraprirë zhegun e stinës së thatë. Ngula këmbët në qendër të Athinës aty ku tetë udhët e qytetit më të vjetër të botës rrjedhin në sheshin Omonia si në një amfiteatër real duke më ngjallur përshtypjen se i  paraprija një ndeshjeje ndërkombëshe. Ishte mesviti i 1995-s dhe betejës së perëndimit të diellit po i afrohej disfata. Drita kish nisur të largohej si mikeshë e paftuar ndërkohë që gjallëria njerëzore ishte si në orët e punës. Njerëzit ngarkuar me hallet e tyre  hallakateshin mes njëri tjetrit. Në hapat e nxitura kumbonte dëshira për t’ju larguar turmës drejt qejfeve, halleve, mëkateve, dëshirave, ëndrrave apo ankthpritjeve vajzërore në bankonet e bareve. Gjithfarë ngjyrash dhe rracash humane parakalonin aty pari sikur ishte  përgatitur enkas  një paradë e tillë për të shuar etjen  e dallimeve  njerëzore. Ai dalloi tezgaxhinjtë bullgarë vetëm nga koka e tyre e qethur shkurt tek fjaloseshin për ca dylbinj rusë që po tregtoheshin suksesshëm në kthinat e lagjeve. Pikasi maqedonasit me kominoshe pune të spërkatura me gëlqere dhe një turmë afrikanësh me ato rrelat e tyre të zhgyera me yndyrë. Grekët binin menjëherë në sy. Indiferentë,  të tërhequr rendnin mes këtij mishmashi rracash njerëzore ku gëlonte  frika, misteri, ankthi.  Gjithë ajo kupë e gurtë, e stërmadhe që derdhej më pas nëpër udhë dukej se dihaste zorshëm.

Në këtë mjegullnajë njerëzore vetja më dukej i vogël i imët, i stepur. Ishte hera e parë që në qënien time po rrëzëllonte një mendim kaq i papërshtatshëm për tipin dhe dëshirat e mia. Kisha një telepati të çuditshme, sikur kohët përziheshin me njëri tjetrin dhe kujtimet shtriqeshin me realitetin nëpër këto udhë. Nisa të endesha mes njerzve.  Për një moment u shkëputa nga rrethana e ambientit. Hodha sytë rreth e rrotull për tu orientuar  dhe për të qartësuar shikimin. Në ndalesën e autobuzit  një burrë i moshuar mbështetej tek  ndërtesa afër staconit. Dukej sikur nga momenti në moment ngrehina e tij e plakur do të shembej përdhe. Burri kish mbathur një këmishë gri të lehtë me një kravatë me ca riga të vogla që kontrastonin me fytyrën e tij të dalldisur nga zalisja. Plaku u kërkoi disa herë ndihmë kalimtarëve, por asnjeri nuk denjoi të kthente as kokën. Të gjithë vraponin nëpër halldëshirat e tyre.  Flaka nga vetja mëdyshjen dhe  stepjen e jashtvullnetëshme  që po mundohej të më kaplonte. U afrova tek zotëria i vjetër. Ai psherëtinte dhe pëshpëriste : -Taksi, taksi ! - pa e shkëputur trupin nga muri i godinës. Kur pashë indiferencën e njerëzve u afrova fare pranë.

-Mund t’ju ndihmoj?- i thashë me përzemërsi.

-Më ndihmo të gjej një taksi,-pëshpëriti ai duke zgjatur drejt meje dorën që i dridhej.  Pastaj…

-Nga gjuha dukeni i huaj, shpresoj të paktën të mos jeni shqiptar, - foli me një zë akoma më të zvarrur sikur dilta nga fundi i dheut për të dhënë një amanet. -Tashmë filluan të më priteshin dhe mua gjunjtë, por nuk e dhashë veten. Re të errëta vërshuan nëpër sytë e mi. Mizëria e njerëzve mu duk  si një deng i madh bari ngjyrë gri. Ishin ato fjalë që më preknin, më provokonin, më errësonin mendimin. Shtrëngova dhëmbët. Ato kërcitën si një shtrëngim zaresh metalikë brenda një kutie hermetike  për të mbërthyer brenda vetvetes dhe për të mos dalë jashtë zhurmën tërsëlluese të inatit tipik shqiptar kur i përçmojnë atdheun. Por i mblodha forcat. Ishte rasti i parë që thura një kompromis kaq të pakëndshëm me vetveten për të realizuar një gjest fisnik  Bëra sikur nuk e ndjeva shprehjen e fundit.

Edhe kur kërkon ndihmë ky njeri paragjykon dashurinë njerëzore?!!

I futa krahun dhe  të dy u afruam tek rruga. Shtrëngimi i krahut sikur e zbuti inatin shqiptar për ti lënë vendin e duhur dashurisë njerëzore. Turma e njerëzve tek stacioni na hapi rrugën për të parakaluar lirshëm deri tek bordura. Vetëm tashmë turma e njerëzve  shprehte habi dhe na kundronte me vëmendje  për të pyetur gjoja se ç’ka ndodhur që ne nuk e kemi vënë re !!   Ngrita dorën. Sakaq tek këmbët tona ndaloi një taksi. I moshuari i dha adresën. Në lagjen Pagrati… Rruga….- fjalët e fundit nuk i kuptova mirë.

-Pagrati?!! -mërmërita unë me vete. Nën  peshën e kësaj mërmëritjeje  që më zvarrej nëpër qënien time si një qenush i përkëdhelur shtëpiak, mendimet më fluturuan larg aty në atdheun tim, në shtëpinë time, në një bisedë që më kish bërë kohë më parë se të merrja rrugën e kurbetit xhaxhai im, partizan në luftën e dytë botërore:

 Ishte  viti 1940. Vit në të cilën lufta italo-greke la gjurmë të thella në historinë e të dy popujve shqiptar dhe atij grek.. Kur trupat greke i vunë para trupat italiane dhe ato pak  trupa mercenare shqiptare të mobilizuara me forcë  u hodhën përkrah trupave greke këmishëzinjtë e panë punën pisk. Në këtë kohë unë sapo isha larguar nga fronti  i luftës dhe po kthehesha në shtëpi. Dy ditë më parë në  grykën e Mezhgoranit trupat italiane kishin marrë një goditje të fortë nga forcat greke. Nga të dyja palët kishte shumë të vrarë dhe të plagosur. Unë me një belxhik gjerman në krah po i bija anës së shpatit të malit për tu kthyer në Tepelenë. Në rrëpirën e faqes së malit disa qindra metra larg rrugës automobilistike Uji i Ftohtë –Tepelenë, disa metra larg të ecurit tim në rrugë dhish, pas një ferre dëgjoj një rënkim  të thellë. Ndaloj hapat. Rënkimi   erdhi dhe më i thellë në dëgjesën time të vëmendëshme. Ndërroj drejtim  dhe i bie ferrës nga prapa duke marrë belxhikun në dorë  gati për të             qëlluar. . Kur afrohem fare pranë shikoj  një ushtar grek mbuluar me gjak. Kur më pa me belxhik në dorë gati për të qëlluar ai më thotë në gjuhën e tij:

Mi mu skotos! (Mos më vra). Unë nuk e kuptova gjuhën e tij  por nga mënyra se si fliste, nga shprehja që i mori fytyra sigurisht kërkonte ndihmë. Kapota i kishte ndërruar ngjyrë. Ishte lulëkuqe. Ula  belxhikun në shesh dhe i  zbërtheva kapotën.  Plumbi i kish shpuar  kofshën e djathtë  dhe gjaku  vazhdonte ende të rridhte.  I zbërtheva pantallonat, grisa këmishën time dhe fillova ti pastroj me ujë dhe ti lidh plagën. Tek vendi ku kish hyrë plumbi hodha  duhan të grirë. Ky ishte ilaçi  më i mirë për momentin. I plagosuri mblodhi paksa veten dhe çehrja e fytyrës i  mori një nur buzëqeshjeje.

-Efkarsito, efkaristo (faleminderit)!-më tha disa herë. Patjetër që më falwnderonte. Sytë  filluan ti shkëlqenin nga gëzimi. Në fytyrë filloi ti lodrontë një gëzim ëndërrimtar. Ndoshta kujtonte familjen, të dashurën, miqtë, të afërmit. Në moshë nuk mund ti kalonte të 22 -23 vjetët. Vinte i gjatë, me trup të rregullt, zeshkan,  syzi, flokzi dhe një hundë të përkulur në majë. Deri sa ra mbrëmja  ia ndërrova dy tre herë plagën, i laga buzët me ujë dhe i  dhashë nga ajo pakë bukë misri me qepë dhe gjizë që kisha me vete. Ai mezi e përtypte bukën dhe unë detyrohesha t’ja lagja me ujë. Kur dielli perëndoi prapa malit dhe nëpër  rrugët e dhive nuk shihja asnjë këmbë njeriu, e hodha në krah dhe mora rrugën për në Tepelenë. Mezi ecja . Herë pas here e ulja në tokë dhe ecnim të dy. Krahu i  tij  rrethonte shpatullat e mia dhe ai ecte me një këmbë. Dukeshim tepër të vetmuar në atë natë  ku errësira e malit dhe zhurma e ujit të Vjosës  të përcillnin oshëtimën e krismave dhe frikën e ndihnin prita të paparashikuara. Qielli ishte mbuluar me re dhe Hëna nuk ishte e zonja as të nxirrte kokën në dritare  për të parë  simpatizantët e saj  apo për të dhënë një përshëndetje  dritëdhënëse të sadopakët në atë natë përpjekjeje, lufte mes jetës dhe vdekjes. Ne ishim shkrirë në një trup. Bile gjaku i tij në të njëjtat përmasa kishte ngjyrosur dhe rrobat e mia. Ai mundohej me çdo kusht që të mbante rënkimet e justifikuara të dhimbjes. Bënte të pamundurën për të mos më shqetësuar më tej apo për të mos shkaktuar zhurmë e cila kushedi çfarë pasojash do të na sillte. Nuk e di sa orë ecëm ashtu. Orë që na u dukën muaj. Në të gdhirë mbërritëm tek shtëpia e një mikut im në Tepelenë. Lehja përjashta e qenit duke tendosur vrullshëm deri në shqyerje zinxhirët e  lidhjes e bënë të zotin të dalë  pa arritur tek gardhi.

-Kush është aty ?- foli  që nga dera e brendshme e shtëpisë miku im.

-Hape  Novruz hape, Zenuni jam.

Ç’e mirë të solli në këtë orë, mor njeri i mirë? – foli i shqetësuar më shumë me vete Novruzi se sa me ne, dhe duke rregulluar edhe njëherë xhaketën në krah u afrua të hapë derën e oborrit. Sa hapi derën shtangu.

- Futu ç’pret!- Iu drejtua bashkëfshatarit  dhe i kapi krahun tjetër ushtarit grek. Në këtë kohë gjithë familja ishte në këmbë. Novruzi iu drejtua gruas:

- Shpejt, ujë të ngrohtë për plagën dhe bukë për të ngrënë, -pastaj filloi të llafosë me mua. Greku nuk na e ndante shikimin. Si duket tashmë ju rizgjua dyshimi i fillimit. Unë pasi hëngra pak bukë dola jashtë për të shkuar tek një mik i  yni,  mjek popullor,  i  cili duhej të hiqte plumbin nga kofsha. Nevruzi me të shoqen filluan të merren me ushtarin grek  Unë u ktheva pas dy orësh. Kur u futa brenda në dhomë,  greku thuajse u ngrit në të ndenjura nga gëzimi. Nuk e besonte se erdha. Mendonte se po e tradhëtoja apo kishim dëshirë ta vrisnim.

-Irthe (erdhe) Zenuni !!? –më tha duke lotuar. Sa ngushtë e ndjeva veten. Kishte të drejtë. Në këtë dreq luftë çfarë nuk ndodh. Unë isha tre katër vjet  më i  madh se ai. U mallëngjeva. Padashur dy pika loti më ranë faqeve të rreshkura nga era e malit. Ato lotë humbën në rrënjët e qimeve të faqeve disa ditëshe parruajtur. Ndërkohë Serveti,  mjeku popullor,  filloi nga puna. Nuk mund ti përshkuaj ato 3 orë punë apo luftë që bëri Serveti për të hequr plumbin nga kofsha e ushtarit grek. Shpesh herë ai na thoshte emrin. Janaqis  Kazanopulos. Mezi ja mësova emrin dhe më vonë në një letër  cigareje ja shkrova emrin dhe mbiemrin dhe lagjen ku banonte në Athinë. Banonte në një nga lagjet më të vjetra të Athinës,  në lagjen Pagrati. Si duket kishte frikë mos vdiste dhe nuk e merrnin vesh të shtëpisë. Gjithmonë nxirte nga gjoksi fotografinë e një vajze dhe e kundronte si fëmijë. Si duket ishte e dashura. Edhe kur Serveti filloi të heqë plumbin nga kofsha ai nxorri fotografinë nga gjoksi dhe e mbështeti tek faqja e djathtë. Në ato orë përpjekjeje ai forcën e gjente tek ajo fotografi që për ato tre orë kushedi sa lotë  dhe kripë loti mori përsipër. Tek ajo fotografi ai ndoshta gjente qetësinë, forcën, kënaqësinë, shpresën. Kur Serveti më pincën në dorë i  tregoi plumbin e nxjerrë nga kofsha ai bërtit nga gëzimi:

Mana mu. Efkaristo megalo alvanos!-dhe puthi fotografinë e të dashurës. (Nëna ime. Faleminderit shqiptar i madh). Në shtëpinë e Novruzit,  Jani qëndroi 10 ditë. Pasi e mori veten dhe gjendja ishte qetësuar ai u nis për në atdhe. Nuk mund ti harroj lotët e tij. Me mijëra herë më tha të shkruaja adresën dhe ti mbaja mend  emrin.

Ine orea onoma. Janaqis, Janaqis Kazanopulos. Efkaristo, ekato fores efkaristo.  Iseste me megali kardhja. (njëqind herë faleminderit. Jeni me zemër të madhe)!-na thoshte me qindra herë. Edhe gjatë rrugës ai e ktheu dhjetëra herë kokën prapa,  duke na përshëndetur me tundjen e dorës në ajër dhe më pas duke e afruar tek buzët. Tani që do të shkosh në Athinë po pate mundësi shif njëherë se ndoshta e gjen  nëse  rron ,- më pat thënë xhaxhai 84 vjecar”.

Isha zhytur i gjithi në meditime kur taksixhiu u nis. Minutat e para isha në botën time  ndërsa instiktivisht zotërisë fillova ti fërkoj ballin, shpatullat… Ai psherëtinte duke më thënë:

-Rrofsh mor bir rrofsh. Kur mbërritëm tek adresa dhe taksixhiu ngadalësoi shpejtësinë, i zgjata atij  lekët dhe i futa sërishmi krahun të moshuarit,  dhe e nxora me mundim nga taksia. Ai duke parë gjestin tim, nxori portofolin për të më dhënë paratë, ndërsa unë ia futa ato në xhep. Kur iu afruam derës së apartamentit, nxori çelësat nga xhepi dhe unë e ndihmova të hapte derën. Tek mbishkrimi i ziles elektrike, aty ku shënohen emart e banorëve lexova. P. Kazanopulos. Shtanga! Ai mbiemër përkonte me mbiemrin e grekut që xhaxhai kishte shpëtuar në luftë. Edhe lagjja po ajo ishte. Për një moment mendova ta pyesja, por gjendja e tij shëndetësore si dhe mënyra e parë e reagimit të tij,  ma ndryshuan mëndjen.  Ai futi sërishmi dorën në xhep për të më dhënë lekët e taksisë,  dhe më kërkoi adresën. Unë i zgjata kartvizitën dhe i kërkova kartvizitën e tij. Ai me vështirësi e nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës,  duke më parë me vëmëndje dhe dashamirësi.  Pastaj duke i zgjatur dorën i them:

-Zotëri, nuk më duhen ato para. E bëra në emër të dashurisë njerëzore. Unë jam shqiptar. Nga ata shqiptarët që ti shprehe dyshim dhe mosbesim. Dashuria njerëzore nuk ka kombësi!-dhe u largova duke i shtrënguar dorën me përzemërsi Atij  filluan ti rrjedhin lotë nga sytë. U mbështet tek parvazi i derës dhe psherëtiu.

-Signomi pedhi mu (më fal biri im)!-dëgjova zërin e tijë të mekur si në një hon.  U zverdh edhe më shumë në fytyrë.  Unë u largova me shpejtësi dhe kur ktheva kokën ai ende ishte i mbështetur tek  dera duke më tundur dorën që i dridhej…Pendimi ndihej në gjithë qënien e tij. Ndoshta donte të kërkonte falje, ndoshta donte të  dinte diçka më tepër për mua. Ndërsa unë e lashë vrapin për në shtëpinë time me qera,  disa qindra metra larg  grekut të moshuar. Mbiemri Kazanopulos u ngulit fort në mendjen time. Sa hyra në korridor menjëherë  ngre receptorin e telefonit dhe formoj numrin e telefonit të xhaxhait në Tiranë.

-Urdhëro,-dëgjoj zënë ë tij  të mpakur nga mosha.

-Si je xhaxha? Asimi jam!

-Asim o bir, si je ? Ke kohë pa më marrë në telefon. Si i lodhur më dukesh o bir. Apo kurbeti kështu e ka, të lodh!-Nuk dija ç’ti thoja. Në fakt e kisha tejkaluar ca,  dhe të moshuarit e ndjejnë mungesën,  sidomos kur bëhet fjalë për nipërit,  ndaj të cilëve  e shfaqin hapur dashurinë.

-Mirë jam xhaxha. E kam shkelur pak. Por sot më ka ndodhur një ngjarje interesante..

-Ç’farë?!-pyeti ai rrufeshëm.

-Kam takuar një me mbiemrin e atij grekut Kazanopulos që keni shpëtuar ju në luftë. Banonte në të njëtën lagje,  që më keni dhënë ju adresën, por emrin e kishte ndryshe.

-Pyete, pyete, sepse Jani kishte një vëlla,-foli i gëzuar xhaxhai nga ana tjetër e telefonit. Oh sa mirë  sikur të jetë gjallë dhe ta takosh. Më ka mbetur peng në zemër,  që nuk kam marrë vesh se si ka ikur ai njeri në Greqi,  pasi u nda nga ne. Pyete, dhe më kthe përgjigje. Mbylle telefonin tani. Hajt se flasim  pasi të marrësh përgjigje. Thuaja të gjitha sa të kam thënë, hë?! Fisi i tij duhet të jetë patjetër- dhe e mbylli telefonin. Unë mbeta me receptor në dorë. Rrija si i hutuar. Nuk dija çtë bëja. Nxora nga xhepi kartvizitën e grekut dhe lexova Panajotis Kazanopulos. Ula receptorin dhe hapa frigoriferin. Mora një birrë “Amstel” dhe fillova ta pija gjithë etje. Skena me plakun grek  nuk më nxiti ta telefonoja, diçka më frenonte. Por nga ana tjetër nuk  mund ti rezistoja tundimit nga nxitja dhe dëshira për të plotësuar  një kërkesë të xhaxhait. Piva birrën e parë dhe mora dhe një të dytë. Me të në dorë u afrova për tek telefoni. Sa bëra të ngre receptorin, dëgjoj zilen e tij. E lashë sa tringëllima e tij shurdhuese mbushi mbi katër herë  më zhurmë hapësirën e dhomës dhe u përgjigja:

-Parakalo ! (Ju lutem, urdhëro!)

-Qirje Asimin thelo sas parakalo ( zotin Asim dua ju lutem) !- u dëgjua një zë i vrarë nga ana tjetër e telefonit

-Asimi jam,-u përgjigja unë me zë të prerë.

-Jam ai zotëria që më ndihmuat sot. Mund të më thoni ç’farë e keni z. Zenun në Shqipëri, se keni mbiemër të njëjtë?!.

-Xhaxha e kam,- i them me zë të shtruar. Për disa momente heshtje nga ana tjetër e telefonit. Në aparat dëgjohej rënkimi dhe frymëmarrja e vështirë e grekut.

-Eh, eh, sot më vrave dy herë mor bir. Sot në ditën më të rëndë shëndetësore  më ndihmove. Xhaxhai yt ka shpëtuar vëllanë tim në kohën e luftës. Ai  ka vdekur para 3 vjetësh, por ma ka lënë amanet të njihja me ç’të ish e mundur  xhaxhanë tënd,-dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjova receptorin të lëshohej në dysheme.

Posted by Rugovapress in 13:00:19 | Permalink | No Comments »

Princi Leka I

 

Politike: Princi Leka: Kujdes me historinë
Politikë

Rrëfehet pinjolli i familjes mbretërore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisë. “Politikanët s‘mund të bëhen historianë”

Një javë pas emërimit të tij si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, princ Leka II rrëfen në një intervistë ekskluzive për media motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratës dhe ambiciet drejt skenës politike. Monarku që u bë pjesë e administratës publike shqiptare ka lënë pas dore veset e bashkëmoshatarëve të tij për t‘iu përkushtuar tërësisht ambicieve në fushën e diplomacisë dhe politikës.

Princ Leka pohon se pasi të ketë marrë njohuritë e nevojshme në administratë dhe përmbushur me sukses detyrat e tij si këshilltar i Ministrisë së Jashtme, kalimi drejt politikës është një rrugë në vazhdimësi. Si trashëgimtar i Oborrit Mbretëror, çështjen e rishkrimit të historisë e shikon si një hap që duhet shikuar nga historianët dhe jo nga politikanët. Sipas princit, politikanët bëjnë politikën, ndërsa historianët shkruajnë historinë.

Lartësia juaj, princ Leka, cili ishte motivi që ju shtyu që të bëheshit pjesë e administratës shtetërore shqiptare?

Unë e konsideroj se ky është një angazhim tjetër i familjes mbretërore për Shqipërinë në drejtimin e ndihmës për të mirën e kombit shqiptar. Një mënyrë tjetër për të ndihmuar në ngritjen e imazhit të saj, sidomos në momentet që po kalojmë, të cilat për familjen mbretërore dhe mbarë kombin janë historike. Për mua personalisht është një eksperiencë e shkëlqyer, sepse do të më ndihmojë në formimin tim, të njihem më nga afër me administratën shtetërore dhe të ndihmoj vendin tim, të jap maksimumin tim në shërbimin e tij. Si javë të parë e konsideroj që kam pasur mjaft ngrohtësi dhe mundësi për të marrë një formim sa më të mirë për situatën aktuale që ekziston brenda për brenda politikës së jashtme të shtetit shqiptar.

Java që kaloj ka qenë java juaj e parë si nëpunës i administratës. Si kanë qenë ditët e para të punës suaj si këshilltar?

Ditët e para të punës kanë qenë shumë të mira, duke marrë njohuri dhe duke plotësuar ditët kryesisht në takimet me administratën dhe duke marrë një informacion të situatës edhe një njohje më tepër brenda për brenda administratës.

Çfarë është për ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrën tuaj të re si këshilltar në Ministrinë e Jashtme si një rrugë për të hyrë drejt politikës në të nesërmen?

Për mua është një shans që unë të jap kontributin tim dhe të vë në dispozicion të gjithë bagazhin tim për Shqipërinë. Është e rëndësishme për mua që unë t‘i shërbej Shqipërisë për të përmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si një princ. Si trashëgimtar i familjes mbretërore, jeta ime është përfshirë edhe në çështje të politikës së vazhdueshme. Unë mendoj se kjo është një rrugë tjetër për vazhdimësi. Dhe të jap kontributin për një shans tjetër, për të dhënë sa më shumë ndihmë nga ana e familjes mbretërore në të mirën e kombit shqiptar.

Pra synoni që karriera juaj në të ardhmen të jetë e fokusuar më tepër në një rang ambasadorësh apo të kontribuoni më shumë në politikën e brendshme shqiptare?

Unë do të vazhdoj rrugën time, sepse unë jam me emrin tim. E kam këtë shans të jem edhe jam princi trashëgimtar i të gjithë popullit shqiptar. Jam princ edhe në Kosovë, siç jam edhe këtu. Dhe besoj në rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe në këtë drejtim kam marrë një mbështetje të jashtëzakonshme edhe nga administrata shtetërore. Unë e konsideroj detyrën si këshilltar i ministrit si një detyrë shtesë, që duhet ta shfrytëzoj me të gjithë fuqinë që kam.

Diplomacia shqiptare gjatë kohës së Mbretit Zog njihet si diplomacia më brilante e Shqipërisë me vendet e botës. Çfarë do të trashëgoni ju nga ajo kohë dhe çfarë kontributesh do të jepni për Ministrinë e Jashtme?

Personalisht mund të them se keni shumë të drejtë. Koha e Mbretit Zog, edhe në mënyrën e zbatimit të drejtimit nga ana e politikës, sidomos nga ana e politikës së jashtme, ka qenë e spikatur nga të gjitha drejtimet. Unë besoj se sot për sot ajo kohë ka ndryshuar. Politika duhet të bazohet mbi çështjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikës, d.m.th duhet ta shikojmë situatën me një sy tjetër. Ne nuk mund të harrojmë historinë dhe duhet të vazhdojmë përpara. Duhet të kujtojmë dhe të mësojmë mësimet më të rëndësishme të kohës së Mbretit Zog. Ajo kohë mbetet një nga kohët e arta të diplomacisë shqiptare. Është koha e një vetëdijeje të lartë kombëtare dhe dëshirë për shtetformimin, por shumëçka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohë të vështira, sot duhet t‘u përshtatemi kushteve të reja social-ekonomike dhe t‘u përgjigjemi nevojave të bashkëkombësve tanë. Koha e Mbretit Zog na ka dhënë një shembull se si duhet ndërtuar një shtet dhe sakrificat që duhet të bëjmë për vendin tonë. Sot ne e kemi dhe duhet të punojmë për të, t‘i mbrojmë pavarësinë si atë administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unë kam jetuar një pjesë të jetës sime jashtë Shqipërisë dhe përvoja e akumuluar jashtë si edhe edukata e marrë në familjen time do të më shërbejë.

Keni deklaruar se do të angazhoheni fuqishëm në çështjen e Kosovës. Konkretisht, çfarë mendoni se është më e mirë për Kosovën në këto momente dhe çfarë qëndrimi duhet të mbajë diplomacia shqiptare ndaj pengesave që Serbia nxjerr për çështjen e Kosovës?

Unë besoj se tashmë është e ditur që Shqipëria është duke mbështetur me të gjithë fuqinë e saj pavarësinë e Kosovës dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës. Unë do të vazhdoj të jem si trashëgimtar i familjes mbretërore, të jem një zë i fuqishëm pro pavarësisë së Kosovës në të gjithë drejtimet e saj. Edhe në këtë element, besoj se shteti shqiptar është duke dhënë maksimalen e vet për këtë çështje. Qëndrimet tona janë tashmë të njohura, pavarësia e Kosovës është e vetmja alternativë, çdo zgjidhje tjetër është e papranueshme. Diplomacia shqiptare është shprehur në mbështetje të pakos së Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës dhe kundër ndarjes së saj, ky duhet të jetë qëndrimi të cilin duhet të mbajë dhe së cilës duhet t‘i përkushtohet. E rëndësishme për ne është bashkërendimi i punës me partnerët tanë strategjikë si SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja.

Si trashëgimtar i fronit mbretëror, cilat janë marrëdhëniet tuaja me vendet e tjera të botës. Sa do të ndikojë kjo në punën e Ministrisë së Jashtme?

Shumë të mira. Mund të them se me vendet e tjera të botës jemi shumë miq. Kuptohet, ne do të vazhdojmë dhe unë kam fatin jo vetëm si këshilltar i Ministrisë së Jashtme, por kam edhe mbështetjen e plotë të Oborrit Mbretëror, që kam mundësi të jap një kontribut për të mirën e kombit shqiptar. Kam filluar në disa drejtime, sidomos në element të diasporës edhe vendeve të tjera, duke hapur rrugët dhe shtrirjen e influencës së shtetit shqiptar, dhe unë besoj se këtë drejtim unë do të vazhdoj të ndihmoj sidomos me miqtë që kemi. Kemi edhe miq në Lindjen e Mesme dhe vende të tjera.

Këshilli i Ministrave ka vendosur pesë ditë më parë që historia e Shqipërisë të shkruhet nga e para. Kjo çështje ka ngjallur debate, jo vetëm mes akademikëve, por edhe mes politikanëve. Mendoni se është e drejtë që të rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?

Këtu do të ketë edhe një reagim. Unë personalisht nuk mund të reagoj si këshilltar i ministrit të Jashtëm, por nga ana e Oborrit Mbretëror do të ketë një reagim për këtë çështje. Patjetër që historia në Shqipëri ka pasur shumë ndikime politike dhe duhet shikuar me një sy të pavarur. Jo nga elemente të vjetra të politikës shqiptare. Unë do të them me të gjithë fuqinë time, se në qoftë se jeni i përfshirë në politikë, nuk duhet të jeni edhe historianë.

Posted by Rugovapress in 09:14:59 | Permalink | No Comments »

Monday, August 27, 2007

Nga Baki Ymeri: Poezia me re e poetit Sali Bashota

Vlera letrare shqiptare

Bota poetike e Sali Bashotės

(Sali Bashota, Jetė me vdekje, Redaktor Rifat Ismaili, Botues Fatmir Toēi, Toena, Tiranė, 2006)

 Dr. Sali Bashota

Eseistėt rumunė kanė konstatuar se nė vargjet e Sali Bashotės fshihet kushtrimi pėr tė qėnndruar nė zemrėn e historisė sė popullit shqiptar. Ato janė margaritarė ku ndjehen pėshpėritjet e truallit shqiptar. Janė vlera tė padiskutueshme qė gurgullojnė nga thellėsia e njė shpirtit tė frymėzuar qė jep kontribut edhe pėr afirmimin e Kosovės nė Kosovė dhe tejmatanė kufinjve tė saj.
Baki Ymeri (Bukuresht)
Libri mė i ri i Sali Bashotės (Jetė me vdekje), ėshtė njė album poetik ku pėrfshihen poezitė mė tė bukura qė ka krijuar viteve tė fundit.  Sipas autorit tė parathėnies (Rifat Ismajli), lirika e tij pėrbėn njė botė tė pasur emocionale, estetike, me njė nėntėkst tė thellė dhe aluzione tė shumta simbolike. Ėshtė njė poezi nė tė cilėn fiksohen drama e thellė lirike qė ėshtė ndėrtuar mbi dhembjen, zemėrimin dhe evokimet tjera tė poetit. Poezia e Sali Bashotės sipas studjuesit Marin Kodreanu, shėmbėllen me njė ilaē qė din t’i mjekojė gabimet e historisė, dhembjet dhe plagėt e luftės, traumat e ekzistencės. Botėn e tij lirike, sipas vlerėsimeve letrare, shpeshherė e karakterizon heshtja si dialog, parabolė, si shprehje pėr fenomenin e shqiptuar: Nė sheshin Dardania/ Kaq shekuj rri me poetėt e mėdhenj/ Dhe asgjė s’them pėr tė nesėrmen (Koha epike, fq.23).
Libri ėshtė i strukturuar nė 13 kapituj ku defilon njė botė e pasur shpirtėrore, frymėzime tė thella qė e pasurojnė thesarin e lirikės moderne shqiptare: Guri i dashurisė, Fundi i vjeshtės, Toponimia e dhembjes, Shtėpia e nėmur, Pagjumėsi, Anatemė, Miti rreth kėrcimit nė varr, Jeta pa vdekje, Pasqyrė e thyer, Dhe tani digjen librat, Pastaj vjen trishtimi, Zėri i shpirtit, Kur vdes kujtimi pėr ty. Kodi i verbit tė tij, sipas medalionit nė ballinėn e fundit, shpesh mbetet i pazbėrthyer dhe thėnia si aluzion enigmė, e cila zgjon asocione tė shumta kuptimore. Ndaj, vepra e tij poetike nė fillim sikur mbeti pak, ca nė heshtje, dhe ky gjest ngurrimi, mbase, ėshtė i zakonshėm, para gjėrave tė reja, mahnitėse dhe tė pazakonshme. Kjo shpjegohet me faktin se domethėnia e verbit tė tij nuk u zbulua lehtė, siē nuk rroket lehtė fshehtėsia e magjisė apo shpėrndėrrimi i alkimisė: Sa pak tė paskam harruar/ Sa shumė tė paskam gdhendur/ Guri im//Tash ē’ti them nėnės/ Kur sytė s’mė bėjnė dritė/ Guri im//Mbi bjeshkėt e Kosovės/ Nė pikė tė verės bora/ Plis i bardhė// Sa shumė tė paskam gdhendur/ Pa tė harruar/ Guri im i vdekjes. (Guri idashurisė)

 
Autori u lind mė 31 gusht 1959 nė Cerovik tė Klinės (Kosovė). Kreu studimet e Letėrsisė dhe tė Gjuhės shqipe nė Universitetin e Prishtinės, magjistroi shkencat filologjike me njė subject mbi prozėn e Mitrush Kutelit, doktoroi me temėn Personazhi nė prozėn shqipe midis dy luftėrave botėrore (Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni), ligjėron mbi letrėsinė shqipe nė Fakultetin e Filologjisė, themelon dhe drejton Editurėn Rozafa, drejton me sukses Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės, me propozimin e Zyrės sė SHBA-sė nė Prishtinė mori pjesė nė projektin Administrimi i bibliotekave nė SHBA dhe nga Departamenti i Shtetit u certifikua nė programin ndėrkombėtar pėr udhėheqės, ėshtė veprimtar i PEN Qendrės sė Kosovės dhe i Kėshillit Kombėtar tė Kosovės Memoria e Botės, njihet para opinionit shqiptar dhe tė huaj me njė krijimtari brilante: shtatė vėllime poetike si Album i grisur, Zogu me profil vjeshte, Plagomė, Dalje nga trishtimi, Ndiz dritėn magjike, etj.; boton disa vėllime me kritikė e studime: Shqipshkrimi lirik, Kuteli-poet-kritik-prozator, Domethėnia e ideve letrare, i botohen disa vėllime poetike nė gjuhė tė huaja, ka prezencė tė denjė nė disa antologji poetike; ėshtė laureat i disa ēmimeve letrare nga ana e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Mitingu i Poezisė nė Gjakovė, Ditėt e Naimit nė Tetovė etj.
Poezia e Sali Bashotės sipas dr. Luan Topēiut ndodhet mes dy shqetėsimeve qė brrejnė vetėdijen e njė artisti qė nuk mund tė jetė indiferent pėr atė qė ndodh rreth tij: short i komunitetit qė ėshtė njėkohėsisht dhe njė shqetėsim i rėndė historik dhe njė short vetanak. Pėr pasojė ligjėrimi poetik njeh dy rregjistra, dallohen dy zėra qė marrin tonalitete tė ndryshme muzikorė, varėsisht nga gjendja nė tė cilėn ndodhen dhe nga ajo ēka duan tė sugjerojnė. Prandaj poezia e Sali Bashotės alternohet nė kėto rrafshe bazė dhe merr nuanca tė ndryshme nė  tekstin poetik.  Nga njėra anė kemi njė ton tė rėndė, dramatik, tė mbushur me ngjyra tragjike nė njė dialog ekzistencial me vdekjen dhe nga ana tjetėr  kemi njė hipostazė tė njė shpirti tė butė, tė brishtė qė bie nė terrenin e njė lirizmi tė pastėr.
 Shpesh herė kėto dy regjistra pėrzjehen nė njė, sepse gjakimet intime tė poetit marrin kuptim nė njė kontekst mė tė gjėrė: Muza ime/ Unė s’do tė vdes kėtu/ Nė mėngjesin e pikėlluar/ Mbuloma fytyrėn me dhembje Kosovė/ Me gjak fėmijėsh tė vrarė/ Me kėmisha varri/ Fijet e barit le tė palosen mbi plagė/ Kur ēel lulja e mallkimit/ Ti mos ma kėput shpirtin/ Muza ime (Forma tjetėr e dhembjes, fq.176). Autori pėrēmon banalitetin dhe regjistrat e ulėt tė ligjėrimit, ai ēmon aktin poetik si njė proēes tė epėrm shpirtėror dhe estetik. Poeti di t’i japė trajta serioze trishtimit, sepse ai dėshmon qė trishtimi i tij nuk ėshtė vanitoz, nuk ėshtė njė trill poetik a pozė, por njė trishtim qė tė kaplon nga dhimbja fizike e shpirtėrore nga dhimbje reale qė shkaktohet nė rrethana tragjike.
Pjesėmarrės nė ngjarje tė rėnda pėr tė dhe popullin e tij, poeti di tė ēlirojė gjendjet shpirtėrore dhe pėrjetimet nė poezi. Ai ėshtė njė rrėfimtar/dėshmimtar i njėrės prej tragjedive mė tė rėnda tė shekullit tė XX-luftės sė Kosovės. Nė lirikėn e tij,  poeti mbart dhimbjen e thellė tė plagėve dhe tė humbjeve njerėzore, trishtimin brerės, pikėllimin gėrryes, kujtimet e rėnda tė luftės, etj. Poeti provokon njė mėrgim tė shpirtit nė vise tė panjohura dhe tė njohura, nė truallin fizik tė jetės dhe nė njė kronotop poetik. Autori nė tė gjitha hipostazat e poezisė sė tij dėshmon njė ndjeshmėri tė rrallė, njė pėrjetim tė thellė tė dukurive qė bėhen objekt i poezisė sė tij. (Heshtja, Forma tjetėr e dhemjes, Mungesė shpirti, Melankolia,  Vrasja e frymėzimit). Nėse e vrasin atė zog/ Me profil vjeshte/ Ēka do t’i them nėnės/ Nė mėngjes kur zgjohen fėmijėt/ Cingėron ora e murit/ E babai pi dhemjen e vjershave tė mia. (Zogu me profil vjeshte, fq.62)
          Sintaksa (si kombinim gjuhėsor dhe si kombinim imazhesh) ėshtė tejet plastike. Sali Bashota dėshmon se ėshtė njė poet i pasur me mjete gjuhėsore, se ėshtė i pajisur me aftėsi tė rralla pėr tė hetuar natyrėn dhe botėn, por mbi tė gjitha ai zotėron njė aftėsi kombinatore tė elementėve pėrbėrės tė poezisė sė tij. Poeti dėshmon guxim dhe i jep flatra fantazisė sė tij duke kontrolluar njėkohėsisht strukturėn e poemės. Vashat vajtojnė skeletin tim tė bukur/ Zogjtė zgjohen nga arkivoli i shpirtit/ Sa shekuj vajtojnė vetveten/ Zbresin nga qielli i zi/ Fluturimi i tyre i mbramė nė natėn betjė/ Bari i djegur i fushės shkrumb/ Pylli i prerė drunjtė e ngjyrosur me gjak/ Po kjo nuk ėshtė ėndėrr/ Frymėzimi i trazuar sillet nėpėr ferrin e vet/ Bota reale shkund misterin e fajit//Po kjo nuk ėshtė ėndėrr.          .
          Eseistėt kanė konstatuar se nė vargjet e Sali Bashotės fshihet kushtrimi pėr tė qėndruar nė zemrėn e historisė sė popullit shqiptar. Ato janė margaritarė ku ndjehen pėshpėritjet e truallit shqiptar
Lirika e tij, edhe n
ė kėtė vėllim antologjik, na zbulon njė poet totalisht tė veēantė. Sipas Rodian Drėgoit, asnjė fjalė nuk ėshtė pėrdorur pa lidhje, asnjė sintagmė nuk ėshtė pa mbulesė. Ligjėrimi poetik ėshtė konkret. Shprehjet janė prodhimi i ashpėrsisė. E shkruar nė varg tė bardhė (pa rimė), poezia instalohet me peshė, edhepse toni mbetet me njė sinqeritet tė madh. Sali Bashota din t’u japė rezonancė dhe kuptime turbulluese gjesteve. Pėrmes tyre ndjehen pėshpėritjet e truallit shqiptar. Pėrkufizimet reale-imagjinare janė tė thithura nga situata (ngjarje) tė diellėzuara.
I sigurtė nė vetvete, vazhdon zoti Topēiu, pa komplekse, poeti i grumbullon nė kujtesė ēastet e pėrjetuara apo tė ėndėrruara – ēdo gjė - nė njė shkallė hiperbolike. Janė impulset qė tė shpiejnė nė thellėsitė e brendisė, e gėrshetojnė harmoninė ndėrmjet idesė dhe temės nėn shenjėn imperative tė estetikės. Osman Gashi thekson se poezia e Sali Bashotės ndėrton njė raport tė veēantė me situatat ekzistenciale, nacionale e universale, me historinė dhe aktualitetin. Vargu i tij ėshtė i ashpėr, plot tension, por i drejtėpėrdrejtė dhe tej mase i kristaltė. Tė dish tė dashurosh, siē vepron Sali Bashota nė poezi, konstaton poeti Mihai Antonesku, ėshtė sikur ta ngjallėsh lotin nė shpirtin e gurit, apo sikur ta tėrheqėsh pas teje glinėn nga e cila lartėsohesh, duke u bėrė pjesėtar i fitoreve tė jetės mbi vdekjen.
Posted by Rugovapress in 17:50:43 | Permalink | No Comments »

Sunday, August 26, 2007

Triptik Poetik Nga poeti i mirenjohur Ramadan Musliu

 

Triptik Poetik Nga Ramadan Musliu
 

Ramadan Musliu  
 
 
ZEMRA E GJËRAVE


 

 

Vendi ku shpërthen shpirti  
ka formë eliptike  
në një thjerrëz  
prej nga pikon kristali  
dhe drita astrale  
aty është pika  
ku drita kalon në akull  
 
Gjërat materiale  
nëpër vrimën e zezë në bebëz  
treten në pafundësi  
nga fuqia e ëmbël e gravitacionit  
Dhe qenia ime  
nëpër një gjandër të padukshme  
bie e lirë në zemrën e gjërave  
 
 
KOMETA E HALEJIT 


Fluturoi kometa e H.alejit  
fluturoi e shkreta  
duke lënë bishtin plot pluhur  
në qiellin e vizatuar në letër  
 
Nuk e di në cilën koordinatë  
u rrëzua hija e saj  
se u përplas te këmbët e mia  
që ngarendin nëpër vite  
 
Edhe sot e tërheq këmbën zvarrë  
nëpër oborrin mbushur me gropa  
mbase e tërheq fatin  
me shtatëqind dreqën përmbrapa  
 
Po erdhi edhe një herë  
do ta kap për bishti  
e ta tërheq zvarrë  
si Rexha kalin e vet  
para se të hyjë në gjerdek  
 
Shih si po më rreh zemra nga gëzimi  
si uzengjia në timpanin e veshit  
kur ora e mësimit të edukatës  
merr fund  
 
ANDRRA E JETËS


Me një krahër me brymë  
kaloi tinëzisht vjeshta  
nëpër flokët e mi: fijet e argjendta  
ndahen në dysh mbi vetulla  
dhe vazhdojnë krela-krela  
rritjen në bronz  
 
Dhe prapë dritë neoni  
përzier me borë  
ndriçon ballin tim  
me shiritat magjikë të moshës. Lëng  
vetëtimash  
pikon nga damari i fshehur i dritës  
në strall. Ndërsa netëve të vona  
nën ndriçimin e ftohtë  
zgjohet në kafaz  
dhe zë e këndon bilbili  
për retë e bardha në qiell tek pikojnë  
currila kristali  
për gjethet e verdha të vjeshtës  
që dridhen në erë nga frika e moshës  
 
O imagjinatë që trillon në errësirë  
peizazhe të gdhendura në metal  
porta të hapura të parajsës  
bunacën e detit në pëlhurë. Derisa të fryjë  
era mbi xham dhe t’i fshijë  
të gjitha mbetjet  
nga andrra e madhe e jetës  
 
PSHERËTIMA  
 
Sa çel e mshel sytë u ngjit mbi çati  
nëpër ato shkallë të thyera të moshës  
për ta ndrequr tjegullën  
prej nga pikon shiu  
Një gëzim i papërshkrueshëm  
lëkund gjandrat nga vendi  
sa telat nga vjen drita jeshile  
u këputën  
Ato re të zeza, ai peizazh gri  
ajo ëndërr e përhimtë e fëmijënisë  
filluan të zbardhen nga psherëtima  
 
NË ASHENSOR
 


Posa hyra në ashensor  
iku rryma. Në terr të zihet fryma  
sa s’ta merr mendja kurrë  
sa të duket vetja si pupla  
si të ishe hije në purgator  
 
Përjashta dikush flet  
për mushkonjat që po vijnë nga plehrat  
se gjithçka është bërë pleh  
edhe jeta  
edhe vdekja  
ndjenjat dhe fantazia  
se vetëm njeriu vazhdon të qëndrojë  
në degën e vet të tharë  
dhe prapë të hedhë gurin nga lart  
dhe ta fshehë dorën  
 
Optimizmi më jep sinjal se po soset  
se sa pak jam i përgatitur për jetë  
se një dreq hije  
fshehur është në mushkëri  
e se prej atje kërcënon  
se do të më hedhë në humnerë  
 
Dhe përnjëherë nëpër flegrat e hundës  
një vrushkull ajri më thotë  
se erdhi rryma  
se drita e optimizmit u ngjall  
nga drita e ndezur e llambës  
dhe tani plot gëzim mund të ngjitem  
përpjetë  
deri në dhomën time nën çati  
 
NATYRË E VDEKUR  
 
Shtrirë gjerë e gjatë në pëlhurën  
e stolisur me pak borë  
me një trëndafil të bardhë në mjedis  
e me ca gjethe mbi vendet e turpshme  
në dërrasë të kalbur  
bënte pozë nudo për pikturë  
 
Hija e natyrës së vdekur në fytyrë  
me ca njolla gjaku në mollëza  
e një fletë hardhie mbi tavolinë  
dhe një dritë llambe  
në vend të dritës së qirit  
 
U zgjova nga hovi krijues  
dhe bërtita në kupë të qiellës  
çdo gjë është abstrakte  
derisa zemra i rreh  
pa pushuar në pëlhurë  
 
Currilat e dushit të ftohtë  
rridhnin nga çatia në dhomë  
e syri plot lakmi  
shikonte  
mollën në frigorifer  
 
 
USHQIM I THATË  
 
Shtron gazetën mbi tryezë  
e vë ushqimin mbi të  
dhe duke lexuar  
përtyp mbeturinat  
e ditës së djeshme  
 
Ke vendosur të mbash dietë  
të vësh një kufi  
mes ashtit dhe mishit  
mes gjërave që treten në ujë  
dhe atyre në acid  
 
Oh jetë e ëmbla jetë  
do ta zhveshësh vetveten  
siç zhvishet misri në vjeshtë  
nga e kaluara e tij prej uji  
 
Kështu i hollë nga mendja  
hap pas hapi i afrohesh  
parajsës që lulëzon mbi këtë tokë  
që e kemi para syve  
e s’e shohim  
 
E mbështjell gazetën  
mbeturinat i fut në qese plastmasi  
bashkë me fotot e të vdekurve  
që rrëshqasin nga letra  
se kafshata e fundit  
u ka mbetur në fyt  
 
SEZON GJAHU  
 
Sa është këtu  
sa fshihet në atë kaçubë akulli  
lepuri  
që ikur ka nga barku  
 
Tani të gjithë jemi trima  
të paepur në atë pyll të lulëzuar  
të trëndafilave të egër  
rrethuar nga telat me gjemba  
 
Këndojmë duke ecur  
mes shkurreve të dendura  
të kopshtit  
fishkëllejmë në kupë të qiellit  
kur ecim përmidis kaçubave  
Po unë kam frikë ende  
dhe natën vetëm me hijen time  
dal në kopsht për gjah  
 
Të tjerët nëpër festa  
le të shtien me armë  
në kokën e tyre  
le të pshurren në shtrat  
e le ta bëjnë në brekë  
në pikë të ditës  
kush është trim  
se njeriu në jetë  
dy herë bëhet fëmijë  
 
 
FATI I KEQ
 


Duke pritur në radhë  
dikush për gazetë  
tjetri për letër tualeti  
u bëmë edhe vetë  
për t’u hedhur në plehra  
Befas fotografia jote rrëshqiti  
nga faqja e parë e gazetës  
dhe u derdh mbi tavolinë  
Këmbadoras dole nga lëkura  
dhe hyre në radhën e gjatë  
të atyre që presin  
para banjos publike  
 
Pahetueshëm edhe fati  
na iku nga dora dhe rrëshqiti  
nëpër tubat e pistë të kanalizimit  
Po munde dil nga lëkura  
siç dole nga gazeta  
dhe përqafo me radhë  
fotografitë tuaja të varura  
në shtyllat e betonit buzë rruge  
 
KËNGË BURRI  
 
Vetëm me mendje është këtu  
se njërën këmbë e ka në varr  
e tjetrën në hijen e rrapit  
 
I ndjekur si ujku nga uria  
bredh nëpër fushat  
e pamata të imagjinatës  
dhe nuk gjen strehë  
as në tokë as në qiell  
për ta shtrirë shtatin  
për vetëm një minutë pushim  
 
Shëtitja nëpër oborrin me gjelbërim  
i erdhi në majë të hundës  
se tani ia zë frymën edhe oksigjeni  
që vjen nga tubat  
e një bombole prej çeliku  
 
Ata i qepin lëkurën  
derisa ai vetë qep  
ëndrrat e bëra copë-copë  
nga gërshërët e nostalgjisë  
për barkun e nënës  
 
Historia e shkruar pa gabime  
me të gjitha faktet  
me arsye gjaku  
i rri varur te këmbët  
 
Shpesh fishkëllen nën hundë  
duket se e këndon  
një histori të vjetër  
saqë dikush tha lëre të këndojë  
se vaji i burrit është kënga

Posted by Rugovapress in 15:22:35 | Permalink | No Comments »

Baki Ymeri

 

Nga diaspora artistike e shqiptarėve tė Rumanisė
MANIFESTIMI I FUNDIT QĖ U MBAJT NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ BUKURESHT
Asimilimi bėn kėrdi nė diasporė, sidomos nė vendet e prekura nga blasfemia e komunizmit. “Sa tė ēuditshėm dhe sa tė pėrēarė qė jemi”, na thot historiani shqiptar Arben Llalla nga Tetova. T’i ketė fajet vallė demokracia, apo partitė politike? Assesi! Mos vallė dembelizmi i ka fajet, apo mentaliteti bolshevik i atyre qė s’i lexojnė rilindėsit tanė! Shqiptarėt dikurė ishin mė tė organizuar se sot.  Pėrfaqsuesi i fundit i diplomacisė  sė Ramiz Alisė, ishambasadori shqiptar nė Bukuresht, Piro Vito,  edhepse ishte socialist, interesohej pėr varrin e Nikolla Naēos, shqiptarit mė tė shenjtė qė ka patur Bukureshti ndonjėherė. Shkėlqesia e Tij, zoti Leonidha Mėrtiri, ish/ambasadori i Shqipėrisė nė kėtė vend, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tij partiake, interesohej me gjithė zemėr pėr fatin e komunitetit tė kėtushėm shqiptar dhe dha kontribut pėr inaugurimin e njė pllake pėrkujtimore nė hotelin Continental ku pat qėndruar Ismail Qemali me rastin e mbajtjes sė mbledhjes historike tė nėntorit (1912). Diaspora nuk ka nevojė pėr politikė dhe ajo nuk guxon tė jetė e pėrēarė, na thoshte zoti ambasador dhe bėnte ēmos pėr ta njohur, pėr ta pėrkrahur kėtė komunitet, me krejt dashamirėt e Shqipėrisė, me tė gjitha  vlerat e shqiptarizmit. Njė funksionar i ambasadės shqiptare, zoti Aleks Jaso, me origjinė arumuno/shqiptare, dha madje edhe kontribut konkrt pėr botimin e revistės Albanezul/ Shqiptari, siē pat dhėnė kontribut ėpr afirmimin e Kosovės nė Rumani edhe njė diplomat tjetėr shqiptar me prejardhje arumune, zoti ambassador Marko Bello (1998/99).
Nga njė vizitė te njėri nga veteranėt mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Bukureshtit, zoti Thanas Kristo Rėmbeci, korēar i zjarrtė, filohebre dhe dashamir i kosovės,  i njohur zyrtarisht me emrin Tanase Cristescu, pasi na flet me admirim pėr vlerat e komunitetit dhe shqiptarėt e mirėfilltė tė kėsaj diaspore, na qet mbi tryezė  njė broshurė. E sheh kėtė, na thot. Ky ėshtė programi i manifestimit tė fundit kulturor qė kanė mbajtur nė gjuhėn shqipe shqiptarėt e Rumanisė. Fjala ėshtė pėr programin kulturo-artistik, tė organizuar nga Lidhja Antifashiste e Shqiptarėve tė Rumanisė, mė 28 Nėntor 1947. Dhe na nxjerr xhaxhi Nasi pėrpara, njė grumbull fotografishė me ata qė e kanė nderuar artistikisht kėtė manifestim. Programi ėshtė i shkruar rumanisht, dhe ėshtė shpėrndarė me rastin e mbajtjes sė manifestimit nė Sallėn Prietenia (Miqėsia), qė gjendet edhe sot e kėsaj dite, pėrballė Ambasadės sė  Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė qendėr tė Bukureshtit. Asokohe ishte fjala pėr miqėsinė rumuno/sovjetike, ndėrsa sot godina ka tjetėr emėr dhe tjetėr destinacion veprimi. Programi i kėsaj broshure u realizua nė gjuhėn shqipe, me kėngė e valle, me recitime, aktrime e kostume kombėtare. Prej asaj mbrėmjeje e deri mė sot, shqiptarėt e kėtij vendi nuk patėn fat mė, tė organizojnė mė mbrėmje tė kėtilla, me kontribute konkrete artistike, pėr Ditėn e Flamurit. Nėqoftėse e kanė shijuar e pėrjetuar kėngėn shqipe, vallen shqipe, dramėn shqipe, filmin shqiptar, kėtė e kanė bėrė ansamblet shqiptare qė kanė kaluar nėpėr Rumani nė kohėn e Enverit, apo diplomatėt shqiptarė qė i kanė ftuar shqiptarėt nė Ambasadė, pėr tė kremtuar sė bashku Ditėn e Flamurit, apo me rastin eardhjes sė ndonjė personaliteti tė lartė nga Tirana.
          Drenovarėt, boboshtarėt dhe dardharėt i karakterizonte njė ndjenjė e lartė e solidaritetit dhe respektit ndaj vlerave letrare e artistike. Asdreni, Mihailesku Toskani dhe Viktor Eftimiu ishin tri nga figurat qėndrore tė Boboshticės dhe Drenovės nė Rumaninė e periudhės sė Mbretėrisė. Veprėn e tyre e vazhdojnė sot nė Amerikė Niko Dako, Rozi Theohari, Rajmonda Mojsiu etj. Duke shfletuar Pogramin qė na e ofroi xha Nasi, shohim se nė pjesėn e parė tė kėtij manifestimi ėshtė kėnduar Hymni i Shqipėrisė, Hymni Mbretėror Rumun, hymni i Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike, pas intonimit tė tė cilavet e ka mbajtur Fjalėn e hapjes, Viktor Kristea, Kryetar i atėhershėm i Unionit tė Shqiptarėve Antifashistė tė Rumanisė. Nė Pjesėn e dytė, kėndohen kėngėt partizane Kushtrimi, Shqipja mori malet, Hymni i Armatės Shqiptare, potpuri kėngėsh kombėtare shqiptare, tė harmonizuara nga Hipokrat Kondi, si dhe kėngė popullore rumune. Recitohen vargje tė Asdrenit, degjohet zėri artistik, operistik, i zonjushes Smaranda M. Toskani, kėndon nė piano motra e saj, zonja Aglaja Mihėilesku Toskani (nga Opera Shtetėrore), recitohen vargje tė Ēajupit etj. Nė pjesėn e tretė tė programit, jepet shfaqja Heronjtė e punės, regjinė e sė cilės e ka bėrė shkrimtari shqiptar i Bukureshtit, Foqion Miēaēo, jeta dhe vepra e tė cilit meriton tė ndriēohet.
Subjekti i kėsaj pjese ndėrlidhet me ndėrtimin e hekurrudhės sė parė shqiptare Durrės-Elbasan, si dhe me punėt e bėra nė njėrin nga kantjeret e rrugės Kukės-Peshkopi, kur tė rinjtė shqiptarė, ndėrtuan vullnetarisht, nė vitin l946, 65 km.rrugė. Personazhet e kėsaj pjese janė tė gjithė shqiptarė tė Bukureshtit: Teodor Papapavli (Bardhi), Nasi Kristesku (Zejneli), Antoneta Kristesku (Afėrdita), Nesti Proto (Nesti), Konstantin Shandro (Selo), Pandeli Shundi (Koēo), Matej Danili (Tekniku) dhe Toma Velo (Gaqo). Pėr ne, qė kemi patur fatin t’i njohim disa nga kėta, mė me rėndėsi se subjekti i pjesės nė fjalė, ėshtė jeta dhe vepra e kėtyre bijve tė shenjtė tė rilindėsve tanė, korēarė me zemėr tė zjarrtė, shqiptarė dhe arumunė bashkė, dashamirė tė kombit dhe atdheut, qytetarė tė denjė pėr atdhetari dhe qytetėrim, moral, besnikėri dhe unitet, aftėsi, pėrgjegjshmėri dhe ekuilibėr, pėr tė cilėt kemi shkruar dhe do tė shkruajmė.
Vlen tė pėrmednim me kėtė rast faktin se xha Nasi Kristesku, i biri i rilindasit tė fundit tė kolonisė shqiptare tė Bukureshtit (Dhimitėr Kristo Rėmbeci), flet me njė admirim tė hatashėm pėr zonjėn Smaranda M. Toskani (kėngėtare,  emri i sė cilės figuron nė Programin e lartėpėrmendur), pėr tė cilė na thot se ka vajtur kaherė nė Amerikė (New York), dhe e cila po qe se jeton, duhet tė bėjė diē pėr tė nxjerrė nė dritė, jetėn dhe veprėn e babait tė saj, Mihailesku Toskani, me prejardhje boboshtare, figurė qėndrore e Operės Rumune. E falėnderojmė, me kėtė rast, pėr kėto ide fisnike, pėr librat qė na ka dhėnė, pėr dorėshkrime e dokumente tė shenjta, qė i ka ruajtur me besnikėri, xha Thanasi i Bukureshtit, i cili shpreh dėshirėn pėr prezentimin e tyre nė shtypin shqiptar tė Maqedonisė, ngase varri shqiptar ungjit tė tij, Papa Robe, gjendet nė oborrin e Manastirit Shqiptar, tė Shėn Naumit nė Ohėr. (Baki Ymeri, Bukuresht)
Tregtarė dhe patriotė shqiptarė tė Bukureshtit (1938). Babai i Nasit,
Dhimitėr Kristo Rėmbeci gjendet nė mes, nė rendin e dytė, nė kėmbė.
Nga e majta, ulur, ambasadori Fran Zef Ēukja, Thanasi Kristo Rėmbeci
dhe Nikolla Xhamo, nė lokalet e ambasadės shqiptare (1995)
Posted by Rugovapress in 11:09:10 | Permalink | No Comments »

Thursday, August 23, 2007

Nga Ramush Tahiri, Prishtine

 

Turpi i Ekipit të Unitetit të Kosovës: Eshtrat e Isa Boletinit mbetën në thes
Ramush TAHIRI

Ramush TahiriManastirit të Sokolicës, si zonë e mbrojtur, i ra në pronë Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Heroi Kombëtar, pa të cilin sot nuk do të ishte Kosova, njeriu që e luftoi Turqinë në kohët më të vështira dhe i cili takoi kryediplomatin anglez Eduard Grej, do të mbetet i pavarrosur, sepse manastiri që u ndërtua në pronën e Boletinëve, ka të drejtë të mos lejojë ndërtimin e varrit,  bile edhe të ndalojë  manifestimet në kujtim të tij.

Në pakon e Marti Ahtisarit, ndër më shumë se dyzet manastiret dhe kishat që në këtë dokument janë shpallur si serbe, e që janë futur në të ashtuquajturat zonat e mbrojtura, krahas Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanës së Pejës etj., është vendosur edhe Manastiri i Sokolicës, Zveçan. Njohësve jo të mirë të gjendjes në Kosovë nuk do t’i bënte përshtypje ky emër krahas aq shumë “vendeve të shenjta serbe në Kosovë” të mbrojtura me ligje, por tash edhe me këtë marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa njohësit e mirë dhe personalitetet e përkushtuara për çështjen kombëtare, dhe për fatin e mirë të Kosovës e dinë se është fjala për kishën në fshatin Boletin, të ndërtuar në pronën e familjes së Isa Boletinit, heroit kombëtar shqiptar i cili  “zgjodhi vdekjen më mirë se robërinë” dhe i cili me luftën e tij kundër Perandorisë Turke në vitet 1905-1912 bëri që popullsia sot këtu ta ndijë veten shqiptar dhe Kosova, që ishte atëbotë të mbetej edhe tash çështje e pazgjidhur ndërkombëtare.

Ata që kanë lexuar kujtimet e Tafil Boletinit, që shërbyen për shkrimin e librit nga Skënder Luarasi për Isa Boletinin, dhe që para ca vitesh u botuan të plota, e kanë të qartë lindjen e çështjes së kishës serbe në pronat e Boletinëve. Në kujtime shkruhet se një fshatar serb që punonte në pronat e familjes së Boletinëve kishte kërkuar që t’i lejohej të ndërtonte një kishëz ku do të mund të kryente ritet e veta ortodokse fetare. Kjo iu mundësua dhe afër Kullave të Boletinëve u ndërtua objekti fetar, i cili pas pushtimit të Kosovës nga Serbia u shndërrua në Manastir, i cili mori emrin i Sokolicës, sipas majës së kodrës së afërme. Edhe vetë burimet kishtare dhe shtetërore serbe e pranojnë se Manastiri i Sokolicës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Në propagandën e serbizimit të tërësishëm të Kosovës, krahas kolonizimit me popullsi serbe sipas dekreteve mbretërore dhe sipas planit të kolonizimit me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike shqiptare të Kosovës, “shkencëtarët” serbë  “zbuluan” se kishëza qenka ndërtuar në themelet e vjetra të një manastiri nga koha e Mesjetës. Në mungesë të gjetjes të dokumenteve faktike ata iu referuan kinse gojëdhënave dhe këngëve popullore serbe të eposit të Luftës së Kosovës dhe  “e gjetën” se me gjasë ky manastir qenka ndërtuar nga feudali Musa diku në fund të shekullit XIII, dhe se ky feudal kinse na qenka babai i vëllezërve Musiq, të njohur nga baladat për Betejën e Kosovës të vitit 1389. Musa, portreti i të cilit është gjetur më vonë në freskat serbe, na paskësh qenë dhëndri i Knez Lazarit, udhëheqësit legjendar serb të Betejës së Kosovës, duke pasur për grua pikërisht të motrën e Lazar Hrebljanoviqit. Sot Manastiri i Sokolicës është manastir femëror që në krye ka Motrën Makarije, një doktoreshë të shkencave të kimisë, e cila ia ka marrë dorën punimit të freskave, së bashku me motrat e tjera, duke e shndërruar këtë manastir në shkollë të dëgjuar të pikturimit bizantin mesjetar.

Manastiri i Sokolicës përpara dy-tri vjetëve mori pjesë në  SHBA me ekspozitën e artit bizantin, ku prezantuan skulpturën e Virgjëreshës Mëri, e cila është atraksion i këtij manastiri, sepse në  “kohë të vjetra ka fluturuar nga Manastiri i Banjskës  duke rënë në një dru në oborrin e Manastirit” për t’u vendosur më vonë pranë altarit…  Manastiri i Sokolicës asnjëherë nuk u shkatërrua. U mbrojt dhe u ruajt nga shqiptarët, duke qenë familja e Isa Boletinit, mbrojtës të manastirit, për të cilën gjë nga populli u quajtën Vojvodë. Dihet se në Tiranë gjendet revolja e Isa Boletinit, e dhuruar nga popi Momçillo, duke pasur të shënuar edhe përkushtimin e tij në formë gravure…

Qytetarët e Kosovës, tashmë nëpërmjet shtypit dhe kronikave televizive, janë njoftuar për reagimin e njërit nga pinjollët e Isa Boletinit, Xhaferit, i cili duke paraqitur tapitë e tokës dhe të pronës kundërshtonte ndërtimin e një muri nga ana e Manastirit krejt afër Kullave të Isa Boletinit. Opinioni gjithashtu e di se një grup studiuesish e patriotësh përpara dhjetë vjetëve tërhoqën nga varrezat e Podgoricës eshtrat e Isa Boletinit, djemve, nipave dhe bashkëluftëtarëve që u vranë në pritën famëkeqe të organizuar nga  qeveritarët e Malit të Zi më 23 janar 1916 në Urën e Ribnicës. Përshkrimi i vrasjes përveç nga Tafil Boletini,  është bërë edhe nga raporti zyrtar i policisë, gjithashtu edhe nga Nikolla Gjillas, babai i udhëheqësit komunist jugosllav Millovan Gjillas, që kishte qenë pjesëmarrës në vrasje dhe që kishte marrë revolverin e Isës, për ta ruajtur si pre lufte në koleksionin e tij familjar… Eshtrat edhe sot ruhen në fshehtësi të madhe, që një ditë, ashtu si i ka hije patriotit të madh të çështjes kombëtare shqiptare, të varrosen me ceremoni në Kullat memoriale të Isa Boletinit.

Nga donacionet dhe me ndihmën e Ministrisë për Kulturë të Kosovës është bërë restaurimi i Kullave, mirëpo përveç ndonjë spoti televiziv, për ndonjë këngë patriotike, ky kompleks nuk e kryen funksionin e vet të kujtimit të traditave atdhetare të luftës për liri. Pengesë është afërsia e Manastirit, i cili kërkon rrugë dhe hapësirë për ta zhvilluar aktivitetin e vet, edhe pse në afërsi të manastirit asnjëherë nuk ka pasur shtëpi serbe, por vetëm shqiptare, ndërsa nga afërsia e fshatit Boletin familja e fundit është shpërngulë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar…

Problemin, që nuk ishte i tillë, e zgjidhi Marti Ahtisari, me bekimin e plotë të Ekipit të Unitetit i cili nuk bëzan për këtë çështje, as pesë ditë pas publikimit të propozimit.

Manastiri i Sokolicës u shpall zonë e mbrojtur, ndërsa në kuadër të tij hyri, si thuhet shprehimisht, Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Kështu u tret trashëgimia e udhëheqësit kryesor të Luftës për Pavarësi Kombëtare, duke iu dhënë rëndësi ndërkombëtare, me moskundërshtimin e lakejve kosovarë, një manastiri të diskutueshëm karshi një personaliteti që e njihte dhe e respektonte gjithë diplomacia e kohës, duke u konsideruar një Xhorxh Vashington i Kosovës. Në atë kohë me ia kthye pushkën Turqisë dhe me e kthye Shqipërinë bashkë me Kosovën, si pjesë e saj e pandarë, kah Evropa ishte një largpamësi dhe një përkushtim që shndrit dhe jep forcë edhe sot e kësaj dite…

Në Aneksin e Pestë, në pikën 1.4, thuhet “Kosova garanton që prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe pasuria tjetër e Kishës ortodokse serbe është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt i eksproprijimit”. Në pikën 1.5 thuhet “Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasje në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri  e Kishës Ortodokse Serbe, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar…” Gjithashtu në pikën 4.1.2. thuhet “Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha… B) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse.”

Pra, ky është turpi i Ekipit të Unitetit të Kosovës dhe i të gjitha trupave të tij punuese. Eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini mbeten në thes e të pavarrosura, ndërsa qasja në Kullat e tij, në simbolin e krenarisë kombëtare, mbesin të ndaluara…Konstatimi se “njerëzit që nuk i nderojnë të parët nuk mund ta sjellin pavarësinë”, është i drejtë dhe i mbështetur nga koha.


Posted by Rugovapress in 12:22:28 | Permalink | No Comments »

Baki Ymeri, Bukuresht: Në vargjet e Sali Bashotës ndjehen pëshpëritjet e truallit shqiptar

Retrospektiva kombëtare të diasporës shqiptare

Në vargjet e Sali Bashotës ndjehen pëshpëritjet e truallit shqiptar

“Poeti është shpirt në shpirtin e kombit të tij”   
(Me rastin e promovimit të Ekzilit të shpirtit të Sali Bashotës në Bukuresht)   
  
Organizuar nga Muzeu Kombëtar i Letërsisë Rumune dhe Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), në qershor të vitit 2005 u lansua në Bukuresht vëllimi bilingv Ekzili i shpirtit/Exilul sufletului, i poetit të shquar kosovar, SaliBashota, eseist, profesor universitar, editor, drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës (BKUK). Fakti se kohëve të fundit shfrytëzojnë shtyllat e informacionit elektronik disa shtriga shërbimesh të fshehta të djallit që hedhin shpifje tendencioze kundër intelektualëve tanë, na detyrojnë ta mbrojmë të vërtetën për ata që kultivojnë dhe militojnë për afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave letrare, kombëtare dhe universitare shqiptare. Sali Bashota është shqiptari që din të mobilizojë njerëzit, institucionet, atdhetarizmin dhe frymëzimet. Në vargjet e tij ndjehet pëshpëritja e truallit shqiptar. Lansimi i librit të tij që u mbajt parvjet në sallën e rrumbullaktë të Muzeut Kombëtar të Letërsisë Rumune, është një eveniment historik që do të mbahet mend. Ambasadori shqiptar u shpreh me këtë rast se shpirti i shqiptarit është një shpirt i florinjtë që fluturon ngado, ngase shqiptari ka qenë gjithmonë në udhë, por as udha e as vendi ku ka qëndruar, nuk e kanë zbehur shpirtin e tij..   
  
Baki Ymeri, Bukuresht   
  
Nuk dihet në ka dashamirë rumunësh në Kosovë, por dihet se ata që kanë patur fatin të njohin gjuhën, shpirtin, kulturën, folklorin, etnografinë, dhe shëmbëlltyrën e rumunëve, kanë konstatuar se rumunët janë vëllezërit tanë, kushërinjtë e të njëjtit gjak, siç kanë thënë Hashdeu para 100 vitesh dhe Jorga para 60 vitesh, apo një grup autorësh në revistën Dacia magazin këto ditë: I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar. Kush janë ata që e kanë konstatuar këtë të vërtetë që të shtyn t’u rekesh përpjekjeve për hapjen e një qendre kulturore shqiptare në Bukuresht, dhe të një qendre rumune në Prishtinë. Janë do emra të njohur shqiptarësh të Kosovës (Rexhep Qosja, Rexhep Ismajli, Latif Mulaku, Shefki Sejdiu, Mirie Rushani, Ymer Jaka, Beqir Musliu, Sali Bashota, Begzat Baliu, Ismet Dërmaku e tjerë), të cilët e kanë vërejtur praktikisht këtë afri shpirtërore, disa prej tyre duke bërë shaka dhe duke u thënë rumunëve se janë shqiptarë. Jo për përzjerje nocionesh, identitetesh, etnitetesh e vlerash autoktone e kemi fjalën, por për një fqinjësi të lashtë parasllave dhe paralatine, kur Shqipëria përmes Moravës përkufizohej me Rumaninë, e vërtetë e cila duhet deshifruar e afirmuar. Përse është fjala në kuadrin e kësaj parafjale?   
Fjalën e kemi për lansimin e poetit të parë shqiptar të Kosovës në hapsirat kulturore të Rumanisë: dr. Sali Bashotës, mbiemrin e të cilit e hasim në dokumentet mesjetare të shek. XV-të, si mbiemër i një familjeje fisnike (1590).

Prezenca e tij në Bukuresht ishte një rast i veçantë për afirmimin e Kosovës në një vend ku propagandat serbe të metropolës e morën në qafë një popull me një shpirt të florinjtë. E ka thënë këtë me fjalë të tjera filoshqiptari Tiberius Puiu në kuadrin e artikujve të botuar te Shqiptari, ndërsa kolegu ynë i frymëzimeve, Florentin Popesku, autor i një tregimi me titullin Arbënashi trim i zonjës Neaga, theksoi se edhepse ishim fqinj para dyndjeve barbare në Ballkan, shqiptarët dhe rumunët ende fare pak e njohin njëri-tjetrin. Sali Bashota është shqiptari që din të mobilizojë njerëzit, institucionet, atdhetarizmin dhe frymëzimet. Lansimi i librit të tij që u mbajt në sallën e rrumbullaktë të Muzeut Kombëtar të Letërisë Rumune, është një eveniment historik që do të mbahet mend, e që ta përkujton suksesin që pat vizita e Aleksandër Mojsiut në Bukuresht (1922), suksesin e vizitës së Viktor Eftimiut në Shqipëri (1971), apo atë të Ismail Kadaresë në Rumani (2003).   
Më 23 qershor të  vitit 2005, Kosova e dha provimin e pjekurisë letrare, intelektuale e diplomatike në kryeqendrën botërore të frymëzimit. Jo më kot, me rastin e këtij lansimi, kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, z. Mirçea Istrate, pasi e prezantoi shpirtin magjik të Ekzilit të shpirtit, fuqinë e gjallë të fjalës dhe strukturën e rezistencës së shëndetshme të shpirtit shqiptar, e luti autorin të japë një pasqyrë të shkurtë mbi Kosovën kulturore dhe përpjekjet e Saja për integrim në Bashkësinë Evropiane. Rotonda, përkatësisht Salla e Rrumbullaktë e Muzeut ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur tejmase me shkrimtarë, eseistë, gazetarë, studentë, dashamirë të artit letrar, bij dhe bija rilindasish, redaktorë revistash letrare, personalitete të shquara rumune, arumune e shqiptare. Këtë tubim të rëndësishëm e nderuan edhe ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Shkëlqesia e tij, z. Leonidha Mërtiri, kryetari i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, aktori rumun me prejardhje shqiptare Niku Konstantin, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, Gjorgje Miku (ishambasador i Rumanisë në Shqipëri), poeti Bogdan D. Pasku (jurist në Parlamentin e Rumanisë). Manifestimin e hapi drejtori i MLT, Aleksandru Kondeesku, pas të cilit shprehën mendimet e tyre lidhur me vlerat e Ekzilit të shpirtit, poeti Florentiin Popesku, prof. Dr. Xhelku Maksuti (Kryetar Nderi i BKSHR), ambasadori Mërtiri, kryetari i BKSHR-së, Mirçea Istrate.

U potencua me këtë rast fakti se Sali Bashota është poeti i parë shqiptar nga Kosova, të cilit i organizohet një lansim libri në Rumani. Fjala është për një vepër të suksesshme ku reflektohet poetika magjike shqiptare, e cila brenda një kohe të shkurtë qe kurorëzuar me 15 reçensione të botuara, të një niveli të lartë, duke patur për autorë emra të njohur si Luan Topçiu, Octavian Soviany, Adrian Majuru, Aurelian Qivu, Mihai Antonescu. Si drejtori i Muzeut të Letërsisë, poashtu edhe ambasadori shqiptar dhe profesor Maksuti, këtë manifestim e konsideruan si një moment historik për rivitalizimin dhe përforcimin e marrëdhënieve kulturore dhe lidhjeve shpirtërore rumuno-shqiptare. Kam patur kënaqësinë të takohem me një poezi të thellë dhe të veçantë, theksoi me rastin e hapjes së manifestimit, drejtori i Muzeut Kombëtar të Letërsisë Rumune, zt. Aleksandru Kondeesku. Sipas Florentin Popeskut Sali Bashota është një poet i çmuar dhe tejet origjinal. Në kuadrin e një kokteji që u shtrua për nderë të mysafirit nga Kosova, morën pjesë veprimtarë të ndryshëm të jetës kulturore, shkencore dhe artistike bukureshtae, massmedia rumune, radioja dhe televizioni, si dhe një ekip i Televizionit shqiptar.   
I pyetur si e komenton titullin e librit (Ekzili i shpirtit), ambasadori Mërtiri theksoi faktin se shpirti i shqiptarit është një shpirt i florinjtë që fluturon ngado, ngase shqiptari ka qenë gjithmonë në udhë, por as udha e as vendi ku ka qëndruar, nuk e kanë zbehur shpirtin e tij.   
Çfarë pështypje na bëri manifestimi i sotshëm? Një pështypje të shkëlqyer, duke patur parasysh vlerën e poetit, si dhe ata që bënë fjalë për veprën e zotërisë së tij. Ekzili i shpirtit, sipas poetit Rodian Drëgoi, na zbulon një poet totalisht të veçantë. Pothuajse asnjë fjalë nuk është përdorur pa lidhje, asnjë sintagmë nuk është pa mbulesë. Ligjërimi poetik është konkret. Shprehjet janë prodhimi i ashpërsisë. E shkruar në varg të bardhë (pa rimë), poezia instalohet me peshë, edhepse toni mbetet me një sinqeritet të madh. Sali Bashota din t’u japë rezonancë dhe kuptime turbulluese gjesteve. Përmes tyre ndjehen pëshpëritjet e truallit shqiptar. Përkufizimet reale-imagjinare janë të thithura nga situata (ngjarje) të diellëzuara. I sigurtë në vetvete, pa komplekse, ai i grumbullon në kujtesë çastet e përjetuara apo të ëndërruara – çdo gjë - në një shkallë hiperbolike. Impulset që të shpiejnë në thellësitë e brendisë, e gërshetojnë harmoninë ndërmjet idesë dhe temës nën shenjën imperative të estetikës. 

Mikpritje shqiptare në ambasadën shqiptare  
Përgjatë ditëve të qëndrimit të tij në Bukuresht, autori realizoi një serë vizitash protokolare e miqësore në Bibliotekën Nacionale të Rumanisë, në Bibliotekën Universitare të Bukureshtit, në Bibliotekën e Akademisë Rumune, si dhe në institucione të tjera të kulturës, duke vizituar ish-kishën shqiptare të Bukureshtit ku Fan Noli mbajti meshën e parë shqipe (1911), hotelin Kontinental ku u mbajt mbledhja historike e Kolonisë Shqiptare me delegacionin e Ismail Qemalit, ku u vendos që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e mosvarme (1912). E vizitoi poashtu shqiptaren më të moshuar të diasporës së këtushme shqiptare, zonjën Anastasia Gjergji, 95 vjeçare, e bija e ishpresidentit të Komunitetit Orthodoks Shqiptar të Rumanisë (Nikolla Xhorxhesku Pallamida). Me këtë rast, ditën e dytë të këtij manifestimi, ambasada shqiptare e Bukureshtit në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë organizoi një takim me diasporën dedikuar 600 vjetorit të lindjes së Skënderbeut, rast me të cilin qe përkujtuar edhe Kosova përmes mysafirit të Saj në Bukuresht, dr. Sali Bashotës. Përveç ambasadorit shqiptar dhe profesorëve Maksuti, Miku e Nikolla Çakiri, figurën legjendare të Skënderbeut e evokoi edhe autori i Ekzilit të shpirtit, i cili bëri fjalë mbi veprat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga shek. XV-XVIII, si dhe koleksionin e zonjës Patricia Nugee, lidhur me librat legjendës mesjetare shqiptare. Atmosferën festive në ambasadën shqiptare e dinamizoi edhe një program i pasur artistik, i realizuar nga Arlinda Morava (soprano), Klara Bregu (violonçelë) dhe studentët shqiptarë të Akademisë së Arteve në Bukuresht.

  

  

Posted by Rugovapress in 11:30:20 | Permalink | No Comments »

Wednesday, August 22, 2007

Shkruan: Halil Haxhosaj Mazllum Saneja: “Vetëtimë jete

shkruan: Halil Haxhosaj Mazllum Saneja: “Vetëtimë jete Aug 22, ‘07 3:11 PM
for everyone

Shqyrtime letrare 

Halil Haxhosaj 

FIGURA E KOZMOSIT NË VEPRËN POETIKE 

 Mazllum Saneja: “Vetëtimë jete”, poezi, botoi PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2007. 

 Shkrimtari, përkthyesi, poeti dhe krijuesi ynë i njohur Mazllum Saneja përmbledhjen e parë poetike me titull “Këlthitje” e ka botuar qysh në vitin 1973, në Prishtinë. Prej kësaj vepre deri sot ka botuar disa përmbledhje të tjera me poezi në gjuhën shqipe dhe polonishte si dhe ka përpiluar disa antologji në këto dy gjuhë. Po ashtu është edhe përkthyes i shumë veprave të shkrimtarëve shqiptarë në gjuhën polake si Ali Podrimja, Eqrem Basha, Visar Zhiti, etj., dhe shkrimtarëve polakë si: Karoll Vojtilla (Papa), Tadeush Ruzheviç, Vislava Shimborska, Zbignjev Herbert, Eva Lipska, etj., në gjuhën shqipe. Pra ky intelektual dhe krijues është ambasadori i letërsisë dhe kulturës shqiptare në Poloni dhe i asaj polake në Kosovë e Shqipëri dhe më gjerë. 

Makrokozmosi si figuracion poetik

 Vepra më e re e krijuesit Mazllum Saneja “Vetëtimë jete”, botoi PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2007, ngërthen në brendinë e vet një shtrirje tejet interesante të lëndës poetike. Shtrirja artistike dhe figurative me vëllim sasior prej mese 54 poezish, depërton nëpër qerthujt poetikë: 1. Në mes të jetës, 2. Asnjë fjalë, 3. Ngashërimi, 4. Pashë një ëndërr dhe 5. Unë zgjuar rri. Ndërkaq vëllimi poetik hapet me poezinë hyrëse “Pika”.

 Observimi poetik nuk mëton të tkurret vetëm në unazën e shtrënguar të vendlindjes, edhe pse ajo është në qendër, por frymon nëpër poret gjeneralë të jetës. Shtrirja poetike kalon nëpër fushën e frymëzimit figurativ të makro dhe të mikrokozmosit poetik. Makrokozmosi është shkalla e përgjithshme ku poeti e ngjyen penën e tij për t’i bashkuar të gjitha skajet e hapësirës në të cilën jetohet dhe merret frymë. Dhe kështu qëllimi i tij nuk rrëshqet nëpër ndonjë formalitet, madje as në ndonjë log sa për të shprehur lëndën dhe figuracionin e tij vetëm si qëllim mode, e pse jo edhe modernizimi. Por, këtë qëllimisht, poeti Mazllum Saneja e shtrinë në gjerësinë dhe në thellësinë e vargjeve të veta me qëllim frymëzimi sa më artistik dhe individual. Duke jetuar larg vendlindjes, larg Gjakovës, larg familjes dhe të dashurve të tij, larg miqve, shokëve, motrave, mandej larg Kosovës, tokës së saj, larg bukurive të Kosovës, poeti dëshiron që t’i bashkojë, mbase edhe t’i afrojë, pikat e largëta të makrokozmosit në botën e tij artistike, por edhe në atë reale. Duke mëtuar në këtë pikë referimi frymëzues, del sheshit qëllimi figurativ poetik që korrespondon me aktualitetin edhe pse ndonjëherë shfaqet haptas. Poeti, që ndonjëherë paraqitet si arter egoja i dytë poetik në vargje, nuk pajtohet me epokën e tij e cila është e mbushur me trishtim. Por, ai trishtim thellohet, hepohet, siç thotë Lasgush Poradeci, dhe rrjedh duke ngarendur rreth e përqark kozmosit të shthurur dhe të mbushur përplot me kontradikta. 

 Në këtë kozmos me plot e përplot gjera të këtilla, përplot me dhimbje e dënesa, edhe poeti ndjen dhimbje ngase ai ka mbetur si zë i humbur në shkretëtirë. Duke mbetur kështu fillikat vetëm, ai nuk çka të bëjë tjetër vetëm të çirret sepse mendime të llojllojshme ia përshkojnë tejpërtej epokën e tij. Por, edhe duke qëndruar në mes të qyteteve të mëdha, /Mes mureve të ftohta/ Dhe shtëpive shumëkatëshe/ Dhe drurëve në kopshte/ që janë një hallkë tjetër e makrokozmosit figurativ në vargjet e poezive të këtij vëllimi poetik, ai përpiqet të gjejë se ku fshihet qendra e kësaj hapësire të madhe dhe të pashpirt, pra e makrokozmosit. Në këtë botë edhe aeroplanët që fluturojnë në qiellin e këtij makrokozmosi i shndrit një diell përvëlues, ngase njerëzit që jetojnë aty janë pa ngrohtësi në sy dhe pa gjak në zemër. Kjo gjendje shpesh duket groteske sepse gjallesat përpëlitën në atë simbiozë jetese derisa të kenë forcë për të qëndruar. Nëse lexohen me vëmendje këto vargje në thellësinë dhe gjerësinë e tyre, haset elementi kuptimor i nëntekstit poetik që buron në kuptimin figurativ të simbolit të makrokozmosit që nuk është asgjë tjetër vetëm se jeta e poetit Mazllum Saneja në Poloninë e largët dhe të ftohtë prej më se tridhjetë e më shumë vjetësh. Andaj ky element mëveshët me figuracion të gjeneralizuar i cili duke mos qenë i tkurrur, por duke qenë i shtrirë fiton element të dendur dhe domethënës artistik. Duke kaluar kështu në shtresim kuptimor të figurës së makrokozmosit në vargjet poetike të veprës “Vetëtimë jete” ai mbarset edhe me figuracion tjetër që lirisht korrespondon me anën tjetër të këtij ekuacioni figurativ , në mikrokozmosin poetik. Gërshetimi i këtyre dy kuptimeve i shprehur në poezitë e këtij vëllimi poetik bëhet në mënyrë të suksesshme dhe mjaft bukur artistikisht nga pena e poetit. Ai edhe kur merr për temë ndonjë element intim dhe tepër personal, e shtrin mbi këto dy koncepte dhe ia del me suksese duke mos rënë në grackën e deklarativizmit siç ndodh tek disa krijues.  

Mikrokozmosi poetik dhe figurativ 

 Elementi i mikrokozmosit në vargjet e poezisë së Mazllum Sanejës është një hallkë që frymon melodikisht koordinueshëm. Ky koordinim nuk bëhet artificialisht, madje as teorikisht në emër të strukturimit teoriko-letrar, por shkrihet me ndjenjën, mendimin dhe përjetimin. Në këtë trenomë hapësira figurative frymon çlirueshëm dhe emocionalisht. Mbi këtë koncept artistik ndërtohen vargje që në një mënyrë ose tjetër shprehin anën e brendshme të poetit. Andaj, lirisht mund të konstatohet së poezitë e tilla janë lirike, e pse jo edhe me një shprehje të thellë ndijore dhe përmbajtjesore. Gërshetimi i këtyre elementeve nuk është i tkurrur, por është i shtrirë në horizontalen dhe vertikalen kuptimore të subjektit. Ky subjekt nuk është i shkëputur nga jeta e poetit, por ai, madje është pjesë përbërëse e tij. Pra, është shtresa më sublime e jetës së poetit, sepse: /Në të vërtetë nuk ka asgjë përse të ankohemi/ as për kohën e shkuar/ ndonëse jeta nuk na përkëdheli kurrë/, për të vazhduar poezinë me vargjet: /Dhe këto vargje / i shkëputa nga shpirti/ për Ty motra ime/ , shkruan poeti Mazllum Saneja në poezinë “Letër motrës”. Ky individualitet i bashkëdyzuar i subjektit lirik dhe i poetit del lirik dhe buron nga mikrokozmosi i krijuesit. Bota e këtij mikrokozmosi nuk është e pakuptueshme, madje as individuale. Kjo shihet atëherë kur aromat e këtyre vargjeve kërkojnë nëpër petalet e të gjitha luleve “të jetës” së individit në këtë kohë dhe në këtë hapësirë. Dhe atëherë mikrokozmosi i tillë poetik nuk është i zorshëm për t’u kuptuar, madje as për t’u shijuar dhe konsumuar nga lexuesi. Pikëpamjet e subjektit lirik tash njëjtësohen me autorin, në këtë rast me poetin, dhe marrin karakter edhe autobiografik ndonjëherë: /Faleminderit motra ime Myrvete/ tani kur jam në kurbet bredhërimave/ më kujtohet bota fëmijërore/ prandaj porosit motrën: /Asnjë pikë loti për mua/ jeta e njeriut/ qenka vetëm një shtegtim i pambarim/, sepse edhe çdo poezi që e shkruan i duket se ajo do të jetë e fundit, apo ”sikur është e fundit”.

 Mikrokozmosi poetik në veprën e Mazllum Sanejës depërton nëpër disa qeliza të organizmit të veprës. Këtu shkruhet për vetminë, mallin sëmurjen, urrejtjen,  lirinë, frymëmarrjen e ngushtuar, etj. Kur është i sëmurë dhe i shtrirë në sanatorium për t’u shëruar, ai shikon nëpër dritare sepse /Vetëm këtu lirisht marr frymë/ … /Këtu gjithnjë mbretëron qetësia/. Ky është elementi që shprehet me ndjenjën lirike sepse bëhet kryqëzimi i vetmisë, lirisë dhe sëmurjes. Trinomi i jetës së këtillë e ka peshën edhe më të rëndë kur përjetohet në kurbet, siç thotë poeti Saneja. Jeta e mikrokozmosit poetik është e mbushur edhe me plot dyshime. Ajo shpesh është e pakuptueshme dhe lavire. Duke qëndruar pezull, apo në mes, ajo e ka vetëm një kuptim të mbushur plot e përplot me mallin për njeriun, gruan, farefisin, miqtë shokët, fëmijërinë. Dhe kjo barrë herë bëhet më e lehtë, herë më e rëndë. Krejt kjo varet nga poleni i saj, nga aroma e saj, nga shija e saj në mikrokozmosin poetik. 

Figura e shiut dhe balada 

 Vëllimi poetik “Vetëtimë jete” i poetit Mazllum Saneja, gërshetohet nga një kolorit i pasur figurativ. Edhe pse disa nga figurat e përdorura janë periferike, shumica syresh janë qendrore. Ndër figurat më funksionale dhe më të suksesshme është edhe figura e shiut. Ajo bëhet kryesore dhe funksionale, sepse poeti e fillon vëllimin poetik me vargjet kushtuar shiut, gjegjësisht në krye të veprën është poezia “Pika”. Kjo poezi ka dy strofa dhe njëmbëdhjetë vargje të lira me rimë dhe ritëm të brendshëm dhe fillon me vargjet: /Shi bie/ Në rrugë dritë diellore/ për të përfunduar me këto vargje: / Në fund të atDheut/ Befas zhdavariten retë/ Dhe shkëlqen asfalti në rrugë/ Nga shira vërshues/. Figura e shiut në këto vargje nuk del e vetmuar, madje as e ndarë. Por, ajo vepron, funksionon dhe bashkohet edhe me elementë të tjerë poetik të veprës. Kështu, kjo nuk mbetet vetëm figurë për figurë në kuptimin teorik e artistik. Dhe mu kësaj autori ia arrin me sukses sepse mallin e atDheut e lanë nga shiu, pas të cilit gjithmonë lind dielli më i ngrohtë dhe me shkëlqyes. Madje, duke qenë i vetëdijshëm për zoret e jetës në kurbet, për vështirësitë dhe pakuptimësitë e saj larg atDheut, poeti e di se të tillë e kishte fatin që nga lindja sepse: /Thonë se kur kam lindur unë/ Vërshim i madh ka ndodhur/. Ai shi është i rëndë për të kudo ku gjendet, sepse ia rendon shikimet, mendimet, jetën. Ia rendon edhe qenien e tij prej njeriu dhe krijuesi. Mirëpo nuk është pesimist. Sepse atë e shpëton poezia, e cila gjithmonë është e pavdekshme duke ia njohur të gjitha skutat e errëta të një shpirti të vrarë. Edhe pse anës Visllës ka vetëm vrer e pelin, subjekti lirik nuk do të vdesë, por do të ringjallët duke hyrë në legjendë, duke hyrë në baladë.

 Kjo më se miri shihet në vargjet e poezisë së fundit të vëllimit me titull “Memento”. Në qendër të vargjeve të saj është lutja për përjetësi. Ajo i drejtohet figurës së parë njerëzore Evës, e cila mund të jetë edhe reale. Poeti kërkon që kur të vdesë t’ia lënë njërin sy hapur sepse do: /Ta shoh Evën/ Duke vrapuar fushës së blertë/ Të dëgjoi zërin e saj/ Si këngën e bilbilit/ sepse Evën e ka mike, edhe bibliken, edhe realen, ngase ajo ia ka falur qetësinë, ngrohtësinë dhe dashurinë. Elementi i legjendës dhe ai baladesk në këto vargje të poetit Mazllum Saneja kanë figuracion biblik, lirik, por edhe biografik. Me këto elemente poeti ia arrin t’i afrojë kufijtë që ndajnë artin nga jeta, individualen nga e përgjithshmja. Duke i afruar njëri me tjetrin këta kufij, madje edhe duke i njëjtësuar, ai ia del me sukses.

 Ka edhe vlera të tjera të patjetërsueshme vëllimi poetik “Vetëtimë jete” i poeti Mazllum Saneja. Kjo është vepër e arrirë e këtij poeti dhe shënon shkallë të lartë të pjekurisë artistike. Madje në vargjet, figuracionin, metaforat dhe elementë të tjerë poeti ia arrin që të thotë diçka të veçantë, madje edhe individuale. Kështu sigurt ai ecën kah përsosmëria e vargut, shprehjes moderne poetike dhe frymëzimit. 

Posted by Rugovapress in 20:12:30 | Permalink | No Comments »

Zbulime albanologjike në veri të Danubit, pekthyer nga Baki Ymeri

Zbulime albanologjike në veri të Danubit

   Një vepër e panjohur për shpirtin shqiptar

     (C.C. Constante: “Spre Albania” (Drejt Shqipërisë), Bukuresht, 1905)

 

      Është një nga veprat e shumta bukureshtare që mbron interesat e kombit shqiptar. “Le të përmendet me këtë rast fakti, se flas për Shqipërinë e Veriut, që përfshin krejt vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të vilajetit të Manastirit, dhe i cili dallohet për tepër nga Shqipëria e Jugut, e formuar nga dy vilajete tjera: Janina dhe Shkodra, të shtrira përgjatë brigjeve të Adriatikut”. Fati i shqiptarëve dhe rumunëve, autorit i duket identik: dy popuj të kërcënuar  me gëlltitje, “nga barbaria turke”, dhe “nga uragani sllav”. Kur vjen fjala për Kosovën, “po qe se Shqiptarët janë popullata autokotone, ndërsa Sllavët kanë vërshuar përmbi ta, atëherë Serbët duhet ta kuptojnë se pretendimet e tyre, janë jo vetëm të ekzagjeruara, por edhe absurde” . Edhepse e shkruar para një shekulli, në një gjuhë të huaj, kjo vepër paraqet interes të veçantë për studjuesit e albanologjisë. Pothuajse në çdo faqe të saj, defilon dashuria ndaj Shqipërisë dhe shpirtit shqiptar. 

      Nuk mund ta trasosh ardhmërinë, pa e njohur të  shkuarën

      Një ndër librat e vjetër dhe të rrallë, që ta mundëson një njohje të këtillë, është edhe vepra monumentale e autorit bukureshtar, Constantin Sterie Constante: “Spre Albania” (Drejt Shqipërisë). Fjala është për një spektër subjektesh, të sitematizuara shkencërisht në një monografi prej 211 faqesh, me një ballinë që ta përkujton shqiptarin e kohës së Rexhep Vokës (1905). U botua në Bukuresht para 100 vitesh, dhe u ribotua dy vjet më vonë, me të njëjtën përmbajtje, në një shtypshkronjë të re, dhe me një ballinë të re (1907). Origjinali i saj ruhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune ndërsa një fotokopje ia kemi dhënë Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës falë përkushtimeve madhore të drejtorit të saj për begatimin e këtij institucioni të shenjtë, zotit Sali Bashota. Autori ishte shkrimtar rumun me prejardhje vllahe nga Maqedonia. U lind në Ohër, më 1877, dhe vdiq në Bukuresht, më 1964. Nuk e dimë në e dinë ndërkombëtarët se komunistët maqedonë, si produkt i pansllavizmit sovjetik, për ta justifikuar sintagmën “makedonsko ime nema da zagine”, i fshinë nga faqja e dheut, varrezat vllahe në qendër të Ohrit. Deri para disa vitesh jetonte në Bukuresht vajza e autorit: Lena Konstante,e cila në moshën 95 vjeçare kishte një kujjtesë të kthjelltë pët babain e saj dhe respektin e tij ndaj kombit shqiptar Pos librit mbi Shqipërinë, autori Konstante ka botuar edhe një serë librash të tjerë mbi rumunët e Timokut (1907, 1929, 1943), kujtime nga Maqedonia (1939), një fjalor turqisht-bullgarisht-rumanisht, si dhe një monografi mbi Selanikun. Paralelisht me veprat e Nikolla Jorgës, Teodor Kapedanit dhe Xhelku Maksutit, libri Drejt Shqipërisë është një nga veprat e shumta bukureshtare, që mbron interesat e kombit shqiptar.

      Edhepse e shkruar para një shekulli në një gjuhë të huaj, kjo vepër paraqet interes të veçantë për studjuesit e albanologjisë. Pothuajse në çdo faqe të saj, defilon dashuria ndaj Shqipërisë dhe shpirtit shqiptar. Qysh në kuadrin e parathënies, “Epoka e re”, autori thekson faktin se “kauzat inedpendente”, ishin ato që e shtynë t’i reket rrugëtimit për në jug të Danubit. Pas kthimit në atdhe, “vendosa t’i botoj përshtypjet që m’i sugjeroi studimi i propagandave të ndryshme që e preknin terenin e Shqipërisë Lindore, ku qesh angazhuar të themeloj një shkollë rumune në Prizren, dhe të afirmoj,  traditat dhe doket shqiptare, pothuajse të panjohura për popullin rumun, dhe publikun lexues. Dhe meqë fati i popullit rumun është i ngjashëm me atë të popullit shqiptar, mendoj se bëj një shërbim të shenjtë, duke ia bërë të njohur vendit tim, dhe sidomos njerëzve tanë politikë, me shpresë se ndoshta kështusoj, do të arrij ta zgjoj interesin, për një popull që meriton vëmendjen tonë të sinqertë”. Admirimin e autorit ndaj kauzës shqiptare, e konfirmojnë edhe letrat e tij, ende të pabotuara, që ia dërgonte Nikolla Naços nga Shkupi, përgjatë vitit 1900.

      Vepra e Konstantin Konstantes mbi Shqipërinë Lindore (Kosova në jug dhe veri të Sharrit), ndahet në katër kaptina. Në të parën bëhet fjalë për impresione, zakone dhe tradita, për konsiderata hitorike dhe gjeografike, për njerëz dhe fakte, për luftërat ndërmjet helenizmit dhe sllavizmit, për bullgarët e serbët, për propagandën serbe, për qëndrimin e rumunëve ndaj grekëve dhe bullgarëve. Kaptina e dytë trajton do subjekte mbi Fushën e Kosovës, moralin dhe logjikën shqiptare, mbi Prizrenin dhe lëvizjen shqiptare, mbi “Serbinë e Vjetër” dhe propagandat austriake. Në kaptinën e tretë lexuesi kënaq shpirtin duke lexuar subjektet: Shqipëria dhe Shqiptarët, Shqiptarët dhe islamizmi, Martesa, lindja dhe vdekja, Psikologjia e Shqiptarëve, Besa-besë. Kaptina e fundit përfshin konkluzionet: Ndjenja kombëtare e Shqiptarëve, Themelimi i shoqërive të para kulturore, Lëvizja kulturore dhe qeveria Osmane, Autonomia e Shqipërisë, Prenk-Bib-Doda, Shqiptarët grekomanë, Alfabeti shqiptar, Vëllezërit Frashëri, Shqiptarët dhe propaganda rumune në Maqedoni, Procesi i asimilimit ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve, Një manifest shqiptar, Superioriteti i Shqiptarëve dhe Rumunëve ndaj të gjitha nacionaliteteve të tjera, Një shtet Albano- Rumun. 

      Ligjet e perandorisë nuk kanë kurrfarë vlere në Shqipëri

      Si e konsideron autori në fjalë, vendlindjen e Kolë Bojaxhiut? “Para se të vazhdoj rrugën për në Prizren të Shqipërisë Lindore, u ndala disa ditë në Shkup. Qëndrimi im i këtushëm arsyetohej me faktin se duhej ta rishoh familjen time, e vendosur këtu nga komuna e Krushovës, që nga viti 1870. Në anën tjetër, kisha nevojë për t’u armatosur me rekomandimet e nevojshme për misionin tim, për autoritetet e Prizrenit,…dhe sidomos për prijsit Shqiptarë, fjala e të cilëve është vendimtare në çështjet administrative apo gjyqësore, ngase, siç do të shohim më poshtë (kur do të merremi me jetën dhe zakonet e Shqiptarëve), ligjet e perandorisë nuk kanë kurrfarë vlere në Shqipëri, ku çdo gjë bëhet sipas zakoneve të konsakruara në praktikë, që nga kohët e pambajtura mend”(9). Në vazhdim autori e përshkruan Shkupin ku ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë. “Shkupi paraqet një rëndësi të veçantë përmes fakti se është qendra tregtare e Shqipërisë Veriore, dhe në të njëjtën kohë, qendra e pikëpjekjes së propagandave që i kanë drejtuar shikimet kah porti i Selanikut, dhe qytetet e brigjeve të Adriatikut” (11).

      Duke u ndodhur në një kryqëzim rrugësh mes Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, Shkupi përgjatë historisë u bë vatër shkollash, kishash e diplomacishë. Të gjithë rendnin pas tij për ta përvetsuar, sidomos Serbia, Bullgaria dhe Austria. Autori e përshkruan  Sharrin si “një kështjellë vargmalesh”, si dhe Vardarin si “pikëndarja e Shqipërisë Lindore nga Maqedonia, …që buron në fshatin Vrut (ar. “i dashur”), rrëzë malit Vllajnicë, si një pjesë e Sharrit, e dominuar nga platoja magjepse e Bunecit (rum.“i mirë”)”. “Ku fshihet misteri?”– pyet autori bukureshtar. Përmes cilave rrethana mbetën këto emra?” (13). Pasi e ndërlidh Shkupin me periudhën ilire të Justinianit, pasi deshifron mbishkrimet romake të do pllakave antike, Konstante thekson se “Shqipëria Lindore ishte e kolonizuar dikurë, nga stërgjyshërit tanë” (19).

      Mos vallë nga kjo periudhë, e “stërgjyshërve” romakë, kanë mbetur edhe do toponime tjera si: Gajre (nga “gara” ), Vica (nga “vita”), Llumnica (nga “lumina”)? Pasojnë fragmente mbi pushtimin osman, mbi mërgimin drejt Rumanisë si pasojë e varfërisë, mbi manipulimet e pansllavizmit në Ballkan, mbi serbët dhe bullgarët e përkrahur nga Rusia, mbi serbizimin e bullgarëve të Maqedonisë, mbi influencat e helenizmit, mbi propagandat serbe ndaj Kosovës. “Përmes publikimeve të ndryshme kontinuitive, Bullgarët përpiqen tani të dëshmojnë sa historikisht po aq edhe filologjikisht, bullgaritetin e sllavëve të Maqedonisë, sidomos atë pjesë të vilajetit të Kosovës, të cilën serbët e quajnë “Serbia e Vjetër” (45). Autori synon të njohë jetën e arumunëve të Krushovës, dhe militon për hapjen e një shkolle rumune në Shkup, bën fjalë për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe arumunëve nga ana e grekëve dhe bullgarëve, dhe më në fund, niset për në Kosovë. E gjithë kjo ndodh përgjatë vitit 1905. 

      Rruga për në Kosovë

      Në kaptinën e dytë, “Drejt Fushës së Kosovës”, përshkruan nisjen për në Ferizaj, në gjirin e një treni të vjetër. “Linja hekurudhore që shkon nga Shkupi në Mitrovicë, qarkullon vetëm dy herë në javë. Një vagon i vetëm i kl.të dytë, dhe disa vagonë të kl. të III-të, të përngjitura për trungun e një treni mallrash, janë të denja për administratën e hekurudhës orientale, dhe sidomos për udhëtarët që i shfrytëzojnë. Të gjitha vagonat e dalë nga përdorimi në këtë linjë,  shfrytëzohen për transportimin e bujqve Arnautë” (65). Treni asokohe qarkullonte dy herë në javë, dhe mu kjo ndikonte që të ketë një tollovi të madhe udhëtarësh… “Për ndryshe, përveç Arnautëve, që formojnë pothuajse krejt klientelën e rregullt të kësaj linje, janë edhe Serbët, që gjenden të shpërndarë, duke bashkëjetuar me Shqiptarët, në krejt Shqipërinë e Veriut (vis i okupuar dikurë, edhe nga Knjazët serbë, gjë për të cilën, edhe sot vazhdojnë ta konsiderojnë si Serbi e Vjetër)” (66). Si e përshkruan autori bukureshtar, sallën e pritjes në stacionin hekurudhor? Porsi në film: një film dokumentar i fillmshekullit XX:

      Poshtë, të hedhur në parregullsi të madhe, gjendej një grumbull i madh hejbeshë të lëkurës, përndryshe, të punuara me njëfarë shije artistike orientale. Në të djathtë e në të mëngjër, një grumbull thasësh me gjithfarë mallërash. Mënjanë grumbuj batash (këpucë prej gome), tejmatanë  dengje tërkuzash, gjithfarë mallërash të tjera që i kishin marrë me vete, me shpresë se nuk do të vërehen nga kontrollorët, që të shpëtojnë kësisoj nga taksat e bagazheve, e gjithë kjo ta jepte panoramën e një pazari osman, dhe assesi të një sallë pritjeje, të një stacion hekurudhor. Udhëtarët, të mbështetur mbi thasë, me cigare në gojë,  shpërndajnë valë tymi, duke e mbushur sallën, deri në gulçitje. Pjesa dërmuese e tyre janë Arnautë, të veshur në kostume e tyre kombëtare; qytetarët   mbajnë do shallvare të gjera prej pëlhure të kaltërt apo të kuqe, një mintan në formë sakoje, i qëndisur me fije mëndafshi, njëfarë “ibrishini” me do pulla të mëdha. Në kokë mbajnë një fes të kuq e të gjerë, ndërsa nga maja e kokës, dmth. e fesit, lëshohet deri mbi supe, një fjongo e madhe, që peshon përmbi një kgr”. Fshatarët shqiptarë, sipas autorit, “janë disi më të thjeshtë në veshje, dhe mbajnë do shallvare të ngushta prej shajaku të bardhë apo të zi, të qëndisur nga xhepat e deri poshtë, me do fije gajtani; një mintan prej leshi, dhe përmbi të një lurkë të shkurtë, e zezë, me njëfarë jake, e cila kur bie shi, mbërthehet në dy skaje, dhe shndërrohet në kësulë” (67).

      Në këtë turmë udhëtarësh që ishin nisur me tren, autori takohet me një plakush gjakovar (Qerim Aga). “Pasi i la hejbetë nën kanape, dhe do dengje tjera me mall, u ul këmbëkryq në një qosh, dhe pastaj, duke u drejtuar kah ne, na uroi tradicionalisht “Udhaembarë!”, të cilës ne, me modesti të veçantë iu përgjigjëm “Tungjatjeta!”. Nuk kaloi asnjë minutë dhe plaku, e hapi një pungë të madhe, që e mbante në brez, brez i qëndisur me fije ari, i thurri tre cigare të mëdha sa gishti i madh, dhe pasi e vu njërën në llullë, e ndezi, dhe pastaj na ofroi edhe neve nga një”. Edhepse s’i duronte shtjegullat e tymit, autori duke i njohur traditat shqiptare, e merr cigaren pa kurrfarë refuzimi. “Refuzimi te Shqiptarët konsiderohet si ofendim, dhe këtë e dija nga Shqiptarët e Shkupit, që numerikisht janë të shumtë” (69). E përshkruan sinqeritetin, pamjen, trimërinë dhe Besën shqiptare. “Pothuajse krejt Shqiptarët e Shqipërisë Veriore, janë përnga shtati më të lartë se të tjerët, me do krahë të gjerë që reflektojnë trimëri, me gjoksin e mbuluar me lesh të dendur, të hapur ndaj diellit dhe ngricës, me do sy të mëdhenj e të shndritshëm, të inkuadruar nga do qerpikë të dendur, me fytyrën e djegur nga dielli; thuajse para teje ke një gjigand i gatshëm të të qesë përtoke me duart e tij, dhe kjo frikë shtohet kur duke e takuar në rrugë, je i detyruar ta shikosh drejt e në sy, dhe t’i përgjigjesh përshëndetjes së tij tradicionale “Tungjatjeta!” (84).

      Në Shqipëri, sipas autorit, çështjet kryesore që komentohen përgjatë ditës, janë “hakmarrja, ndonjë krim, ndonjë vjedhje e rëndësishme, apo rrëmbimi i ndonjë tregtari të pasur”. Sipas tij,  “të gjithë, madje edhe Shqiptarët e krishterë, vuajnë nga Shqiptarët myslimanë. Këta të fundit, që nuk janë myslimanë, veçse me emrin dhe përmes faktit të synetllëkut, përmes konvertimit të tyre në islamizëm, e kanë rruajtur tërë pavarësinë e tyre, ashtu siç e kanë trashëguar nga gjysh-stërgjyshërit. Përmes një fakti të këtillë, ata i terrorizojnë ata të cilët krishtërimi ua ka ngritur të drejtën për të mbajtur armë” (70-71). Duke deshifruar letërkembimin elektronik, konstatojmë se edhe pas një shekulli, kemi “sivëllezër” të atillë, që edhe në kohë të paqës, keqpërdorin armët dhe uniformat ushtarake shqiptare, duke e njollosur dinjitetin e shqiptarit, përmes hakmarrjes politike, hajdutllëkut, dhunës, dhe kriminalitetit. “Kur kalojmë para varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për liri, stërkuqemi nga turpi që na ka kapluar, si pasojë e kopilave të kombit”, thekson në letrën e tij, njëri nga luftëtarët e lirisë. Se ç’janë duke bërë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, për identifikimin dhe shpartallimin e tyre, këtë vetëm ata e dinë. 

      Shqiptari s’e duron shkeljen e fjalës, padrejtësinë dhe imoralitetin

      Autorin e impresionojnë shqiptarët katolikë të Mirditës, dhe e shqetson fakti se “gruaja dhe fëmijët te Shqiptarët, konsiderohen si do skllevër të mirë vetëm për punë”. Në kuadrin e kaptinës “Morali dhe logjika te Shqiptarët” (75-91), përshkruhet sinqeriteti dhe ndershmëria ndër shqiptarë. “Shkelja e fjalës së dhënë, konsiderohet si një çnderim i atillë, që ia jep secilit të drejtën, ta përmirësojë përmes armës”. Pse? “Ngase te Shqiptarët, derisa drejtësia bazohet te fuqia e më të fuqishmit, padrejtësia dhe imoraliteti dënohen vetëm nga ata që janë viktimë e tyre, ndërsa shkelja e fjalës së dhënë, është një thesar i shenjtë, dhe ajo ndëshkohet nga pushteti publik: pra nga krejt fisi në të cilin bën pjesë individi” (80). Nga Ferizaji deri në Prizren, rruga me karrocë zgjat 12 orë. Mahnitet nga hijeshitë e natyrës, dhe këtë e vëren edhe karocieri shqiptar: “Po, Shqipëria ime është e bukur”, ia kthen ai, “i përgëzuar nga komplimentet, ngase asnjë vend tjetër nuk mund të jetë më i bukur, por është e varfër  dhe nuk na jep bereqet të mjaftueshëm”. “-Nuk jua jep kafshatën për të cilën keni nevojë”, ia kthen autori, “ngase nuk dëshironi ta punoni dheun e saj të plleshëm; ngase nuk dini t’i shfrytëzoni pasuritë e saj të brendshme; ngase nuk dini të shfrytëzoni pyjet saj shekullorë, të cilat sot u shërbejnë si strehë, vetëm kafshëve të egra dhe hajdutëve. Por, ditën kur pllugu do ta lëvrojë këtë truall të virgjerë, (…) atëherë do të kini bereqet të mjaftueshëm, turmat do të shumëzohen, ndërsa paqja dhe qetësia do ta zëvendësojnë terrorin dhe përçarjen, atëherë populli shqiptar, populli trim shqiptar, do të ringjallet nga vdekshmëria”(89).

      Shqiptarët, sipas këtij autori bukureshtar, janë të mençur përnga natyra, por kanë mbetur pa kulturë. Ata nuk i kuptojnë ata që flasin me të madhe për pavarësinë e Shqipërisë, “ngase, faktikisht ata janë të pavarur, duke mos patur kurrfarë lidhjesh me perandorinë osmane, nga e cila vetëm politikisht varen, ngase Sulltani zotëron kahmos”. “Le të përmendet me këtë rast fakti se flas për Shqipërinë e Veriut, që përfshin krejt vilajetin e Kosovës dhe një pjesë të vilajetit të Manastirit, dhe i cili dallohet për tepër nga Shqipëria e Jugut, e formuar nga dy vilajete: Janina dhe Shkodra, të shtrira përgjatë brigjeve të Adriatikut”(90). E përshkruan ndjenjën kombëtare në Labëri dhe te Toskët, që ka filluar të zgjohet, dhe shpreh keqardhje për faktin se, si pasojë e sundimit osman, në Shqipëri të Veriut kjo ndjenjë, “me vështirësi zë rrënjë”.  Sipas tij, shqiptarët e krishterë, ortodoksë dhe katolikë, e kanë për detyrë “ta shtrijnë flakën e atdhedashurisë, edhe mbi shqiptarët myslimanë”. Këtu del në shesh “armiqësia që përdor qeveria kundër të gjitha revendikimeve kulturore e kombëtare të Shqiptarëve ortodoksë të Korçës, dhe të Shqiptarëve të Prizrenit, të cilët me vështirësi të mëdha, kanë mundur të themelojnë nga një shkollë kombëtare, përkundër pengesave të panumërta që u vihen nga ana e autoritetve”(91).

       Me të arrirë në kryeqendrën rilindase të Shqipërisë (Prizren), i lodhur nga rruga, dhe i mahnitur nga bukuritë e natyrës, nga majat e Sharrit dhe Drini i Bardhë, përshkruan në detaje, çdo gjë që sheh. Në njërën nga kafenetë e qytetit, zatet me një vllah të shpërngulur nga kryeqendra arumune e Krushovës. “Popullata e Prizrenit përbëhet nga Shqiptarët: myslimanë dhe katolikë, Serbë dhe Rumunë”. Shqiptarët sipas tij, jetojnë  “në kushte shumë më inferiore, se sa popuj të shumtë të Afrikës dhe Oqeanisë” (88). Qëllimi i autorit është të hapë një shkollë rumune, për gogallarët e Prizrenit, por plani i tij dështon, si pasojë e një grekomani, që e spiunon te autoritetet turke. Gogallarët sipas tij, përbënin një komunitet prej 820 shpirtërash, dhe ata frekuentonin një shkollë greke. Pos vllehëve që e braktisën Voskopojën e djegur nga bandat e Ali pashës, e u vendosën kahmos, nëpër Shqipëri, Maqedoni, e gjetiu, “në Shqipërinë e Veriut nuk gjendet asnjë gjurmë Rumunësh” (108). Sipas autorit, ekzistojnë dy hipoteza mbi prezencën e rumunëve në Prizren, edhepse “këto hipoteza mbeten trillime të thjeshta, ngase, siç thash edhe më parë, nuk rruhet kurrfarë tradite lidhur me vendosjen e Rumunëve në Prizren” (po aty-108)………………..

      Fati i shqiptarëve dhe rumunëve, autorit i duket identik: dy popuj të kërcënuar  me gëlltitje, “nga barbaria turke” dhe “nga uragani sllav”. Në atë kohë, kishte lindur ideja e krijimit të një shteti të përbashkët shqiptaro-vllah. Autori ëndërron ditën kur elementi shqiptar, duke arritur në të njëjtën shkallë të intelektualitetit, me atë të nacionaliteteve të tjera, do t’ia shtrijë dorën rumunëve “për të formuar (nga katër vilajetet, në të cilat Rumunët dhe Shqiptarët formojnë mazhorancën e madhe mbi të gjitha nacionalitetet e tjera), dhe me miratimin e Fuqive, të krijojnë një shtet i cili do ta qetësonte, sa ekspansionin e Sllavëve, po aq edhe atë të Gjermanëve ndaj jugut, drejt detit Egje, dhe nga veriu, drejt detit Adriatik”(97). Rumunët nuk e duronin dot, perandorinë osmane dhe atë austro-hungareze. Shqipëria katolike, megjithatë, mbante lidhje të fuqishme me Austrinë dhe Gjermaninë. Konstantini ka krijuar përshtypjen se “Austria ëndërron të peshkojë përjetë, në ujëra të turbullta”.  

      Kisha katolike dhe lëvizja kombëtare shqiptare

      Nuk e dimë në e kanë ngritur shqiptarët Katedralen e Kombit në zemër të Dardanisë për ta bindur Europën dhe botën se Kosova është mrekullia e shtatë e botës, e cila nuk i është nënshtruar as pushtimit osman as kolinializmit serb, por i dimë mendimet fisnike të këtij autori rumun me prejarrdhje arumune: “Merreni me mend se si do të dukeshin dymilonë Shqiptarë, të arsimuar në gjuhën e tyre amtare, me një ndërgjegje kombëtare të zhvilluar, duke krijuar, sëbashku me Rumunët, një shtet të vogël, por të fuqishëm, në jug të Austrisë!”. Sintagëm rumunë, autori e përdor për arumunët. Në anën tjetër, sipas tij, as Italia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj shqiptarëve, me të cilët ka interesa politike dhe ekonomike. Në këtë rrëmujë ëndrrash e aspiratash, herë për një Shqipëri reale nën protektoratin e Austro-Hungarisë, herë në atë të  Italisë, e herë në atë të një shteti të përbashkët Shqiptaro-Vllah, në kohën kur vilajetet shqiptare ende ndodheshin nën pushtetin osman, autori njihet me drejtorin e shkollës shqiptare të Prizrenit, Matej Logoreci, “një patriot i ndezur shqiptar, me prejardhje nga Durrësi. Zotëria e tij nuk dinte si ta manifestojë entuziazmin që ndjeu, kur pat dëgjuar se në Prizren do të themelohet një shkollë rumune. Shumë të paktë janë patriotët rumunë dhe ata shqiptarë, që do ta kuptonin rëndësinë e një bashkëveprimi të këtillë, të këtyre dy popujve. Edhe unë pata kënaqësinë e veçantë, të konstatoj se ky atdhetar i dëshmuar shqiptar, ishtë njëri ndër ata raste të rralla, që kishte arritur ta kuptojë rëndësinë e bashkëveprimit të Shqiptarëve me Rumunët.”(104). 

      Në vazhdim, pasi i përshkruan peripetit nëpër të cilat kishte kaluar, derisa e kishte themeluar, të vetmen shkollë shqiptare që funksiononte asokohe në vilajetin e Kosovës, Matej Logoreci, e fton autorin ta vizitojë shkollën. “Në një shtëpi me një kat, e përbërë nga tri dhoma të mbushura me mbi 90 nxënës dhe nxënëse, ja e vetmja shkollë shqipe. Krejt mobilieri i kësaj shkolle, përbëhej nga bangat, nga një dërrasë e zezë dhe shkumsi. Aq dhe asgjë më shumë: as libra, as harta, asgjë që i nevojitej një shkolle dhe profesorëve, apo nxënësve. Të vetmet libra që i mësonin nxënësit, ishin do katekizme. Dëshmoj se rrallëherë kam parë ndonjë njeri, me një përkushtim kaq të lartë, ndaj atdhedashurisë së tij. Ky njeri, që kishte një pozitë të favorshme në qytetin e lindjes, ka ardhur në Prizren, vetëm e vetëm nga malli, për t’ua themeluar bashkatdhetarëve të vet, një shkollë kombëtare”(105). Pasojnë pasazhe ku autori spjegon vështirësitë nëpër të cilat pat kaluar drejtori, për të përfituar autorizimin, për hapjen e një shkolle të këtillë, për dyshimin e autoriteteve turke që kishin ndaj arsimimit të shqiptarëve. Atyre s’u konvenonte që shqiptarët ta kuptojnë të vërtetën, se të parët e tyre kanë qenë të krishterë, ngase komuniteti i vetëm i shtetit turk, “ishte feja”. Matej Logoreci, sipas tij, dëshmonte një mençuri të rrallë, duke ua mësuar shqiptarëve lutjet katolike. Pse? Ngase  “autoritetet turke, nuk kishin frikë më të madhe, se sa frikën ndaj Papës” (po aty-105).

      Në kuadrin e kaptinës Lëvizja shqiptare, autori e përshkruan Prizrenin, i cili asokohe kishte 12 mijë banorë, nga të cilët dymijë ishin shqiptarë të konfesionit katolik, ndër ta duke bërë pjesë, edhe prindërit e Nënë Terezës. “Në Prizren banon edhe episkopi katolik Monseniori Troksi, edhepse rezidenca e tij gjendet në Shkup. (…) Porsi në të gjitha kishat katolike, mesha mbahet në gjuhën latine, por lutjet në gjuhën lokale. Mu për kërë shkak, krejt kleri katolik i Shqipërisë, është me prejardhje shqiptare”(106). Autoritetet kishtare sipas këtij autori bukureshtar, kanë përkrahjen e Austrisë, paguhen nga Vjena, dhe e kanë për detyrë “të veprojnë për afirmimin e interesave shqiptare” (106). At Troksi, sipas autorit, duke u bashkuar edhe me patriotë të tjerë shqiptarë, “filloi një lëvizje serioze në kuptimin kombëtar shqiptar, sa pranë fiseve katolike të Mirditës, po aq edhe pranë atyre të shqiptarëve muhamedanë” (po aty-106). Meqë konsullit austriak nuk i konvenonte qëndrimi patriotik i Troksit, e spiunoi në Vjenë.

      Qeveria e Vjenës, duke i besuar konzullit, ndikoi që ky i fundit të thirret në Vatikan. “Popullata shqiptare e Prizrenit duke parë  ndërkaq padrejtësinë që i beheshin episkopit për shkak të ndjenjave të tij kombëtare, në shenjë proteste, e mbyll kishën katolike, dhe për ta hapur, kërkon nga qeveria e Vjenës, jo vetëm zëvendësimin e konzullit, por edhe diç më shumë: rehabilitimin e episkopit Troksi”(107). Kështu, më në fund, Troksi kthehet në vendin e tij. “Aktin e parë të tij, që e bëri pas kthimit nga Roma, ishte themelimi i një shkolle shqipe në Shkup, si dhe vënia e gurit themeltar, për ngritjen e një katedrale (katolike shqiptare-B.Y.), që u ngrit me shpenzimet e perandorisë së Franz Josefit” (107). Ky manifestim i ri kombëtar i episkopit, kaloi pa kurrfarë incidenti, duke patur parasysh qëndrimin tolerant, të autoriteteve turke në atë kohë. Më në fund, autori kthehet me të njëjtën karrocë postare, në Ferizaj, dhe prej atje, merr trenin për në Shkup.

Kosova, pretendimet absurde serbe, dhe autoktonia antike shqiptare

      Në kuadrin e kaptinës mbi Kosovën (113-119), të cilën serbët e konsiderojnë si “Serbi e Vjetër”,  autori rumun, duke s shfrytëzuar argumentin historik, parashtron pyetjen: “A ka qenë vallë “Serbia e Vjetër” e banuar që nga antikiteti nga sllavët, ndërsa popullata shqiptare, që gjendet e përzjerë me këtë element sllav, në Veri-Lindje deri tejmatanë Kumanovës, në Veri deri Vranjë dhe Nish, dhe nga Veri-Perëndimi deri në kufinjtë e Bosnjës dhe të Malit të Zi – po qe se këto popullata paskan ardhur nga Shqipëria e Jugut, nga Janina dhe Shkodra, apo përkundrazi, elementi sllav ka ardhur përmbi elementin shqiptar?” . Në rastin e parë, autori thekson faktin se “pretendimet e serbëve ndaj këtij territori, justifikohen vetëm përmes faktit se e kanë zotëruar (përmes okupimit) një kohë të gjatë”, dhe kjo mund të jetë “një e drejtë e tyre historike e patjetërsueshme”, megjithatë, “po qe se Shqiptarët janë popullata autokotone, ndërsa Sllavët kanë vërshuar përmbi ta, atëherë Serbët duhet ta kuptojnë se këto pretendime janë jo vetëm të ekzagjeruara, por edhe absurde” (114). Duke u mbështetur në statistikat e misionarëve katolikë, të vitit 1900, Konstantin Konstante konstaton se nga 900.000 banorët e vilajetit të Kosovës, vetëm 300.000 janë Sllavë, nga të cilët po qe se i nxjerrim 100.000 bullgarë, “Serbëve nga krejtSerbia e Vjetër” nuk u mbeten veçse 200.000 Serbë, ndaj 500.000 Shqiptarëve të kulluar”. Sa janë të sakta këto shifra, nuk dihet, duke patur parasysh faktin, se autori bukureshtar, e citon me një rast autorin serb, A. Bogosavleviç, dhe librin e tij “O Arnautima”, Nish, 1897. Edhe në kuadrin e kësaj kaptine, lexuesi përfiton përshtypjen reale, se Shqipëria Lindore përkufizohet me Vardarin, përmes linjës Manastir-Veles-Kumanovë. Në këtë kontekst, numri i arumunëve në Maqedoni, sipas statistikave turke, sillet rreth 4.000 banorë, pjesa dërmuese e tyre, megjithë 300 arumunët e Tetovës, ndodhet në fillim të sllavizmit. Pokështu, sipas kësaj vepre, ngjet edhe me 820 gogallarët e Prizrenit (118).

      Pason një kaptinë e re “Propaganda austriake”. “Përveç konsullatës së Shkupit, Austria e ka një konsullatë edhe në Prizren, në zemër të Shqipërisë së Veriut”(123). Misioni i saj, me fjalë të tjera, ishte ndjekja e aktiviteteve serbe, dhe përkrahja e shqiptarëve, duke patur parasysh, përkatësinë e tyre katolike. “Kleri katolik, sipas autorit, me një frymë propaganduese e denjë për ta theksuar, ka ditur ta përfitojë besimin jo vetëm të fiseve shqiptare të ritit katolik, por edhe atë të Shqiptarëve myslimanë, shefat e të cilëve, pothuajse të gjithë janë në shërbim të qeverisë austriake”. Qëllimi i Austrisë, sipas tij, ishte “ta përforcojë frymën kryengritëse të Shqiptarëve kundër Sllavëve, për ta mbajtur rendin e gjërave, përjetë të turbullt” (123). Pasojnë fragmente ku prshkruhen shefat e fiseve shqiptare, duke filluar nga Mustafa Lita i Lumës, e deri te Riza bej Gjakova, Bajram Curri, Mulla Zeka, etj.  

      Shqipëria dhe Shqiptarët (Albania si Albanezii)

      Para kaptinës së fundit (Konkluzionet), në kaptinën e tretë, që meriton një vëmendje të veçantë, autori nxjer në pah, shtrirjen territoriale të shqiptarëve, natyrën shqiptare, prejardhjen e shqiptarëve, fiset shqiptare dhe karakterin e tyre, etj. Po e japim atë që duhet ta dinë edhe ndërkombëtarët, dhe pse jo, edhe fqinjët tanë, të dehur me një mitologji të atillë ballkanike, e cila u jep të drejtën, që edhe në ato vise ku ka tre serbë apo tre grekë, ta konsiderojnë si Serbi, apo Greqi:  “Pjesa Perëndimore e Turqisë Europiane, e kufizuar në Veri me Serbinë dhe Austrinë – përmes Bosnjës në Jug me Tesalinë greke, në perëndim me Detin Adriatik dhe në Lindje duke patur për kufi qytetet Shkupi (vil.Kosovës), Manastiri, Korça dhe Ohri (vil. Manastirit), është e njohur nën emërtimin Arnautllëk, dmth. vendi i banuar nga Arnautët, Albania. Kjo krahinë kolosale, që ka një shtrirje prej përmbi 40.000 km.k. dhe një popullatë prej rreth 2.20.000 shpirtërash, ndahet në dy regjione: Shqipëria e Jugut, që përfshin Epirin dhe një pjesë nga regjioni i brigjeve të Adriatikut, e quajtur Myzyeqe, dhe Shqipërinë e Veriut, që përfshin tërë viset e tjera të bregdetit Adriatik, dhe shtrihet drejt Veriut, deri te qytetet që sot janë të përfshira në mbretërinë e Serbisë – Vranja dhe Nishi” (129). (Ka dhe më). (Baki Ymeri, Bukuresht) 
 

Posted by Rugovapress in 09:23:25 | Permalink | No Comments »

Tuesday, August 21, 2007

Shkruan: Faridin TAFALLARI

 

ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)

…Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë… Nga autori



Shkruan: Faridin TAFALLARI

Z H G Ë N J I M !!!

( Sprovë letrare )

P ËR M B A J T J A

Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”… ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

***

Bisedë me Jusuf Gërvallën


Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Koha ikën! Ajo vrapon! Dhe pleqëria vjen. Pleqëria vjen, me shpejtësi! Çdo gjë plaket, vjetërohet, por ama kurrë nuk plaken dëshmorët e rënë, për lirinë e atdheut! Por e mira dhe e keqja nuk harrohen! E kjo e dyta e ka jetën më të gjatë… Po, a ka të keqe më të madhe se tradhëtia!? Ndalem ca sekonda dhe ja si më vinë në mëndje fjalët e të Madhit Jusuf Gërvalla! “Din, - ( kështu më thërriste shkurt Jusufi) për t´u bërë antarë i Lëvizjes duhet të kesh disa cilësi. Të gjithë nuk bëhen antarë, por ata që bëhen duhet të kenë guxim, të mos tremben nga armiku, të jenë të disiplinuar, të mos ndryshojnë gjatë gjithë kohës së veprimtarisë! Deri në fitore, mund të kalojnë vite dhe dekada e ne duhet të jemi shumë të fortë dhe të vendosur për të çuar deri në fund detyrën tonë. Liria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar, luftuar dhe sakrifikuar deri në flijimin e jetës! Ndaj duhet ta duash shumë vendin tënd. Ne duhet t’i shtrijmë rradhët kudo, ku ka bashkëatdhetarë. Në veçanti, antarë të kemi dhe brenda në vendlindje, se nëse organizohemi vetëm këtu, kemi bërë pak. Për këto dhe sqarime të tjera do të bisedojmë…Kurdo, që të kesh ndonjë pyetje, sugjerim apo diçka tjetër, lidhur me organizimin, jam i gatshëm të të ndihmoj. Së bashku, me siguri do të bëjmë më shumë. Ne duhet të ecim me hapa të sigurtë gjatë organizimit dhe t’i ruajmë shokët, mos të bien në sy të armikut, të UDB-së! Kam dëgjuar, se ju jeni disa shokë që jeni marrë me organizime të mira. Ju lumtë! Po tani me siguri, do të bëjmë më shumë, jemi afruar me njëri tjetrin e shtuar në numër.

Faridin Tafallari me familjen e Jusuf Gërvallës (Tiranë-korrik 1984)

Në një ditë nëntori të vitit 1980, Jusufi më tha: Din, kemi vendosur, që së shpejti të bëjmë betimin, se ai na detyron të bëhemi më serioz dhe më të vendosur e sidomos të jemi konspirativ dhe të disiplinuar. Por, Din, njëri prej shokëve, nga i cili nuk e kam pritur s’është dakort, që betimin ta bëjmë së bashku !?! Nuhiu (Nuhi Sylejmani) nuk pranon edhe pse i kam treguar më parë planin për të cilin ishte dakord!?” Nuhiu e kishte si për mendjemadhësi, të rrinte këmbë mbi këmbë, edhe atë mbrëmje, që biseduam te dhoma e madhe e Jusufit. Me njërën dorë mbante gjurin dhe me tjetrën kruante kokën. Bisedonte me shumë “seriozitet”, e hera herës i nxirrte dhëmbët jashtë dhe zgërdhihej si ndonjë adoleshent. Nuk pushonte së foluri, se e dinte, që Jusufi dhe Bardhoshi e respektonin atë, si më të vjetrin.

Të dy vëllezërit, Jusufi dhe Bardhoshi na bënin muzikë dhe këndonin këngë patriotike. Ata mbanin çiftelinë, sharkinë, por kishin dhe kitarën. Nga atmosfera e këndëshme që krijonin ata rrinim deri në orët e vona të natës. Ne kishim siguruar mjaft literaturë të pëlqyer. Kënaqeshim, duke lexuar. Literaturën e siguronim nga shteti amë, Shqipëria. Kishim bërë abonime të ndryshme, por merrnim literaturë dhe nga ambasada shqiptare në Vienë. Përfaqësuesit e ambasadës na e jepnin falas literaturën, për t’jua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë. Por në shumë vende këtë literaturë nuk e pranonin dhe filluan të na shohin si njerëz të huaj, me sa shihej frikësoheshin. Këta kishin varur në murin e dhomës Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atë shkja të maskuar, që në pamje të parë buzëqeshte dhe të therrte e të vriste pas shpine. Në atë kohë, shqiptarët nuk mendonin gjë tjetër, vetëm të bënin para dhe të blinin tokë, traktorë, të ndërtonin shtëpi të mëdha dhe të bukura, as që mendonin, se Kosova me viset e saj ishin të robëruara, nën pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se një ditë nuk do të jetë kjo Jugosllavi. Ndaj kërkonim ndihma, për shokët tanë, që ishin nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndihma për ata që luftonin për çlirimin e trojeve tona. Por këta njerëz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumë vështirë për t’i bindur. Në atë kohë, në Jugosllavi, jetonin të privilegjuarit nga pushteti, të cilët i shërbenin shkjaut, duke i spiunuar njerëzit e tyre dhe të afërmit! Pra, spiunët jetonin shumë mirë. Një pjesë jetonte në gjendje të mesme, por dhe ata, në një mënyrë apo tjetër, ishin në shërbim të pushtuesit. Ndërsa pjesa më e madhe e popullit jetonte në varfëri. E në mesin e këtyre të varfërve, ishin ata që mendonin për Kosovën dhe lirinë e saj, duke sakrifikuar çdo gjë.

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës

Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.

Hysen Gega( Vasili)

Në Mërgim, ne bënim propagandë më lirshëm, se në vendlindje. Ndaj, shok pas shoku, interesim pas interesimi (në pranverën e vitit 1979) ramë në kontakte dhe me shokë të tjerë si, me Hysen Gegën – (Vasil Shanto në librin”Atentatet të Ibrahim Kelmendit) . Ai punonte në një firmë të televizorëve në Eslingen. Po një ditë vere 1979 në Nagold do të takoja edhe Ibrahim Kelmendin kreun e Frontit të Kuq Popullor (FKP). Kështu pra zgjeroheshin rradhët tona. ( Për këtë më gjerësisht kam shkruar në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”).

Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do të luante një rol të jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët tanë. Kontakti i Jusufit me ne, do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë aktivistët rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu që ia kishim nevojën, si i verbëri sytë, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetër, të mirëfilltë. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, që shumë shpejt do ti ndalësh hapin gjigand Jusufit! Qentë zagarë ishin lëshuar në gjurmë të Bacalokut. Ata kishin gjetur njerëzit më naivë të rrethit, që t’i afroheshin Jusufit e të futeshin thellë në shpirtin e çiltërt të atij Njeriu të Madh! Atë, do ta detyronin disa “shok” të përballej me njerëz egërsira, të cilët do ta çojnë në një mënyrë, apo në një tjetër deri te dorëvrasësi, qoftë ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjë tjetër?!? Thonë nga anët tona, se qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë. Ndaj posa u përhap lajmi, se Jusufi është në Gjermani pranë Shtutgardit, menjëherë UDB-eja do të lëshonte spiunët dhe bythëlëpirësit e saj, që të vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhënë urdhër shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i çmendur, që sa më parë të kryente urdhërin. Shkoj disa herë për ta vrarë, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tërhiqte këmbëzën revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padëgjueshëm, bënte dhe vepronte si i marrë. Ai, pas Rizah Salihut, do të gjente shok të dytë Ibrahim Kelmendin. Për çdo gjë, apo çdo veprim Hyseni do të këshillohej me të. Dhe me Ibrahimin do të vazhdojë miqësinë deri sa vullnetarisht shkon në burg, me një kriminel tjetër, siç ishte dhe është Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirë nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu përsëri do të vazhdonte miqësinë me Ibrahimin, edhe ky… i pa disiplinuar… Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, në një natë të ftohtë dimri, me borë dhe acar do të shoqëronte shokun e tij Dem Demajn, për të çuar Jusufin, deri në banesën e tij. Kështu, ai do ta mësonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn në banesë, se nuk donte që ai të mësonte banesën e tij. Ndaj, kur mua më duhej ta çoja atë kriminel ( në besë të Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe më tha që të takohemi te Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj një herë e çoj deri te dera Sadik tradhëtarin e bythëlëpirësin e shkijeve!


Vëllezërit e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendi, pranë kufomave të Jusufit,Kadriut dhe të Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni…”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën…, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme… Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë të kontaktonin, të rrinin, të shoqëroheshin me të.

Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut…Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara…Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë.

Është e vërtetë, se ne nuk i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre.

Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!… Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre.

Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?!

Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është vrasësi i shokëve !?

Ibrahim Kelmendi - intervistë, gazeta “Express” - Prishtinë

Meqë Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartë vrasësin e shokëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, tashmë është koha që ai të bëjë një kallzim penal në Gjykatën e qarkut në Prishtinë ndaj urdhërdhënësve dhe dorasit në fjalë. Çka pret Ibrahimi, pse nuk e bënë një gjë të tillë?!

Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe…”

Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës

Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme… Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur të ishte në shtëpinë e vet… Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.

Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti…!

A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës?!

Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”…

Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(…) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”…”


Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.2)

Një ditë Bardhosh Gërvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni në Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gërvallën që po kthehej nga një vizitë në Hamburg. Në një moment Ibrahimi largohet, duke ju thën se e pash një shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra të kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe në një rast tjetër dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanë fjetur në shtëpin e Namiut pa dijeninë dhe lejen e tij, në Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin në burg. Vetëm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte çelsat Namiu, kur njerzit e shtëpis nuk ishin aty! Namiun, për këtë e njoftuan fqinjët, se i kanë parë dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrë nuk i ka ndërpre takimet me Sadik Blakajn!? Për këtë më gjërsisht kam shkruar edhe në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”.


Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982)

Por dyshimet e mia për Ibrahim Kelmendin, në disa fakte konkrete, si çështja e marrjes së postës, bazuar në fjalët e Jusufit, që postfachin e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj për këtë edhe më ka thënë: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unë dyshoj, se kështu kemi informata nga Kosova, kështu na kanë këshilluar edhe shokët e ambasadës në Vjenë!” Këtë që ma tha me gojë Jusufi, ka shkruar edhe në letrën e datës 13 maj 1981 dërguar “Mërgimit” në Stamboll. Në faqen 3 të kësaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”-thuhet në këtë letër.


Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.3)

Gjithashtu për prezencën e tij, tek makina e Bardhoshit në Mynchen (këtë e thotë edhe vetë Ibrahimi në librin “Atentatet”), Jusufi më pat thënë, që: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranë banesës, marrja e të hollave nga kroatët dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej për një çështje të madhe për bashkimin e ish-organizatave, gjë për të cilën ka qenë mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dëshironte t´i dij të gjitha, atëherë si ka mundësi që të largohej bash atë natë (natën e vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua për në Dyseldorf, për shfaqjen e disa filmave në video, për antarët e klubit “Emin Duraku”. Pra, atë natë Ibrahimi me Sylë Nuhën u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetën në banesën e Jusufit në Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund t´i dinte këto lëvizje të asaj nate të zezë?!? Edhe pse është folur për disa dyshime se disa netë janë sjellur disa hije “njerëzish”! Ibrahimi në librin e tij “Atentatet” thotë se në banesën e Gërvallëve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur një njeri të panjohur dhe të padëshiruar për familjen gërvallaj. Nëse është kështu pse Ibrahimi nuk e thotë emrin e tij, por e len këtë gjë mister!?

Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë!

Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”

Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më duhet një kopje e tezave… dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron ma dërgo, se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante… Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!


Nënë Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekës) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dëshmorëve në Shtutgart

Megjithatë ndjeva një përmallim! U gëzova, që fola me Bulen, se më kishte marrë malli! Por duke menduar e duke i bërë pyetje vetes, përpsehet e shumtë, mendova si ka mundësi që Bulja mos ti ketë Tezat, të cilat qenë një nga shkaqet e vrasjes të 3 dëshmorëve?!? Dhe menjëherë mu kujtua se unë, Tezat i kisha botuar në librin “Terror Dhimbje, Qëndresë”, ndaj kërkesa e Bules dhe telefonata saj më duken si provokim!? Duke menduar, e mora në telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundësi që ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qëndresë” a e ke lexuar?. Fjalët e saj, si përgjigje qenë të pakuptimta…. Meqenëse i premtova, të nesërmen i dërgova një kopje. Prita të më merrte në telefon, se më premtoi, por nuk më mori kurrë!. Bule ti për tre librat e mi nuk më ke thënë as një fjalë, as një vërejtje, por dhe as një lëvdatë?! Megjithatë moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, që nuk ke treguar asnjë interes për tre librat e mi, për atë epokë, që punuan e luftuan të tre trimat, të paharruarit Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka! E sa të tjerë shokët tanë, ku janë tani, ata me të cilët ndamë të mirën dhe të keqen, kaluam rreziqe, kur ndiqeshim këmba këmbës nga UDB? E si do të merren “shokët tanë” me librat e mi kur sot pijnë kafe me ata, që deri dje na luftuan, janë bërë miq vetëm për përfitime. Eu sa poshtë ka rënë burrëria e disave!! E për Ibrahimin më pyete apo më provokove, që mos të të them më gënjeve, a më tradhëtove???

Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin.

Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!


Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)

U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” të Kosovës i mblodhi të gjithë, me patriotë, me tradhëtarë, me hajdutë, me horra, me udbashë. Por çfarë të bësh, ajo fitoj dhe mërgatën!? Na gënjeu për 10 vjet! U bë e fortë! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovës, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti përçaj ushtarët tanë edhe në frontin e luftës!!! Ndaj o Bacaloku Ynë! Ju vranë që ti kenë duart e lira për të bërë çfarë të DUAN dhe ashtu u bë!!! Bënë e po bëjnë çfarë duan!!! Në vendet kyçe, në krye të shtetit janë futur edhe ata, që ty, Kadriun, Bardhin e shumë të tjerë ju vranë dhe as kush nuk ju bën asgjë!!! Vazhdojnë me gënjeshtra dhe sot e kësaj dite! Populli është lodhur, është dëshpëruar, është varfëruar deri në skamje të tmerrshme. Një pjesë, e ajo pjesë janë parlamentarët, qeveritarët, ata që po e drejtojnë “shtetin” e Kosovës, janë pasuruar me gjakun tuaj dhe të dëshmorëve, që luftuan për idealin e shenjtë, për lirinë e çështjes kombëtare. E këta horra qeveritarë o Bacaloku Ynë, duan, që ju t’ju mbulojë pluhuri i harresës e koha t’ju largojë! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju përmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrë! E prej tyre asnjë nuk mendon as për popullin! Këta bukëshkalë mendojnë vetëm për vete, për njerëzit dhe familjarët e tyre. Këtyre, që ju ke dhënë “votat” o popull, jetojnë në lluks pa menduar për ty, duke dalë në kamera e televizor, duke u zgërdhirë, duke gënjyer çdo ditë, çdo orë, çdo minute!!! Ruajnë xhepat e tyre të fryrë me mundin dhe djersën tënde. Deri kur do të durohet kështu o popull !? Mjerë populli i thjeshtë! Po më e keqja është degjeneruar rinia, të rinjtë, pak mendojnë për patriotizëm, se kanë mbetur rrugëve, të pa punë dhe pa një të ardhme të sigurtë. I mbajnë sytë matanë kufijve, të ikin jashtë për të punuar, se asnjë prej qeveritarëve nuk e vret mendjen për ta! Nuk duhet të harrojmë që rinia është burimi i energjisë e përtëritjes së Kosovës sonë! Eu, dhe ata që i bënin deri dje thirrje rinisë, për t’ju bashkangjitur UÇK-së, sot ju thonë, që mos të mendojnë më për patriotizëm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotë se?! Po ja që e tha edhe Jakup Krasniqi, në Bitigheim, në Akademin përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies së tre heronjve të lirisë.

E sot Kosova, akoma nuk ka një status, është në udhëkryq…!

Nga pashtriku.org

Posted by Rugovapress in 19:04:56 | Permalink | Comments (1) »