Monday, March 10, 2008

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

 

Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën


Ironike

Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën

Jeton Kelmendi, Bruksel

Mbi truallin e vjetër të Dardanisë dhe në kullën e moçme, sot me plotë gojën mund të themi se kemi shtëpi. Kemi dëgjuar një thënie të popullit, “mbi truallin e vjetër është më lehtë të ndërtosh”, kjo mbase ka edhe logjik për çdo njeri që sado pak është në gjendje të mendoj, por se di se çka na ndodhi ne, disi na u morën mëndët, ndërtuam shtëpi ta tradita.
Njerëzit e kësaj shtëpie kanë të drejt të jenë gjysmë të gëzuar, sepse të gëzuar e kanë pak më vështirë, kur e mendojnë se asgjë nuk mbetur trashëgim, por është e re dhe nuk përmbush realitetin. Njerëzit janë ata që edhe ndryshimet më të panatyrshme i bëjnë. Sidomos kur ke mjeshtër të mirë e tani edhe inxhinier, për ta pasur ndërtimin me leje. Shtëpia jonë KOSOVË, falë një inxhinieri nga Finlanda, një mjeshtri nga Broja dhe dy kryepunëtorëve, njëri nga Krashtica dhe tjetri nga Negrovci, gjegjësisht Llapi e Drenica nga sot ka lejen e ndërtimit dhe nuk druajnë njerëzia se do të ketë probleme me lejen e ndërtimit. Me rëndësi është se shtëpia ka leje nga urbanizmi ose thënë ndryshe nga Evropa, kurse qysh do të jetë identiteti ynë nuk qon peshë kjo, prandaj mos u mërzitni, mundet të thotë kryemjeshtri.
Shteti ynë është i përbërë prej gjashtë minoriteteve të barabarta, që do të jetojmë si vëllezër, “vëllazërim bashkim”. E kemi flamurin me yllin e secilit vëlla dhe kështu gjithçka kemi ndërtuar te re, derisa koha për Evropën dhe botën është në vitin 2008, Kosova është në vitin zero. Ejani vëllezër të gjithë së bashku të nisemi drejtë Evropës. Ke çka ke deri dje, qiteni pas harrimit. Madje kjo dëshmon se edhe të vjetrit tanë nuk kanë ekzistuar, thjeshtë gjithçka këtu po nis. Ne jemi “më Papë se Papa”. Jemi më evropian se Evropa, ketë mos e besoftë kush, shikoje Flamurin e Kosovës, veç ta dinë edhe Evropa e Bashkuar se asnjë nga shtetet e Kontinentit nuk e ka flamurin kështu, as të ngjashëm, kaq evropian. Pra me dashtë, Hashimi mundet me u thënë ndërkombëtarëve, se Kosova veç është një mini “Evropë e Bashkuar” edhepse shqiptaret janë mbi nëntëdhjetë përqind, çka ka lidhje kjo, jemi të barabartë me minoritetet, qoftë edhe ato që nuk kanë as një përqind.

Na mbyti demokracia
Fundja pse tu kallxohet popullit përpara pavarësisë se çfarë flamuri do të kenë, ketë e bën Thaçi, mjeshtri i kësaj shtëpie, pa i harruar edhe kryepunëtorët Fatmirin e Jakupin, e besa edhe argatët e tyre qeveritar e parlamentar.
Inxhinieri, si inxhinier që punon larg shtëpisë së vet, pa ju bërë fort dertht se çka po benë, s’ kemi çka të themi për të. Ahtisarit, po të ekzistonte ndonjë çmim për shembull si çmimi Nobel, për projekte të dështuara, të cilat dështojnë edhe teorikisht edhe praktikisht, madje edhe refuzohet projekti i tij dhe prapë vihet në zbatim, për ketë do të duhet pse jo një çmim NOBEL për fantazi. Sido qe të jetë ky është i huaj dhe nuk kemi as fort arsye ti hidhërohemi.

Çka tu bëjmë ”tonëve”
Po thonë se jemi bërë shtet, do gjysmëpolitikan po kacavirren nën hijen e pavarësisë që akoma po freskohet nder lisin e Rezolutës 1244 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pas deklaratës, Hashimi – mjeshtri, Fatmiri dhe Jakupi –kryepunëtoret me argatët tjerë të tyre qeveritar, shkuan në Prekaz në kullën e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Fatmiri kishte zënë vangë, t’ ja dorëzoj familjes Jashari dekoratën që disa vite më parë ish- Presidenti Ibrahim Rugova e kishte dekoruar Adem Jasharin. Në televizionin e Kosovës, nuk u pa ceremonia e dorëzimit, por u tha nga gazetari. Në rregull ndoshta e ka at domethënien e vet se dekorata duhej dorëzuar pas pavarësisë….
Hashimi, ky burrë gjysmështeti, u pa pak më shumë në “Televizionin Publik”. Duke qeshur, bënë vetën ndryshe, d.m.th. ndonëse kurrë nuk shihej duke qeshur, nga zgjedhjet e fundit, ku doli gjysmëfitimtar, kurrë se ndalë buzëqeshjen, tash bile me shtet. Hallall i koftë, nxori flamurin multietnik dhe ja dha Rifat Jasharit duke u qeshur. Mirë, ja dha flamurin dhe e nderoj, kështu edhe moti nderoheshin ata që kishin merita për komb e atdhe, por kur ja nisi me fol e prishi edhe më shumë. Për ketë flamur a derdh gjak deklaroj para mediave ne oden e Jasharajve Hashim Thaçi, nuk i besova mjeshtrit ta them të vërtetën, me siguri edhe shumë kushi si besoj, për të mos thënë edhe ndonjë gjë tjetër, por ai e tha. Mendova me vete, çka do të mundi ti thoshte Adem Jashari, Thaçit për ketë flamur, sikur të ishte gjallë ai dhe ti epej atij. Deri në ditën e pavarësisë edhe Thaçi e kishte fjalën për flamurin e Shqipërisë, mirëpo tani duket se ka hy në Hënë të re.
Ky nuk mundet të jetë flamuri ynë. Kështu mund tu përgjigjej Adem Jashari Hashimave e Fatmirave e Jakupave. T’ju thoshte edhe ndonjë fjalë më të rënd, poashtu do të kishte qenë e mundur, nëse nuk do ti vinte keq tua thotë në oden e tij, por ç’ është e vërtita ma thotë mendja se nuk do të skuqej prej tyre, kur dihet se për atdhe, Ai bënte çdo gjë.
Me shkoj mendja, sikur mjeshtri dhe stafi i tij të takoheshin me Isa Boletinin, çka do tu jepte Isa….
Sikur të takoheshin me Faik Konicën, a do t’ ju thoshte ju t’ pahair. Mendova sikur të takoheshin me sa njeriun që derdhi gjak dhe dije e djers, për tokën e Dardanisë, si do të kalonin në ato takime këta Una. Kur u lodha së menduari, erdha në përfundim se po takoheshin me zanën e Gjergj Fishtës, do ti nemte dhe do tu thoshte -jeni qyqe-.

Posted by Rugovapress in 15:44:43 | Permalink | Comments Off

Saturday, March 8, 2008

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

 Admirimi i Amerikës ndaj kombit shqiptar
 
Kristo Dako – shqiptari që e përfaqësoi Kosovën
  në shtëpinë ku u shpall Pavarësia e Amerikës

 
Mbledhja, sipas Albert Nikollës, kryesohej nga Thomas G. Massaryk, i cili në mbarim të luftës u zgjodh presidenti i parë i Çekisë. Në këtë datë (18 tetor 1918), dr. Massarik nënshkroi pavarësinë e Çekisë, dhe Kristo Dako pavarësinë e Kosovës.
 
Shkruan Baki Ymeri, Bukuresht
 
          Duke patur frikë nga cenzura komuniste dhe “imperializmi amerikan”, autorët e Tiranës kishin “harruar” ta inkorporojnë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) emrin e një shqiptari me vlera të larta historike: Kristo Dako, autor i një libri të shkëlqyer mbi përpjekjet tona për pavarësi “Liga e Prizrenit e para lëvizje kombëtare për të mprojtur tërësinë toksore të atdheut dhe për të fituar independencën e Shqipërisë” (Bukuresht, 1922). Sipas hulumtimeve të Albert Nikollës, kuptojmë se pas vitit 1912, Kristo Dako shkon në Amerikë, ku më 18 tetor 1918 e përfaqson popullin shqiptar të Kosovës dhe Çamërisë në Kongresin e Popujve të robëruar, që mbahej në shtëpinë ku u shpall Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dihet se Amerika u bë independente më 4 korrik 1776, në Filadelfi, atje ku vepron sot një shoqatë e fuqishme atdhetare e kulturore e shqiptarëve të atjeshëm: “Bijtë e Shqipes” (www.bijteshqipes.tk). Dihet, poashtu, se krahas Gjermanisë, Anglisë dhe Italisë, Amerika ishte e para që e njohu këto ditë  pavarësinë. Po i rikthehemi Kristo Dakos, burrit të Sevasti Qirjazit, shqiptares që dha shkriu jetën për hapjen e shkollës së parë shqipe për femra në Korçë.
Mbledhja, (sipas burimeve nga Ylli i mëngjezit, shkurt 1919), “kryesohej nga Thomas G. Massaryk, i cili në mbarim të luftës u zgjodh presidenti i parë i Çekisë. Në këtë datë (18 tetor 1918), dr. Massarik nënshkroi pavarësinë e Çekisë, dhe Kristo Dako pavarësinë e Kosovës. Më 18 gusht 1918, arkivohet letra e tij dërguar presidentit Willson në zyrën Ovale, letër e cila bie në dorë të numrit një të SHBA-ve, i  cili në konferencën e Versajës mbron Shqipërinë e cunguar. Më pas, në sajë të ndërhyrjes italiane, qëndrimi amerikan ndryshon në dëm të Shqipërisë”. Krahas Rumanisë, Italia ishte e para që dha vizën jeshile fluturimeve ajrore për shpartallimin e kuçedrës militariste të Serbisë komuniste. Rumania e Emil Constantinescut dhe Italia e garibaldinëve para nëntë vitesh dhanë provimin historik në favor të Kosovës dhe popujve të skllavëruar. Se ç’bën sot parlamenti dhe senati rumun i fundrinave të Çausheskut me Vadim Tudorin dhe Adrian Paunescun, kjo është punë tjetër. Kristo Dako atë kohë, takohet me presidentin amerikan, duke shfrytëzuar miqësinë e madhe që miliarderi Charles R. Crane (mik i Dakos), kishte me  Wilsonin.  Dako i kërkon Crane-s takim me presidentin amerikan, më 9 janar 1920.
Nga dokumentet që hulumton Albert Nikolla në arkivin e njërës nga të mbesat e familjes Qiriazi në Amerikë, kuptojmë se pas të gjitha kërkesave që kishte bërë Dako te kryetari amerikan për ta rishqyrtuar çështjen e Shqipërisë, Willsoni e pret z. Crane dhe Dakon, në janar të vitit 1920. Z. Crane, sipas kujtimeve të Parashqevi Qiriazit (Flaka, 28/7/2000, f.8), mundi të siguronte një takim me Presidentin Amerikan. Wilsoni i pohoi Dakos se kishte marrë tre letrat e tij dërguar në Shtëpinë e Bardhë, si dhe memorandumet drejtuar shteteve europiane nga shqiptarët. Pasi Dako i bëri kërkesat, Wilsoni deklaroi: “Marrëveshja është firmosur. Është vonë. Nuk kam asnjë mundësi për t’u shmangur nga dokumenti i 9 dhjetorit 1919, për shkak të detyrimeve ndërkombëtare që kemi me partnerët tanë””
Takimi u quajt privat dhe për të nuk u shkruajt në shtyp. Më pas, do të ishte Wilsoni ai që do të priste Nolin dhe do të jepte votën e tij pro Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Nga një apel drejtuar Wilsonit nga shqiptarët e Rumanisë (Appel des Albanais residance en Roumanie au President Wilson”, 4 Maj 1919), kuptojmë se mijëra shqiptarë e lusin kryetarin amerikan për mbrojtjen e trojeve shqiptare të Korçës dhe Gjirokastrës, nga pretendimet greke, si dhe kundër pretendimeve serbe ndaj Kosovës si pjesë e Shqipërisë Lindore: Duke i përsëritur këtu të gjitha argumentet që justifikojnë mbrojtjen e të drejtave të kombit Shqiptar, më i vjetri në Ballkan, ne do të do të përpiqemi të dëshmojmë përmes statistikave, se në territoret Shqiptare të okupuara nga Serbët dhe Grekët, elementi shqiptar përbën 80% të popullatës e cila është e dënuar në eksterminim, dhe kjo zgjedhë vazhdon.         
Apeli në fjalë, është i nënshkruar edhe nga një numër i madh shqiptarësh, nga trojet shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë. Shquhen ndër to shqiptarët e Sllatinës në Olteni: Ramadan Memishi (i likuiduar me djemtë nga partizanët e Titos në Tetovë, 1945), Beqir Xhemaili, Abdul Halimi, Ramadan Tahiri, etj. Dhe shquhet sot Dalai Lama i Shqiptarëve të Rumanisë, dr. Xhelku Maksuti me kontributet e tij publicistike për mbrojtjen e Kosovës në Bukuresht (1998-2008). Apeli i asokohshëm bukureshtar dhe dokumentat që gjenden në arkivin e familjes Qiriazi në Amerikë, kërkojnë hulumtime të mëtejshme për të sqaruar përfundimisht të vërtetën mbi përpjekjet e Kristo Dakos, Faik Konicës, Fan Nolit dhe atdhetarëve të tjerë, për mbrojtjen e Shqipërisë nga krasitjet e kobshme. Vlen të theksohet me këtë rast fakti se një nga veprat më të çmuara të Kristo Dakos mban titullin Cilët janë shqipëtarët (Manastir, 1911). Ja pra se kush janë! Janë pasardhësit e ilirëve të lashtë që kishin vullkan në shpirt. Janë ata që e prunë Amerikën në Kosovë, duke e shndërruar Kosovën në një legjendë botërore për flakjen e kolonializmit. (Bukuresht, 8 mars 2008).

Posted by Rugovapress in 13:19:33 | Permalink | Comments Off

Friday, March 7, 2008

Nga Ali R. Berisha per poetin Sali Beqiraj

Sali Beqiraj


Vës

ÇASTE KËNAQËSIE ME POEZI PËR LIRINË DHE VENDLINDJEN

Sali Beqiraj: Qershor dhe pak trishtim, Buzuku, Pri. 2006

Ali R. Berisha

Vëllimi poetik “Qershor dhe pak trishtim” i Sali Beqirajt, i botuar nga Shtëpia Botuese “Buzuku” është një krijim poetik, i cili shqetëson këndshëm dashamirët e vargut. Afro 50 poezi të ndara në pesë cikle është një libër i cili do të ketë një ecje krenare në rrugën letrare të letërsisë sonë, dhe i cili për bioletraritetin e tij përvetëson e shqetëson këndshëm. Një vëllim pakfletësh por përmbajtjeshumtë.

Sali Beqiraj është ende një poet i “ri” (ky vëllim poezish do të duhej të ishte i treti , sipas Leksikonit të H. Hasanajt; i pari ‘Dhimbje shtatzënë” – 1993, Himn i vargjeve të zeza – 1997) por si t’ ishte i disati, sepse ky, pas bindjes sime ka ngulur gurin në fushën e poezisë, duke përcaktuar “botën poetike” të tij., i cili sa do të vijë e do të zgjërojë atë. I ardhur (mbase edhe i lindur) nga Rugova, ky poet me këto poezi ia ka dalur të nxjerr në detin e letrave filozofinë shekullore të malësorëve rugovas. E gjetur në kujtesa dhe pëshpëritshëm e përcjellur gojëmëgojë e djalëpasdjali ajo filozofi shpërfaqet edhe këtu me gojën e Smajl Çelës (babait të poetit). I biri i tij, një pjesë të asaj filozofie, e nxjerr aty “vargnisht”, siç do të thoshte Luigj Gurakuqi, para nesh për të treguar edhe një herë botërisht se cili ka qenë ilaçi që na ka mbajtur të gjallëe ruajtur shekujsh (“Unë mbaj ekuilibër’), furtunash (“Sa të kalojë furtuna), luftërash, bllacash, detëpërpirjesh. Kjo filozofi e shpërfaqur edhe me qëndresëpërpjekjet madje dhe me armërezistencat tona e më shumë me viktimizimet tona, edhe, këtu në këtë libër renditet e nxjerr kokë me vargjet e reduktuara, bile edhe me tituj të reduktuar, permes vargjesh të shkurtëra, mendimesh të përzgjedhura me mjeshtri të denja për t’u marrë si shembuj. Vetëm për poezinë mund të thuhet: sa më e shkurtër, aq më me peshë.
Ndonëse libri është ndarë në cikle, filozofia që e përmendëm është e ndjeshme, e rrënjëzuar dhe e vënë në vende të gjetura dhe kështu më tepër rezulton poetikisht se sa filozofikisht. Mjaftojnë t’ i përmendim vetëm disa sish: Mund të jetosh / Duke bërë krahasime me lumturinë (11), …kujdes/ si jepet shpirt (11), … errësira ime e trashë (21), Shpirti nuk po delka/ Pa dale / Tokë e askujt 30), Eh malet…/Këto frëngji (35), Ngrënë të kam,/ Pirë po? Tash po të vjell (35), Zemra është ajo / Që nuk pyet për asgjë (38), Moti/ Për verë / Të parvjeme/ Kallëzon (39), Kosova është një lindje më shumë / Se lindjet (49),Derisa bëhet luftë / Flenë…Mullinjtë (83), Jam…/ Një gur / Rrokullisur mbi trupin tend / Rugovë (90).
Poezia jonë e ka një veçori më të theksuar se poezitë e tjera, atë të këmbënguljes së poetit për të treguar (kënduar) edhe për vuajtjet traditore të popullit tonë, e së këndejmi edhe të të parëve. Edhe këtu e hasim një motiv të tillë. Pikërisht në ciklin “ Skicë për lirinë” pikon diç e tillë. Fillon me vrasjen e babait “Duke kositur bar / Për qengjat”, ndonse i papikëfaji e me “natyrë të butë”. Ky baba, si edhe shumë të tjerë që më parë e ka pasë dëgjuar kërcënimin “ju përtej bjeshkës!”, prandaj “Çdo mëngjes shikonte në dritare” a mos po duken kërcënimtarët… Dhe plaku vdes mbi barin e aromshëm. “I lumi ai!” do të thoshin shumë të tjerë, të cilët i degdisi fati të mbyten e të vriten gjithandej e gjithkëndej e s’ u dihen varret,
varr n’ u paqin bërë, e s’u dihet nami as nishani – nam e nishan n’u paqin lënë. Kështu e ka “Anatomia e luftës … Tunel pa dalje” (37) Poeti gjakftohtë e aspak hakmarrshëm thotë:

Do ta jap provimin “Historia e Ballkanit”
E bashkë do t’i gjejmë
Hënën dhe varret (Dashuri refugjatësh)
ndonëse
Saktësisht nuk dihej asgjë
Saktësisht dihej se po bëhej luftë (42)
me synimin
… për të bërë një rrënjë… përmes rrënjës (56,57)
Autori i vëllimit kësaj radhe nuk na flet nga pozita e poetit ,ndonëse ky është libri i tretë i tij, por nga pozita e një malësori, që me dhembjen artistike vargëzon “gjënë e gjallë” (9) – poezinë (bioletrarisht – do të thosha) në “kohën e marrëzisë”, duke mbajtur të gatshme “gërshërë… gjilpërë… penj …për ta Qepur / lëkurën” – sigurisht të poezisë – ma merr mendja.. Këto grishje poetike e ato vuajtje për lirinë, Kosovën e babain poeti ua ofron lexuesit, duke i gërshetuar ato në vargje dhe shndërruar në simbole, të cilat “Që ma bëre / Art dhembjen” (98). Këto dy vargje të fundit të librit bashkë me vargjet moto në fillim “Kudo që je ti / Poezi / Kudo / Jm unë”, përbëjnë kordelen më të qëlluar, me të cilën poeti e ka “lidhur” tufën e poezive.

Poezitë e vëllimit që po e shqyrtojmë janë poezi të cilat me pak fjalë flasin shumë. Flasin lehtë dhe me një gjuhë të shoshuar e të qëlluar krijojnë përshtypje të thella. Poezi të vogla në dukje, por të mëdha kur lexohen. Vargje të shkurtëra, por me domethënie të thella, të farkuara për të peshuar rëndë.
Poezitë e këtij vëllimi nxjerrin në pah një konstatim se poezitë e atyshme aq sa dëshmojnë vlerë mdërtimi po aq, në mos më shumë, nxjerrin para lexuesit lëndë të bollshme meditimi rreth nesh e botës sonë. Ato nuk e lodhin lexuesin me “britma” e heroika. Para dhe prapa vargut mbretëron krenaria burrërore. Sëkëtejmi më duket se titulli i librit do të qe më mirë të ishte më pak klithmor. Poezi, pra që krijojnë çaste kënaqësie. Ato, besojmë se do të mbesin edhe jetëgjata për lexuesin. Në këtë kohë të pasluftës e të viteve shpresash të mëdha ky libër ka për ta gjetur vendin e e merituar në vargun e librave me peshë në letërsinë tonë.
Fundimisht, nuk mundem pa e thënë një anë tjetër të përshtypjes, të cilën mund të ma kenë lënë dy – tri vargje jo të mirëgjetura për këtë vëllim e për këtë kohë. Vargjet: “Brezi im / Ajri im i zi” (77), tulli i ciklit “Ajri im i zi”, madje edhe vargu tërësisht i fundit “ Arti i dhembjes” na bëhet se kanë pak si tepër rezignim, mëllef e dëshpërim, ndjenja këto që s’mund të bëjnë vend në mesin e vargjeve të tjera, nga të cilat buron krenaria, qëndresa, bindja dhe dëshira se Historia do ta japë provimin. Nëse ndonjëherë nisemi nga thënia e E. Fisherit se me artin dëshirojmë të ikim nga jeta e pakënaqur në një më të lumtur, atëherë del se kjo vërejtje duhet të jetë me vend.htrime letrare

Posted by Rugovapress in 22:09:10 | Permalink | Comments Off

Thursday, March 6, 2008

Nga Halil HAXHOSAJ

 

FIGURACIONI I NJË VËLLIMI POETIK 
 
 

Lumnije (Lushaj) Avdijaj: “Dritëhije në zemër”, poezi, botoi, “Fokus”, Prishtinë, 2007. 
 

 Sintagma poetike e kompozitës “dritëhije” e pasqyruara figurativisht në zemër, thuajse i rri mirë përmbledhjes poetike me të njëjtin emërtim të autores Lumnije Lushaj-Avdijaj. Mbase, kjo bëhet edhe më e shtruar, madje edhe më e kapshme, edhe më e ndjeshme për lexuesin, gjegjësisht për receptorin, kur t’i lexojë vargjet poetike të poezive të përfshira në këtë vëllim poetik, të strukturuara mbi tre qerthuj poetikë, që njëherazi strumbullarizojnë ndërtimin e veprës në tërësi.

 Shtrirja e lëndës poetike, gjegjësisht e poezive në vepër bëhet nëpër tri hallka tematike e motivore që kapërthejnë situatat grishëse për poeteshën Avdijaj. Ajo këtë shtrirje nuk mëton ta bëjë dhunshëm, madje as me zori vetëm sa për të paraqitur jetën në mënyrën artistike, tash poetike, por vetëdijshëm, e pse jo si poete, ajo ia arrin që këtë qëllim ta sendërtojë me sukses.

 Hallka e parë e interesimit artistik dhe e paraqitjes poetike në vargjet e poezive të përmbledhjes “Dritëhije në zemër” është jeta dhe krajatat e saj, të cilat nuk janë aspak të ëmbla në këto troje e për këto troje, në këtë vend e për këtë vend, në këtë hapësirë e për këtë hapësirë për të cilën shkruan poezi poetesha, dhe, që paraqitën në qerthullin e parë që titullohet “Me ty po flas”. Këto janë krajata plot e përplot peripeci me barrë të rëndë. Duke i përjetuar që në fëmijëri, autores i kanë lënë përshtypje sepse, fëmija është një fletë e bardhë ku shihet çdo gjurmë, thuhet. Dhe e tillë ishte edhe jeta në këto troje. Pra, kjo hallkë poetike me figuracion poetik të ngjeshur, e pse jo edhe të dendur, kaplohet nga poezitë për vendlindjen, për Kosovën, për ujëvarën, bubullimën, urrejtjen, hënën, dritën, hijen, por edhe për zemrën, frymën, erën, etj. Gërshetimi i këtyre dromcave strumbullarizohet në temën e madhe për Kosovën. Mënyra e rrëfimit në këto poezi bëhet në formën bisedore, që në një mënyrë e plotëson synimin artistik e krijues të autores, sepse:  

         Qan e qesh bilbili i gjorë

          Askund s’sheh dritë,

          Por vetëm terr 

  për ta përfunduar poezinë me vargjet:

         Qan e qesh bilbili i ngratë

          Për fatin e vendit

         Kafshatë-kafshatë.  

         ( Poezia “Qan e qesh bilbil i gjorë”, faqe 36).  

 Ky peizazh i vendit të autores i paraqitur poetikish kurorëzohet me kompozitën “Kafshatë-kafshatë” me të cilën simbolikisht tregohet copëtimi, e pse jo edhe “ngrënia” e dheut të shqiptarëve kafshatë-kafshatë nga okupatorët shekullorë të të gjitha kohëve dhe të të gjitha ngjyrave. Por, kjo nuk do të zgjasë shumë sepse diku në horizonte dalin do rreze të tjera, me një ngrohje tjetër, me një rrezatim paksa ndryshe. Ndërkaq, për atdheun e saj, për Kosovën, autorja shkruan:  

         Të desha gjithmonë

          Qysh si fëmijë

         Kosova ime Kosovë

          Nënë të kam ty.  

         (Poezia “Pse” faqe 14).  

 Por, autorja Lumnije Avdijaj për Kosovën gjithmonë ka qenë krenare. Subjekti lirik i këtyre vargjeve duket se mishërohet me synimin e saj. Kosova për të është çdo gjë. Ajo është trimëreshë, nuk di ç’është frika as tmerri, ajo është “mbretëreshë e globit”, thotë autorja. Të gjitha këto këndohen me një figuracion të dendur, por jo hermetik e as folklorik e patetik. Thellësia e këtyre vargjeve është e kapshme, por jo deklarative deri në patosin e rrëfimit.

 Qerthulli i dytë, që quhet edhe hallka e dytë e rrëfimit poetik, me titull “Pasaporta e fatit”, ngërthen në vete numrin më të madh të poezive të kësaj përmbledhje poetike. Subjekti për të cilin këndon autorja edhe këtu është i identifikuar, ai nuk fshihet, madje as nuk ngërthehet me figuracion të tepërt për të “humbur gjurmë”. Madje, lëvizja nëpër vargjet e këtyre poezive duket paksa e kapshme, sepse pasqyrohet me poezi përkushtuese. Ky qerthull poetik ngërthehet me dy nënunaza  kreative që e preokupojnë autoren gjatë. Në unazën e parë janë të sistemuara poezitë kushtuar fëmijëve të saj: Nikit, Lirës e Lindit dhe në unazën e dytë janë 39 poezitë e tjera me titullin e përbashkët “Pasaporta e fatit” që i kushtohen babait të autores. Ky përkushtim në lexim të parë duket se lëviz në mes artistikes dhe realitet, por fatmirësisht nuk kalon në patetikë të tepruar, madje as në retorikën shpjegues. Duke e ngjizur shprehjen artistike, duke e brymosur atë me figuracion të matur dhe jo të mbingarkuar, autorja ia arrin që me sukses të krijojë vargje që konsumohen lehtë e këndshëm dhe pa kurrfarë zori. Fillimi i kësaj unaze poetike fillon me vargjet e poezisë “U rrite me thërrmija” si:  

         U rrite me thërrmija

         Ti dhe historia

         Ishit me një fat,  

për të përfunduar me vargjet e poezisë së 39 me titull “Le ta dinë” , ku në mes të tjerash autorja shkruan:

         Le ta dinë të gjithë

          Miq e dashamirë

          Se Zekë Lushi është

          Sikur Xhevahir.  

 Edhe pse shumica e vargjeve të këtyre poezive janë me rimë të përputhur, ato nuk janë të ngurta, madje as nuk ngërthejnë në vetvete ndonjë zor për hir të përputhjes së saj.

 Në qerthullin e tretë “Hipur në lundrat e Evropës”, që shtrihet në hallkën e tretë të këtij vëllimi poetik, janë të sistemuara krijimi “Poema për ata” (kushtuar 24 Marsit) dhe katër poezi të tjera.

 “Poema për ata” përbëhet prej 12 njësish në të cilën autorja shkruan vargje për ngjarjen sa historike aq edhe tragjike të 24 marsit të vitit 1998 kur në Gllogjan krisi pushka e parë e luftës çlirimtare. Autorja përshkruan gjendjen e saj në shkollë bashkë me nxënës. Kjo poemë është një histori e shkruar me vargje për këtë akt historik. Por, tragjikja është e skalitur bukur në vargjet e poemës. Mbase këtu autorja Lumnije Avdijaj e tregon talentin e saj prej krijueseje, sepse shprehja poetike dominon mbi rrëfimin real të ngjarjes që shihet në vargjet:  

         Fletoret e hartimi

          I mblodha

         Dhe me dashuri

          I vura në sirtar.  

 Ky është një përshkrim paksa më real dhe më i drejtpërdrejtë, i cili shtresohet dhe funksionalizohet pastaj me sukses në figuracion poetik:

 

         E ju çantat i morët në shpinë

         Ashtu siç ishin.

          Me libra e fletore,

          Me lapsin e futur brenda tyre

         Nga frika se mos i ngatërroni mësimet

          Se fëmijë jeni pasha diellin

          që më vjen në vegime.

         

 Vargjet e përmbledhjes poetike “Dritëhije në zemër” të autores Lumnije (Lushaj) Andijaj, janë figura që prekin palcën e krenarisë të shqiptarëve e të luftëtarëve të kësaj ane, në veçanti, dhe të krejt Kosovës, në përgjithësi. Prandaj, edhe ligjërimi poetik në mënyrë bisedore, madje edhe shpesh urdhërore e rrëfimtare, bëhet për të pasqyruar një gjendje të një kohe dhe të një hapësire artistike, por edhe reale. Simbioza e këtij binomi figurativo-poetik ngjizet mirë, frymon shlirshëm dhe ngarend ëmbël edhe në ndërdijen e lexuesit. Këtij synimi autorja ia arrin me mjeshtri dhe me sukses edhe pse kjo është përmbledhja e saj e parë poetike..

Posted by Rugovapress in 22:24:48 | Permalink | Comments Off

Wednesday, March 5, 2008

Nga Ndue Ukaj, Suedi

 Kultura dhe integrimet

   Ndue Ukaj
   

…Nuk duhet të inkurajohen diskurse ideologjike të integrimit që interpretojnë çështjen në fjalë, sipas apetiteve të ulta, naive e primitive dhe duke shmangur thelbin e integrimit  në familjen Perëndimore, që nënkupton një shkëputje nga mendësia sterotipe e të menduarit shabllonik oriental; nga mentaliteti që në vend të punës ka fjalët, në vend të tolerancës kultivon arrogancën, në vend të bashkëpunimit vën në pah individualizmin dhe shpirtin egoist, në vend të kreativitetit shfrytëzon imitimin…

1.

Në sfondin e zhvillimeve të hovshme politike në vend, përflitet nëpër qarqe politike, akademike, mediatike, të sferave të biznesit, etj., për integrimet europiane. Ajo që e karakterizoj këtë debat, natyrisht mbetet diskursi patetik për të ardhmen europiane të Kosovës, proklamuar nga institucionet dhe segmentet tjera shoqërore, madje me një nervozizëm dhe diskurs naiv. Ç’është e vërteta, në jetën publike shqiptare, nuk ka fjalë më të shpeshta që përdoren dhe njëkohësisht abuzohen më shumë, dhe atë, nga çdo kush, se fjalët: Integrime në Familjen Perëndimore. Përsiatjet për këtë orientim nacional janë nga më gjithfarshmet. Është bërë tashmë klishe në mendësinë shqiptare, të flitet më diskurs të lartë çështja e integrimeve në Familjen e madhe Perëndimore, por duke ju shmangur esencës. Madje ky aspekt orientues nacional, thuhet në çdo vend, për çdo lloj organizimi, nga çdo kush, me vend e pa vend. Sidomos sforcohet ky soj diskursi kur kemi data të rëndësishme, apo edhe kur retorika mashtruese politike vëhet në shërbim të poltikbërsëve të ditës. Nga e gjithë kjo, krijohet përshtypja se jemi bërë të veçantë në këtë çështje, mbase edhe ekstra-ekspert. Natyrshëm në këtë aspekt prijnë politikanët, të cilët përmes një diskursi, në esencë retorikë (mbase edhe të rrejshëm e heretik) trumbetojnë fuqishëm këtë filozofi politike. Mirëpo në praktikën e përditshme, shihen qartë, anët e kundërta të kësaj medalje, që nisen prej godinave nga proklamohen këto politika, e deri tek shkollat e nivelit të ultë që formësojnë shoqërinë tonë, pastaj universiteti anarkist, televizioni publik, akademia, e gjetiu, në të cilat shpërfaqet një arrogancë e përgjithshme kulturore; mendësi kjo joperëndimore

Është fakt i pakontesutueshëm se orientimi i shqiptarëve për afrim dhe integrim në vlerat perëndimore, mbetet shekullor. Fatkeqësisht më shumë se gjithë popujt europian, shqiptarët, për shekuj jetuan shkëputur nga Europa për shkak të konformizmit me ideologji, kultura dhe orientime tjera që na u vërsulën. Rikthimi i dinjitetshëm mbetet ideal i kamotshëm i shqiptarëve, i artikuluar përmes luftërave dhe filozofisë së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me aspiratat e të madhit Pjetër Bogdanit, eruditit të pashembullt (prototipit të lëvizjes së gjerë panperëndimore, prej së cilit u frymëzua një lëvizje e gjerë në dy dekadat e fundit tek shqiptarët) dhe, e shumë personaliteteve të mëdha kombëtare, në altarin e së cilit angazhim u shkrin shumë figura të ndritura të kombit, deri te Lëvizja e dekadës së fundit në Kosovë, që u nis nga kolosët Anton Çetta, Ibrahim Rugova dhe shumë idealistë, që zgjedhjen e çështjes së Kosovës nuk e shihnin si një ndarje me kufinj, por mundësi për t’u integruar në strukturat Perëndimore, në vlerat e përbashkëta të këtij civilizimi.

Përbashkimi për integrimin në strukturat perëndimore, përveç aspekteve tjera, duhet të ketë një konsensus psikologjik, që nënkupton manifestimin e vlerave dhe të kulturës perëndimore, në të gjitha aspektet e organizmit të jetës sonë kombëtare, pa iu shmangur edhe çështjeve të ndjeshme. Në dukje të parë, të krijohet përshtypja se për këtë objektivë ekziston një kompromis nacional. Mirëpo, segmente të caktuara shqiptare këtë objektivë e kanë keqkuptuar. Mbase, edhe kamufluar nga ithtarë të rrymave tjera destruktive, që kanë sytë nga errësira dhe janë barikaduar në taborre tjera kulturore. Shembull i fundit mbetet diskursi ideologjik i Rexhep Qosjes dhe ithtarëve të tij, që interpretojnë çështjen në fjalë, sipas apetiteve të ulta, naive e primitive dhe duke shmangur thelbin e integrimit  në familjen Perëndimore, që nënkupton një shkëputje nga mendësia sterotipe e të menduarit shabllonik, nga mentaliteti që në vend të punës ka fjalët, në vend të tolerancës kultivon arrogancën, në vend të bashkëpunimit vë në pah individualizmin dhe shpirtin egoist, në vend të kreativitetit shfrytëzon imitimin.

2.

Në tetë standardet për Kosovën mungon standardi themelor, ai që paracakton e determinon gjitha aspektet tjera: i nënkuptueshmi standardi kulturor, aspekt ky që duhet ta gjejë formën e vet të artikulimit, tashmë nëpër institucione, jo me diskurs folklorik, por me nisma reale që ndryshojnë në esencë gjendjen e tanishme dhe do të krijonin perspektiva për integrime reale në perëndim. Angazhime këto që do të stoponin kulturën tonë të stërmbushur me nuanca kulturore që kanë çfarëdo prejardhje tjetër, përpos mendësi e kulturë shqiptare e hiç më pak perëndimore.

Në procesin e integrimeve, ne shqiptarët, natyrshëm jemi më të vonuarit në rajon. Madje edhe pas shteteve që sapo janë krijuar, mbase, edhe pas shteteve të brishta që sapo kanë dal nga luftrat. Dijetari i madh shqiptar Faik Konica thoshte “shqiptarët në histori gjithmonë vonohen”. Kjo vonesë e jonë është produkt i të menduarit stereotip, anadollak që s’ka të përbashkët, bash asgjë me shoqëritë e përparuara perëndimore. Të menduar, që ka penguar dhe po pengon proceset pozitive në hapësirat shqiptare.

3.

Kultura është ajo që ne na shpëton si komb, na nxjerr nga anonimiteti dhe aspektet degraduese që na cilësojnë, që nga politika deri tek ekonomia e rëndë, e aspektet tjera degjeneruese. Kultura, është shpirti qe i jep fizionomi trupit tonë të gjymtuar kombëtar, karshi botës së përparuar dhe karshi proceseve te rënda që na sfidojnë si komb, pa marr parasysh hapësirën gjeografike ku jetojmë. Në këtë aspekt, një kulturë e përbashkët, e integruar, e pagjymtuar, sipas klaneve e grupeve të caktuara, rajoneve e grupeve gjuhësore, do të shërbente në ngritjen e kombit në piedestalin e kombeve të kulturuara perëndimore, për t’u rikthyer dinjitetshëm në këtë familje. Mbase, definimi i qartë i rolit dhe funksionit që ka kultura në tërësi brenda sistemit të parimeve që përbëjnë boshtin e integrimeve, do të shkurtonte rrugën drejtë rikthimit tonë në Familjen Perëndimore dhe do të bëhej katalizatore e ndryshimeve pozitive. Natyrisht vetëm një kulturë e mirëfilltë, me shije e vlera që përkojnë me aspektet kulturore që praktikohen në Familjen Perëndimore, pa kamuflime dhe ndarje të barikaduara në taborre tjera kulturore. Kësisoj ndërtojmë premisat për një vëmendje më të madhe nga bota e zhvilluar dhe hapim shanse reale për përfaqësim të denjë brenda Familjes në fjalë.
Për të realizuar sa më plotënisht çështjen e integrimeve, duhet të ekzistojë vullneti i plotë. Dhe ky vullnet në perceptimin e drejtë  të rrugës për ofrim, duhet të ndryshojë dimensionin: nga retorika demagogjike, duhet të merr përmbajtje të mirëfilltë, jetësimin e standardeve dhe politikat kulturore reale perëndimore. Në të vërtetë, kultura është fushë që predeterminon të gjitha aspektet tjera organizuese të shoqërisë perëndimore, që nga institucionet, demokracia, ekonomia, arsimi e sferat tjera. Ndërsa në procesin e integrimeve shqiptare, kultura ka mbetur jashtë sistemit.
Ajo çka është e rëndësishme për proceset e tanishme në hapësirat shqiptare është kuptimi i faktit se integrimi në botën e përparuar, përveç aspekteve tjera, duhet të shoqërohet edhe me transformime të rrënjësishme të brendshme, që prekin çështje të ndjeshme të forëmsimeve kulturore dhe psikologjike. Nga qendrat tona politike e kulturore, duhet të hartohen projekte të mençura që ndikojnë në shijet kulturore dhe të formësimit e tërësishëm. Dhe, si të këtilla do të plotësonin boshllëqe të shumta që janë krijuar në këto hapësira, sidomos nga plagët e trashëguara, prej së cilave lëngojmë dhe nga të cilat vështirë shkëputemi. Plagë këto që janë në esencë pengesa e integrimeve edhe të brendshme, edhe të jashtme. Plagë që janë rezultat i pranimit të mendësisë orientale-bizantine nga qarqe të caktuara shqiptare.
Përmes plotësimit të standardit kulturor, do të mund të bëheshin afrime mentalitetesh e botëkuptimesh; afrim ky që asesi s’mund të ndodh, vetëm me aspektet tjera politike, as ekonomike, siç tentohet të bëhet. Ky afrim nënkupton një mendësi kulturore perëndimore në politikë, në ekonomi, në konceptet e sigurisë, në kulturë, në shikimin nga e ardhmja, dimensione që karakterizojnë universalitetin e kësaj kulture e të civilizimit të përparuar.

4.

Shtresimet kulturore të një kombi, tiparet dhe vetëdija, përcaktojnë edhe politikat institucionale, pasqyrojnë edhe mendësinë institucionale, pasqyrojnë edhe ekonominë e çka jo tjetër?
Në jetën tonë kombëtare, edhe pse flitet shumë për procesin e integrimeve, shumë pak zihet në gojë aspekti kulturor i këtij procesi. Andaj edhe politikat kulturore, bashkë me ato edukative, janë lënë pré e diletantëve që prodhojnë opinione çoroditëse, tipe të të menduarit të çfarëdoshëm, por jo shqiptar, jo perëndimor, jo integrues.

Në çdo analizë racionale dhe të pangarkuar, në suaza të një normaliteti të paekzagjeruar, shohim angazhimet që bëhen, me vetëdije a pa të, pikërisht kundër filozofisë dhe themeleve perëndimore. Ma thotë mendja, se ky objektiv politik, ekonomik, kulturor etj. nga segmente të caktuara shoqërore, është perceptuar gabimisht. Për të mos thënë, vetëm në suaza të interesave egoiste nacionale. Andaj, kemi sot kaq shumë trumbetime për koncepte tjera, aspak të moderuara e perëndimore.
Për të qenë pjesë e familjes në fjalë duhet të pranohen sistemi dhe vlerat që ngërthen në vete kjo familje politike, ekonomike, kulturore etj., duke kuptuar faktin se nuk mund të jesh pjesë e një sistemi vlerash universale, siç janë parimet dhe vlerat që ngërthen në vete filozofia dhe qenësia e Familjes Perëndimore e njëkohësisht të angazhohesh në të kundërt të këtyre vlerave. Kjo është një ëndërr e bukur, por e parealizueshme. Ëndërr që tashmë e kultivojnë ca të quajtur intelektualeca kosovar, produkt të formësimit komunist-lindor.

Në botën shqiptare, veçmas në atë kosovare, ekziston një keqinterpretim e keqkuptim i integrimit. Në të vërtetë këtë vello të keqkuptimit e stërngarkojnë të ngarkuarit me kulturë në Kosovë, pastaj arsimimi, mediat e shumkush tjetër. Pa dyshim, në këtë aks problemi qendror mbeten tek institucionet kulturore, që asnjëherë nuk dalin jashtë zyrave për të parë në realitet politikat kulturore të Familjes në fjalë dhe për të përmirësuar për një trohë higjienën kulturore në Kosovë, pse jo edhe në Shqipëri dhe hapësira tjera kombëtare, nga papastërtia dhe shija e mbrapsht që e kanë vërshuar e mbërthyer kulturën kombëtare, atë që mban gjallë shpirtin e një kombi.
Janë shumë arsye të cilat të shtyjnë të mendosh se brenda organizmit të shpirtit të shqiptarëve, në Kosovë, por edhe jashtë, në hapësirat tjera shqiptare, vepron diçka e brishtë, nën substratin e së cilit zihen dëshira të ndryshme, naive, klanore, fisnore, grupore dhe më së paku universale: vlera dhe parime të cilat i njeh bota e moderuar perëndimore. Këtë e themi ngase shohim, çdo ditë e më tepër, në “kulturë” të marshojnë diletantë, të cilët në vend se të bëjnë kulturë, bëjnë antikulturë. Në vend se të përafrojnë mentalitetin me botën  civilizuar, e largojnë. Pra bëjnë bash antikulturë në kuptimin puro të fjalës. Këtë segment e hasim edhe në politikë, edhe në ekonomi, edhe në arsim e gjithkund tjetër. Veçanërisht në muzikën alla orientalo-sllave, pastaj nga “serialet e shumta humoristike” në të cilat të zihet fryma nga johigjiena kulturore dhe estetike që ngërthejnë në vete; një letërsi në rënie, etj. Sëkëndejmi edhe krijohen hapësira për të prodhuar opinione të çoroditura çdo kush dhe atë në emër të kulturës. Në të vërtetë, nëse bën ndonjë analizë sado sipërfaqësore të disa hallkave kulturore, sheh qartë një përçudnim vlerash, një shije, që s’ka të bëjë asgjë më proklamimet perëndimore. Kjo çka ndodh me kulturën, është rruga më e mirë kundër integrimeve në Familjen Perëndimore. Në tërësi, strukturat kulturore, të cilat në vend se të angazhohen për të promovuar një sistem vlerash kompatibile me Familjen Perëndimore, shkojnë në drejtim të kundërt dhe instalojnë mendësi bizantino-orientale.
E kemi thënë shpeshherë dhe po e përsërisim se kultura është ajo që na avancon në rrugën e përparimit si komb, është shpirti që i jep fizionomi trupit tonë kombëtar të sakatosur; është aduti i vetëm me të cilin mund të plasohemi në botën e civilizuar perëndimore, në të cilën synojmë të integrohemi. Por me këso lloj “kulture”, ne jo vetëm që do vazhdojmë të vajtojmë mjerimin që na ka mbërthyer, por edhe do përballemi me të njëjtat pyetje e dilema: Cili është atdheu ynë, ky që e jetojmë në mjerim, apo ai që e shohim në retorikën demagogjike të politikës?

Posted by Rugovapress in 22:03:04 | Permalink | Comments Off

Nga Hilmi Saraçi

 

Nga Hilmi Saraçi


Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik

Jeton Kelmendi ”Mё fal pak atdhe”, botoi SHB “Faik Konica”, Prishtinё

Hilmi Saraçi, Prishtine

Jeton Kelmendi nё veprimtarinё e tij poetike ka bёrё emёr tё njohur para lexuesit tanё.Ai shkroi disa vepra,kryesisht pёrmbledhje me pozi.Nё letrat shqipe shquhet edhe me shumё punime tё tjera letrare, nё veçanti nё rrafshin e gazetarisё, publicistikёs dhe histografisё kulturore.

Dashuria pёr atdheun si frymёzim i parё

Nё fund tё vitit 2005 shkroi pёrmbledhjen me poezi”Mё fal pak atdhe”.Nё krahasim me veprat tjera poetike, nё kёtё vepёr, Kelmendi ka zgjedhur poezitё me tematikё tё zgjimit, frymёzimit dhe tё begatimit kombёtar,pёrgjithsisht pёr dashurinё pёr atdheun si frymzim I parё, si detyrё e shenjt dhe si interes I veqantё pёr lexuesin tonё.Kelmendi me pёrpikёri e pёrcjell atdhedashurinё dhe mesazhet e mёdha historike, qё rrjedhin nga Iliria deri nё ditёt e sotme.Vet titulli I librit parashtron qartё mendimin e lartё patriotic tё Kelmendit dhe konceptin e mjeshtёrisё pёr tё vjelё e qёndisur fjalё e shprehje tё qёlluara nga rregullat gjuhёsore, pёr tё shkruar poezi tё nivelit tё lartё letrar dhe artistic.Ai tani e ka gjetur veten si poet I talentuar.

Vepra fillon me poezinё ”Rrugёtarёve tё lirisё” si porosi pёr ta “parё atdheun si I rri liria”.poeti librin e ndan nё gjashtё cikle tё renditura mirё e me kujds tё veçantё.Nё ciklin e parё “Mё fal pak mot tё mirё atdhe”flet pёr ushtarin (luftёtarin)e humbur, marshimin e tij drejt rojave tё atdheut sakrificёn pёr atdheun , sepse “babait qё mё donte shumё I ika kur mё thirri atdheu”-shprehet autori pёr ushtarin I cili nё kёtё marsh, nё fushёn e betejёs kishte ra “dielli me rrezet e lirisё”dhe shprehet:

Mё fal pak mot tё mirё, Atdhe Sa ta mashtroj ёndrrёn,Kёngёt e mira I humbёm rrugёs…Autori I frymёzuar nga marshimet e lirisё dhe tё trimёrisё sё ushtrisё tonё çlirimtare,ku ishte edhe ai njёri nga kёta marshues pёrshkruan çaste dhe momente tё prekshme, me vargje tё harmonizuara dhe tё gdhendura me latёn e espektit tё lartё dhe tё ndjenjёs tё dhembjes ndaj marshuesvetё atdheut qё disa prej tyre ranё nё altarin e lirisё, pёr atdheun. Kjo poezi I paraprinё ciklit tё parё si njё tёrёsi e vetme dhe ёshtё ndёr poezitё mё tё mira dhe tё kompletuara si nga aspekti ideor, tematik dhe artistiki autorit. Poezia e Kelmendit ёshtё e ndёrtuar dhe e gёrshetuar me njё kujdes dhe pjekuri tё duhur. Ai pёrgjthёsisht ka pёr frymzim dashurinё pёr atdheun, pa lёnё anash edhe dashurinё ndaj personit qё dashuron.Kёtё rrugё tё dashurisё e pёrshkruan kendshёm, por edhe me nostalgji, ku “lirika e kёngёs, as e lahutёs nuk dёgjohet mё nё kullёn e gurit”…

Dy dashuri: Atdheu dhe e dashura

Autori rrjedhёn e kohёs lirike tё dashurisё e pёrshkruan dhe e emёron si dhunti tё Zotit dhe shprehet:Nuk ndёrrohet vargu Sa ka gjak fjala Ka hyrё nё lojёn Qё luhet rrallё…(Udhёpёrshkrim)

Kёshtu kujtimi dhe simpatia ecin krahs mallit dhe dhembjes qё pёrkthejnё dhe e rrёmbejnё shpirtin dhe zemrёn e poetit. Ai pёrkujton nё kёto momente “diku nё Arbri” mbrёmjen e qetё dhe hёnёn “qё shtrihet trup e tёrthor nё sytё e saj”Autori nё kёt cast dёshiron tё ndёrroj vargun, t’I jap kuptime tёrheqёse

”. Dhe “ tё hyjё nё lojёn e saj”, por kёtё rrugёtim tё dshurisё e kap dhe e lidhё me atdheun, me Çamёrinё, pёrgjithёsisht me tokat e Arbёrisё, mё testamentin e kohёs dhe me “gurin mbi gur qё t’I ngritёt kala fjalёs” e besёs pёr atdheun.

Kelmendi gjithnjё ёshtё I peokupuar me ndjenjёn e dashurisё. Kjo ngjan edhe nё poezitё tjera. Por tani kjo dashuri kёndohet nёpёrmes takimev dhe hyrjeve, nё kafenё “Elita” nё Ulpianё” dhe nё kёto momente vargu gufon dhe ledhaton shpirtin rinor tё poetit: Sin ё dhomёn e fjetjes, nё vargun tim ka hyrё magjia e saj… (“Te kafe Elita”)

Nё vendlindjen e Skёnderbeut, nё Krujё

Kaptinё e veçantё e poezisё sё Kelmendit ёshtё pёrkujtimi 600 vjet pasё lindjes sё Gjergj Kastriotit n ёqytetin e Krujёs. Autori me respect tё lartё dhe dashuri tё madhe hsikon qytein, vedlindjen e Skёnderbeut dhe me ndjenjёn e lartё ndaj kryetrimit I freskohet mendja edhe syri kur sheh “ku lind ai burri I burrёrisё”. Shquhen disa poezi me madhёshtinё e frymёzimit dhe me qёndisjen e vargut gjatё rrugёtimit dhe vizitave nёpёr kёto stinё tё kohёs. Kёshtu nё poezinё “Tё Mrizet e Dukajve” poetin e kaplojnё kohёt e shkuara nё kёto mrize dhe mundohet tё gjejё pёrtej Gurit tё Nikё Dukёs nguhllimin dhe mallinqё e djeg pёr vendet e mbetura pa gjallёri tё rrafshuara pёr tokё dhe “lahutёn e babёs Hyso qё ёshtё shurdhuar” dhe nuk dёgjohet mё: Kulla ёshtё bёrё rrafsh me tokё E gurёt e shkollёs ku kemi mёsuar I ka mbuluar bari Mesi dallohet edhe trualli…(“Tё Mrizet e Dukajve”)

Rrugёtimi nёpёr botё, nё vendet ku frymojnё dhe flasin shqip Kelmendi edhe nё poezit e tjera, nuk mund tё ikё nga ndjenja e dashurisё ndaj atdheut dhe njёkohёsisht nga dshuria qё ushqen pqr vajzёn , tё dashurёn e tij. Kёto dy dashuri janё tё lidhura ngushtё njёra mёe tjetrёn,por autori kur kёndon pёr atdheun dhe ushtarёt e lirisё, sikurse harron tё dashurёn nё momentet e frymёzimit dhe tё pёrkushtimit.Nё poezinё e Kelmendit hasim figuracionin, metaforёn dhe karakterestikat tjera teorike letrare qё e gjallёrojnё vargun, I japin gjak poet.

Autori sikurse nuk di tё largohet nga kёto forma tё gёrshёtimit dhe tё thurjes sё vargut nё nivel tё lartё artistik. Ai do tё pёrkujtojё disa rrugёtime nёpёr botё dhe nё pjesёt ku frymojnё shqiptarёt dhe dёgjohet tingulli shqip Gjatё kёtij rrugёtimi dhe frymёzimi nё shpirtin e poetit lindin e gufojnё vargjet pёrtej kufijve: Shtatё palё qiej pёrmbi Kapёrcyem bjeshkёt Dhe njё kufi tё pakufi…(“Mё kujtohet njё emёr I ri”) Shquhen edhe poezitё tjera, tё cilat me tematikёn, ndёrtimin dhe ritmin poetic tingёllojnё zёshёm dhe sit ё tilla nuk dallojnё shumё nga poezitё e zgjedhura tё Kelmendit…

Posted by Rugovapress in 20:14:22 | Permalink | Comments Off

Monday, March 3, 2008

Nga Vjollca Lisi

 

Festë shqiptare buzë Nilit… 

 

          Një mbrëmje shkurti, në ambjentet e anijes turistike “Saraya” buzë Nilit, u mblodhën mbi njëqind festues të veçantë: ishin shqiptarë me banim e qëndrim në Kairo si dhe të personalitete  vendas e të huaj nga bota.

Të ftuar nga Qendra e Kosovës, për të festuar një ngjarje të madhe e të shënuar: shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 
Një çast solemn feste:nga e djathta në të majtë Vedat Sahiti,Zeno Salahi,në qendër Prof,Dr Beqir Ismaili, Amr Bektash.

          Nuk kishte rastisur ta shihja nga afër anijen turistike ” Saraya”( pallat)të ankoruar buzë Nilit… Por atë mbrëmje shkurti, anija dukej vërtet një pallat, ku shqiptarët, me origjinë prej të gjitha trevave, do të festonin realizimin e një ëndrre të madhe të Kosovës dhe të popullit të saj martir: shpalljen e pavarësisë .

          Edhe ndriçimi në pasarelën që të çonte në ambjentet e brendshme të anijes, dukej i veçantë, si një vezullim yjesh që ishin shkëputur nga qielli mbrëmësor kairot,posaçërisht për festën.

          Të  ftuarit, të njohur e të panjohur midis tyre, përcillinin pothuaj unanimisht, një atmosferë hareje dhe emocionesh. Të gjithë, dukeshin se i gëzoheshin sinqerisht-në çdo fjalë, urim e gjest, në çdo takim e shtrëngim duarsh a përqafim me të “zotët” e festës apo me të gjithë pjesmarrësit e tjerë- ngjarjes së madhe kaq të pritur e të dëshiruar dhe kaq të uruar në këtë prag fund dimri…

Atmosfera ishte elektrizuese: që nga flamurët: shqiptarë, egjiptas dhe tani, edhe ai, i kaltri, i mrekullueshmi kosovar, të vendosur hijshëm në krye të sallës; tek blicat, telekamerat, aparatet fotografikë, celularët, që shkrepëtinin hareshëm, duke u ndezur e shuar në çdo çast, si yje;deri tek bisedat, takimet, përshëndetjet, urimet e rastit.Flitej shqip, gëzohej në shqip, lotohej, urohej, ngazëllehej në shqip. E them pa e tepruar: ” Saraya” atë mbrëmje, si asnjëherë tjetër, ishte ambjenti i shqiptarëve. Duke filluar nga familjet shqiptare –egjiptiane( është një kontingjent i tërë vajzash të mrekullueshme kosovare që kanë krijuar familje të reja këndej Mesdheut, me qytetarë egjiptianë), tek studentë e specializantë pasuniversitarë, gazetarë, bisnesmen, përfaqësues nga diaspora shqiptare e Kairos. E deri tek fëmijët e tyre, që atë mbrëmje cicërinin më bukur se asnjëherë, në shqip….

Për të nderuar ngjarjen e madhe dhe festuesit, kishin ardhur dhe përfaqësues diplomatë si Konsulli i Ambasadës amerikane në Kairo, Këshilltari politik e Ambasadës turke, ambasadori i Maqedonisë, këshilltari i Ambasadës shqiptare, kurse nga vendasit, të ftuarit ishin nga të gjitha fushat: zv ministri i Kulturës, Kryetari i Qendrës egjiptiane për bashkëpunim kulturor ndërkombëtar, intelektualë, drejtues të sektorëve të ndryshëm të artit, kulturës, bisnesit, të mediave dhe të qendrave të ndryshme universitare.

 Të pranishëm dhe  aktivë ishin edhe trupa të stacioneve televizivë vendas, arabë si dhe reporterë nga dy agjensi turke informacioni: Iha dhe Trt.

 Tepër domethënëse ishte dhe prania e një grupi shkrimtarësh të njohur në botën arabe dhe më tej, të cilët, siç mësuam- kanë qenë aktivë, të vemendshëm dhe solidarë me zhvillimet e Kosovës.

 Festën e pavarësisë së Kosovës, e nderonte edhe  prania e një shkrimtari dhe poeti me famë ndërkombëtare, Faruk Shusha, në cilësinë e drejtuesit të Institutit Ndërkombëtar të gjuhës arabe.

          “ Sonte do të doja të isha në Kosovë, të thurja vargje për atë vend, për atë popull, tashmë të lirë si zog shqiponje”-  shprehej papushim poeti 70 vjeçar.

          Prof.Dr. Beqir Ismaili, në emër të Kosovës dhe të popullit të saj, mbajti një fjalë përshëndetje, ku theksoi rëndësinë e madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si një moment  realizimi i aspiratave për liri e demokraci, të shumë brezave të popullit martir kosovar nga njera anë dhe e mbështjetjes e solidaritetit ndërkombëtar të vendeve dhe kombeve të qytetëruara në botë,nga ana tjetër.

Në emër të të ftuarve të huaj  mbajti një fjalë përshëndetje  Prof.Dr. Gemal Hassan, antar i parlamentit te Egjiptit.


Prof.Dr. Beqir Ismaili, gjatë fjalës përshëndetëse

 Një ekran i madh përcillte pamje nga ngjarjet më të reja në Kosovë.

“ Nuk arritëm t’i ftojmë të gjithë miqtë e dashamirët tanë”- tha me një ton pothuaj “shfajsues” Zeno Salahi, biznesmen i njohur kosovar, që tashmë prej disa vjetësh, pret e përcjell në Egjipt, edhe turistë e afaristë  nga trevat e vendlindjes. Duket tepër i emocionuar dhe i vemendshëm që festa të shkojë sa më mirë e bukur,  në sintoni me gjendjen shpirtërore të festuesve të  pranishëm.

“ Mbrëmja e Kosovës duhet të shkojë siç i ka hije një feste të tillë”- e mbështet në “shqetësimin” dhe gadishmërinë e rastit, edhe Amr Bektash, bisnesmen i njohur me origjinë shqiptare nga nëna.”Kishim vërtet pak kohë për të organizuar gjithshka- vazhdon ai- por ai dolëm mbanë, Zoti na ndihmoi  të nderojmë shqiptarçe, festën e pavarësisë së Kosovës”.

 Ishin këta dy biznesmenë që sponsorizuan festën atë mbrëmje në “Saraya”, në bashkëpunim me Zyrën Informative të Kosovës.

Një çast hareje festive, kur nëpër tryeza bisedohej, flitej, kujtohej një ngjarje që kishte lidhje me Kosovën, me kosovarët,ambjenti u mbush me tinguj muzike shqiptare, menjëherë  u formua një varg i gjatë, shumngjyrësh valltaresh,kërcenin e këndonin shqip, lehtë, gëzueshëm, si shtojzavalle.

Kushedi sa mall do të kishin, kushedi sa kohë -ato, bija të dritës-   nuk ishin ndjerë kaq të lira, të çliruara nga terri i gjatë , i tmerrshëm i natës nën vargonj!

Vargu rritej e rritej, në valle   tashmë hynin të gjithë, për të ndarë së bashku, edhe ritmin e melodinë, si pjesë e një gëzimi të shumfishuar, kur ndahet me miq e dashamirë.

“ Tani, po, jemi zotër në shtëpinë tonë”- thoshte përmes lotëve Suzi, një zonjë nga Gjilani.” I them tim shoqi: edhe njeri tjetrin, do ta duam  më shumë, edhe ju, edhe bota mbarë, do të na njohë, e do të na nderojë më shumë”.

Çasti kulmor arriti kur “ burrat” e festës u ftuan të presin tortën e bukur: të kaltër, me yje të praruar dhe me hartën e Kosovës në mes.

 Entuzjazmit të shqipëtarëve iu shtua në kor, ai i të gjithë të pranishmëve dhe i personelit të anijes.

          Vonë në mbrëmje, të ftuarit nisën të largohen, Në dalje, pothuaj të gjithë, ndjenin nevojën e dëshirën të shkruanin një frazë, të linin një “shenjë” nga mbresat e ngjarjes që i mblodhi këtë mbrëmje në “Saraya”, nën një qiell yjesh të praruara…

“Ah, Kosovë, më kujton një lule dashurie, manushaqen, që bën të lumtur gjithkënd dhe vetë rri mënjanë… Por  tashmë jo më, tashmë të erdhi dita…”- shkroi poeti Faruk Shusha dhe mua nuk e di pse, pas kaq shumë vjetësh, m’u kujtuan vargjet e Naimit tonë të madh për manushaqen e burgosur nën hithra e ferra…

Në librin e përshtypjeve, dikush kishte mundur të ndjente në pak rreshta një frymëzim, që, mendoj, shprehte shpirtin dhe ndjesinë e të gjithëve atë mbrëmje: “Nënë Kosovë, sot ulem, të puth dorën e të puth sytë, si Ti, fisnike, nuk ka të dytë…Bijtë e tu të gjithë i përqafoj, me ta martirët lotoj, me ta lirinë gëzoj”.

Vjollca Lisi

Kairo,shkurt,2008

Posted by Rugovapress in 23:04:33 | Permalink | Comments Off

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

 Pak e për merak
Rumania do ta njohë Kosovën pas zgjedhjeve
 
 Rumania përdori një stratagjemë tejet të fuqishme politike në prag të zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në Serbi. Qëllimi i saj ishte pësojë fiasko kandidati ultranacionalist i cili tentonte ta rikthejë kohën e Millosheviqit në pushtet. “Shpresojmë se Rumania do ta njohë pavarësinë (e Kosovës) pas zgjedhjeve, ngase për një kohë të gjatë ajo s’mund të bëjë gjë tjetër veçse atë që bëjnë aleatët e saj”, shkruan analisti Andrei Cornea në Revista22 (nr.9, 26 shkurt-6 mars 2008), revistë e botuar nga Grupi për Dialog Social, e cila i kushton disa faqe historisë së Kosovës dhe intervistës së premierit kosovar Hashim Thaçi (intervistë e huazuar nga “Politique Interantionale” nr. 118, dimër 2007-2009). Rumania është vatra antike e trakasve të lashtë, siç është Kosova djep i lashtë i ilirëve dardanë, me gjurma të lashta të paganizmit dhe krishtërimit shqiptar. “Po, për Kosovën”, thekson Silviu Tudor-Saladjiar në editorialin “Pastrimi etnik në provincën e Kosovës”, duke patur për mbititull motton “Fushata e Interesit Publik Po, për Pavarësinë e Kosovës” (Interesul Public, Nr. 142, 1-2 mars 2008).  Ata thonë Po, ne themi Jo, dhe nuk na dëgjon askush, thekson analisti Cristian Unteanu në të përditshmen Ziua (2/3 shkurt 2008).
Janë disa lajme trimëruese të inkorporuara në gjirin e një varg artikujsh dedikuar durimit shqiptar dhe krimit racist të barbarëve të  ultranacionalizmit serb, artikujt që justifikojnë mençurinë e analistëve të mirëfilltë të demokracisë rumune, vizionarë të cilët ndikojnë përmes pushtetit të katërt (shtypit), për të krijuar një opinion pozitiv për Kosovën. Dhe nuk janë vetëm ata. Për Kosovën dhe pavarësinë e Saj kanë shkruar me admirim Renate Weber, Andrei Pleshu, Rodica Culcer, Florian Bichir, Tiberius Puiu, etj. Jemi të revoltuar nga sjellja e deputetes Oana Manolescu në Grupin e Minoriteteve nacionale të Dhomës së Deputetëve, e cila jo vetëm që e ka dëshmuar mospërkatësinë e etnisë shqiptare por edhe armiqësinë e saj ndaj krejt kombit shqiptar, thekson dr. Xhelku Maksuti, kryetar nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë.
Rumania në kohën e Mbretërisë ka luajtur një rol primordial në politikën e saj internacioanle. Ajo i ofroi mikpritje Ismail Qemalit për mbajtjen e mbledhjes historike kur u morën vendimet e para që Shqipëria të shpallet “e lirë dhe e mosvarme”. Kosova ka nevojë për Rumaninë dhe Rumania ka nevojë për Kosovën. Me gjithë këmbënguljen e deputetëve të panumërt që votuan në dy debate parlamentare kundër pavarësisë, ndëra ta edhe përfaqësuesja joshqiptare e  minoritetit shqiptar, Oana Manolecu, Rumania përmes presidentit Traian Basescu e bëri të veten: dha kontribut të jashtëzakonshëm diplomatik që Serbia mos të hidhet në krahët e Rusisë. S’është e tepërt të dihet p.sh. se populli më i shumtë në numër janë rumunët, thekson Kadareja te “Ra ky mort e u pamë”, duke shtuar se sa katër popuj të tjerë: grekët, serbët, shqiptarët e bullgarët, rumunët kanë afërsisht të njëjtën madhësi. Rumania, sipas shqiptarit më të njohur në botë, do të shmangte p.sh. keqkuptimin se Serbia është një vend i madh në Ballkan, rrjedhimisht ajo mund të ketë një rol arbitri, në kohën që ajo është tri herë më e vogël se Rumania.
Posted by Rugovapress in 22:37:31 | Permalink | Comments Off

Thursday, February 28, 2008

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel

Qasje

Republika e Kosovës apo shteti i Ahtoisarit

Jeton Kelmendi, Bruksel

Shtatëmbëdhjetë shkurti solli gëzim të madh tek shqiptaret e Kosovës. Nga ajo ditë po bëhen dy javë dhe Kosova duket njësoj si edhe para kësaj date, për nga funksionaliteti. Në fakt gjërat kanë ndërruar, por shtrohet pyetja sa kanë ndërruar dhe sa është funksional shteti që ka vu ne kontradikta Lindjen dhe perëndimin. Ndonëse e njohur si shtet i pavarur nga mbi njëzet vende duke përfshirë edhe ato më me ndikim në botë, SHBA, Franca, Anglia, Gjermania etj, Kosova vazhdon të administrohet nga UNMIK-u. I zoti i shtëpisë vazhdon të mbetët Joakim Ryker.

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Mun, deklaroj se rezoluta 1244 akoma është në funksion dhe Kosova është nën administrimin e UNMIK-ut. Kjo edhe u pa me vizitën e Ministrit Serb Sllobodan Samarxhiç, të cilin e lejoj të hyj në Kosovë shefi i UNMIK-ut. Natyrisht po të ishte shtet, si çdo shtet tjetër i pavarur, do të duhej që institucionet e vendit ta lejonin ose jo ardhjen e tij, e jo i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm. E çuditshme por e vërtet, në Kosovë janë shkelur rregullat, ligjet ndërkombëtare dhe vullneti i qytetarëve për liri dhe të drejta, tash e sa herë. Arsye gjenim, nuk jemi shtet, por çka ti thuhet tash vetës kur po themi se jemi shtet.

Legalisht dhe praktikisht Kosova është shtet, nëse shikojmë nga një aspekt.

Nga aspekti legal, me vet faktin se SHBA-të dhe aleatet tjera e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe haptazi vendet perëndimore mbështesin vullnetin e popullit shumicë do të thotë se çështja është duke shkuar përpara. Praktikisht, Prishtinë ka funksionuar disi sikur një gjysmë shteti që nga përfundimi i luftës, përafërsish si funksionon edhe tash. Janë mbajtur disa parë zgjedhje demokratike, nga të cilat kanë funksionuar institucionet që bëjnë shtetin: presidenti, qeveria, parlamenti që janë institucionet më të larta shtetërore.

Si do qe të jetë qytetarët e Kosovës që dy javë, zyrtarisht janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Ketë s’mund ta mohoj askush, madje as Rusia e as Serbia. Dikur do ta njohin dhe natyrisht se Kosova do të njihet si shteti i pavarur që nga shtatëmbëdhjetë shkurti.

E gjithë kjo është një hap drejt përmirësimit të gabimeve që u banë ndaj shqiptarëve njëqind vjet më parë, por ti kthehemi pak realitetit në terren. Politika në Prishtinë, fatkeqësisht jo e nivelit kombëtar, bëri që shqiptaret që përbëjnë nëntëdhjetë për qind të qytetarëve të Kosovës, të kenë një flamur pa asnjë element kombëtar, thjeshtë diçka artificiale, ku në mënyrë jo demokratike e bë publik flamurin, ditën e Pavarësisë. Për të mos shkaktuar reagime dhe pakënaqësi, politika kosovare me unitet të plotë u pajtua që të hiqet dorë nga simbolet kombëtare. A thua për ketë flamur dhanë jetën mira e mira dëshmorë të atdheut. Kjo pyetje do të ishte mirë tu binte në mend çdo ditë kokëmëdhenjve politik, që tani shkojnë tek varrezat e tyre dhe mbajnë kokën lartë sikur ne e bëmë shtetin.

“Haj medet për ta kënd kanë lënë pas”.

Për fat të keq deshmorët nuk zgjohen nga varrezat e tyre, sepse do ti pështynin këta lider qe po i vizitojnë për këto dy javë sa jemi shtet i Ahtisarit.

Përndryshe radikalët shkurtëpamës, dogjën flamurin e propozuar nge Ibrahim Rugova, i cili kishte në vete identitetin tonë kombëtar dhe atë shtetëror, nuk patën dijen, as që ta kuptojnë se shteti i pavarur duhet ti ketë simbolet e veta shtetërore, tek tani ju ka ra ndërmend. Zyrtar të lartë politikë, me vet dëshirë propozuan që në flamur duhet të jenë përfaqësuar edhe minoritetet, madje edhe ato që nuk bëjnë as një përqind të popullatës së përgjithshme. Tani ky është flamuri i tyre me gjashtë yje të barabartë që përfaqëson të gjashtë komunitetet që jetojnë në Kosovë, pesë që së bashku bëjënë dhjetë përqind dhe shqipetarët që bëjnë nëntëdhjet përqind.

“Me ja dhanë gurin budasllës ta qanë kokën”, e thotë populli, politikanët që morën pak besimin (38%) na e humben identitetin dhe këta folklorist sa të padijshëm dalin dhe deklarojnë se ky është veç flamur shtetëror kurse flamuri kombëtar do të mbetët Kombëtar. Flamuri kombëtar ose aj kuq e zi me shqiponje në mes, në fakt ka mbetur vetëm për muze, ngase përdorimi i tij nuk do të bëhet zyrtarisht më në Kosovë. Së fundi është përdorur në festën e pavarësisë që na e solli ketë tjetrin flamur që kurrgjë nuk kanë të përbashkët. Pas një kohe edhe gjeneratat e reja do të mësohen me ketë flamur multietnik dhe ky do jetë simboli që do ta duan. Le të kthehemi pak mbrapa dhe të kujtojmë gëzimin e madh që kishte populli i Kosovës, kur në vend hynë trupat e NATO-s dhe u larguan trupat ushtarake serbe, vërtet ishte gëzim tepër i madh, ose më i madhi gazim deri atëherë. Mirëpo pas disa kohe nisën probleme tjera dhe qytetarët filluan të zhgënjehen me realitetin që ishte prezent. Edhe pas gëzimit të pavarësisë, nuk do shkoj larg dhe populli do të jetë i pakënaqur për gabimet e tashme dhe tjera gjera. Manifestimi i shqiptarëve ku do që jetojnë ishte dinjitoz dhe dëshmoj se populli shqiptar ka një kulturë të lartë. Të gjithë festuam për pak pavarësi, sepse pavarësi të plotë nuk na lanë miqtë ndërkombëtar.

Nga një aspekt tjetër plani i Marti Ahtisarit, për tetë vjet parasheh privilegje të mëdha për minoritetin Serb. Kjo prishë rregullat dhe ligjet që ka shteti. Plani i Ahtisarit kishte dështuar, pasi qe negociatat vazhduan me tjetër ndërmjetësues.

Thjeshtë, ku të prekësh në çështje ekonomike, të rrymës e mekanizma tjerë, probleme ka shoqëria kosovare, por këto janë dy javë shtet i Ahtisarit.

Duhet shtuar se për këto ditë qytetarët presin se kush po e njeh dhe numërojnë sa shtete u bënë që e njohën pavarësinë dhe sa kanë për ta njohur.

Posted by Rugovapress in 20:36:53 | Permalink | Comments Off

Wednesday, February 27, 2008

Sylë Osmanaj

Vështrim letrar

                KUR IKËN ANKTHI, MBETET POEZIA

( Sylë Osmanaj: “E mori ankthin era”, poezi – botoi “Vatra”Prishtinë – 2005)

Ali R. BERISHA

            Për të shkruar për vepërën e fundit të Sylë Osmanajt “Emori ankthin era:, që në ballë të shkrimit duhet nxjerrë  vargun mjaft  kuptimthellë:”Para modernes gjunjëzohet udha”,varg ky i cili ka një rozetë  të gjerë kuptimesh e domethëniesh. Edhe aty pretendohet të thuhet se poeti ka përvojë të gjatë si letrar dhe si poet (është ky libri i katërt me poezi). Ai ka filluar të merret me poezi që nga vitet e shtatëdhjeta. Një vetje mjaft e qetë në jetë, qëndresëtar, plot maturi, optimizëm e buzëqeshje. Deceniet e katrahurshme i kanë shkaktuar edhe atij ankth, ndërsa tani, me të ikur të ankthit, gjurmët e tij I kanë mbetur në poezi. Ato ndjehen anekënd vëllimit. E them këtë sepse kur flitet për poezinë e një poeti, duhet, veç poezisë të njihet sadopak edhe individualiteti i tij, dhe kjo rrjedhimisht nga aspekti i bioletrës (S. Hamiti) dhe i përjetimshkrimit (K. M. Shala). Këtë shpërnjohje ky poet e shfaq edhe vetvetiu me vargjet dhe poezitë “S’do të jem sall me veten” (14), “I vogël ika në këngë” (35), “Dal e gëzohem tej murit” (69), “Flokthinjur tash s’më deshi kodrina” (87), “Unë i erës…ndjek afsh”95, por dhe “Takohet  i keqi me të keqtë e vet” ( 81 ) e sidomos në poezinë Gara ime me diellin në faqen 66, e cila do të mund të quhet autobiografike.

            Vëllim ka 97 poezi, të ndara në katër cikle, kryesisht lirike, të mbrujtura me frymëzime, shpirtësi, imagjinatë e meditime.. Aty nuk kemi ndonjë ndërlidhje subjektore të poezive. Veprimi i tillë i qëllimuar bëhet për ta realizuar idenë kryesore . ndërlidhjen motivore, që është veçori e poezive lirike. Me fillimin e vargut fillon edhe lirika, kurse ndalet  aty ku duhet t’i lihet rrugë menditimit dhe gjykimit lidhur me konotacionet e rrëfimit, veçori, kjo, e poetikës epike. Rrëfim kemi aty, por ai është tepër i fshehtë – mbase vetëm domethënës. Kur poezia  lirohet nga rrëfimi, dominon shprehimësia. E këtu ankthi është në qendër;jo për t’i kënduar atij, por ikjes së tij. Ankthin do ta marrë era kurse ne merremi me poezinë si pasojë e asaj ikje.

            Tektukja e temave si diskurs poetik

            Poezitë nëpër cikle nuk janë radhitur sipas “moshës” së krijimit dhe as sipas ndonjë “procedure” tjetër, ku do të duhej të kishim një shesh, përafërsisht të njejtë përjetimi, por, nuk ndodh ashtu. Është viti 1999, më duhet ta cek patjetër vitin, sepse shumica e poezive janë të parakëtij viti, pra, koha e pragluftës sonë. Aty mund ta kërkojmë, ndonjë fill rrëfimor a ngjarje të përkapur figurshëm: “Kullat me çati e me tym i kishte djegur lufta”(89), gjëmë lëshon Kosova – dhe fillojnë krismat e luftëtarëve të lirisë, “uturima aeroplanësh aleatë”, të cilët  “e shqyejnë errësirën”, Pastaj vjen jeta “Me lirinë nën sqetull”(53)  Është folur e po flitet ende për një “melodi këngëmadhe”, së cilës poeti ia dëgjon notat te poezia “Si do ta takoj mesditën” dhe  mëtutje  ballafaqohemi me magjinë e poezisë dhe të fjalës poetike, të një diskursi të  veçantë. Poezitë tjera, që nuk asociojnë në vitin1999, e të cilat  katrrisen pas motivesh të llojllojshme larg e sa më larg luftës, e bëjnë veprën poetikisht të nduarnduart me  një tërheqësi të veçantë.

            Poezia “Qiriu lodhet ngadalë” e mesit të ciklit të parë, vjen e bëhet titull cikli në faqen 39; “Qiriu djeg errësirën”. Lodhja e dikufillimit që bëhet prush a flakë ka një domethënie të thellë. Poetët me ndjenja të thella nuk janë djegur e prushuar vetëm në luftërat me armë prandaj poeti,  nga fundi i ciklit të parë e më tutje, na sjell poezi, të cilat u kushtohen periudhës së tanishme, ku ka ende ndonjë ditë që mund të quhet

“helm zezë”, “Uni” i poetit nga lartësia e reve do ta shohë se ç”ngjyrë merr vetëlavdërimi në kohën kur “Errësira djeg vetveten”- poezi e faqes 44. Cikli përmbyllësor, gjithsej i katërti, “Josh horizonti i ri” ka zigëlime jetë madje edhe dashurie.

            Kur vargjet reflektohen frymëzimesh

            Një tjetër grup poezish janë ato të cilat sjellin optimizëm, entuziazëm, tolerancë humane. Poetëve u takon t’i japin ritëm jetës e dashuri njeriut. Poeti e ka kuptuar  dhe kuptuar këtë botë, jo për hir as për zori , prandaj nuk i shkon gjuha egër, thartë as thumbueshëm. “Ika në këngë / Gëzimin që e zë vetë”. I vendosur të ik nga kundërthëniet që i ka krijuar ankthi, poeti thotë: “Ja si ecet mbi re do të mësoj” (34).

Poezia e këtij vëllimi poetik nuk është varg, as motiv e as  temë e pakëputur. Kjo pakëputësi hetohet edhe në strukturën e veprës. Së këtejmi vëllimi del si një përmbledhje motivesh e temash me një akribi poetike të qëlluar. Poeti nis e këndon, pastaj rrëfen  si ecet mbi re, pastaj shton se si  “E errta…në dritë veten përbuz”, “Unë kërkoj njeriun”. Dallueshëm te poezia “Sulet i qeshur nxitimi” (86)  na step vargu tejet kushtrimor për genin tonë: “Në qytetërim me diturinë!” Të gjitha këto janë dëshmi se Osmanaj poetikisht anashkalon labirintet e urrejtjes, mërisë e zilisë, që na rrethojnë sot kudo nëpër jetë. Dëshmi për këtë janë poezitë e ngjashme me: “ Prandaj ankthet gjithmonë i merr era.”

            E theksuam në fillim vargun e poetit “Para modernes gjunjëzohet udha” sepse ai i rri shumë mirë këtij vëllimi poetik. Poezitë e Osmanajt janë lirike, por jo lirikë melankolike, arkaike, a të dalëboje; ajo është një lirikë moderne. Aty ai e përdor një stil të kohës, të vetin, të zgjedhur, të kultivuar. Lidhur me stilin, Jusuf Luzaj, një dijetar yni, ligjërues univesitetesh në Amerikë, thotë: Stili është çka është individuale, ajo që nuk mësohet prej të tjerëve, ajo që na bën të mundur ta njohim autorin në vepër, pa pasur nevojë ta nënshkruajë atë”.(Rindërtimi i fuqive shpirtërore, Ombra GVG, Tir. 2005 / 117) Një stil, pra, ku fjala figurë dhe vargu asociacion e kanë rolin kryesor dhe forcën mjeshtrore për t’i shprehur aspektet e shumta te botes se gjerë.

            Këto poezi kanë një gjuhë të gdhendur së jashtmi dhe të tingulluar  së brendshmi, gjë që u japin atyre sharm të posaçëm. Gjuha jonë ka mjaft brumë për të shprehur kuptime të gjera e të reja me fjalë. E dëshmojnë këtë fjalëformimet e këtij poeti: afshmadh, enigmëtretur, ëndjemadh, intrigëmadh, kori jehmadh,mejtimmadh, shpresa kandilndezur, e të tjera. Ma merr mendja se poezitë e vëllimit “E mori ankthin era: e zbërdhulin shprehjet: “Ndërtojmë ardhmërinë, Rendi i Ri Botës afsh pritet t’i japë”(23), front beteje (29), me lirën nën sqetull (53), Vasha…/ Kërkon ta gjejë fatin me rritjen e re (75), Dhe ja mbi natën shohim të lindë ditë e re (79), shtatë bjeshkë (82), të cilat nuk i pështaten poezisë së kohës. Në nivelin e të tjerave  nuk janë poezitë Bukuria e së bukurës (84) dhe Sulet i qeshur nxitimi (86).

Posted by Rugovapress in 19:47:09 | Permalink | Comments Off