Sunday, April 5, 2009

Baladë përditshmërie nga Marius Chelaru


 
Poezi rumune

Marius Chelaru

 

Baladë përditshmërie

(Baladă cotidiană)

 

Përktheu në gjuhën shqipe:

Baki Ymeri

 

I kushtohet Tomisit të lashtë

dhe njerëzve që jetojnë sot atje.

 

asnjëherë i Zgjedhuri

(niciodată Alesul)

 

i lidhur me zinxhirë për fatin

i pavdekur

i mbëltuar në asnjërin

nga trupat e jetës së lulëzuar

i shakmisur nga fjalët

e mbëltuara

në tulin 

në të cilin zhurriten

duke e veshur shpirtin

-fat-poemë

e çliruar

nëpër gishtërinjtë e muzave

të buluara në harresë

para kokës së tij para orës alfa – 

rri kryqëzuar

shërbëtorja plakë e jetës

ndërmjet ngjarjeve të lumtura

lajme duke dëgjuar

për çastin kur do të detyrohet të lindë

arriti te ai

para se të heshtë

sëbashku me yjet

ende të të pavdekurve

– derisa vuajtja nuk merr frymë në të

pelerin mes shëmbëlltyrash,

mrekulli

e buzëqeshjeve të përdorura –

të harruara në pasqyrë

 

po qe se doni ta glorifikoni

e ta dashuroni

mëshirë të kini për të

të zhurritet lëreni të stërvetmuar në harresë

 

dashuri

(dragoste)

 

fle

e çveshur si një lumturi e shpleksur

në brendinë time

duke e turbulluar britmën e parë të dheut

që ma dha Zoti

kur shpresoja

për padhembshmërinë e territ paraprak

 

dhe në atë kishë ku vitet rriten mbi ne

ku dy ikona / të dy zotërve

shikonin njëra-tjetrën

se si dy copë jete

i ke ndarë

si një mollë

në urrejtje dhe dashuri

 

kishe  sytë si dy lotë

të gdhendur nga lutja ime

kur

ma shkëpute mishin nga shpirti

babai im natën

me jetën e grisur një të diele

mëma ime ditën

duke numëruar vdekjet e babait tim

më ruajtën derisa vdiqa

në gjakun tënd

 

më pate ndarë

si një mollë

dashuri urrejtje

duke mbledhur bërthamat e çveshura të zemrës

të hedhura

dirgjen tani

duke heshtur me gjuhën e dashurisë

në shputën e vëllaut tim

gjithmonë në zemër të - territ

 

po vdes

i shtrirë

mes ëndrrave me ty

i vargëzuar në shtatë ditët

në shuplakën e përjetësisë së zhurritur të këtij çasti

duke u lutur

që frymëmarrja jote

të ma shpërndajë sërish mishin nga shpirti

i veguar nga tim et natën

e nga mamaja ime ditën


 

krijim

(creaţie)

 

bota është ngritur nga pyje lotësh

mbi qerpikët e proshkura të Zotit

nga secili lot kanë rrjedhur

një nga një

zemrat tona

me kundërmim jete

Adami e ka  kafshuar gjirin e Evës

duke e thithur helmin e klithmës së parë

nga faqet e buzëve të Evës

u shkëputën

të mugulluara tashmë si hije urejtja. vuajtja.

Zoti

e mbëltoi

buzëqeshjen e saj

në çdo hije

në çdo fytyrë të fryteve

.pranvera

i pranoi njerëzit

pyjet

i pranuan kafshët e para

agimet

shpërthyen nën vetullat e qiellit

.qielli

- lypës i përulur i engjëjve

përfitoi dimensione të ngarkuara me hidhërim

.mrekullitë

u bënë shënjestër gjuetie

perënditë ikën nëpër dritaret e shpirtit

 

era rrjedh nëpër damarët e botës

mbi të cilat notojnë lotët

e fillimeve

me petalet e shpërndara mbi flatrat e engjëjve

të hapura për lutje


 

.bota. sot.

(.lumea. azi.)

 

kur kam arritur

pranë asaj rrjete

në të cilën një sy peshku fshihte botën

feja e tij

i humbte ngjyrat nga vetullat tani duket

si një pyll pa gjeth

shëtita pastaj lakuriq plazhit nga lotët e tij

krahëpërkrah me shkretëtirën

me blokun tënd

me rrugët e palosura në qese najlloni

.me të gjitha gratë

derisa

nga gishtërinjtë e mi fluturonin zogjtë e shpëtuar nga gripi aviar. në Deltë parajsa rri këmbëkryq me ferrin. një çukë zogu kokëkëputur kullot shuplakën e katilit në kostum proteksioni.

 

në bregun e qytetit

të degdisur në ditën e sotme

rrinin banorët. nxjerrnin fall në letra. larot

.nuk e dija pse banonim të gjithë në të njëjtën ditë.

në qiell

dy kaproj kullosnin yjet e harruara përmbi natë.

çdo burrë zhytej në bukurinë e kësaj dite

të braktisur nga dashuritë

si në një zemër në formë bazeni olimpik

një rrugë e braktisur kullon gjak.

në TV

prokurorët

kontrollojnë

llogari politikanësh.

dy mitingje presin në një qoshe

një pretekst që nuk rrjedh

nga gishtërinjtë e ditës.

po të mos ishte Volteri ndoshta do të ishim pak cinikë.

e kam vënë një mushkonjë plot gjak

të prurë nga kushedin mbi tryezë

.në TV

ujërat

vërshojnë

jetët e njerëzve

dhe askush nuk qan.

 

e përkula pjesën veriore të tryezës –

mushkonja vajti në humnerë.

të çveshur

si do foshnje

peshqit përpëliten në rrjetë

duke qarë

pas zogjve të djegur. njerëzit bërtasin në brendi të tyre.

tërhiqen nëpërmjet shpirtërave të të tjerëve

të trembur se ende jetojnë.

do të shenjtër

që më presin nga fëmijëria

mi lexojnë poezitë

e botuara me mishin mbi faqen e ditës së sotme

ndjej se si bota rrjedh nëpër damarët e mi.


 

Darka e fshehtë

(Cina cea de taină)

 

natën shikimet

llahuzë dëshirash

të braktisura nga njerëzit

vringëllin

mbi kokën time

smira e çastit që të shtyp

porsi argjendët

.dymbëdhjetë disponimet e mia

i vë takëmet prej eshtra lejlekësh

me erëtimë e dhe drite

.nën kryqin e çdo dite të jo-Krishtit

  përvuajtur

nga rrjedha e kohës

gërmon

duke u shembur mbi mua

perëndim pas perëndimi

derisa do të prehem në një klithmë

në trupin tim duke u derdhur

i mahnitur si askush tjetër

nuk po më shet

 

.mbrëmja e ngrysur

si një vetmi e braktisur

me dritaret e mbyllura nga rrugica

përplaset mbi pasqyrën

ku e kam harruar shëmbëlltyrën

porsi një poemë në buzët e një femre

.kujtimet e zymta të rritura

në trupin tim

ulen të vetmuara

të shpleksura eretikisht

në pjatat e tryezës

si do fëmijë të braktisur

apo
si do drurë që u bie lëkura

në rrugëkryqin e të gjitha rrugëve

.orët

e mërguara në kujtime

vdesin

përmbi supet e mia

duke e gulçuar

humnerën e imagjinuar ndërmjet meje dhe perëndimit me një zile

trishtimet

dalin te porta e kyçur me folje kalimtare

.dymbëdhjetë disponimet e mia më pregadisin

pyetjet

me të cilat do të më kurorëzojnë

në çastin kur qyteti lan duart

dhe

gjërat i ngrejnë sytë nga buzët e qiellit

duke u buzëqeshur agimit

 

dremis duke e braktisur edhe Judën


 

absurde

(absurd)

 

çelsi i kuptimeve është lidhur për noçkat e Zotit

diku

ku askush nuk shikon ligësinë në sy

në mesin e engjëve të cfilitur

Adami e  kalëron Evën  mes orëve të palindura nga shuplaka e Tij

 

qielli ka ngjyrë kujtimesh të ngjitura në çastin e parë

Skëterra është ngarkuar me gjethe që bien gjithandej

duke mbuluar të gjitha gjarpërinjtë

një shputë gruaje e harruar

ndërmjet fryteve të pakuptuara për askend

pret burrin që do ta shikojë

 

poema të gatshme për nisje notojnë gjithandej

si një supë e çiftit të ndarë

 

përse qesh Adami është një tjetër përrallë

 

në një qosh

folja të mos jesh zgërdheshet me të gjitha germat


 

poezia është çelsi i syve të botës

(poezia e cheia ochilor lumii)

 

.kur uni im lëviz i hidhëruar

fytyra jote mbetet pa formë

ngjyra e qiellit bëhet e përhirtë ndërsa unë

i nxjerr prap nga zemra ime të gjitha ngjyrat

dhe ua dhurroj

fëmijëve si do molla të pjekura në lëng përrrallash

pa etër

 

notoj

qiellit mes dashurive që rriten ndër bagrema

lëshohem

mbi qytet si një shi dhe derdhem në tokë

endem

mes atyre që kanë qenë dhe presin të mbtene të harruar

rrugës

një fshatar .nuk e din ku është fshati .endet

nëpër vendet kut duhej të kishte pemë

 

gra të bukura presin të izoluara si do nimfa në këtë sekondë

në të cilën vdekja gjëmon nga pamundësia se të gjithë do të mbeten të rinj

vallë a do të shpërndahen ndojherë kujtimet nëpër fushë

duke e ntrashur dheun mbi të cilin rriten sytë tanë

pesha e vashës përballë shembet mbi murin përballë

në valë gjaku

mollat si do re shiu lotojnë në shuplakë

në të cilat do të duhej të jetë shpata

 

falja e fundit është ajo që zgjidh tmerin nga gardhi

duke e lënë të rendë – sorkadhe e lindur në lindjen e parë të botës

 

mbi supet e njeriut pëballë është ngritur një qytet prej drite

mbi vetullat tua një lulishte me rreze

poezia është çelsi i syve të botës

çdo jetë kultivon në kopshtin e saj vdekjen e fshehtë

ndërsa unë

jam një faqe e Librit.


 

gnoza

(gnoză)

 

 Në një skaj gërmadhash gjenden shumë burra që lexojnë misteret e shënuara në tabllonë e ekzistencës. Pranë tollovisë rrotat e fatit, ata dinë gjëra të mahnitshme dhe udhëzojnë gomarë.

                     Tekst i lashtë gnostik

 

 

.labirinti që më ndërton

demiurgët me dy sy gjigantikë të pa zot

të varur

për këmbët e secilit pelerin

përmes ardhmërisë-prezente

nganjëherë me dashuri

herë tjera me dëshira të cunguara

marshojnë

Janusi me fytyrë të qepur nga vetë/fillimet

ndërmjet

kujtimeve të papatura

i shkelur mbetem nga hapat e gjithë atyre që ishin

të pendëzuar në një germë / të burgosur në një fjalë

të cilën askush nuk e din se kurë ka vdekur

 

të kesh

gurin mbi të cilin shkelin gjithë ata që ngjiten 

bjeshkës së pangjitur

.nganjëherë

pretendoj se jam pasardhësi im

i përulur

kalëruar mbi mushkën kalëruar mbi hijen time shtegtare

mbështetem për takimin tim të parë me vetveten në bjeshkë

askund

ngulfatem mbi diç të dhembshëm ndërmjet jetës dhe meje

tejmatanë të tanishmes së tanishme

më pret çasti i lindjes sime

me sytë kah vendlindja e Zotit

pres në ujërat gjarpërore të tij to ti en einai[1]

 

zhytem dy herë në ujërat e unit tim të njëjët


 

edhe një përrallë dashurie që nuk ka lindur

(încă o poveste de dragoste care nu s-a mai născut)

 

.gruaja më shikonte mes brirëve të qytetit që na gëlltiste të gjithëve

me ato sy në të cilët e tubonte krejt ngjyrën e pyjeve

e thirra të shëtisim fushës së kujtimeve të mia me babain

ku bie shi këngësh dhe breshkat shprishin lulet

dhe zogjtë i shpërndajnë ngjyrat gjithandej

 

.shikimet e saj ateronin si do zogj mbi supet e mia

qëndronte e ngatërruar në holin e zgjedhjeve të rëndësishme

 

 - pas meje dikush thirrte dhe i grahte veturës së tij të vjetër

për të shëtitur ndërmjet jetëve të të tjerëve. pranë llampës së fqinjes

tejmatanë rrugës dremit që disa vite një bibël –

 

fustani i hënës është ngatërruar me disa re të mëndafshta

yjet janë do balerina që uturijnë përmbi erërat

 

një lindje botohet në këtë çast mbi fytyrën e natës

një nënë e lumtur vajton duke e ushqyer mëndjen me lotë

gjurmat e njerëzve ushqejnë rrugëne plasaritur. Çka do, kështu është në qytet

dy komunistë të vjetër vajtojnë pas „kohës së shkuar”

një histerik i mbulon sytë nga urrejtja e tepërt

 

qyteti gjuan shpirtëra në natën e shprishur si një pëlhurë e vjetër

këtu ku të gjithë shtirren gjoja se ekziston Zoti

 

brinjët e qytetit fryhen nga gjumi dhe nata

.shikimet e saj bien  së bashku me retë në pellgun tejmatanë rrugës

edhe një përrallë dashurie që ende nuk ka lindur


 

mësimet e të huajit ndaj djalit të vet që e ka shitur

(învăţăturile străinului către fiul său pe care l-a vîndut)

 

përralla e degdisur nëpër dhëmbët e mbrëmjes shtrohet para nesh

është fjala për një fëmijë të shitur për 30 fjalë

për një të huaj i prurë nga zëri i kullosës as gjallë e as vdekur

mbi buzët e një gruaje të harruar nga dëshira, mbi të cilat rriten zambakë

dikush e zbraste botën nga burrat të cilët mund t’i ketë dashur

gjithnjë e më plogshtë vetmia vallëzon me netët e saj

 

aktorët-spektatorë ishin dhe filozofë

duke punuar në praninë  e saj

dukeshin si të ishin ajo që luanin/ zambakë të huaj

mbi sqenën si një qark i përmbushur me iluzione dhe surrogate të reales

 

kur ika

përralla mbet në rrugën e kryqëzuar mbi vetminë e mbrëmjes

atje ku heshtja fshin çdo lloj  iluzioni

vetëm i huaji pret që nga fjalët e braktisura t’i rritet djali

në qoshin e një dite të rruajtur vetëm për këtë punë


 

rregulla sipas të cilave mund të harrosh

(regula după care poţi uita)

 

.megjithatë

përse asnjëri nuk thot asgjë

për ngjashmëritë e djallit me Zotin e mirë?

 

.e dogja edhe një herë Bibliotekën e Aleksandrisë

kur e stërpika me ujin e mahnitjes së shndërruar në gurë

shkronjat që më kompononin ishin

dëshira me dhëmbë të rëndë

të fiksuara në syrin që e kundronte

përherë

te augustiniani e tanishmja-e tanishme

syri më ndan nga tjerët si do kuaj që galopojnë në drejtim të ditës së djeshme

emri im është aq i huaj sa që fshihet prej meje

përherë harroj se jam unë

 

.dhoma ime

e përdredhur si një faqe letre

mbi të cilën germat lulëzojnë derisa digjen për poezi

.në mbrëmje/kur lulet i thithin zemrat e braktisura takohem

me të gjitha fjalët e mia me shijet e ndezura

shikohemi kurreshtarë dhe fillojmë të urrehemi

në prizmin e mishrave tanë

dashnorë të harruar nga dashuria / këpujë e parevokueshme

.dita që duhej të nisë

ka vajtur me po ato gra që nuk i kam patur

.nata nuk mund të lindë

koha ka harruar të ikë nga eshtrat e shkëputura nga mishi i mbrëmjes

mbi të cilën fjalët e mia janë tulatur

 

ngrej gotën dhe verën

si një qarje fëmije

pihet si një ndëshkim

shikoj çastin e këtij që më ka suspenduar

se si në portën e vetme drejt iluzionit

të cilin të gjithë orvaten ta pagëzojnë liri

…të cilën e kam harruar


 

portreti i tij i fundit

(ultimul lui portret)

 

        Në vdekjen e babait tim

 

hija e mbështetur për muri

ballë për ballë me trupin e skalitur

në shtjellën e britmave të pafund –

prezenca e dhembjes zotëron gjithandej

Sytë shpërndajnë me dëshprim dhembjen në duart e plasaritura

që mbrohen nga rruga e fjalëve

dritarja

e përkëdhelur deri në gjak nga shuplakat e diellit

merr frymë dritën

shuplakat

që dikurë përkëdhelnin vrapin kah dashuria e gjinjve të gruas

sot

me vështirësi e ndalin vrapin e frymëmarrjes – së tulatur të jetës

bota e hiçit fillon ta ngrejë në zemrën e tij

duke e dhuruar me magji parajse

mërgim nga rruga e tmerrit

hija ngatërrohet lehtë me përpëlitjen e ndjenjave

tejmatanë dëshirës për lutje dhe kujtime


 

që nga koha kur bota kishte fytyrë prej qelqi

(de pe cînd lumea avea faţă de sticlă)

 

 

atë mbrëmje nuk u lind askush

mugullat -

gjinjtë që buzëqeshin  si do pika lotësh të mahnitur

lulëzuar kanë përbrenda

krahët e mi lulëzonin duke u ndarë nga fati

lotët-kristale abstrakte të shpirtit –

ngjiteshin sërish drejt syve që s’i gjenin

 

gjithë linjat ishin kompozita pikash të nënqethura

secila sipërfaqe don të thotë një shekull hidhërimi

shitjesh të shkapërderdhura

hiçi i përvesh agimet e ditës

 

yjet e rruajnë heshtjen

nata më ngjyros në errësirë madje deri në mednime

vëndoj dymbëdhjetë pjata dhe edhe një

pastaj servoj darkën në të cilën pres dikend të kuptojë se vetmia e tij nuk duhet të më tradhëtojë

 

jam sedërprekur dhe i pavdekshëm

i gdhendur nga pena e poetit

i dehur nga mahnitja

i mbështetur në zemrën time

mbi faqen e qelqtë të botës


 

për iluzion dhe diskrepancë

(despre iluzie şi discrepanţă)

 

hapat e mi më ndjekin si do beduinë që kërkojnë oazë

në anën tjetër të një kujtimi rri duke dëgjuar shpifje

-        përulem para këmbëve të atij që kam qenë apo

vetëm qesh me vetveten si do budallaçka –

pas çdo këndi të çastit një miqësi më pret

duke e ditur se nuk do ti takojë kurrë

shpirtërat e botëve në të cilat s’kam qenë i braktis pas meje dashuritë njëra pas tjetrës

duke i shitur linjat e trupit

përgjigjet më abstrakte shndërrohen në eshtra

 

dikush më ka thënë me vendosmëri se unë jetoj

kam disa vetë që më lavdërojnë se jam duke i përjetuar

ditët që po i pres

si një mollë në brigjet e shkretëtirës

së dashurisë

lotë që hapërojnë nga fillimi në fillim

të cilat dua ti thith

fjalë që po i flak si do zarë

në skajet e ngjarjeve me vetveten time

një ditë së bashku me lëkurën time të shtrirë

në një mbarim metafore iluzioni qëndron te këmbët në zbraztirë

duke u përpëlitur

në orët që puthen mes vedi

në kaltrësinë e komplikuar që është dita plot ngjarje

o Zot

ndoshta ekzistoj


 

i burgosuri i harresës

(prizonierul uitării)

 

                        Nënës sime

 

kam bredhur një natë përsëri në fëmijërinë

ku koha

duke më zbrazur gotë pas gote

mi priste rinitë të shfaqen pas buzëqeshjes së nënës

nga një pemë prisnin të shpërthejnë kah dielli mugullat

një gur pret çastin kur do të shkel mbi të

puthja e parë pret mbi buzët tua

çdo gjë

shëmbëllente me një ikje të paikur

duke pritur klithjen e parë

të një çasti të paqasur

qielli mbështetej mbi supet e mi me pëllëmbët e një engjëlli

askush në mua snjëherë nuk do të ketë vend kujtimesh

koha

duke më zbrazur gotë pas gote

më rëmihte si një pranverë e lodhur nga blerimi i saj

 

kam bredhur shtigjeve të një iluzioni

duke u rikthyer në fëmijëri

kur askush prej meje nuk kishte vdekur

vetëm piklat e shiut përfundonin

gjithmonë

nën thembrat e mia

të çara nga ardhmëria që do të vijë e stërlodhur

pas një rinie „të flijuar” e shembur nga ilizuione shterpe

të një vendi të fshehur nga vetvetja në fjalët e urta për mëshirë

 

vetëm koha po qesh kur zgjohem

i këputur nga kujtimet e grisura

në natën e kthyer nga e prapa si një kostum klouni të braktisur

kujtimet ikin prej meje. tejmatanë turrës së mendimeve

në të cilat i djeg ishdashuritë e qena të paqena

mbetem

i burgosuri i harresës


 

kontrakt me tempullin e trupit

(contract cu templul trupului)

 

dashuria është një petk shumë i mirë për mua

e vesh në natën e nëntë

- faktikisht e vetmja kur s’kam nevojë madje as të ekzistoj –

rilindem pastaj duke lulëzuar nga zemra e një engjëlli

- jam i bindur se kështu duken të gjitha nënat kur lindin-

paratë – e plakura, të thata e të huaja – më tringëllijnë nëpër eshtra -

fajdexhinj ditësh  - zyrtarë mbi arkivola lulesh - ulem

mbi tehun e tempullit me gjoks mjellme duke pritur

si levantinë e degdisur nëpër paskajshmëritë

në të cilat Krishti shitet në çdo rrugëkryq frymëmarrjesh

 

tani s’ dua veçse të mos fshihem

pas shpinës së trupit tim me çdo mendim shitjeje që më kërkon

 

tani

ngase jam veçse një ngjyrë e pambaruar në këtë çast

në të cilin nuk lind asgjë

po shkoj në drejtim të


 

?

 

.vdiq

një ditë me erëtimë qenjeje të freskët

dhe me lule duke i gudulisur ngjyrat e ujërave të lindjes

buburiaza duke shitur në bursë pikat e zeza

zogj që ushqehen me flakën e diellit

 

të tjerët nuk e dinin

njëri

shkruante për dashuri që nuk do t’i ketë asnjëherë

dy bankerë

vendosnin si do të vdesin nga uria pas një viti

diku

dëgjohet tringëllima e telefonit .një grua

e dëbonte njërin me bishtin në shalë

 

çdokush që e prekte kujtimi i tij

bëhej ushqim i së shkuarës

thuase natyra rend nga e prapa apo më dukej

kryqet e varrit nënkuptonin që tani dhe emrin e tij

 

zakonet nënkuptojnë kujtime të brejtura dhe harresë

 

pranë meje

rrjedhin të braktisura përrallat e jetëve të atyre që janë shuar

tani

e përkujtoj Shekspirin .gruan me sy të enjtur nga frika

në parajsë

të shenjtërit brejnë mollat nga ajo mollë 

me të cilën askush nuk merret as Adamit nuk i kërcet për Evën

 

pjesë nga njerëzit që ditë për ditë kanë kaluar përmes meje

e presin tashmë tejmatanë

 

.vdiq

një ditë me erëtimë të freskët

nuk i pat dhuruar askujt asgjë.

ndaj nuk ekziston,


 

 

 

 

 

 

 

e imtë

(măruntă)

 

 

 

e imtë

(măruntă)

 

po të them

se ai mendon se Zoti është i përbërë prej drurit të arës

i zbutur në agjazmë

 

edeni ka erëtimë chaneli në mëndjen e tij

sidoqoftë jeta e tij është aq e imtë

saqë mund ta harrosh

gjatë kalimit të parë nëpër kopshtin e Zotit

 

është për tepër plak që të ndërrojë diç

dhe lejon ta mbajnë zogjtë duke fluturuar

mbi qytet

thuajse na qenka një ngjyrë apo një këngë

 

një lule klithte nga kënaqësia

.erëtima e saj shpërndahej mbi linjën e horizontit

 

dje

i falënderova prindërit se ma dhanë një emër

ishte e vetmja herë kur mora pa dhënë

mos i nënçmo çastet më të imta

kur mund ta përjetosh jetën

 

lutu të jem ai që e krijon kohën

për të ta dhuruar pavdekësinë


 

baladë përditshmërie

(baladă cotidiană)

 

.agimet e përshkojnë kufirin e buzëqeshjes

sipas thënies së dëshmitarëve

ke flokun e gërshetuar me tingujt e zbutur në dritë

në shtratin e shuplakës mban një totem

vizatuar me tisin e arkivolit të territ

që shëmbëllen me një gardh për llahtari

 

.grimcat e jetës hidhen ekraneve të TV

As xhami nuk e ndal vdekjen që mton të hyjë në shtëpinë e fqiut

pyetje, pyetje – vdekje klinike të ditëve që s’duan të vijnë

një mizë kullot duke e gëlltitur fjalimin e kryeminstrit në ekran

dikush u telefonon zogjve

ato mund të gjejnë vendin për zbarkimin e flatrimit

  lëvarur nga shiu që shpërlan sytë e pijanecëve

shpërlaj me sy plagët mbi fytyrën e fëmijës

që shkul me dhëmbë tërmetin e Pakistanit

vetmia kërcet si një plumb në zbrazëtirë

 

.rrugës përballë blokut njerëzit janë penela që vizatojnë

githfarë përrallash që i ka kapluar pleqëria

ja njëri i destinuar për skalitje  perlash

një  policisti të përngjitur në fotografinë e shtyllës

i lëvaret jashtë jetës një këmbë e mbathur me një flatër prej pankarte

në blokun fqinj hapet një derë si një gojë me dhëmbë të mbuluar me kullosë

nga mezi i rrugës nga mezi i saj një grua me emër të bardhë shikon drejt qiellit. me sy

e shndërron në gjinkalla buçitjen e trenit që shkulet

nga stacioni. pastaj lejon të dashurohet në ëendërr nga një tip

me çantë diplomati plot kamxhikë arushash dhe lëvore vjeshte

 

.mbi dëborën në skaj bulon një lule/jolule me sy të artë

pëshëpëritje pranvere të degdisur nga koha

 

.biblioteka gjëmon nga e shkuara e fermentuar

në katin  e dytë të shpirtit tim më pret

një fëmijë.

.ekuilibri ec me mua për dore mbi telin kah mbrëmja.

kjo është.


 

vetëm Zoti ekziston

(numai Dumnezeu există)

 

ishte mesnatë e saktë kur hëna trokiti

në portën e zemrës sime

drejtëpërsëdrejti mbi puthjen tënde

e numrova unazën deri më dhjetë, i kërkova hijet

qosheve të dhomës

i vura do akte farefisit të vdekur në dosje në

dritën e saj si një qepallë,

pastaj e hapa me një gur të vizatuar

me gra lakuriqe

 

e mërkura e përhirtë nxitonte si një disk

i prishur pa rraskapitje

në këtë natë në të cilën në qiell

janë shkruar emrat me flatra prej engjëlli

do t’i luaj në loto

të dielën kur zilja e vogël

do të vishet me tingujt e këmbanës së madhe

 

.të dielën kur fëmijët do të lindin nga lakuriqësia

ndërsa ti do të vizatosh limuzina që ecin në hartë

.të dielën kur ora do të kthehet nga e prapa

një ditë kur babai do të hyjë sërish në derë me mamanë

.të dielën

Atëherë kur bota do të jetë aq e shtrirë dhe larg syve të hënës

Ngase ne do jemi si do miza fluturimet e të cilave do të shndërrohen në kaltërsi

.të dielën kur në shuplakën time

do të mbarsen të gjitha sorkadhet e botës

.të dielën kur të gjitha dashuritë do të më pyesin ç’të bëjmë me to

tani kur syri i diellit është mbuluar me një plastelinë errësire

 

tani

natën rri majave

duke hedhur

një sy nëpër fletoren time

në të cilën rri babai pranë me stërgjyshërit e vajtur atje ku drita është tjetërsoj

një flakë

që rrjedh nga syri më derdhet gishtin

me të cilin ledhatoj kujtimet e tij

hëna flet me mua në ardhmëri

 

.përndryshe

Digjem si një flakë e kryqëzuar ndërmjet dy poezive të pashkruara

.vetëm Zoti ekziston

E ndjej dorën e tij mbi kafenë time të mbuluar me një fletë të bardhë të pashkruar

Gishtërinjtë e mi degdisen në pyjet e zemrës së Tij

.një laps cung me majë nga brirët e kaprollit më vizaton në Libër. .jam.


 

!

 

! të gjithëve u dhuroj falje .duke filluar me vetveten

nuk e kam kuptuar si kalon jeta dhe pajtohesh me vdekjen

për çdo ditë. !është njësoj sikur mbarimi do të ishte i qartë si një burim

i tjetërkujt i mbyllur pas grilave

të fabrikuara me fotografi/kujtime/refuzime

 

hap albumin me ditët që kanë vajtur

.sytë

Nga fotografitë e atyre që kanë vajtur „tejmatanë” më shikojnë

Të zhgënjyer

.ç’prej kurë se kam kuptuar se në çdo hap të njerëzve përrreth  fshihet

një fshehtësi

shikoj ngajherë nën shputat e secilës sekondë duke kërkuar kuptime

.pastaj shikoj në poem si në një natë pa hënë e yje

që më magjeps me parfumin e errësirës së saj

.në mëngjez kur e thith mallin për jetë nga sytë e tu

qetësia vjen kah unë nga njëmijë rrugë .rrjedh

nga njëmijë zemra

të gjitha të tuat

.diku

Në një kat të harruar të jetës sime peng i një bloku

të zgjuar zogu i lumturisë

.nuk jam i kënaqur me vetveten time

kështuqë

!të gjithëve u dhuroj falje. .duke filluar me mua

Nuk kam kuptuar si kalon jeta dhe mësohesh me vdekjen e çdo dite !nga britjet e dashurisë vjen

përgjigja e fshehur në zemrat tuaja

sot kur krejt bota dashuron

urren

vajton

shpreson

përmes televizorit


 

qyteti

(oraşul)

 

.qyteti shëmbëllen me arkën e Noes .veçse kafshët janë të vrara njëra pas tjetrës. .fushës së mbushur me zemra të vetmuara lëvrojnë pllugjet e tërhequra nga paratë dhe në hulli hidhen fara aforizmash

. në një blok dergjet përmbajtja e librit të jetës sate

.natën fytyra e hënës duket si një fener që nuk ndriçon asgjë

në qytetin ku në vend të luleve rriten bloqe dhe tela

 

hijet ia marrin përpara njerëzve .të ngutura

mbështeten mbi kujtimet me pemë e kullosë. .natën më ulen

në gjunjë

 

.pranë secilit prej nesh natën

dremit nga një refuzim

.mendimet dremisin të varura mureve deri në agim

 

gjysmë mish gjysmë mendime

tërë natën pimë gjakun e Zotit

bryl më bryl me sytë e atyre që kanë vajtur

me barkën e Karonit

 

.mendimet dremisin të varura mureve deri në agim

 

gjysmë mishi gjysmë prej refuzimesh

presim agimin

kur e nxjerim përsëri zemrën nga krahërori

do ta ngujojmë në buzëqeshjen e fëmijëve

duke u gëlltutur nga qyteti

 

.përjashta

dheu

i shtrirë nën asfalt

e pret varrimin e vet

 


 

ëndërr me flatra prej ankthi

(vis cu aripi de coşmar)

 

“Jeta ka fjalë; ajo që është e shkruar është e vdekur

 

Pitagora, Ligjet morale dhe politike (2263)

 

.ndoshta gjaku do të shndërrohet në verë

kur nata do të rrjedhë nga gishtërinjtë e tu

ndër gurët e mishtë të tempullit të ngritur në trupin tënd.

.në kadë nga robineti rrjedhin mitet e ditës së tetë

të huaja si bota që të pin si nga një kupë

në të cilën derdhet gjaku i qiellit dhe yti

i shkulur përmes syve të jehonës

.Zot kur do të vish përsëri

nuk do të gjesh asnjë kryq

vetëm njerëz me zemër në formë kryqi

do të ngrejnë një golgotë pa kufi.

.gishtërinjtë e ditës këndojnë odën e pranverës mbi klaviaturën e zemrës sime

dhe hyjnitë mbështeten në shuplakën time të shtrirë ndaj teje

 

.kjo stinë e veshur sërish në tesha pranvere

më pret në një skaj me fytyrë drejt teje.

.tmerri i djeshëm

dhe i krejt ditëve rri tulatur mbi kofshën e një sekonde

vdektare

Ahasverus posa kaloi përmbi trupin tim

që pret agimet t’ia sjellin shpirtin prap

.diku, në qytetin e çmendur bie shi me refizime e të

vdekura

të cilët askush nuk i njeh.

.trupi yt prej hyjneshe i harruar nga fjalët

qëndron pranë trupit tim të braktisur nga mendimet.

 

.në një qosh dite të fëmijërisë sime

qëndron mamaja në një bangë përrallash

.nga shpati i ditës më të humbur më buzëqesh babai

.në prehër të shpatit dergjet propaganda

të cilën e kanë pirë ditë për ditë

kur isha fëmijë

 

.budallenjtë kthehen nga puna

duke pëshpëritur vargjet e shenjta të hymnit të parasë hyjni

apo ndoshta të politikës hyjneshë

apo ndoshta duke bëlbëzuar fjalë të pakuptimta

që të fshihen pas tyre

që mos ti qeshin fëmijët

apo mizat që aterojnë mbi ushqimin

të cilin memzi që mund ta blej

në këtë vend që është përbaltur nga tranzicioni.

.një kishë i pret me qindra vjet ikonat

besimtarët kanë vajtur kaherë në spanjë

.në qosh të rrugës qëndron një endacak duke kënduar

baladën „do të mundja sikur të”.

.dy përrenj interesash miqësore rrjedhin

përballë blokut tim duke ia krisur gazit.

.në qoshin tënd qëndroj unë duke ëndërruar si lumturia

ndoshta mund të jetë e vjetëruar

por ende ekziston

zhytem në një buzëqeshje të birit tonë.

„pantha rei?”

Zot, a duhej vallë ta shkruaj këtë varg në mëndjen e tjetërkujt

 

!vaj!

bërtiste kori i çasteve të përzjera nga dhëmbët e një metali të zhubravitur

ndërmjet rrotave dhëmbore të një motori

.!vaj!. bërtisja unë

duke mbajtur me elegancë dregzën e shkëputur nga trupi im

në të cilin pikonin lotët e fundit të ditës që digjej

.në fund të fundit

qetësia është një poemë.


 

portreti i një nate

(portretul unei nopţi)

 

muri i ditës u shkëput ngaherë

nga shpirtërat e atyre që e popullonin

disa rrugë paralele me natën

të zbrazura nga tollovia e nevojshme pa kuptim

që zvarritet tashmë drejt punës

edhepse agimet e dehura ende janë duke dremitur

një pijanec i shqetsuar zhurritet duke i zgjuar

parkun e kaplon qetësia pas marrëzisë së natës

kullosa e bezdisur nga pijanecët i ngreh fijet si iriq

diku një grua pa shtëpi end vetminë e përhirtë

duke i thënë lamtumirë jetës

siç vepron çdo natë pasi e hedh shtatin në shtrat

që të mund të hajë. Ndoshta dhe nesër do ta marrë një ditë

një hulumtues shportash bërlloqesh buzëqesh

nga drita që rrjedh e zbehtë nga bloqet pa kurrfarë kuptimi

e var frymëmarrjen në gozhdë duke shpresuar se nesër do të bëhet më mirë

e hedh një lot të tulatur nga pija dhe acari

duke e vrarë flakën e kandilit ndërmjet vetullave

të mbështetura mbi një gazetë

mbi faqet e së cilës fjalët rrinë të shtangura

 

një qen komunitar që ka shpëtuar nga gjuetarët edhe sot

e lëpin putrën e thyer dhe shikon henën me fytyrë sa bota

cilës mirësi është duke i lehur

tekefundit jeta është vetëm një shkëndijë që ka ikur

nga maja e këpucës së trashë. Bien të rreshura macash përreth.

blerimi i kullosës i përkëdhel insektet që i ka kapluar uria

 

të vdekurit mbështeten për gardhet e varreve

duke e smadhuar me një natë e me një vdekje më shumë

varrezën e shpatit të ngjeshur nga shtëpitë

e përkufizuara me njerëz me shikime të shtrembëra

dhe gra që ulërijnë nga brengat e ditës

duke e ngrënë mezin e tjetrës natë që i mungon dashuria

duke pështyrë pastaj fytyrën e ditës së nesërme

duke e përzënë

 

në bibliotekën e atij që çmendej nga duke lexuar libra

vëllimin e vjetër

1001 netë

ngjitej me sheherezadet dhe çdo gjë

përmbi legjendat e olimpit

thurrin njëmijë legjenda të tjera

që lindin në drejtim të ditës dhe vdesin në agim

 

pemët rendin për tu përballur me limuzinën

që u shpartallua me kërcëllimë jetësh duke e braktisur trupin

shoferi braktis dritën e syve mbi një gjeth

çasti i tëhollohet derisa i shuhet i dobësuar si një hije

 

një flutur digjet në dritën e shtyllës elektrike

që derdhet e pamundur mbi trotuar

 

në shtratin e spitalit një njeri

mëson përsëri të jetojë

duke e dhuruar sërish universin me qenjen e tij

një buzëqeshje ia tejkalon me mund shëmbëlltyrën

duke i rrëshqitur mbi buzë

 

vera i hedh rrugëve monedhat prej gjethesh të blerta

me brigje të bakërta që ta përkujtojnë vjeshtën

 

nata nuk është e re hijet e shkurta

vallëzojnë me jehona të harruara mes bloqesh

 

në një shtëpi shumë larg prej meje

mamaja mendon për brengat e veta, për të mijat, për tonat

 

në mesnatë në zemrën time është bërë një dritë

si në fëmijëri

hëna e zhveshi fustanin dhe mi mbuloi buzët me një dëshirë

 

 

 

 

 

pendesa

(penitenţă)

 

pendesa

(penitenţă)

 

rrugës klithjet e një sorkadhe

shpërndahen në stuhinë e mbrëmjes

një makinë e shakmis lotin e një luleje të derdhur në pluhur

 

lejlekët e braktisin ngadalë këtë ditë

mbi verandën e mbrëmjes i lënë si shenjë të mbathurat

përmbi to vegon engjëlli im i fëmijërisë

i mahnitur se më shkoi  ndërmend për të

shoshit mes gishtërinjsh fragmente nga jeta ime

përplasje, lajthitje, gabime

zbres me shputa mbi shpatin e jetës

duke u kthyer prap drejt ditës në të cilën

gjithë njerëzit e mi ishin të lumtur dhe përjetonin dhembjet e mëshikzës - ditët mbi shputat e mia thehen

njëra pas tjetrës

duke i hedhur në harresë shëmbëlltyrat e veta

engjëlli më kundron i pikëlluar

në shuplakat e mia

errësira kaplon konture

mëkatet e thërmuara mes dhëmbëve të çastit

ngjyrosen në të zeza

porsi damarët e mi për të cilat dija se janë mbështjellë me mahramën e mbrëmjes

Zoti më pret derisa vajtoj


 

vjeshtës në Suhulec

(toamna la Suhuleţ)

 

përnjëherë

qielli mbet i ve nga lidhja me dheun

 

shqetsimet rrjedhin përmes shirave të pandërprera

duke u strehuar në eshtrat e natës

kumbullat mbështillen në degët e mbushura me fryte

secila shtëpi është e vetmuar

secili njeri është fshehur në kujtimet e prera përgjysmë

si do jetë të gulçuara nga dëshprimet

ndërsa shpati është ngritur nga heshtja

 

rrezet e diellit përpëliten nën një re

Shën Gjergji zbret nga ikona e lashtë

ulet pleqërisht në verandë

pret

i binjakësuar me jetën e përjetshme

thuajse e mban fshatin në shuplakë

shirat zvarriten në drejtim të qiellit

zëri i mamasë përpëlitet në lumin e dashurisë ndaj meje

rri përkulur si një mendim i mbëltuar në një lutje

kam harruar vetveten dhe diellin e kumbullat dhe fshatin

 

ajri nga qelqi

lëshohet hijerëndë përmbi gishtërinjtë e mamajës

të endura nga fijet e përjetësisë

tani e kuptoj

se ëndërrojmë


 

Hija e Kavalerit Trak

(Umbra Cavalerului Trac)

 

Koha është derdhur mes gishtërinjve të historisë

Tashmë korbat çupisin nga sytë e së shkuarës

Nën çokun e tyre shpërthejnë grimca fjalësh

Që e humbin kuptimin: komb popull atdhe

 

Fërshëllen era në ëndërrat tona

Të veshura në teshat e ndryshimit

Planeti dridhet gjithnjë e më i nxehtë

I kafshuar nga dhëmbët lakmitarë të parasë

Nuk gjendet kontinent i paprekur

Nga kthetrat e gërmadhës dhe shpartallimit

Marrim frymë kundërmim tymi dhe erë gjaku

Të derdhur në „konfliketet e freskëta”

Nën tingujt e kambanave të urrejtjes ahmarrjes Terrorit

Vdekja çapëlon rrugëve krah për krah me përparimin

Të qeshurat e saj gërryejnë patkonjtë e kalit

Të Kavalierit Trak

I harruar në një qosh të kalueshmërisë

 

Kavaler Trak    

U bë bota kaq e huaj për ty?

Të kam shitur thika[2] kalin penën

Kalamendesh kodrinave të zhveshura nga pemët

I zhveshur nga teshat e purpurta të kohërave të Perënduara

Duke kërkuar një qosh që të tërhiqesh i harruar

 

Historia është bërë një fjalë e vjetër

Tradita një fjalë e zbrazët

Ditën e nesërme e ri/ndërton me daltën e interesave

Fanatikët e politikës e promovojnë të ardhmen

Në të cilën trokëllima e kalit tënd nuk dëgjohet

 

Koha është derdhur mes gishtërinjve të historisë

Tashmë korbat çupisin nga sytë e së shkuarës

 

Nën çokun e tyre shpërthejnë grimca fjalësh

Që e humbin kuptimin: komb popull atdhe

Fërshëllen era në ëndërrat tona

Të veshura në teshat e ndryshimit

Vdekja çapëlon rrugëve krah për krah me përparimin

Të qeshurat e saj gërryejnë patkonjtë e kalit

Të Kavalierit Trak

I harruar në një qosh të kalueshmërisë


 

Krisht

(Crist)

 

përballë nesh

i paparë nga askush

rri Krishti

 

i pikëlluar

shkrime të shenjta reciton

për askend

 

pëshpërit

Unë jam Krishti

mbaj dhembjen e botës

i përgjakur nga lufta më e freskët

mbaj lumturinë e botës

në buzëqeshjen e të posalindurit të fundit

mbaj diellin

dhe lulet

dëshirën për t’i ëndërruar

është e drejta ime të ëndërroj

e juaja është të ëndërroni

apo jo

 

Unë jam Krishti

pëshpërit Ai i pikëlluar

në shpirtin tim

pëshpërisin krejt dashuritë e botës

nëpër damarët e mi

rrjedh gjaku i të vrarëve

dhe të palindurit e të cilëve

në shuplakat e mia

hyjnë caqet e indiferencës suaj

 

Unë jam Krishti

nga zemra ime

rrjedhin përrrenjtë e Parajsës

rriten trëndafilat e dashurisë

në zemrën time

banoni të gjithë

ata që më shikoni

ata që nuk më dëgjoni

në poezinë time

prehet Zoti

duke i shpërlarë mendimet

në çdonjërin lot tuaj

 

Unë jam Krishti


 

Ti

(Tu)

 

derisa i shkundje kallinjtë

binin kokrrat e pjekura të heshtjes

në zemrën tënde

 

pastaj

e shoh vetveten duke ecur me ty në shpatin e pafund

ndërmjet kullosave të bujshme të vesës

horizonti i ngarkuar me vlagun e mbrëmjes

kallet

madje në çastin në të cilin ai zog këndon

sikur ta ketë thithur nga zemrat tona secilin trill

gurët e heshtjes më varen në buzë

ta shoh rrumbullakësinë e thembrës

duke u përzjerë në detin e kullosës

shalët që shpëtojnë nga rrjeta e secilës fjalë

tatëpjetat e gjirit

të rrëshqitshme porsi ndrojtjet e mia

 

hëna ngjitet qiellit

me gishtërinjtë e Zotit

shtëpitë struken në prehërin e muzgut

vetëm sytë tu zhurriten kur bie terri

xixat e shpirtit tënd më kallin

si një turrë dhembshurie

luginës së fshatit i vjen era e kuzhinës

së posalyer me gëlqeren e ngjarjeve me ty

të cilat tashmë i kam harruar


 

Profeti

(Profetul)

 

vdekja rri ballë për ballë me jetën në shuplakën e saj

të shtrirë mbi pluhurin mbi të cilin do të mbështetemi të gjithë

Zoti do të na kosisë një ditë në shuplakat tona

të ngritura  për lutje

në drejtim të diellit që na i përkëdhel fëmijët

do të lulëzojnë margaritarët e kujtimeve

 

por tani stuhitë e ditës kanë tehun e kullosave

vashat kalojnë përmes nesh të nxehta

më të nxehta se shuplakat e diellit

çasti

kërmill i butë në brigjet e rrugës

vuan nga frika e mbarimit të vet

duke shikuar shputat që rrjedhin me pamëshirë drejt tij

tani

dashuria është gota nga e cila pimë helmin e ditës së nesërme

dhe mjaltën e ditës së sotme

 

plaku murmuronte si një ujë kur

herë i kulluar herë i turbullt

i pagëzonte çastet që shpërndaheshin në erë

duke gurgulluar fjalë

ndërsa bota mendonte për to se

„kjo është rruga drejt ditës së nesërme”

thoshte ai

dhe të gjithë e besuan

fije mençurie i rridhnin fytyrës

duke u shembur te këmbët e tij

duke na pritur

si do trembje të braktisura në një skaj

të terratisur nga jeta

 

fjalët e tij zgjasin gishtërinjtë për ta kapur të vërtetën

që çapëlon me bezdisje mes nesh

të shtrirë

ndërmjet urrejtjeve të trembura të tmerrit

të papërfillshmërive tona

 

e vërteta rri ballë për ballë me jetën në shuplakat e saj

në sytë tanë që nuk duan të shikojnë 

se si lulëzojnë margaritarët e kujtimit

 

fjalët e saj zdirgjen të lodhura në pluhurin mbi të cilin mbështetemi

si sundimtarë mbi heshtjen me të cilën jemi veshur


Babai

(Tata)

 

Shpirti im me mua kemi ndenjur rrugës një natë

pranë kohës

duke shikuar përmes syve të babait tim të vdekur

realitetin që fshihej tejmatanë

kemi bredhur mbi shëmbëlltyrën e tij

mbi të cilën edhe rrudhat vdisnin

por mbi të cilat çdo gjë tani ishte e shkruar

dashuri e shkapërderdhur ëndërra të vrara apo të palindura dhe dëshira fëmijësh

 

jeta e tij qëndronte pranë meje

e mbështjellë në një pëlhurë puthjesh të vyshkura

nata brenda trupit të tij më mbështolli ngadalë

babai e varroste në hi çastesh vetveten që shuhej

shikoi kah jeta dhe e hodhi lopatën e fundit

në të cilën kacavirej një ëndërr me të e me mamanë

qysh kur pata lindur unë

ata qeshnin duke e matur kështu lumturinë

me trupin tim të vogël në të cilin shpirti përpëlitej

të struket

 

në agim

e mora atë ëndërr

dhe e vura mbi një trëndafil për mamanë

 

kur u lind vetmia ime

u përkujdesa për të si për një lule

u rrit si një fëmijë

me ëndërra dëshira e shpresa

kishte ëndërra të çuditshme

për pyje të çveshur nga drurët e kullosa

mbështillesha me ëndërrat e saj

ajo më mbështjellte mua

kur endeshim së bashku

njerëzit na shikonin me sy të ndezur

nga zilia

ngase jo çdokush mund ta kultivojë vetminë aq bukur

 

nganjëherë

në mbrëmje

rri

vetëm

pa vetminë përballë meje

dhe pres

 

kështu rrinte babai atje në arkivol

por unë e shihja

se si

shkel nëpër përralla

duke më pritur

qysh kur isha i pregaditur

të bëhem një shpirt i veshur me trup

duke e shtruar botën te këmbët

si një batanije që pret ta end me dëshirat

e mia

mi vu shuplakat në dhe e dheu më pranoi

duke më lënë të marr pjesë në shfaqjen e madhe

 

tani ai trokiste me hapa rrugës drejt shpirtit të dheut

 

i rradhita hapat e rrahur me mahnitje

asnjë ditë nëpër të cilën kalova nuk më strehoi

me gjithë ëndërrat e mia brenda saj

më shumë se sa ta bëj një zinxhir kujtimesh

të cilin do të doja

të banojë ndonjëherë në fjalët e nënës e të babait

të mahnitur nga gjendja për të qenë

 

Tani babai i mbaroi hapat

 

Kujtimet e braktisën së bashku me trupin

u shpërnda si një ngjarje në një oqean të qetë

mbeta unë me vëllezërit e mi dhe mamanë

që ende e pret një lule nga ai në mëngjes

por në atë natë me erëtimë trishtimesh të ringjallura

mendimet më rrjedhnin

porsi lotët e do qirinjve kaherë të shkrirë

 

dëgjoj zërat e prindërve të mi më të rinj seç kanë qenë

ndonjëherë

 

mbyll sytë dhe shikoj tejmatanë meje

sytë e babait duken tani lule që strehojnë përralla

ndoshta

për ndonjë njeri të dashur dikurë

që e ka flakur harresa

edhepse mendonte se as dheu nuk do ta harrojë

u shuan nën qepallat e ditës se rilindur me hijet

e fundit

 

ëndërrat me babain

e humbin hijen duke u bërë gjithnjë e më të holla

dhe pyes vetveten

në kam ekzistuar përpara kësaj nate

duke kundërmuar heshtje dhe trishtime të përlindura


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dashuri dhe kujtime

(Dragoste şi amintiri)

Vera e kujtimeve, vera e të tanishmes

(Vinul amintirilor, vinul prezentului)

 

                Kamelias, 

ky është çasti i fshehur në një lot

 

Rrugëve të shtruara me kujtime

nga qyteti ku kam lindur

i përkufizuar me shpatijet e refuzimit

në mëngjez 

kalonte karroca e një tatari më plak se historia e botës

e tërhequr nga një gomar me bishtin e gërshetuar

dhe vrapin e shpleksur për prehje

njerëzit

banojnë në jetën e fotokopjuar

duke i kundërmuar në mëngjes lules së ëndrrës

 

Kaloj

rrugës së fëmijërisë sime

këtë ditë që e kam rruajtur të paluar si një faculetë

(atë në të cilën i rruaja paratë që i merrja në kolendër[3]

dhe copat e sheqer/kandilit)

i ruaja për kujtim në një dollap

në të cilin miqtë e mi fëmijë uleshin në levantinë

në raftet që kishin erën e mamasë e të babait kur ishin së bashku

 

Po ec asaj rruge të gurëzuar me kujtime

të veshura në vellot e fluturimit të harabelave

Në një qosh me një rrugicë reale

shitësi i buzëqeshjeve ma zgjaste një pasqyrë

krahët e mi shtrihen drejt muzgut

e kapin pasqyrën dhe e shkulin me një pëshpëritje

shëmbëlltyrën e gjyshes së murosur në ujërat e saj

 

Fëmijët

kalojnë nëpër kujtimet e mia

me krahët e mugulluar me lule dëbore

Ende nuk e di se do ta mësojnë mjeshtrinë e vdektarit

qeshem me çastet që më derdhen gishtërinjve

Qesh me ta

rrugë me përpëlitje flatrash

të engjëllit të lutjeve të mia

Rruaj këtë çast të fshehur në një lot

që do të ta dhuroj

kurr

Shkoj përsëri asaj rruge të gurëzuar me kujtimet

e veshura në vello flatrimesh të lejlekëve

vitet

më ngjiten në gishtërinj

duke u përpjekur të mbeten

 

Hap sytë

përballë meje, mbi tryezë, dy gota

me verën e kujtimeve dhe verën e tanishme

Zgjas dorën të zgjedh

kur

në ëndrrën e lëvarur si një akrep

i gjuhës së dehur të orës

të vërej

në shtrat

Merr frymë vetëm për zemrën time

trupi yt i parfumnosur me jetë

Tani

jam në vendin

ku Parajsa e puth botën

 

Lë kupën me verën e kujtimeve

harroj

shëtitjen mes të ndjerëve në albumin e familjes

Kujtimet e mia vishen me lotë

përjashta felinarët përtypin kafshatat e fundit të natës

dhe nata kafshon me shije nga lotët e mi

para se tia krisë gjumit mbi pulpën foshnjore të ditës

E mbaj për krahu frymëmarrjen tënde

dhe vallëzoj

me pritjen

dhe pritja rilind në zemrën time

Shijoj nga frymëmarrja jote

Dhe e kreh dashurinë si një grua me shëmbëlltyrën tënde

Shikimet më derdhen si vera e Khayamit ndërmjet kodrinave të gjinjve

Hap sytë dhe më buzëqesh

Gjestet tua shprndahen dhomës si një buqetë flatrash të engjëllit

nëpër sytë tu  tu kërcejnë harambelat

që vijnë drejt meje

nga fëmijëria në të cilën bie shi me zana

në mëngjez

njerëzit nga kujtimet e mia

ulen me kujdes në faculetën e sertarit

albumi i familjes i miklon heronjtë

përballë agimeve

 

Qielli merr ngjyrën e syve tu

dremis

pasi që

i mbëltoj shikimet në dheun e trupit tënd


 

për një farë mënyre për të dashur

(despre un anume fel de a iubi)

 

grua

gishtërinjtë e flladit ti përkëdhelin flokët

në ditën kur kjo joshje prej vashe

ma thith zemrën

më kundron duke buzëqeshur

por sytë tu janë dritaret e një burgu

 

çarapët

apo teshat

bien mbi ty si petalet e një luleje

e di se do ta kem trupin

dhe trupi im gëzohet duke u zhurritur

nofullat e natës kërcëllijnë me dhëmbë errësire e yjet

duke ia krisur gazit pranë nesh

 

e shtrëngoj mes qepallash ëndrrën e dashurisë

duke e shtrydhur

i shpërlaj me mjegullën e agimit mbi gishtërinj

duke e hedhur erëtimën

prapa në natën që digjet duke u prehur

në zjarrin ku trupat tanë janë takuar

pastaj

me ditën e tulatur mbi trupin tënd

i gozhduar me gurë ëndërrash dhe dashuri të thërmuara

kur vetullat e horizontit përpëliten për herë të parë në jetë

ti po shkon

 

me shikimin e shpërveshur

ndërsa ndër damarët e gjethit me të cilin e mbulon shpirtin

e thatë

rrjedh gjaku im

 

ke shkuar për një jetë

do të doja të ta shkul shëmbëlltyrën nga zemra ime

si një gjemb që zente rrënjë

 

rruga e lëpirë nga qeni i agimeve e braktis fshehtësinë e natës

trotoari i rebeluar nga acari

i cfilitur nga hapat e grave të mbrëmjes

është mbushur me fjalë të këputura, të hedhura  mbi rigoleton e natës

pranë luleve për dashuritë e shitura me zbritje

 

dritaret e grisura të bloqeve

i kundrojnë njerëzit

që rrinë të varur ma gjuhët e krisura të ditës

që lëpijnë diellin mbi pellgjet e kohës së shpërndarë ndëra ta

këndej/andej dikush i var shikimet në dritaret e fqinjëve

 

vetmia është si një gjarpër që ngjitet

mbi noçkat e këmbës

pastaj

derisa dita lëviz tashmë si një shpresë e dërmuar

po shkoj përsëri në drejtimin tim


 

në agime

(în zori)

 

erdhe në mëngjes

para se të zhuriten agimet mes nesh

pranëvera

lulëzoi në zemrën time

nga një krah i saj mugulloje tij

e rritur mbi degët e një puthjejej të mbëltuar në mua

 

pastaj

si një heshtje e veshur në lule dëbore

shikoje nga zemra ime kah bota e jashtme

 

orët rrinin të lëvarura si do fotografi të vjetra

në një degë mbi murin e jetës

dhe kundronin njerëzit që kalonin nëpër jetën tonë

nga ana tjetër e dritës rritej harresa

e veshur ende me teshat e ditës së djeshme

me kapelën e grisur të së shkuarës në kokë

vetë, e arnuar me lotët e vetmisë

 

te këtmbët e mendimit

dheu

si një bukë

piqej në diell duke i shkrirë njerëzit

dimri shkonte duke u tharë

me trup të zvogluar

prehej deri në vitin në një luginë të mbushur me buzëqeshjet

e zakoneve të njerëzve ende të vlagtë

 

pastaj

sytë e mi

krahët e mi

unë

u shndërruam në shi

duke pikur mbi buzët tua

si dy molla të proshkura

u derdha i tëri në ty

 

më bërë vend në poezi

dhe

u zgjuam

 

dita prsite të fillojë

dielli lindte në sytë tu

gjithçka ishte pranverë


 

në qytetin e Mexhitit

(în oraşul lui Medgid)

 

 

vera

ushqehet me gjethet e pemëve si një grua e përkundur nga valët

nga turni i Xhamisë së Madhe valëvitet

si flatra e një albatrosi të harruart nga koha mes qiejve

frymëmarrjen e Abdul Mexhitit

kambanat e kishës Petri dhe Pauli

derdhen në drejtim të resë së hollë

si një ëndërr fëmije të degdisur në fëmijërinë e purpurtë

 

ngrohtësia i shtrin ngadalë flatrat përmbi lumë

në gjoksin e qiellit prehet një engjëll i skalitur në formë kryqi

përmes syrit të të cilit pelerinon

shpella e fjalëve të përdredhura për trupin e azdisur

të një vargu 

ku të kam ngujuar rrugë e dashurisë

kur mendoja

se gratë nuk dalin të piqen gjatë kësaj vere

 

një maunë tërhiqet zvarrë mbi Kanal

një remorkio e ngjirur 

u bërtet ujërave që

me nxitim

gojën ia gulçojnë me sekondat e vrara nga vetmia

në breg

era e përplasur në baltë i gris gurët

mbi telin e teshave të asaj shtëpie

me gardh të thatë si trupi i plakut që

nga porta e hapur kah e shkuara

çlirohet në drejtim të askujt

kujtimet e veshura në vellot fluturuese të zogjve

jetët e pavlefshme përpëliten në diell

duke pritur tu lapsërohet hapi

 

rrugëve të shtruara me gurë kujtimesh

nga një kohë e askujt

vizatoj të padukshmen mbi gishtërinjtë tu

 

gishtërinjtë imitojnë vallen e ngjyrave

qielli merr ngjyrën e syve tu

ndërsa unë

ende e mbaj për krahu frymëmarrjen tënde

ti

blanë vemtie në mungesën e freskët

si një bukë që kundërmon si gruri i fëmijërisë

 

mbi një bankë në lulishten nën urë

me sytë e hapur

luaj me gërshetat e kujtimit

pres ngrohtësinë tënde të struket mes shuplakave të zemrës sime

mendime me formë të mpleksur rrëshqasin përmbi mua

tani

ti tenton të bëhesh distancë

duke u larguar mbi flatrat e ngrohtësisë

me hapin e shpleksur për prehje

 

vera

lëkundet mbi gjethet e pemëve si një grua e përkundur nga valët

nga turni i Xhamisë së madhe fëshfërin

si flatra e një albatrosi të harruar nga koha mes qiejve

frymëmarrja e Abdul Mexhitit

kambanat e kishës së Petrit dhe Paulit

derdhen në drejtim të resë së hollë

si një tym nga llulla e degdisur

porsi unë

te rrënjët e flatrave të këtij çasti

me pendlat e dashurisë dhe buzëqeshjen e pakohësisë


 

Vjershë mbi mësimet e një pelerini në botën tejmatanë realiteteve të shkronjave në kohët kur bota kishte fytyrë prej qelqi shpirtërat ishin të veshura  në para shkëlqimtare në sytë e grave shkëlqenin ballet para se të zhyten në xhepat e burrave kishte vend për të gjitha interesat dhe asnjë ëndërr filozofia dhe feja llogariteshin njësoj të vjetërsuara dhe të gjitha jetët kalojnë në qoshet e historisë së menjëhershme

 

gjermani filozof ka thënë se Zoti ka vdekur

 

gjithçka 

mund të duket e natyrshme kur Zoti është

një kalk semantik

i pamundësisë sonë


 

jeta si një film në tv

(viaţa ca un film tv)

 

 

 

 

 

 

 

në gjoksin e dheut depërtojnë shirat

e përbujshme me shëmbëlltyrë lotësh e gjaku

nga këto kohët tona

të veshura në kostume televizive

atje ku njerëzit kanë tesha bishash

dhe enden ekraneve televizive nga qyteti në qytet

qytetet tona

shkëlqejnë në dritën e indiferencës dhe marrëzisë

 

nëpër gishtërinjtë e mi derdhen fjalët bardh/e/zi

kam gjurma shpatash në duar dhe në të shkuar

kur kaloj pranë luftës që derulohet në tv

larg

ku njerëzit që vdesin janë thuase vetëm përfytyrime

pastaj

në televizor është një kabare do çmime që të shtyjnë

të harosh

vdekjen e fëmisë në Bagdad apo Londër, Kosovë apo Çeçeni

kush e din

gjithandej vdiset dhe ty fare pak të intereson

 

një engjëll i lodhur mban dhembjen time duke lëvizur flatrat

e lira

të hipotekuara apo marra nga Parajsa me huazim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar

me respektimin e të gjitha normave në fuqi

të imponuara nga legjislacioni financiar

që më shikon me shikimin e një Ikari të sëmurë

dhe sytë e tij më pëshpërisin me lot mallëngjimi

të ndezim zjarrin dhe t’ua ngrohim një çik

çastin para se të shkojnë

 

vjen mbrëmja

qyteti fshihet nga sytë e mi

kalimtarët i shpiejnë ëndërrat në kullotje pastaj i numërojnë paratë dhe fshijnë fytyrën

nga gjithë ai gjak që patën marrë nga ekranet dhe gazetat apo gjithandej pa lidhje

apo ndoshta i dredhin qepallat pas gjithë atij perëndimi

diku

heshtja vesh teshat e një buçitje gruaje të braktisur

që ka kundërmimin e ndonjë hapi të degdisur nëpër kujtimet e saj

 

në zemrën time vdes shpesh herë

nuk çka të bëj

dhe

kur vjen mbrëmja

i ngulfas në poem numrin e vdekjeve të mia

gishtërinjtë më janë zbukuruar që kurë se i kam prekur

germat e lutjes

të harruara në një faqe të Biblës

 

nga poema

vjen te unë një vashë të cilën sapo guxova ta shikoj

ishte më ndryshe se ato që i kisha parë në këtë jetë

që dukej gjithnjë e më shumë si një film tv i qëndisur me reklama

më kapi për dore dhe hyra me te në natën

e cila u mbush me fëmijë, plaka e pleq

kur mendoja se ia di përmendësh frymëmarrjen

dhe pregaditesha ta vë zinxhirin në portën e zemrës sime

që të mos mbetem pa të

ajo iku

duke më lënë sërish mes njerëzve të tv

i mblodha ëndrrat dhe mendimet nga vendi i thatë

i rradhita vargjet

që kishin zënë rrënjë mbi gjurin e fotografisë sime me ty

 

e hapa televizorin

ishte një orë

totalisht e papërshtatshme për dashuri

të shpërndara mes gishtërinjve të vetmisë

ora në të cilën shikoja përrreth

raftet plot libra që flasin për gjëra pa lidhje

(dashuri të cilat televizori nuk dëshiron ti përfshijë

në një botë në të cilën të jesh njeri don të thotë të jesh diçka tjetër)

vejoza, në kanën time me ujë një gjinkallë e braktisur nga fati

shtrij trupin e ngarkuar nga përfytyrimet e ditës mes jastëqesh
shikoj

mendimin se do të më kaplojë gjumi
një hapet si një libër

në të cilin që nga faqja e parë derdhen shkronjat në drejtimin tim

pastaj

degdisem

dhe nuk ka rëndësi nëse jeta

është një film i rastësishëm që…

SHËNIME BIOBLIOGRAFIKE

Marius Chelaru (shq. Qelaru), u lind në Negresht të Vasluit, Moldovë (30 gusht 1961). Kreu liceun dhe Fakultetin e Shkencave Ekonomike në kuadrin e Universitetit Alexandru Ioan Cuza në Jash.. Qe redaktor i revistave Timpul, Cronica dhe Poezia. Në intervale të ndryshme qe redaktor dhe këshilltar botimesh, pastaj kryeredaktor, e më vonë drejtor i Shtëpive Botueseve Junimea, Sakura, Parnas, Timpul. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, anëtar i Klubit Junimea, Anëtar nderi i Fundacionit Maison Naaman pour la Culture (Bejrut, Libi), anëtar i Shoqatës Rumune të Haikut, anëtar i World Haiku Association (Japoni). Laureat i disa Mirënjohjeve për krijimtari letrare dhe eseistike. Boton poezi dhe ese në revistat: Convorbiri literare, Balcanica, Bucovina literara, Hyperion, Poezia, Luceafărul, Oglinda literara, Albanezul. Është autor i një  numri të panumërt recensionesh dhe konsiderohet si një dashamir që ka hapur shtyllat e revistave letrare të Moldovës edhe për vlerat letrare të krijuesve tanë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Bibliografi letrarePelerini (poezi, Editura Junimea, 1996), Dy kakemono të imagjinuara në vendin ku lulëzon shpirti i gjuhës (poema haiku dhe tanka, Ed. Timpul, Jash, 1996), Japonia, vendi ku  lulëzon shpirti i gjuhës (ese, Timpul, 1996), Femra, (poezi, Junimea, 1997), Tjetërsoj vetëvrasjeje (poezi, Junimea, Jash, 1998), Qiraxhiu i kohës (poezi, Junimea, 1999), Dashnorët e iluzionit (poezi, 1999), Në zbritjen e së tanishmes (Sakura, 2000), Sayonara (haiku, edicion dygjuhësh: rumanisht-anglisht, Jash, 2000), Salmoksis versus Yamolksis (ese, Jash, 2001), Tai Ping (roman, Universitas XXI, Jash, 2001), Abraham i dhe mali i çmendur i Faustit Tjetër (roman, Jash, 2001), Emra që e kanë ndryshuar botën (fjalor, Universitas XXI, Jash,2003),  etj. Xhihadi. Shëmbëlltyra e Zotit në pasqyrën e luftës së shenjtë (Timpul, Jash, 2004), Libri ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit I (ese kritikë, Timpul, 2004), Libri ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit II (ese kritikë, Timpul, 2005), Poezia e Lindjes nga Khayyami deri te Tagore (ese kritikë, Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Jash, 2005, Poezia e Lindjes nga Khayyami deri te Tagore. Asia Jugore dhe Jug/Lindore (ese kritikë, Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Jash, 2005), When the present settles down (poezi në gjuhën angleze, Timpul, 2006), Libri ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit III (ese kritikë, Timpul, 2006), Me shpirtin në buzë (ese kritikë për shkrimtarët shqiptarë, Timpul, 2006) Histori dhe poezi në kulturën arabe (ese kritikë, Editura Fundaţiei Culturale Poezia, Jash, 2006), Poezia e Lindjes Klasike dhe moderne (ese kritikë, Timpul, 2008), Simfonia e vetmisë/Simfonijata na osamenosta (vargje në gjuhën arumune dhe maqedone. Përktheu Vnghea Mihanj-Steryu, Shkup, 2008.

            Bashkëpunëtor në disa vëllime enciklopedike dhe autor i Antologjisë së poezisë shqipe In palma istoriei (Në shuplakë të historisë), Editura Valman, Rëmniku Sërat, 2006, Një portë kah poezia arabe/Gateway to Arabic poetry (antologji e poezisë arabe në tre gjuhë: rumanisht, anglisht, arabisht, në bashkëpunim me disa autorë (ArtGate, Bukuresht, 2008). Autor përkhimesh të disa librave me vlera poetike (Munir Mezyed, Chapter from the Poetry Bible/Kapitull nga Bibla e Poezisë), etj. Prezent në antologji dhe fjalorë të ndryshëm nga vendi e bota, i përkthyer në gjuhën spanjole, angleze, arabe, arumune, shqipe etj.


[1] Gjë që ishte një punë për të qenë (Aristoteli, Metafizica, libri Z)

[2] Sica -  shpatë harkore, armë specifike e dakasve.

[3] colind/ kolendër – këngë tradicionale rumune

Posted by Rugovapress at 13:53:34
Comments

Leave a Reply