Friday, February 15, 2008

Shkruan: Nezir Myrta

 SHQIPËRIA VERIORE  (KOSOVA) – SHTETI MA I RI NË BOTË (2008)
 
 

   Shkruan:  Nezir Myrta
 

   Njëqind vjet – robëri!
    Njëqind vjet – pushtim!
    Veç këto të fundit, që i mbaj mend unë e babai im!
 
    Si ta quaj këtë veç Shekulli i Terrorit!
 
    Njëqind vjet – mashtrim, dhunë, diskriminim, tortura, ndjekje, arratisje,  rrahje, bastisje, burgim, vrasje, varje, tradhëti, zhdukje, zhbimje,  vrasje masive, masakra, gjenocid, apartëhejd, spastrim etnik nga regjime pushtuese serve – Njëqind vjet ky Fjalor i Zi, këto fjalë të përjetuara në format e  metodat ma ogurzeza, që mund t’i bën barbari ma i egër – mbi shqiptarin e pafajshëm  në shtëpinë e vet, në trollin e vet stërgjyshor, me milleniume  në Ballkanin illirik! 
 
   Njëqind vjet ky Fjalor i Zi! Mos na raftë ta harrojmë! E mbajshim mend në Histori!
 
   Gjithmonë erdhem deri në zgripc të eksistencës hamletiane: të jeshë, o mos të jeshë! E mu në ato zgripce historike, në ato çaste kalimi mbi Urat e Vdekjes, pak para zhbimjes totale, si popull e komb shqiptar – doli një shpëtimtar i papritur, një Willson e tha: duhet të bëhet Shqipëria! Poashtu herën e dytë, doli një Klinton, ashtu sikurse tha ma parë (1990) ‘’Berlini është i lirë’‘, poashtu nëpër flakë lufte erdhi në Prishtinë (1999), e tha: ‘’Kosova është e lirë’‘ edhe një Bush erdhi në Tiranë (2007) e tha: ‘’Kosova do ta merr pashmangshëm Pavarësinë’‘ – mu në kohën kur një Putin tha: ‘’Kosova le të pret edhe njëqind vjet…’‘!
 
    Sot, po nxierret vetëm një pjesë e trojeve shqiptare të pushtuara nga sllavët, me emrin Kosova, që na e thirrim me emrin tonë – Shqipëria Veriore – shteti ma i ri në botë, me Shpalljen e Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, më 17. Fror, 2008! Sot po e nxierrim vetëm një pjesë të atdheut tonë, sikur nga goja e kuçedrës, që hyn e tëra, e del copa copa – duke i lënë edhe tri Kosova tjera ende  nën sllavët e grekët, ku shqiptarët e Kosovës Lindore, Perëndimore e Jugore -  përkundër vuajtjes tmerruese të tyre, ende duke pritur  lirinë, nën shtetterrorin maqedonas, malazias, serb e grek -  vet me qafë në hekura e me duar në pranga të përditshme, shprehin mallshëm gëzime e urime për shtetësinë e Kosovës – Shqipërisë Veriore !
 
    Edhepse na vonohemi në histori, zoti nuk është i vonë, erdhi dita që Ai të punon edhe për shqiptarët rob i huaj pa asnjë të drejtë historike, duke gllabëruar armiqtë copa-copa trojet arbanase, duke zhbirë e spastruar etnikisht mbi një milion shqiptarë nga trojet e tyre autoktone dhe sot ka fytyrë aleanca serbo-ruse të valvitet turpshëm duke bllokuar secilin hap të pavarësisë së Kosovës. Putini shkon aq larg, sa e quan të pamoralshme e lojë të dyfishtë qendrimin e Bashkimit Europian, që po dojka të ia shkëputi territorin Serbisë dhe po harron se turpi i botës ishte gjenocidi, masakrimi në masë i mbi 12.000 shqiptarëve të Kosovës në luftën (1998-1999), për dy vite mbi 12.000 viktima masakra masive: nga foshnjet e fëmijt 3 vjeçar e deri të pleqtë, gratë, dhunimet e mbi 2000 femrave shqiptare, nga forcat ushtarake e paramilitare serbo-ruso-rumune! Ai akt barbar kriminal mbi popullësinë civile masakra masive, nuk qenka turp edhe po u dashka që pas gjithë atij gjaku të derdhur, përsëri të mbetemi një krahinë titiste nën Serbinë. Putini thekson mbështetje në rezolutën 1244 të KS të OKB-së, që ajo rezolutë ka vdekur tok me RFJ, mbase nuk ekziston matutje emri Jugosllavi! Putini nuk harroi me thanë, se Kosova duhet të pret edhe njëqind vjet tjera nën regjimin serb, se nuk na bëhet vonë!  Edhe këtë e harron Putini e regjimi beogradas me Jeremiqin, që shkojnë si pula pa krye hop e në OKB, thrrasin mbledhje urgjente nergut për Serbinë, thuajse OKB-në ua ka pasë bërë babai i tyre, mundohen ta privatizojnë edhe KS të OKB-së – thuase e kanë pronë private e biznes  OKB-në dhe luajnë me një botë?!
 
  Ëndrra hegjemoniste serbo-ruse në Ballkan ka marrë fund dhe kjo pavarësi e Kosovës që është faktikisht emërtimi – Shqipëria Veriore, është vetëm vazhdimësia historike, vetëm një fragment historik, me të cilin thohet se  merr fund tragjedia ballkanike dhjetvjeçare – por askush mos të mendoj matutje se mund të diskriminohet, e terrorizohet populli shqiptar që është nën Serbinë në trojet e veta në Luginen e Preshevës, as shqiptarët nën regjimin terrorist malazias, po as shqiptarët në regjimin puro shtetterrorist maqedonas, po mas edhe populli çam, arbanitët nën regjimin diskriminues grek! Nuk mund të mbetet matutje shqiptari shërbëtori sllav e grek, rob i tyre, duke shkrirë djerësen e gjakun nën robëritë ma fatale që ka njohur kjo botë! Nuk mund të mbetet matutje shqiptari ballkanik me pranga në duar, në qafë e në këmbë sa herë të iu qohet barbarëve të regjimeve shtetterroriste sllavo-greke, sepse ka zot edhe për shqiptarët!
 
   Dredhitë diplomatike sllave të këtyre ditëve tregojnë fytyrën e tyre imorale, duke tentuar, që edhe pas luftës së përgjakshme (1998-99) e gjenocidit shekullor mbi shqiptarët, që përsëri Kosova të mbetet nën kthetrat e kuçedres serbe. Trikat politik që po luhen, gjoja bllokada e ngërdhuzje anësore përmes gardave llazarake, kujtojnë se i trembin shqiptarët dhe fill pranojnë përsëri regjimin serb. Ajo ëndërr kurrë nuk do të iu realizohet pa u shkri me tokë shqiptaria!
 
  Shqipëria Veriore – Kosova më 17-18 Shkurt, 2008, do ta shkëputi shkurt zinxhirin e robërisë mbi 100 vjeçare dhe do ta shpalli pavarësinë e plotë, sepse vetëm një emër ka pavarësia – e këto sufikse politike ishin vetëmsa ta zbusin konceptin politik. Tash, kur u pa se Kosova seriozisht po e shpallë pavarësinë, Koshtunica jep këshilla, që serbet e Kosovës, të mbesin në shtëpitë e tyre, sepse ka frigë se vërshojnë ata 200.000 serb në Serbi dhe nuk ka ku i vendosë, sepse edhe dihet mirëfilli, se ata serb janë e do të jenë të injoruar mu nga regjimi beogrqadas e as ata nuk i duan atje, por manipuluan derisot me ta, gjoja Kosova është pjesë integrale e Serbisë, duke i mashtruar për të përfituar në kohë, duke e shtyer zgjidhjen e sattutit të Kosovës. Tash edhe serbet e Kosovës, që nuk do të jenë kurrë ma të Serbisë, e kanë kuptuar realitetin objektiv, se vetëmsa e kanë ftofë ndjenjen e tyre të qëndrojnë në Kosovë. Këto ishin fakte të ditëve të fundit të reportazheve filmike. O si pllumbat bre kemi me i mbajtë ata shkije! E mos të dëshprohen me e lëshua Kosovën se marrin në qafë vetveten, sepse regjimi beogradas nuk pjerdhë për ta, vetëm e pat derisot për t’i përdorë si vegla, mburoja në luftën politike dhjetvjeçare – sepse ishte fort mirë e ditur se pas 12. Qershorit, 1999, Serbia nuk ka ma asnjë imunitet politik, diplomatik, as territorial strategjik, ushtarak as policor mbi Kosovë! Kjo ishte e ditur, por dhelpra donte të hedhi mjegull syve një bote!
   Poashtu edhe ai sulltan Sabri Hamiti na habiti sot, në ekran para gazetarëve, duke u bërë zeus mbikosove, se nuk po guxojka Kosova ta shpalli pavarësinë, që kjo paraqitje e tij nuk ka se si të vlerësohet vetem tipik sikur Koshtunica e Putini! Bravo sulltan Hamiti: ” Institucionet e Kosovës nuk munden, e nuk janë të afta dhe nuk kanë kompetenca ta shpallin pavarësinë e Kosovës. Kjo është e vërteta”! Ky është turpi ma i madh për sabri Hamitin mu në këto ditë vendimtare për kosovën, komplet përkrahës i regjimit beogradas! Turp e faqja e zezë!  Kosova do ta shpalli Pavarësinë edhe pa ty!
 
   Pra, Kosovë – Shqipëria Veriore, Urime Pavarësia, Shqipëria Veriore shtet sovran! Apelojmë tek të gjithë shqiptarët, që secili shqiptarë në Kosovë, të jetë në gatishmëri të plot – ushtar i atdheut, për çdo situatë eventuale dhe të tregohet vëzhgim shqiponjash, burrërisht ashtu sikur ishin edhe rinia kosovare burrneshë në çastet e tmerreve të luftërave – të tregojnë pjekuri, gatishmëri, mobilizim konkret, me vigjilencë, syqeltësi, burrërisht ashtu sikur i ka hije atdheut në mbrojtje të pavarësisë të Kosovës këtë fundjave të shkurtit 2008!      
 
 Shqiptarë, kudo që ndodheni, prej sot e deri në vdekje, përgjithë jetë të jetëve,  të gjithë të jeni ushtarë të guximshëm dhe demokratikisht ta kremtojmë dhe ta mbajmë heroikisht Ditën Madhore të Motit të Madh 2008 – Ditëlindjen e shtetit sovran – Kosova, Shqipëria Veriore!
 
    
   Shqipëria Veriore – Kosovë – prore gëzuar sovranitetin – shteti ma i ri në botë!
 
 
  Lavdi Adem Jasharit dhe heronjve e dëshmorëve shqiptarë, që dhanë jetën heroikisht për lirinë tonë!
 
 
   Vdekje tradhëtorëve e armiqve të kombit shqiptar!
 

Njujork, 15. Fror, 2008.

Posted by Rugovapress in 12:30:26 | Permalink | Comments Off

Thursday, February 14, 2008

Nga Rizah Sheqiri

 Botime të reja:

Gjerdani i pavarësisë –
vargje kushtuar dhembjes dhe krenarisë
 
   
Shkrimtari Muhamed Krasniqi po u prezentohet lexuesve të vegjël edhe me një përmbledhje vjershash me një titull domethënës “Gjerdani i Pavarësisë”. Këtë përmbledhje autori e ka organizuar në tre cikle “Gjerdani i Pavarësisë”, “Të falem Kosovë” dhe “Dielli ua fali rrezet”. Në këto cikle janë përfshirë vargjet e tij që i kushtohen Kosovës e Shqipërisë, gjuhës e flamurit, luftës për liri e pavarësi dhe trimave tanë legjendar që Kosovën e kurorëzuan me Liri e Pavarësi.  Pra motivi patriotik e atdhetar është  moto e të gjitha këtyre vjershave dhe lexuesin do ta përvetësojnë menjëherë duke e shpjerë nëpër kohë të vështira me dhembje e vuajtje dhe do t’ia rikujtojnë përjetimet e tmerrëshme të luftës. Por njëherit këto vargje përkujtojnë trimërinë, krenarinë, dashurinë e bujarinë e gjithë shqiptarve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Diasporë, të cilët në kohën e luftës me zemërgjërësi dhe dashuri të pashoqe, në të gjitha mënyrat e format, iu dolën në ndihmë vëllezërve të tyre të ikur nga tmerri i paparë i barbarisë serbe.
Pra këtu në ”Gjerdanin e Pavarësisë” lexuesi do të gjejë një tufë vargjesh të sinqerta kushtuar dhembjes dhe krenarisë sonë kombëtare, vargje kushtuar trimave dhe  trimërisë së dëshmorëve e heronjëve tanë elegjendarë të cilët s’kursyen as jetën, as gjakun, as mundin, as diturinë… për dritën e lirsë së atdheut. Pra ky libër është një kurorë vargjesh kushtuar luleve të lirisë , rrezeve të pavarësisë së atdheut. Është kurorë e bukur me vargje të cilën  me shumë dashuri autori ia thur pavarësisë. Në këtë gjerdan të bukur, mes tjerash, janë vargjet kushtuar flamurit, gjuhës, atdheut; Kosovës e Shqipërisë, Tetovës e Qamërisë, Kukësit, Gostivarit, Tropojës, Durrësit, me një fjalë  gjithë Arbërisë.
Pikërisht ashtu si në vargjet e vjershës ”Një sheti në gjeografi” ku autori do të shetis  nëpër të gjitha viset historike e legjendare – nëpër të gjitha trojet shqiptare, për të konstatuar më në fund se:
Këtu ishte ILIRIA
- tokë arbërore
Mbretër të saj ishim
Dhe do të jemi prore!
 
Duke vazhduar më tutje me konstatimin se vetëm gjaku i dëshmorëve sjellë  lirinë e pavarësinë:
Zahiri, Iliri, Agroni, Bahriu
Kumanova, Xheva, Fehmiu…
Gjithë ballëhapur  e me krenari
Dhanë jetën për të shtrenjtën liri.
 
M. Krasniqi do t’u kushtoj vargje edhe dëshmorëve e heronjëve tjerë si p.sh familjes heroike Jashari dhe trimit legjendar Adem Jasharit, heroit dhe trimit dëshmorë Afrim Zhitisë, dhe shumë e shumë dëshmorëve të tjerë të cilët me gjakun e tyre bënë që të lulëzoi liria dhe Kosovës si kurorë e gjerdan t’i vëhet përgjithmonë  pavarësia.
Ashtu si në vargjet e vjershës ”Liria foli”:
Në qiell e tokë
Liria zëshëm foli:
Gjaku i trimave
Këtu mua më solli.
 
Pra në vargjet e librit ”Gjerdani i pavarësisë” autori u këndon trimave dhe trimërisë, i këndon atdheut, lirisë dhe pavarësisë. Këtu është ndjenja e atdhedashurisë që poeti e përjeton fuqishëm me shpirt e me zemër  diku larg në të mallkuarin mërgim – rrugëve të Skandinavisë. Prandaj shpeshherë vargu i M. Krasniqit është thirrje për kthim në atdhe, në Kosovë, atje ku shkëlqen Liria, ku buzëqeshë dashuria, ku Kosovës së bukur si gjerdan në gushë i shkëlqen Pavarësia. Si në dy librat e më parëshëm “Sharkia e vitit” dhe “Unë jam ABC-ja” edhe në këtë përmbledhje M.Krasniqi ka futur vjershat që janë të lidhura tematikisht njëra me tjetrën. Këtë here, në këtë përmbledhje, ai ka futur vargjet e tij me motive atdhedashurie, vargje këto që i ka thurë bukur me ndjesi, me dashuri e me shumë çiltërsi, prandaj  padyshim çdo lexuesi do t’i sjellin shumë kënaqësi. Tash edhe unë, nga zemra në emër të dashurisë, ju uroj çaste të këndëshëme me gjerdanin e pavarësisë!

Rizah SHEQIRI 
 
Poeti Muhamed Krasniqi sjell këto ditë një libër të ri për lexuesin shqiptar.  Librit i ka dhënë titullin ”Gjerdani i pavarësisë”, dhe poeti Rizah Sheqiri, që është edhe botues, duke folur për këtë ngjarje thekson se ky libër vërtetë vie si një gjerdan i ngjarjeve të mëdha që pritet të ndodhin tani në Kosovë. Në prak të Pavarësisë një gjerdan fjalësh të bukura në gjuhën shqipe për Pavarësinë.Libri u dedikohet fëmijve por preferohet ta lexojnë edhe të rriturit. Për ata që duan të bëjnë një ”sheti” nëpër historinë e gjeografinë tonë kombëtare, lexoni ” Gjerdani i pavarësisë”!  Këtë libër e botoi Shtëpia Botuese Rizah Sheqiri në Suedi. Njofton Radio Stockholmi Programi në gjuhën shqipe ”Jehona” në emisionin e transmetuar më 11.2.2008. (Shuquri Sejdijaj)
 

Posted by Rugovapress in 15:32:06 | Permalink | Comments Off

Pergatiti Baki Ymeri Bukuresht

 Korrespondencë nga Bukureshti

Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë
 
Baki Ymeri

Tërë bota flet me admirim për shtetin më të ri në botë, për Kosovën që këto ditë bën pregaditjet solemne për shpalljen e pavarësisë. Për kremtimin e pavarësisë fluturojnë autobuset për në Kosovë, na shkruan Vitore Leka nga një cep i Italisë. Me 17 shkurt , sipas të gjitha gjasave, Kosova do të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. Është gëzimi më i madh shekullor për të gjithë shqiptarët ku jetojnë e veprojnë, na shkruan një dashamir i shqiptarizmit nga zemra e Dardanisë (Sali Bashota). Falë korepondentes rumune në zemër të Dardanisë (Cristina dumitrescu), sonte u dëgjua në valët e radio Bukureshtit zëri i Kosovës përmes zërit të Presidentit të Saj (Fatmir Sejdiu). Kur vjen fjala për Kryemisntrin Hashim Thaçi, thekson Përparim Kapllani në një mesazh eleketronik, «unë mendoj se Presidenti i Republikës së Shqipërisë duhet t’ i japë Thaçit medaljen e Skënderbeut menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Është njëri nga politikanët më të suksesshëm gjatë 50 vjetëve të fundit, i cili arriti të drejtojë gjysmën tjetër të popullit drejt lirisë. Bekimi që i vjen Kosovës nga Papa, në këto momente është një sinjal i fortë se Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e familjes europiane”.
Jam dakord se Kosova nuk është Transilvani,  shkruan inzh. Xhever Ymeri nga Shipkovica e Tetovës, por mua më befason qëndrimi i i çuditshëm i Rumanisë. Nuk besoj se popilli rumun, e veçmas rinia studentore e këtij vendi se e përkrah qëndrimin e udhëheqjes së shtetit ndaj pavarësisë së Kosovës. Rinia rumune nuk duhet të bie në grackat e mashtrimit duke mbajtur pozitën e popullit serb, dhunues të të drejtave të minoritetit rumun në Serbi, uzurpues të trojeve shqiptare, diskriminues të të drejtave të njeriut, klyshë të Rusisë dhe stopues të ardhmërisë. Rumania dhe rinia e saj demokratike janë Europë dhe atyre duhet t’iu përjkujtohen  gjërat në dritën e së vërtetës historike, që mos të bien në grackën e atyre që e kanë mizën nën kësulë. Kjo duhet bërë publike në gazetat rumune për të rinjtë dhe për studentët që u ngritën të parët në barikada për shpartallimin e diktaturës komuniste (dhjetor 1989), të kenë kujdes për dinjitetin e popullit rumun e të Rumanisë që ka qenë gjithmonë mikja besnike e kombit shqiptar. Ata duhet ta ruajnë këtë dinjitet këto ditë historike, duke e njohur Lirinë, Barazinë, Demokracinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Koha nuk pret, ajo rrjedh e shkon. Hija e zezë mbetet si një njollë e shëmtuar në faqet e historisë. Rumania dhe populli i saj i përket komunitetit europian, atje ku zhvillimi paraqet rrethin e lindjes, rritjes, jetës, punës, plakjes dhe vdekjes. Rumania nuk ka nevojë për hijen e kuqe ruse që paraqet rrethin e lindjes, plakjes dhe zhdukjes.
Bashkëveprimi me faktorin ndërkombëtar, pritja dhe durimi për të marrë vizën jeshile nga Perëndimi,  është një vepër e mençur e Qeverisë, ngase kështu pat vepruar edhe Ismail Qemali në kohën e tij: “Pas rezolutës së Bukureshtit, Ismail Qemali menjëherë vajti në Vjenë, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Berxhtold, dhe me ambasadorin, Avarna. Nuk ka dyshim se në këtë rast ai gjeti mbështetjen që e priste, për ta përhapur, më në fund, vendosjen e tij për një autonomi të plotë” (Renzo Falaski). Sipas profesorit të ndjerë universitar, Nikolla Xhamo, shqiptar bukureshtar me prejardhje korçare, I. Qemali kishte lidhje me masonerinë dhe ishte konsultuar me përfaqësues të diplomacisë perëndimore qysh në Stamboll. Konzuli i Austrisë e kishte porositur të vijë në Bukuresht, për të marrë një grup shqiptarësh të krishterë, për të vajtur me ta në Shqipëri për shpalljen e pavarësisë. Më kot haxhiqamilët e sotëm mbëltojnë faqeve të Internetit propaganda aziatike të panislamizmit për poshtërimin e idealeve të shenjta shqiptare për ndërlidhje me Perëndimin dhe Perëndinë. Ismail Qemali me Perëndimit e shkëputi Shqipërinë nga kthetrat e pushtimit osman. Lëvizja demokratike me ithtarët dhe kundërshtarët e saj, duke u mbështetur në gjakun e martirëve të kombit,  është duke e shkëputur Kosovën nga kthetrat e pushtimit serb.
 
NATO është e pregaditur për çfarëdoqoftë sqenari në Kosovë
 
Është e vërtetë se shqiptarët filluan të tregojnë patriotizëm edhe me kurbane në kohën e Hasan Prishtinës, por shqetson fakti se ata nuk e pregaditën terenin që  atdhetarizmin e tyre me rastin e shpalljes së pavarësisë ta dëshmojnë edhe me liturgji të shenjta në Katedralen e Kombit në zemër të Dardanisë. Ku është kjo? Kush janë ata që e pengojnë ngritjen e saj? „Bekimi që i vjen Kosovës nga Papa, në këto momente është një sinjal i fortë se Kosova së shpejti do të bëhet pjesë e familjes europiane”(Përparim Kapllani). Në Vilajetin e Kosovës i cili përfaqësonte Nishin, Pirotin, Prizrenin dhe Shkupin, u emërua qeveritar Pashko Vasa, që më vonë u quajt edhe Vaso Pashë Shkodrani, shqiptari që ia prishi planet Rusisë për pushtimin e Kosovës. Bukureshti ia prishi planet Rusisë për gëlltitjen e Serbisë dhe ripërgjakjen e kombit shqiptar. Si e konsideron shtypi bukureshtar problemin shqiptar?
          “Njësoj si ne, shkruan dr. Mihai Zamfir në revistën Lumea (nr.5/2006, fq.6), Kosovën, që quhej dikurë Dardani, e banonin që nga ekzistimi i botës ilirët, dhe pastaj pasardhësit e tyre, shqiptarët, serbët si pushtues duke dalë nga shek. i VI-të, gjithnjë duke u përpjekur për eliminimin e shqiptarëve (si dhe të rumunëve të Timokut)”. Në kuadrin e artikullit “Kosova se vrea republica”, gazetarja rumune me prejardhje tatare, Sevghin Omer, thekson faktin se “Shqiptarët kanë të drejtë kur kërkojnë të drejtat e tyre legjitime në Kosovë, ngase përfaqësojnë 90% të popullatës, dhe plus kësaj, kushdo që shikon në hartën e Ballkanit, konstaton se Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë, përbëjnë një rajon kompakt i banuar me mazhorancë shqiptare.”(Romania Libera, 14/3/1997). Dy vjet më vonë, në kohën e vetëtimave ajrore të NATO-s kundër kuçedrës militariste serbe, në kuadrin e artikullit Autonomie sub protectie interntionala (Lumea nr.6/1999, fq.23), analisti Corneliu Vlad citon burime nga revista italiane Limes lidhur me “planet sekrete           të NATO-s lidhur me situatën në Kosovë, duke përmendur (sintagma që shkojnë në favor të pavarësisë) edhe pozitën e Parisit, përkatësisht intervistat e shefit të diplomacisë franceze, Hubert Vedrine.
Disa analistë të revistës Lumea rrëshqitën nga provimi i diplomacisë politike si pasojë e përvojës komuniste për publicistikë. Vetë titulli i subjektit të paralajmëruar në faqen e parë: “Kosova dhe verbërimi i Perëndimit“ (Lumea, nr.3/1999), e konfrimon të vërtetën se disa gazetarë, analistë dhe politikanë rumunë kanë zhvilluar propaganda filoserbe dhe filoruse, që shkojnë në defavor të interesave nacionale. Ndëra ta shquhen Cristian Tudor Popescu, Ion Cristoiu, Corneliu Vadim Tudor etj. Kjo vërehet edhe në artikujt e fundit të shtypit bukureshtar ku bëhet fjalë për pavarësinë, por ende asnjëri nuk ka patur guximin ta thotë të vërtetën se forcat paramilitare të Millosheviqit kanë zhvilluar gjenocid, etnocid dhe holokaust kundër shpirtit shqiptar në Kosovë. Megjithatë, trimërojnë titujt e artikujve si SHBA dhe BE premtojnë pavarësi për Kosovën (Cotidianul, 26 shtator 2007), Serbët “votojnë” për independencën e Kosovës (7 plus, 5 shkurt 2008). Dhe sidomos intervista e sotme e s ekretari gjeneral të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, dhënë të përditshmes bukureshtare Evenimentul: “NATO është e pregaditur për çfarëdoqoftë sqenari në Kosovë. KFOR, forca e NATO-s prej 60.000 ushtarësh, është e gatshme për përmbushjen e mandatit të OKB, trupat rezerve të NATO-s, janë të gatshme, në eventualitetin në të cilin do të ishin të nevojshme, kështu që NATO është e pregaditur”. (Bukureshti, 13 shkurt 2008)
 
Nga vizita historike e presidentit Seidiu në Vatikan

Posted by Rugovapress in 13:01:36 | Permalink | Comments Off

Wednesday, February 13, 2008

Speciale per Z. Flori Bruqi

 Ne e-mailat e redaksise se Agjencise  RUGOVAPRESS na kane ardhur disa shkrime per z. Flori Bruqi, redaksia ka vendosur ti botoj te gjithe si “speciale” (Rugovapress)

PËRGJIGJE KRASITËSVE TË HISTORISË SHQIPTARE

Nga Fatmir Terziu

Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atijt të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka firmën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.

Që në titull duket kapërcimi i modestisë. Vetë modestia që “buron” nga cikloni letrar i shkrimtarit Flori Bruqi, kandidat i shkencave. Një modesti që shënon plot 25 libra. Një modesti që nuk tejkalohet, dhe as që nuk para-prezantohet. Mjë modesti që shtrydh fletushkat dhe ndrydh parcelizmat e digitalit dhe elektronikës në një sipërfaqe që as vet njeriu që e krijoi s’e kupton sa xhelozi prodhon. Ja se se shprehet vet Bruqi “Nacionalizmin neurotik serb e karakterizon resantimani, ose ndjenja e dinjitetit të nëpërkëmbur, bindja për humbje të padrejtë, mëria për tjetrin si pasojë e përbuzjes, apeli për hakmarrje, për qërim hesapesh, për riinterpretim të historisë, por edhe si xhelozi kundër të tjerëve që janë më të suksesshëm.”
  Dhe aty ku kjo xhelozi ndeshet me modestinë dihet rezultati. Ai kurrë nuk është barazimi. Nuk është barazimi, se jo më kot e thotë populli: “Hapja, bre burrë rrugën pimësit!” e që t’ja hapësh rrugën të ‘dehurit’ historik apo më së shumti atijt të kudondodhurit elektronik sot, atij që e ka atë në vend të shpatës, pra të nderuarit ‘mik’ duhet “Guximi Shqiptar”. Ai ka firmën e Flori Bruqit dhe është botuar në Prishtinë. Është ndarë në disa kapituj dhe flet për historinë, Ramushin, Antropologjinë, Politikën, spiunazhin, gjuhën dhe letërsinë, psikoanalizën, astrologjinë dhe erotikën, por ka edhe fjalën e redaktorit dhe fjalën reçensuese. Pra në më shumë se 400 faqe flet me gjuhën e thjeshtë e modeste shqipe, për modestinë e termit “Guximi Shqiptar”.
Libri më i ri i Flori Bruqit tenton të paraqesë një dritare në këtë valëzim mjegullor, që ndeshet edhe në ditët me diell. Ai në fakt nuk është në rolin e pastruesit të xhamave të kësaj mjegulle, edhe pse fjala e tij e kreh atë mjegullnajë në heshtje dhe pa shumë bujë, teksa kalibrat makrometrik të parametrave leksikorë e sfumojnë paralizën kohore dhe detajojnë të sotmen, të shkuarën me të sotmen në alteracion dhe presupozojnë të ardhmen.

Prania shtjelluese e disa penave shqiptare tek “Guximi Shqiptar” e bën veprën e Bruqit t’i buzëqeshë të gjithë potencialit lexues. Aty gjendet përgigja për “A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?”, “Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi”, “Kush është Kolec Traboini?”, “Keze (Kozeta) Zylo”, “Kush është Gani Xhafolli?”, “Kush është Nehat S. Hoxha”, “Muxhahedinët si «Golden Boys»”, “Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit”, “Polemikë pa dorashka”, “Gërmime në llagëme të pista”, “Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviqit” e mjaft të tjera shkrime të kësaj kategorie.

Më tutje Bruqi thekson “Çuditërisht, askush nga deputetët nuk parashtroi pyetjen sesi ata do ta arrinin të menaxhonin, të dilnin në krye me një Kosovë forcërisht të aneksuar, me dy milionë shqiptarë të mllefosur dhe të armiqësuar me shtetin? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, së pari duhet të analizojmë natyrën e nacionalizmit serb, e cila prodhon aberracione ciklike të politikës serbe nga rrjedhat normale historike.” Duke iu rikthyer xhelozisë ai shton: “Mëria zakonisht ka prodhuar konflikte serbe me fqinjët, ndërkaq xhelozia ka prodhuar antievropianizmin fanatik. Kur filloi e gjitha kjo? Kur dhe kush e zbuloi mitin e Kosovës?”. Duke lexuar “Guximi Shqiptar” natyrshëm sqaron edhe detaje të tilla: “Kur nisi ky ortek i iracionalizmit? Zakonisht mendohet se etnologu serb, Vuk Karaxhiq, është prodhuesi i këtij miti, por misionin hulumtues atij ia besoi etnologu dhe linguisti i njohur slloven J. Kopitar, i cili bashkëpunonte ngushtë me Gëten. Shkrimtari gjerman kishte obsesion periudhën antike greke, kohën që sipas tij, në qenien e njeriut ka ekzistuar harmonia mes elementit apolonik (racional) dhe atij dioniziak (irracional, emotiv). Gëte mendonte se qytetërimi perëndimor lëngon nga ngadhënjimi i plotë i racionalizmit, që e vlerësonte si një shkarje të rrezikshme. Ai kishte shpresë të madhe se harmonia e dikurshme antike mund të gjendej ende në baladat e popujve të Ballkanit”. Po a mundet të shkruhet ndryshe historia? A mund të ndriçohet realiteti i saj? Përgjigja e Bruqit ndodhet në “Guximi Shqiptar…

Zbardhje e çështjes kombëtare

Pas një periudhe të gjatë kohore dhe pas luftës në Kosovë,si një sihariq i rrallë na vjen një vëllim i përmbledhur me shije të hollë dhe me një gamë të gjerë temash e disiplinash me larushi të begatë nga fushat e publicistikës, historisë e historiografisë, diskursionit, shkencës, figurash krijuesish me rëndësi madhore nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore; nga psikologjia, mjekësia, seksologjia; nga fusha e polemikave, artikuj të inteligjencës, të cilët do të frymëzojnë dhe pajisin lexuesin tonë me informacion të kamur, vështirë se do të mund të gjente lehtë një vëllim të vetëm, siç është ky.

Poeti i frymëzimeve të “Zjarrit të Diellit” Flori Bruqi (1995), me një guxim dhe përpjekje të ngulmët flak dashurinë për poezinë dhe i rreket zbardhjes së çështjes kombëtare në Kosovë nëpërmjet diturish të nduarnduarshme, të spikatura për ndodhjet e situatat aq të ndërlikuara të shekullit të tretur dhe të këtij qindvjeçari, për të shfletuar një sasi njohurish dhe për t’i ofruar njeriut një sofër ushqimesh të sojit të vet.

Është fare vetjake kjo përpjekje

Dhe kaq e devotshme: lexuesi mund të endet nga rrafshi në rrafsh të parapëlqyer sipas shijes që ka, dhe sipas kërkesës.

Temat që janë shtruar kanë aq shumë të dhëna, sa nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëkund në një libër të mëparshëm.

Urojmë shëndet e sukses për një disiplinë kaq të pëlqyeshme dhe dobiprurëse për lexuesit tanë.

Nehat S. Hoxha ,shkrimtar nga Prishtina

Fjala e recensuesve

Akademik Prof. Dr. NAMIK M. SHEHU, Sekretari shkencor i Akademisë Shqiptaro-Amerikane , Nju-Jork

Libri a përmbledhja e studimeve “Guxim shqiptar“ e intelektualit, studiuesit dhe shkencëtarit Flori Bruqi konceptohet si një punim kompleks historiko-letraro-shkencor me vlera, përmasa dhe hapësira shumëdimensionale, të përfshira në tetë kapituj, me 45 tematika, dhe me 382 faqe; me materiale mjaft të zgjedhura dhe me interes, të studiuara dhe të përpunuara me kujdes të veçantë dhe të shkruara me vërtetësi reale, historike dhe kombëtare; në të cilën përmblidhet një game e gjerë dhe mjaft e larmishme e shumë fushave të jetës të së kaluarës dhe të së përditshmes, që kërkohen dhe janë të nevojshme të njihen, të mësohen dhe të përvetësohen nga gjithsecili,për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të tyre në punë dhe në veprimtari.

Titulli i librit “Guxim shqiptar” përbën në vetvete një vlerësim special dhe një gjetje shumë të goditur të autorit, shprehur në mënyrë simbolike, që i lejon çdo patrioti shqiptar, me ndjenjë atdhedashurie, të zgjojë dhe të ringjallë tek ai: kombin (etnik) shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko-Iliro-shqiptar,legjendat e kahershme martire edhe të Mujës dhe Halilit, traditat zakonore, besën shqiptare, trimëritë heroike, të koduara në kanune dhe të trashëguara brez pas brezi si të shenjta dhe të paprekshme, duke u bërë simbol i vëllazërimit ballkanik, si është treguar gjatë historisë shekullore dhe të propaganduar nga të huajt.

Konsiderata më e veçantë e librit duhet të jetë përfundimi që do të nxjerrë lexuesi nga leximi i librit, i cili mendoj dhe konkludoj se do të përmblidhet në qëllimin që i ka përkushtuar vetes autori: në kontributin, mbështetjen dhe dashurinë që manifeston ai për Mëmëdheun, duke Ju përkushtuar në gjithçka dhe për çdo gjë, që qartazi shprehet dhe duket gati në çdo artikull që lexohet në libër, ku ndihet dhe konceptohet patriotizmi, ndjenja atdhetare, emri ilir, epirotas, arbëresh, shqiptar, që kudo e ndesh. Shkurt, nënkuptohet boshti ideor atdhetar, i pushtuar
me brezin e kuq shqiptar mbarëkombëtar.

Ndërsa, vlera e vetë autorit Flori Bruqi duhet çmuar dhe admiruar me korrektësi dhe me modesti, përpara këtij punimi vëllimor, me tematikë të shumëllojshme, të profileve të ndryshme dhe me materiale të bollshme dhe me vështirësi interpretuese; të cilat janë paraqitur me mjeshtëri, me një mori njohjesh teknike, profesionale dhe artistike, të cilat i kanë dashur autorit kohë, mund, sakrifica dhe mjaft durim për t’i përballuar dhe për të arritur suksesin e merituar. Ato duhet ta gjejnë shpjegimin e vet të vlerësimit në përgatitjen e tij të lart profesionale, në njohjen mjaft të mirë të gjuhës shqipe, të pastërtisë dhe rrjedhshmërisë së saj, si dhe të shumë gjuhëve të huaja, të profesionit të vet; të vullnetit dhe durimit të një intelektuali të aftë, mjaft aktive dhe konsekuent për t’ia arritur qëllimit. Bindje për këtë mund të formosh nëse u referohesh punimeve dhe veprimtarisë letrare, artistike dhe shkencore që ka realizuar dhe kryer autori, në një kohë të shkurtër, ku brenda 11 vjetëve ka shkruar 24 vepra madhore të gjinive të ndryshme si dhe mjaft shkrime shkencore, që e kanë detyruar të bëjë “haram“ edhe gjumin.

Zbërthimi analitik që mund dhe duhet t’i bëhet librit “Guxim shqiptar”është shpërblimi më adekuat, më i pranueshëm dhe më i zakonshëm që kërkon dhe që duhet t’i jepet me të drejtë autorit, siç e meriton, me gjithë vështirësitë objektive dhe subjektive që hasen. Në kapitullin e parë mbi “Lashtësinë e historisë“ autori ka meritë se ka ditur të zgjedhë dhe të na përfaqësojë historinë tone në periudha kohe të ndryshme, duke përfshirë tërë territorin iliro-arbëror me tema të denja, historikisht dinjitoze, me mburrje kombëtare dhe me të kaluar heroike.

Shkrimi “Pirrua i Epirit”, kontribut i z. Sitky Jahjaj, i qëmtuar me vërtetësi nga autori Bruqi, është mjaft i qëlluar në këtë libër; se na njeh me sundimtarin më të shquar të Epirit, pasardhës i Akilit, i biri i Aiakidit dhe përfaqësues i denjë iliro-epirot dhe strateg i zoti, që diti të fitonte mbretërinë e humbur më 296 p.e.s. dhe që epirotët për trimërinë e tij e thërritnin ‘shqiponjë’ dhe ushtarët ai i quante ‘bij të shqipes’, duke krijuar më pas traditën shqiptare. Pirrua e rriti autoritetin e tij dhe të epirotasve, pellazgjiko-ilir me aftësi, trimëri dhe zgjuarsi, sa maqedonasit e shëmbëllyen me Aleksandrin e Madh dhe e ftuan për ta udhëhequr.

Pirrua ëndërronte perandori në perëndim. Ai i shkoi në ndihmë Tarantos kundër romakëve, që vërtet fitoi, por në histori ka hyrë me shprehjen “ fitore si e Pirros “. Ai, në Sicili, më 278 p.e.s. mundi kartagjenasit; por karriera e tij aq e lavdishme u shemb në muret e Argosit nga goditja e një gruaje.

Artikulli “Beteja e Kosovës 1389 dhe kontributi i shqiptarëve“ është një meritë tjetër e autorit, sepse evidencon rëndësinë e betejës së Kosovës si bashkim-unitet i ballkanasve kundër Perandorisë Osmane, si vendi i betejës së Fushë-Kosovës, të pjesëmarrjes së popullsisë masive të krahinës së Kosovës dhe vlerëson Milosh Kopiliqin si trim kosovar, i quajtur edhe princ arbëror, që Car Llazari, mbreti i Serbisë dhe komandanti i betejës së Kosovës, pranoi të zhvillonte një bisedë “kokë më kokë” me të si një komandant ushtrie, me historinë e një trimi që vrau sulltan Muratin II dhe ra si dëshmor, kurse popullsia kosovare e përjetësoi në këngë dhe e ktheu në legjendë të vërtetën e tij.

Në këtë betejë të koalicionit ballkanik, autori ka meritë se e pështjellon ngjarjen me korrektësi. Fakton bashkëpunimin e dhëndurëve të Car Llazarit, Gjergj Ballshajt dhe Vuk Brankoviçit me takimin e tij në 1388 për koalicion, se përmend luftëtarët e shquar shqiptarë, si: Gjergj Ballshaj, Theodhor II Muzakaj i Beratit, i cili u vra në betejë, për të cilët flasin edhe kronikat turke; se Beteja e Kosovës u mbështet nga një koalicion i gjerë, ku morën pjesë serbët, Vuk Brankoviç që drejtonte popullatën e Kosovës, shqiptarët dhe boshnjakët, duke iu kundërvënë historiografisë falsifikuese serbe, që mohon forcat e koalicionit,injoron historinë, ul vlerën e pjesëmarrjes së shqiptarëve dhe të boshnjakëve dhe akoma më keq, Milosh Kopiliqin e bëjnë serb dhe i shtrembërojnë mbiemrin. Këto konfirmohen nga vetë serbët, që u “zgjuan” vonë për ta njohur, besuar dhe për ta propaganduar betejën e Kosovës si mit në favor të tyre, kur etnologu VukKaraxhiq u kujtua dhe mblodhi disa rapsodi nga një i verbër rreth betejës së Kosovës, që më pas i besuan dhe ata vetë. Çudia vazhdoi edhe në ditët tona, shpjegon autori, kur Slobodan Millosheviç, për interesat e veta, të forcimit të pushtetit politik dhe moral, mitin e betejës së Kosovës e ktheu në thirrje për unitet, ku gjente edhe shkakun e humbjes së betejës dhe për jehonë organizoi 600-vjetorin e saj me pretekst për të rindërtuar apo dëbuar shqiptarët dhe për të luftuar kundër pavarësisë së Kosovës me terma të irredentizmit islamik, të terrorizmit, apo krimit të organizuar, të fabrikuar po nga ata vetë.

Mbrojta e Plavës dhe e Gucisë e viteve 1879-1880 është një dukuri tjetër e autorit, që dëshmon për atdhetarizëm, duke dokumentuar heroizmin dhe patriotizmin e pashoq të krahinë së Plavës dhe të Gucisë, të heroit të krahinës, Ali Pash Gucisë me shokë,të Kosovës , të Lidhjes së Prizrenit, të gjithë Shqipërisë, në mbrojtje të së drejtës dhe të tokave shqiptare, me vendosmëri,me luftë të pandërprerë, me gjakderdhje të pashoqe dhe me diplomaci kundër malazezëve, që sulmuan dy here në mënyrë të organizuar dhe me egërsi për të pushtuar Plavën dhe Gucinë në dhjetor 1879 dhe në janar 1880, por u sprapsën me trimëri,
me guxim nga forcat e organizuara shqiptare, edhe pse u përdor dredhia dhe përkrahja e Fuqive të Mëdha. Evropa e kuptoj më në fund se vendi atje ka zot shqiptarët.

Dëshmitë dhe faktet angleze mbi konfliktin shqiptaro-malazez rreth Plavës dhe Gucisë të viteve 1879-1880 të përmbledhura në librin e studiuesit Idris Lamaj botuar në Nju-Jork në 1999; konfirmojnë pa ekuivokë shkrimin e autorit Bruqi.

Në vazhdim përmendim artikullin” Skënderbeu dhe rëndësia e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën “që autori me të drejtë e paraqet si një aspekt të rëndësishëm dhe tepër të veçantë të epokës luftarake të Gjergj Kastriotit, që historiografia dhe Sesioni Shkencor i Akademisë tonë, kushtuar 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut e kishin mënjanuar atë, duke e kthyer në legjendë strategjinë dhe betejat e tij luftarake, të cilat mbeten si të fundit .Ky shkrim shfaq interes dhe ka vlerë se për herë të parë evidentohet një koncept i ri, një ekspozim i një faze përgatitore dhe një moment vendimtar që duhet t’i jepet rëndësi në arritjen e suksesit të fitores së betejave, të vlerësuara me të drejtë edhe nga vetë Skënderbeu, që del më se qartas në artikull. Sekreti i Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, që i rezistoi Perandorisë Osman dhe fitoi, i dedikohet jo vetëm se ishte vërtet i zoti si strateg, por më tepër se ai iu kushtua dhe kuptoi rëndësinë e infrastrukturës logjistike për të udhëhequr luftën, duke u mbështetur nga suita e tij jofisnike, përbërë nga klerikë, e nga grupi i tij laik, që kryenin punën e diplomacisë, të legatave në qytetet e Italisë, të tregtisë, të lidhjes e bashkëpunimit me shtetet fqinje të Evropës Juglindore dhe Perëndimore nga ku siguronte paranë, armatimet, pagesën e mirë të ushtarëve,bazën financiare dhe organizimin. Në këtë shkrim del se si strategji të tij, Skënderbeu kishte Rodonin si kështjellën kryesore dhe se Lezha për të ishte udhë-lidhëse midis detit dhe malësisë .

Shkrim tjetër kureshtar, origjinal dhe me interes mbetet “Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët”, ku autori jep informacione, njoftime historiko-premtuese mbi origjinën autentike edhe të mbiemrit të Napoleonit, perandorit të Francës .Studimet e autorit hapin fushë veprimi, sjellin burime të besueshme, mendime dhe citime optimiste të mjaft autorëve autoritarë të huaj, që na konfirmojnë bindjen dhe konsideratën që kanë të huajt të pranojnë se heronjtë tyre kanë origjinë shqiptare dhe që meritojnë përgëzime. Shkrimi sjell citimin e R. Anzhelit, që i kujtonte botës se Napoleoni është po aq shqiptar sa edhe Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu, ku folklori popullor e ka rrënjosur në këngë: Ti shqipe ishe e Aleksandrit , zaptove botën dhe vajte deri në Indi. Me Pirron vajte kundra romakëve me Skënderbeun
përmbi osmanllinj. Na kujton dëshminë e Xhozefinës për prejardhjen nga Mali i Peloponezit të Napoleonit, thënien e vëllait të Napoleonit se kemi orgjinë arbëreshe, afrimi i Napoleonit me Ali pashë Tepelenën, dënimi nga ana e Napoleonit e gjeneralit të tij, që i theu në besë shqiptarët, si dhe supozimet se a dinte shqip Napoleoni, a i njihte zakonet shqiptare, na mbushin me krenari të ligjshme se trualli iliro-shqiptar ka rritur brezni trimash dhe burra të mëdhenj shteti, duke sjellë plot shembuj edhe nga historia.

Kapitulli i Dytë: Për Ramushin

I. “Dora e Zezë e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës” (Intervistë me Z. Adem Demaçi).
Intervista me z. A. Demaçin duket mjaft serioze, e bërë në kohë të përshtatshme, me përmbajtje shumë dinjitoze dhe përbën një thirrje për drejtësi, për patriotizëm dhe dinjitet
njerëzor. Përgjigjet janë parimore, mendimet janë të çiltra, realiste, burrërore, objektive dhe pa dorashka.

II. “Hero në luftë, hero në paqe – Ramush Haradinaj”Titullin e shkrimit e konsideroj mjaft të përshtatshëm, emrin shumë të merituar, ndërsa përshkrimi mendoj se duhet të ishte
më heroik, siç është, siç njihet dhe siç kërkohet të dihet për situatën dhe jo thjesht biografik. Akademia jonë në vitin 2005 ka reaguar me një letër ndaj Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë
në mbrojtje të Ramush Haradinajt me këtë tekst: Krimineli dhe viktima nuk mund të ulen në një bankë gjykimi.

III. Ramushi – viktim e situatës (neo) koloniale

Shkrimi mendoj se është një portretizim i denjë i figurës së Ramushit, ku përshkruhen kontributi dhe meritat e tij të padiskutueshme, puna dhe veprimtaria e tij prej një aktivisti, luftëtari dhe udhëheqësi trim dhe patriot. Atë e karakterizon burrëria e pashoq, guximi, zgjuarsia dhe drejtësia, për të përballuar padrejtësitë dhe akuzat e sajuara. Sugjeroj që figurës së Ramush Haradinit t’i jepet një vend më i merituar, më patriotik dhe më
dinjitoz siç e meriton dhe e do situata.

Kapitulli i tretë: Antropologjia .

“Jakov Milaj dhe raca shqiptare”.

Shkrimi është një kontribut i spikatur i autorit, që çmon librin “Raca Shqiptare” si një vepër dinjitoze, që nxjerr në pah për herë të parë dhe në mënyrë më të plotë, veçoritë antropologjike të shqiptarëve, duke i vlerësuar jo vetëm si një
komb i kulturuar, por e përcakton me një prejardhje gjenetike sui generis, duke e veçuar si një racë që vërteton origjinën dhe identitetin shqiptar.

Ai na e kujton racën shqiptare, për ta besuar vetveten shqiptari, për ta njohur atë, se populli i Arbrit ka një origjinë të vetme, të përbashkët dhe autentike, në të gjithë vendin ku banon, pa pasur ndryshime esenciale ndaj përkatësisë fetare, krahinore, toskë apo gegë; por ka nevojë për një politikë shoqërore, që të mbrojë figurën fizike të racës shqiptare.

Autori argumenton qartë dhe me fakte bindëse se vepra e Jakovit zë një vend të merituar në literaturën antropologjike shqiptare, se evidenton dukshëm cilësitë fizike, pasqyron filozofinë, shkencën dhe terminologjinë e kohës së vet dhe merr shumë informacione
të vyera, ku njihet me tipat fizikë në evolucionin e tyre, që e përcaktojnë shqiptarinë si race të veçantë. Flori Bruqi u kundërvihet me të drejtë, me argumente dhe fakte bindëse disa
“studiuesve modernë”, që duan t’i errësojnë vlerat e punimit shkencor të Jakov Milajt.

Kapitulli i Katërt. Politika
Arvanitasit, Çamëria , Epiri i Veriut dhe gjendja sot

Shkrimi evidenton me mjeshtëri, me hollësira, me dokumente dhe me fakte historike: 1. Djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit arvanitas, që i dha pavarësinë popullit grek, ku mbi 90 % e tyre me heronjtë legjendarë, si: Xhavellon, Boçarin, Bubulina etj.; u bënë therorë në luftë.
2. Gjenocidin e egër të shovinistëve grekë me Venizellon në krye ndaj popullit çam autokton, parahelenik në token e tyre, të cilët i shfarosën,i dëbuan mbi 30 mijë çamë dhe i persekutuan, duke a u marrë tokat dhe gjithë pasurinë në sy të Fuqive të Mëdha.
3. Agresivitetin dhe armiqësinë ndaj fqinjit të tyre Shqipërisë për pretendimet absurde dhe të padrejta për Vorio-Epirin, duke bërë vrasje, tortura, djegie dhe dëbime masive me dijeni të Evropës.
4. Padrejtësitë ndaj Shqipërisë, duke e copëtuar më dysh në 1913 si dhe pabesinë ndaj popujve fqinjë dhe dinakërinë që kanë treguar ndajë Fuqive të Mëdha.

Autori përmend me argumente qëndrimin agresiv të qarqeve greke, që mbajtën gjatë periudhës së demokracisë, ku dogjën shkolla, fshatra dhe bënë tortura dhe masakra që të kujtojnë periudhën e kaluar.

Dëshmi e qartë e dinakërisë dhe djallëzisë së tyre, që nuk njeh kufi, është dhe ardhja e Janullatosit si kryefetar i ortodoksëve shqiptar, për të sjellë ngatërresa ndërfetare.

Artikulli mbetet si një akt mbështetës, nxitës dhe si një dokument me rëndësi për popullin çam për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime, nëpërmjet të gjitha formave deri në
Strasburg, me anën e organizatës së tyre politike.

A ka intifadë shqiptare në Iliridë?

Artikulli është i parapëlqyer se nxjerr në dukje dhe merr më shumë në konsideratë përpjekjet
e shqiptarëve të Iliridës, për të fituar dhe konfirmuar me ligje dhe me kushtetutë të drejtat e mbi 40 % të shqiptarëve në shtetin maqedon. Ai mbështet miratimin e të drejtave të njeriut, gjuhën amtare, flamurin kombëtar, njohjen e identitetit dhe të zakoneve të popullit shqiptar, të padiskutueshëm për një komb.

Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë.

Shkrimi nxjerr në dritë një të vërtetë aktuale, që duhet të bëhet shembull i një veprimtarie të guximshme vetëmohuese dhe burrërore në mbrojtje të të drejtave të popullit të tij të shumëvuajtur dhe nxit rininë për t’u bërë flamurtare në interes të atdheut.

Nder, respekt dhe krenari është përcaktimi i Albin Kurtit, që mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë rininë kosovare.

Mirupafshim në Kosovën e lirë.

Përbën një përgjigje mjaft sfiduese, shumë kuptimplote dhe tepër korrekte për kërkesën absurde dhe të papërgjegjshme, që bën një pretendues që mban edhe petkun e zi të një kleriku, kur me dashje harron arkivat e Raguzës, të Gazullit, Buzukut etj.

A do të ketë një Nuremberg Shqiptar për komunistët dhe krimet e
tyre?

E vlerësuar si një deklaratë që bënë jehonë dhe formulon një thirrje për drejtësi, ajo duhet të konsiderohet si nxitëse për të gjetur zgjidhje sa më objektive dhe në një kohë sa më të përshtatshme.

Kapitulli i pestë. Spiunazhi

Agjentura greke dhe Sigurimi i fshehtë i Shtetit Shqiptar.

Autori Flori Bruqi me të drejtë na njeh në libër me këtë material faktik, për të na vënë në dijeni më mirë edhe më tepër për ndërhyrjet, pabesitë, agresionin dhe spiunazhin grek ndaj Shqipërisë, popullit dhe kufijve të tij, të nisur prej kohësh qysh gjatë periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare. Aty evidentohen me fakte, dëshmi dhe me deklarata nga spiuni grek, të deponuar para seancave gjyqësore të gjykatës shqiptare, për grupet e spiunazhit, të rrjeteve organizuese dhe të çetave veri-epirote, që kryenin masakra, tortura dhe shkatërrime në dëm të popullit dhe të shtetit shqiptar.

Kush janë agjentët me influence në Kosovë?

Në shkrim njihemi me fakte dhe dokumente mjaft interesante të sigurimit të fshehtë,që kanë shërbyer si forcë lëvizëse në situata kritike, duke lozur rol vendimtar edhe më të fuqishëm se forca ushtarake apo diplomacia për të arritur fitoren. Për ta bërë më bindëse forcën e sigurimit, sillen fakte nga historia e sh. III p.e.s. të Sun Xus, që thoshte se spiuni është i domosdoshëm. Kujtohet mashtrimi i kalit të Trojës, apo aftësitë e spiunazhit rus të Zorkit në Japoni, ose lufta e spiunazhit midis KGB dhe CIA, që përmbysi pushtetin sovjetik si dhe së fundi terrorizmi i 11 shtatorit 2001, që kanë dëshmuar për forcën kolosale të sigurimit dhe të organizimit të fshehtë në arritjen e fitores. Në këtë aspekt, thuhet në shkrim, duhet parë agjentura e spiunazhit të fshehtë serb në Kosovë, që ka punuar dhe punon nga të gjithë krahët, duke rekrutuar kosovarë të gënjyer në bashkëpunim me mendjen e djallëzuar për të krijuar frontin e spiunazhit që e ka tronditur Kosovën. Agjentët më të rrezikshëm në Kosovë mbeten spiunazhi – sigurimi i fshehtë dhe organizmat klandestinë, që kanë vepruar në mënyra të fuqishme, të padukshme e mashtruese dhe të paraqitura si mjete më të fuqishme se çdo armë vepruese, që arrin të parashikojë dhe të paralajmërojë fitoren.

Kapitulli i gjashtë. Gjuhë, letërsi
Origjina e gjuhës shqipe.

Artikulli vlerësohet si një përshkrim, prezantim dhe studim i thellë dhe i përpunuar i historisë dhe shkencës së origjinës së gjuhës shqipe, e përcaktuar siç është e vetme në familjen paraindoevropiane, duke u përballuar me dy teza : të ilirishtes më të besueshme dhe të trakishtes; të denja dhe të dokumentuara nga albanologët e huaj dhe vendës. Gjuha shqipe autoktone në Ballkan, e pellazgëve me “figurë hënore“, që autori e nxjerr të shkruar nga viti 1462, por që dokumentet e fundit e sjellin edhe më herët rreth 1200, të zbuluar në Vatikan.; kurse logjika natyrisht të çon akoma më herët.

Ndjen kënaqësi dhe krenari kombëtare, kur njihesh me fakte historike nga të huajt, nga klerikët shqiptar dhe nga albanologët tanë mbi gjuhën shqipe të shkruar, mbi alfabetet e krijuara, të përpunuar në kongreset gjuhësore, të ngritur në gjuhë standarde, të njohur me veçoritë e gjuhës sonë, të elaboruar nga korifenjtë: K. Kristoforidhi, E. Çabej, A. Buda, M. Domi, I. Ajeti dhe nga arbëreshët me në krye J. De Rada dhe që kjo gjuhë e Naimit po flitet sot nga 15 milionë shqiptarë në botë dhe nga 7 milionë vendës në Ballkan, si dhe nga albanologë në shumë shtete, dhe po mësohet në shumë universitete të botës dhe ku gjen libra shqip në vendet më të zhvilluara të rruzullit tokësor. Rëndësia e këtij artikulli qëndron në faktin se aty gjendet gjithçka që duhet, e shkruar me kujdes, me vërtetësi, me hollësi
dhe në baza shkencore.

Censura dhe shterpësia letrare.

E konsideroj një diskutim filozofik me objektivitet real, gjetjen dhe shqyrtimin e vërtetësisë letrare atje ku nuk ka krijimtari të lire, të vërtetë, por të censuruar. Atje ku shkrimtari bëhet i vetëdijshëm se ai sheh, ndjen dhe mendon, por nuk mund t’i thotë, se të tjera është i shtrënguar të shpreh, edhe pse vetë nuk i beson. Kështu, ca heshtin, të tjerë mundohen të bëhen përkthyes dhe ndokush i fut shkrimet në sirtar, se kështu i duket më drejt për t’i ruajtur; duke konkluduar se censura censuron ata që pranojnë të censurohen – servilët e regjimit.

Materiali i autorit i shtjellon me hollësi dhe nxjerr si përfundim se censura të shpije në shterpësi letrare, që në regjimin totalitar, krijuesi dhe artisti arrijnë të kthehen në një zanatçi, të instrumentalizohen dhe të diktohen nga censuruesi, duke i dhënë tema të gatshme për të shkruar, për ta depersonalizuar; për të qenë pa personalitet, pa vullnet, pa dëshirë dhe pa dashuri.

Kjo ka sjell si konkluzion edhe boshllëkun që ekziston edhe në ditët e sotme në letërsi, që po kthehet në imitim të perëndimorëve. Autori diskuton edhe si dëm në letërsinë shqipe përkthimet e veprave të I. Kadaresë nga Jusuf Vrioni, në aspektin se janë përkthyer vepra shqip në gjuhë të huaj, që nuk sjellin aq vlera letrare, se sa përkthimet e letërsisë nga gjuhët e huaja në shqip, se kontribuojnë më shumë dhe krijojnë horizont më të gjerë letrar, duke detyruar disa shkrimtarë të heqin dorë nga të shkruarit në kohën e diktaturës.

Lavdi De Radës.

Kjo jehonë dhe thirrje evidenton personalitetin dhe autoritetin e figurës më të shquar letrare të letërsisë së re, që përfaqësoi me dinjitet iluminizmin e ndritur, që do të lindte dhe do të frymëzonte patriotizmin, idealizmin, traditat dhe heroizmin e popullit shqiptar. J. De Rada lëvroi me mjeshtëri, me zgjuarsi, me shumë kujdes dhe me aftësi profesionale rapsodinë shqiptare, duke sjellë një xhevahir të traditës gojore popullore, shpalljen e Milosaos në 1836 si kryevepër e parë shqiptare në botën shqiptare, duke i thurur lavdi trashëgimisë popullore dhe detyroi të zgjohej kureshtja e të huajve La Martin dhe Ygo, që ta admirojnë etj. Ai shkroi vargun e famshëm”Erdhi ditë e Arbrit”, duke dhënë kushtrimin se dy shtetet e veriut të Bushatllijve dhe e jugut të Ali pashës, nuk u varrosën, por janë ripërtërirë me idenë e re të çlirimit kombëtar.
Jetoi gjatë dhe prapë Arbërinë të lirë nuk e pa, por edhe kur u bë e përgjysmuar Shqipëria, atë nuk e njohu dot se ajo ishte analfabete.

Branko Merxhani. Ky emër i harruar i gazetarisë shqiptare

Përmendet me të drejtë si një nga penat më të spikatura dhe më të mprehta të viteve ‘30-të në Shqipëri, si gazetar, publicist dhe përkrahës i idesë së neoshqiptarizmit për një zhvillim kulturor jashtë politikës dhe u dallua si një aktivist i palodhur, për përhapjen e dijes dhe të atdhetarizmit, kudo ku punoi në Shqipëri, Athinë e në Turqi. Bashkëpunëtorët e tij, Nexhip Alpani dhe Petrua flasin me respekt për kontributin e vlefshëm dhënë në publicitet, ndërsa Flori Bruqi me konsideratë shprehet: figura e harruar e Branko Merxhanit duhet të nderohet, të respektohet dhe të vlerësohet me dinjitet në median e sotme.

Ismail Kadare. Në librin kronik në gurë, thotë autori, dëshiron të ndryshojë rrjedhën e romaneve si nga ana e paraqitjes dhe të ngjarjeve, megjithëse shfaqen edhe shumë mendime dhe alternativa komplekse; por duket se ajo po ndjek vazhdën e luftës, për të reflektuar dhe për t’i parë personazhet me syrin e një fëmije, të vetvetes, pa pasur ndonjë ndikim partishmërie, duke pasqyruar edhe vlerat e një rëndësie etnografike që Gjirokastra
e ka pasur traditë.

Klasikët e romanit postmodernë.

Është në nderin e autorit që në librin e tij diti të zgjedhë dhe të përfshijë tri personalitetet më të denja, më të kërkuara dhe më të zgjedhura, që kanë bërë emër dhe e kanë përfaqësuar me autoritet dhe me dinjitet epokën postmoderne me veprat e tyre. Le t’i përmendim për respekt: Valero Massino Manfredin me trilogjinë e Aleksandrit të Madh, Umberto Econ me Flakët misterioze të mbretëreshës Loana dhe Aleksander Bariccon me Novoçenton apo Legjendën e pianistit, të tre autorë, me tri histori dhe vetëm me tri romane, sollën imazhin
e tri epokave, duke pasur vetëm dy gjëra të përbashkëta: atdheun -Italinë dhe famën e tyre ndërkombëtare.

Homeri dhe Odisea nuk kthehen më në truallin grek.

Artikulli evidenton me hollësi dhe me fakte krizën dhe vështirësitë që po has letërsia greke për të kapërcyer izolimin kombëtar të literaturës së vendit, e cila u vu në dukje më së qarti në panairin e Frankfurtit në gjermani. Grekërit po përpiqen të mbijetojnë, nga mbiprodhimi i botimeve, që i sjellin në jetë më lehtë se fëmijët e tyre. Po përkthejnë sa më shumë në gjuhë të huaj, hoqën dorë nga fjalori mitologjikë grek dhe nga Homeri, që ishte krenaria e tyre, siç bëri Elitys, edhe sepse ishte formuar boshllëk i madh mbi dymijëvjeçar, nga lulëzimi helenik, që akuzohet se kishte vjedhur mite dhe legjenda nga lindja.

Në 60-vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe atdhetarit Jusuf Bardhosh Gërvalla.

I njohur si intelektual me merita, autori thekson se nuk duhet të harrohet, por të çmohet si shkrimtar me vlera të larta si poet, prozator, dramaturg, atdhetar, si një figurë poliedrike dhe simbol i kombit, mbasi mbetet edhe nga më prodhimtarët në trashëgiminë e dorëshkrimeve.

A është Rifat Kukaj një thesar shqiptar?

Vlerësohet si një veprimtar mjaft inkurajues, që ka shkruar mbi 40 vepra letrare, libra dhe romane dhe mbi 30 punime të dramatizuara, duke arritur një sukses të merituar në lëmin e letërsisë, ku spikatin proza dhe poezia, të vlerësuara edhe me shumë çmime. Kontribut të veçantë ka dhënë në edukimin e brezit të ri dhe në letërsinë e fëmijëve.

Në vend të përkujtimit: Mehmet Kajtazi.

Njihet si gazetar me kontribute të veçanta, por ka shkruar edhe vepra letrare në poezi dhe në dramë. Përmendet si aktivist dhe atdhetar dhe kujtohet me respekt dhe me nderim për dramën e tij “Një natë e fundit në Goli Otok”, që i kushtohet popullit të tij dhe përshkruan vuajtjet e torturat në këtë kamp internimi. Në kujtim të tij autori përmend shkrimin e tij”Kultura bashkon kombin”.

Kush është Kolec Traboini?

Autori me dashamirësi përgjigjet se është një shkrimtar, gazetar, publicist, që ka shkruar vepra letrare, prozë, poezi, skenarë, me tematika të ndryshme, të karakterit shoqëror, patriotik, erotik dhe dallohet për një stil të tij origjinal dhe për një humor të hollë me karakter konstruktiv dhe dashamirës. Ai ka drejtuar gazetën Egnatia me përgjegjësi dhe ka dhënë një kontribut të ndjeshëm me shkrimet e tij në hapësirën virtuale me të cilat mund të njiheni edhe në libër.

Kozeta Zylo

Prezantohet si një aktiviste e dalluar e komunitetit shqiptaro-amerikan e Nju-Jorkut, si një intelektuale dhe pedagoge e respektuar në institutin amerikan Globus në Bruklin, si një publiciste, letrare dhe poete, që po bën karrierë. Intervistat e shumë intelektualëve e vlerësojnë Kozetën si një poete me perspektivë dhe e komentojnë librin e saj poetik, Monumentin si një vepër me perspektivë. Ajo ka shkruar edhe një libër tjetër poetik, ku jepen përshtypje të mira.

Kush është Gani Xhafolli?

Njihet si shkrimtar. që ka publikuar mbi 20 vepra letrare, si poezi, romane dhe është vlerësuar me çmime. Ka ende shumë materiale në dorëshkrime, që presin radhën për t’u botuar. Nga poezitë më tepër i është çmuar libri poetik “Gjeometria e syrit”, për të cilën ka mjaft komentime interesante.

Kush është Nehat S. Hoxha?

Ka bërë emër si letrar, poet dhe përkthyes. Ka shkruar 5 libra artistikë dhe ka përkthyer mbi 18 vepra artistike nga anglishtja, me materiale të filmit artistik, arsimor dhe vizatimor. Ai ka bërë dhe mjaft adaptime për TV,radio, gazeta dhe për revista. Është një aktivist dhe organizator i palodhur dhe pjesëmarrës në delegacionet e huaja.

Muhaxhedinët si “Golden Boys”. Flitet për Bernald Henri Levyn, autor i librit “Kush e vrau Daniel Pearl”, që është një dokument, që bënë një analizë letraro-politike, me aspekte të
shumta moralo- kulturore e filozofike; që më shumë se çdo burim i mundshëm, të lehtëson udhëtimin në zemrën e Al-Kaidës dhe është një homazh për një gazetar që mizorisht ekzekutohet pse donte të zbulonte një të fshehtë të vërtetë.

Rekuiem për…

Aty njihemi me përshëndetje, konsiderata dhe alternativa të “përzemërta”!

Persekutimi komunist mbi vajzat e Bajram Currit.

Dëshiroj që artikullin ta parafrazoj me një nënkuptim të lartë për nder të Bacë Bajramit, duke shprehur për familjen: Konsideratë të veçantë, respekt, nder, admirim për fisnikërinë, atdhedashurinë, mirësjelljen, mikpritjen që kanë manifestuar pjesëtarët gjatë jetës së tyre me gjithë keqtrajtimet që kanë pësuar. Kjo bëhet edhe në përkushtim të kujtimit të të paharruarit Bajram Curri, heroit legjendar të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Polemikë pa dorashka. Klajd Kapinova.

Duke mos dashur të prononcohem ,të më falni; por për të mos qëndruar indiferent, do të dëshiroja të jepja disa mendime shoqërore: I konsideroj si replika të pakuptimta midis intelektualësh. Të pasinqerta midis shoqërisë. Me interpretime jomiqësore për jetën dhe pa baza morale për kohën.

Letër e hapur organizatorëve dhe spektatorëve të koncertit të Goran Bregoviçit. Argumenti: Analizë dhe koment

Konkluzioni që del nga artikulli është më se i qartë: një”akuzë”e drejtë, e ndershme dhe e sinqertë që u drejtohet organizatorëve, edhe pjesëmarrësve dhe një fyerje për popullin shqiptar e sidomos kosovar, që me dashje apo pa dashje ose të rënë në kurth, kanë lejuar një bashkëkombës serb të japë koncert në mes të Tiranës, duke u njohur si i padëshirueshëm, për të penguar pavarësinë e Kosovës me gjithë autoritetin e tij.

Kapitulli i shtatë. Psikanaliza, Astrologjia dhe Erotika
Ç’është psikologjia, psikanaliza dhe kush është Zigmund Frojd (Siegmund
Freud)?

Shkrimin e vlerësoj si një artikull shkencor, përshkruar me mjaft saktësi, me nocione shumë të qarta, korrekte, me karakter filozofik, që përbën një material mjaft të nevojshëm për çdo intelektual të çdo profile. Aty gjen të zbërthyer terminologjitë e nevojshme të psikologjisë, psikanalizës dhe të psikoterapisë. Nga leximi me kujdes i materialit del një kokluzion i madh: ne të gjithë kemi nevojë dhe duhet ta njohim më mirë vetveten, megjithëse
është e vështirë.
Figura e Zigmund Froidit jepet mjaft e qartë, me të gjitha atributet dhe veprimtaritë e tij prej një shkencëtari kolos, që krijoi psikanalizën duke filluar nga vetja e pastaj kaloi tek pacienti.
A duhet besuar Horoskopi?

Ai vlerësohet dhe konsiderohet si një art parashikues, me histori shumëshekullore, me ecuri
trashëgimore, me njohje dhe besueshmëri të shumë brezave, të kthyer në “mjet-art-parashikim”, “i besueshëm”, por edhe sfidues. Pra, a duhet besuar?

Shkenca i bie shkurt – JO, se s’ ka baza shkencore. Po a i mbush mendjen “botës”?!

Kjo kushtëzohet me shansin- fatin-ndikimin dhe besimin. Shumëkush e beson astrologjinë qiellore, sepse thuhet se horoskopi gjen gjithçka. Ndoshta!

Por, kjo vjen nga besimi i verbër dhe se mendja jonë gënjehet. Mirëpo, ato kanë marrë një përhapje kaq të madhe nëpërmjet shenjave të zodiakut, sa që profecia është kthyer si në një perëndi dhe megjithatë nuk duhet besuar.

Psikologjia erotike

Të dhënat e paraqitura, ndonëse me informacione të shkurta, dhe me materiale orientuese të sferës erotike, mendoj se nuk do ta justifikonin prezencën e tyre të qëndronin krahas materialit aq serioz historiko-letraro-shkencor që është parashtruar në libër me aq kompetencë dhe dinjitet.

Kapitulli i tetë. Çka janë sëmundjet ngjitëse seksuale?

Shkrimi është një literaturë shkencore – popullore mjaft e nevojshme , shumë e rekomandueshme dhe më se e domosdoshme për t’u njohur nga të gjithë, për të pasur dijeni për sëmundjet seksualisht ngjitëse, për t’u ruajtur, për t’u mbrojtur dhe më në fund edhe për t’u mjekuar.

Materiali është mjaft orientues, i asimilueshëm, i kuptueshëm, por ka nevojë edhe për plotësime.

Nga forma elektronike te forma e shtypur

Nga Abdullah Konushevci,studieus dhe shkrimtar nga Prishtina

Libri “Guxim Shqiptar” i Flori Bruqit është një përzgjedhje, një seleksionim i punimeve më të mira elektronike, botuar në faqet e rrjetit (web sites), bas i të cilave qe dhe është autori dhe që tash i afrohen publikut lexues të përmbledhura në një vëllim më vete. Me një fjalë, libri është bërë që edhe publiku lexues, i pamësuar me botimet elektronike, të njihet me tema të ndryshme, që kanë gjetur një trajtim të gjerë e të denjë pikërisht në këtë formë. Pra, kemi një kalim nga forma elektronike te forma e shtypur.

Nga temat e ndryshme historike, për seriozitetin dhe thellësinë e trajtimit, tërheq vëmendjen artikullit “Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë”, sado që janë me interes edhe disa ide të hedhura për origjinën shqiptare të perandorit francez Napoleon Bonaparta.

Një peshë jo të vogël ka kapitulli “Për Ramushin”, në të cilin është përmbledhur intervista e z. Adem Demaçi me titull “’Dora e Zezë’ e serbëve vret çlirimtarët e Kosovës”, artikulli i autorit “Hero në luftë – hero në paqe: Ramush Haradinaj”, si dhe artikulli “Ramushi, viktimë e situatës (neo)koloniale”.

Megjithatë, pjesa qendrore e librit i kushtohet antropologjisë, në të vërtetë veprës “Raca shqiptare” të Jakov Milajt, ku edhe autori, pos mospajtimeve të hapura me disa autorë, jep dhe ndihmesën e vet në ndriçimin e kësaj çështjeje shumë të ndjeshme.

Në kapitullin “Politikë” kanë gjetur vend shumë tema aktuale, sikundër është çështja e pazgjidhur çame, çështja në ka ‘intifadë’ në Iliridë, frika që kanë udhëheqësit tanë nga kryetari “Vetëvendosjes”, Albin Kurti me titullin shumë domethënës“Pushtetarët e kanë frikë heroin e demokracisë”, dy artikuj për mjekun e dëgjuar shqiptar, z. Namik Shehu etj.
Një kapitull që do të zgjojë interesimin e lexuesve është pa dyshim “Spiunazhi”, ku kanë gjetur vend artikujt “Agjenturat greke dhe Sigurimi i Fshehtë i Shtetit Shqiptar”, “Kush janë agjentët me influencë në Kosovë” dhe “Aktivitetet kriminale të shtyra nga shërbimet sekrete armiqësore në Kosovë”.

Por, kapitulli më i gjerë dhe më i larmishëm është “Gjuhë & letërsi”, ku hetohet edhe karakteri i ndjeshëm hulumtues i autorit, sidomos në portretizimin e figurës së Jusuf Gërvallës dhe vlerave të veprës së tij letrare; pastaj disa anë të panjohur të shkrimtarit tashmë të ndjerë, Mehmet Kajtazi etj.

Janë me interes edhe artikujt për Kolec Traboinin, Rifat Kukajn, Kozeta Zylon, Gani Xhafollin, Nehat S. Hoxhën, si dhe një varg temash nga letërsia botërore.

Libri mbyllet me kapitullin “Psikanalizë, astronomi dhe erotikë”, ku trajtohen tema nga këta lëmenj interesantë të jetës njerëzore.

Posted by Rugovapress in 17:51:31 | Permalink | Comments Off

Tuesday, February 12, 2008

Nga Entela Safeti Kasi

Kosova Shtet, si Përcaktim i integritetit Ballkanik dhe Ndarjes me Fatalitetin

 

                         Nga Entela Safeti Kasi

                           Albanian Pen Centre

                              International Pen

Në vigjilje të shtetit më të ri të Europës, Kosovës, në kufijtë e kohëve moderne të zhvillimeve teknologjike dhe luftës për energji, ushqim dhe siguri, në simetrinë e kontrastit mes ekzistencës së lashtë dhe formatimit të ri ,bota e sotme po tergon se edhe pse e vonuar nuk mund të vepronte ndryshe. Të njohësh vetveten përmes pasqyrimit tek tjetri në integrimin e kombeve, besimeve dhe shteteve në sfidën e globalizmit ndërsa e gjithë shoqëria përballet me realitete globale, si pasiguria, edhe pse vonë, askush nuk mund të kishte qetësi pa zgjidhur këtë cështje madhore si Kosova shtet, e cila kapërceu nga shekulli i XX në XXI, mes përgjakjes,sakrificës, genocidit, luftës, pasluftës, pritjes edhe të tejzgjatur, po të kemi parasysh historinë reale të nje kombi autokton në trojet e veta i cili iu bashkëngjit Ish Federatës Jugosllave ndërsa nuk kishte asnjë të përbashkët me poujt sllavë, e cila është lehtësisht e dallueshme për cdo njeri të thjeshtë ndërsa për skeptikët me këtë duhet të përballeshin qarqet akademike dhe historianët për të cilët Kosova duhej të ishte qëndra e gravitetit e të gjitha diskutimeve dhe debateve në kapërcim të shekujve.

Ballkani ka qenë gjithmonë qendra e një moskuptimi dhe mospranimi të njëri- tjetrit në qendër të Europës. Popujt e Ballkanit, me rrënjët thellë në mitet, legjendat, folkolrin gjuhët, historinë e luftrave, gjithmonë  kanë ndejrë trysninë që krijon ekzistenca dhe një bashkjetesë kaq e vështirë , ku shpesh në kohë dhe kapërcimet e saj, nga muret politike të polarizuara e kohërave të principatave, mbretërive, perandorive, Federatave, Influencave, ndarjes midis të dy botëve Brenda Europës, lindje -perëndim, Kosova pagoi atë cmim të rëndë të cilin krahasimisht me kombet e tjera në Europën moderne askush nuk e pagoi më rëndë kur edhevetë Shqipëria u nda me kufij mes vetes.

Koha ka luajtur me Shqiptarët në të gjitha epokat në një formë e cila që në fillesat e veta do të shaktonte tronditje dhe pritje të gjata, përvec sakrificave, luftës për mbijetesë dhe shtetformim.

Fatalieti histrokik i shqiptareve në hapësirat mbarëshqiptare shpesh u prezantua me forcë dhe qëllimisht si tendencë e Shqiptarëve për krijimin e “Shqipërsië së madhe” duke hedhur në lojë, tezën e cila do të ishte “gogoli” në sytë e diplomacisë, luftës, negociatave dhe pritjes së pasluftës.

Duke u shkëputur për pak, duke ndjekur zhvillimet lajmet, datat, reagimet, përcaktimet dhe veprimet, sinqerisht më ka bërë përshtypje veprimi i Kryeministrit aktual të Kosovës Z. Thaci, i cili u takua me komunitetin serb, luajti futboll, dhuroi një traktor për një familje fermerësh… Askush as kurrë në Ballkan nuk do të ishte ngritur mbi veten dhe nuk do të kishte vepruar kaq qartë me kaq diplomaci dhe qytetari, me kaq dinjitet. Ai vërtetoi se kosovarët dinë të ndërtojnë dhe drejtojnë shtetin, si formë më të lartë organizimi dhe dinë të respektojnë të drejtat e njeriut në një mënyrë kaq dinjitoze. Në Ballkan nuk mund te ecet më ndryshe.

Historia e shqiptarëve në Ballkan shpesh e përballur me pikëprerjen e interesave për zona influence dhe dalje ne det, e vendosën Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare në qendër të problemeve gjeopolitike. Kostoja ishte ajo cka populli shqiptar provoi historikisht brenda dhe jashtë kufijve të shtetit shqiptar.

Të drejtat e njeriut, e drejta e popujve për vetevendosje, e drejta kombëtare dhe ajo ndërkombëtare shumë rrallë kanë gjetur vend në këtë popull i cili historikisht  dhe mitologjikisht i kanë patur rrënjët dhe jetën në qendër te Europës, në gadishullin Ballkanik. Historia ka dëshmuar se shqiptarët brenda apo jashtë trojeve nuk kanë manifestuar shenja të një lufte ekspansioniste, pushtuese apo shoviniste kundër popujve të tjerë të Ballkanit me të cilët kanë ndarë mardhënie të vështira në histroinë e tij. Në kohë të ndryshme historia ka treguar se shqiptarët në momente kyce të historisë ballkanike apo Eurpiane kanë ndikuar dhe luajtur një rol vendimtar në mbrojtjen e shteteve dhe qytetërimeve te ndryshme.

Ndërsa në krahun tjetër Kosova u pretendua të jetë “djepi i Serbisë” prej politikanëve serbë regresivë, dhe kështu u luajt dhe luhet me këtë “mit” tërësisht jo fakt dhe as realitet. Aktualisht poltikanët e sotëm serbë arrijnë të dallojnë qartë se realiteti i Kosovës është krejt tjetër, dhe Kosova etnikisht, historikisht, i takon një realiteti shqiptar të një kombi, toke të konolizuar në kohë kur Kosova as kishte dhe as ndante vecori të përbashëkta me ish Federatën Jugosllave. Klasa politike e moderuar serbe e njeh këtë realtet po aq sa edhe politikanët regresivë brenda klasës poltike serbe, por në këtë moment kur ne mendojmë dhe shohim relaitetin ne  të gjithë në Ballkan duhet të kuptojmë dhe pranojmë se Kosova është realieti më i zgjatur në historinë e shtetformimit  me të cilin vetë Ballkani, diplomacia dhe historia duhej të kishin vepruar me kohë ndërsa sot Ballkani, Europa dhe bota do të kishin patur një problem të zgjidhur në kohën kur vetë bota globale lufton për energji, ushqim dhe siguri. 

Historia, dialektia e të menduarit analitik dhe koherenca, gjakftohtesia, dhe realieti përcaktojnë se në shekullin e XXI politikës moderne iu desh një rrugë e gjatë, për të përmbysur absolutizmin politk, sepse relativiteti si teori dhe ligj fizik, përfshihet me të gjithë metafizikën e vet në realizime dhe zgjidhje të vetme. Kosova e pavarur dhe shtet, është e vetmja zgjidhje e saktë dhe e përcaktuar drejt e cila sot mbetet kushti i integrimit të shteteve ballkanike paqësisht, në BE, dhe strukturat Euroantlantike kur sot vetë bota e qytetëruar e demokracive liberale synon integritetin e saj tërësor përballë sfidave moderne. 

Nga zhvillimet hap pas hapi për Kosovën, njerëzit dhe vecanërsiht shqiptarët kudo ndodhen presin celbrimin e kësaj feste legjitime edhe pse të vonuar  me dinjitet, krenari dhe përkushtim ndërsa bota Euroatlantike, pas negociatash dhe përpjekjesh, realizimin e njhojes të shtetit më të ri të Europës. Disa vendeve u përket që në këtë kohë dhe moment të reagojnë diplomatikisht saktë, e në këto vende sfida e parë është për shtetin Serb. 

A do të dijë Klasa politike Serbe të përballojë sfidën e Kosovës shtet? Patjetër, vetëm se kjo është cështje politikash të një shteti tjetër që me Kosovën kërkon pretekstin e realizimit të vetvetes. Asnjë komb Ballkanik nuk mund të jetojë me ndërgjegjie të tronditur përjetësisht, dhe natyrisht që përmes këtij vetpastrimi të ndërgjegjies Ballkani do të tronditet sa më pak të jetë e mundur , në gjuhën e diplomacisë kjo do të thotë : të mësojë të jetojë së bashku, e të mësuarit është një proces mësimdhënie dhe mësimnxënie i cili për tu bërë efektiv ka nevojë për rezultate të matshme.

Kosova është ekuacioni më i thjeshtë logjik dhe teorema më e vështirë praktikisht, por për të mbërtur te zgjidhja, Pavarësia dhe Sheti, vetë botës dhe Europës iu desh një rrugë e gjatë për ti mësuar vetvetes se:

    

Absolutizmi politik  nuk është absolutisht zgjidhje. Integriteti i botës asnjëherë nuk është i plotë dhe i sigurt nëse në kufij të modernizimit dhe teknologjive të përparuara mbarten pengje dhe borxhe historike si u mbajt Kosova dhe aq më tepër me barbari, dehumanizim, mohimm,vonesa… 

Kosova shpejt gëzon kurorëzimin e ëndrrës dhe përpjekjeve shekullore humaniste dhe iluministe, që shkuan mes sakrificës dhe mbijetesës të tejskajshme. Kosova shpejt feston Pavarësinë dhe Shtetin. Ndërsa bota e qytetëruar kurorëzon vndosjen e drejtësisë të shumëpritur rivendosjen e dinjitetit, dhe shkëputjen prej regresit diplomatik, ndërkohë që përballet me sfidat globale, luftën për energji,  ushqim dhe siguri.  
 

ENTELA SAFETI KASI

Albanian Pen Centre

International Pen  

Posted by Rugovapress in 12:06:21 | Permalink | Comments Off

Nga RESHAT SAHITAJ

 

PORTRETI I JAVËS: ADEM DEMAÇI

Botuar në  “Kosova Sot” 5.I.08 

DEMAÇI – ROJTAR I POPULLIT TË TIJ  

Your browser may not support display of this image. 
 

RESHAT SAHITAJ 

Adem Demaçi, është një personalitet të cilin mund ta shohim në majat më të larta të aktiviteteve për çeshtjen kombëtare, e herë pas here, njerëz të caktuar të  kuluareve të errëta që vijnë nga sherbimet sekrete të armikut përpiqën që emrin e Demaçit ta heshtin për jetë. Mirëpo, nuk ekziston asnjë mjet, asnje forcë e asnjë metodë, që Adem Demaçin ta demoralizojë nga dashuria e madhe që ai e ka për popullin e tij.

Për gati 29 vjetë, në burgjet e ish-Jugosllavisë, Adem Demaçi u përballë me të gjitha të këqijat që i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit për ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qoftë edhe për një periudhë të shkurtër. Kurrë Adem Demaçin nuk do ta shohim të lodhur: as atëherë kur ndonjë nga “shokët” do ia kurdisi grackën, as atëherë kur njerëzit tanë do t’i dalin si dëshmtar që ka vepruar “kunder shtetit dhe popullit”, as kur ndonjë matrapaz me titull shkencor do të shkruajë për ta njollosur Demaçin, as atëherë kur u krijuan institucionet e Kosovës të cilat do ta margjinalizonin figurën dhe personalitetitn e Demaçit. Demaçi nuk do te demoralizohet as kur një Ministër i Kulturës ne shtyp e quan spiun. Jo. Demaçi është i pathyeshem! Kurrë i demoralizuar! Madje Demaçi as që hidhërohet me ata te cilët përpiqen ta njollisin. Kjo është një veti shumë e rrallë, një veti që e kanë vetëm njerëzit e mdhenj, vetëm njerëzit e mençur e te urtë.

Filozofia e mendimit politik te Demaçit

Nuk është rastësi që Parlamenti Evropian e shpërblen me çmimin “Saharov” në vitin 1991. “Gjatë jetës në burgje, Adem Demaçin, nuk kanë mundur t’ia thyejnë shpirtin e lirisë. Ai vazhdonte ta ngrinte zërin për të denoncuar një realitet të tmerrshëm: shtypjen e mbi dy milion shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. Shprehja e fjalës së lirë është etapa e parë dhe e domosdoshme në rrugën e demokracisë. Pa shprejhje të lirë të fjalës, nuk ka dialog, pa dialog është vështirë zbulojmë të vetetën, dhe pa të vertetën progresi është i pamundur” (Parl.Evropian me rastin e dhenies se çmimit Sakharov 1991 webcite parl.eur.)  
 

Filozofia e mendimeve politike të Adem Demaçit është shumë e thjeshtë dhe shumë e kuptueshme. Mendimet e tij politike nuk kanë nevojë të analizohen për ta kuptuar se çka ka dashur te thotë. Adem Demaçi nuk filozofon shumë për të kërkuar pak. Nuk flet pak për të thënë shumë. Flet vetëm atë që duhët thënë dhe atë më esencialen. Në fakt, ai nuk kërkon as shumë e as pak, por kërkon vetëm atë që popullit tonë i takon. Ne deklaratat e tij kurrë nuk ishte demagog, që premton e nuk zbaton. Demaçi e flet atë që e mendon pa i llogariutur konsekuencat dhe pasojat që mund t’i vijnë nga njerëzit primitivë, qofshin nga tanët apo të palës se armikut. Andaj mendimet e Demaçit shepshherë janë keqinterpretuar qëllimisht nga disa personalitete politike tona për të pasur pretekst dhe hapësirë për veprime të tyre te ngushta e madje miskine.

Çuditërisht, personalitetet politike evropiane e amerikane i citojnë mendimet politike të Adem Demaçit dhe i çmojnë si perla të filozofisë politike permes të cilave Adem Demaçi lenë gjurmë të pakontestueshme në luftën e tij të çlirimit kombëtar. Mendimet e Demaçit janë aq të vlefshme e të çmueshme sa ato do të qëndrojnë dhe rrezistojnë edhe në një ardhmëri shumë të largët. 

E çmon Evropa, në Kosovë margjinalizohet 

Me marrjen e çmimit « Sakharov », Parlamenti Evropian Adem Demaçin e radhit në piedestalin me të lartë të personaliteteve botërore, gjurmet e të cilëve do të mbesin perjetësisht në historinë e njerëzimit . Paradoksale. Kur inteligjencia evropiane e çmon mendimin e Demaçit, në Kosovë Demaçi margjinalizohet.  E pabesueshme dhe krejtësisht e tmerrshme. Njeriu që çmohej si simbol i rezistencës kombëtare, sot injorohet. Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e gjenerata se si duhet fituar lirinë sot askujt nuk i sherben madje as atyre që dikur u kishte sherbyer si model. E Adem Demaçit nuk i behet vonë, se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe pse shkon.

Adem Demaçi, asnjëherë nuk e ka mbivlerësuar luftën e tij për ta nënçmuar apo injoruar luftën e atyre që i a nisën para tij dhe pas tij. Ne deklaratat e tij flet me krenari për qendresen e poetit Fazli Grajçevcit, Kadri Kusarit apo të Rexhep Malës. Jo, Adem Demaçi nuk harron ai i perkujton me lot e dhimbje të gjithë ata që luftuan për liri para tij, me të e pas tij. Adem emaçi nuk krenohet me deklarata stereotipe se për t’u mburrur se çdo gjë ka filluar me të e pa të nuk bëhët asgjë. Jo, Adem Demaçi ka respekt edhe për njeriun e thjesht. Adem Demaçit i dhimbsen edhe ata që ishin dhe janë në rrugë të gabuar, ata që interesin personale i vejnë mbi ato kombëtare. Adem Demaçi nuk mburret për veprimtarinë e tij, por ai ende lufton për vetëdijsimin e shtresës politike që të lirohen nga folklorizmi i tyre primitiv e të shndërrohen në popull politik. Vetëm në këto momente Kosova do të bëhet Dardani, thotë Demaçi ne një intervistë (2004).  

Themelues i shkollës së romanit modern në Kosovë 

Në pamundësi për t’iu rikthyer politikës, në pamundësi për t’i ndihmuar popullit të tij përmes veprimtarisë politike, Adem Demaçi do t’i rikthehet fjalës së bukur artistike, si në vitët e 50-ta, që shquhej për tregimet e tij dhe pa asnjë dyshim Demaçi do te mbetët si themelues i shkollës së romanit modern në Kosovë.

Vetëm në krijimtarinë artistike Adem Demaçi do të lundrojë i qetë e pa u penguar nga askush. Në krijimtarinë e tij artistike, do të futët thellë në botën magjike të shkrimit që lexuesit tonë t’ia afrojë përvojen e tij, vuajtjet dhe sakrificën jo vetem personale, por mbarëkombëtare. Kudo plaga e vuajtjeve kombëtare Adem Demaçin do ta shoqërojë e ne prozën tij kjo do të vërhet më së miri.

Rikthimi në krijimtari, Adem Demaçit do ia sjellë lumturinë e humbur dhe prehjen shpirtërore që më në fund askush nuk ka mundësi ta pengon. Me rikthimi në letërsi Adem Demaçi jep prova se lufta për çlrimin kombëtar nuk duhet te ndalet dhe se ajo mund të zhvillohet në shumë drejtime.

Adem Demaçi me punën e tij jo vetëm letrare, por edhe politike, është futur në faqet e historisë dhe emri i tij do të skalitët me shkronja të arta deri ne perjetësi.  

                                                              Kontakt : Reshat80@hotmail.com  

Posted by Rugovapress in 11:59:53 | Permalink | Comments Off

Nga RESHAT SAHITAJ

NGA CIKLI PORTRET I JAVËS “KOSOVA SOT” e shtunë 22 .XII. 2007 

REXHEP QOSJA,  NOBELIST I ARDHSHËM

RESHAT SAHITAJ

Emri i Akademi Rexhep Qosjës, lidhet ngushtë në shumë fusha të letërsisë shqiptare, pa guxuar ta lëmë anash edhe atë të angazhimit të tij politik në zgjidhjen e drejtë të çeshtjës shqiptare.

Kur permendet emri Rexhep Qosja, në botën e ndergjergjëshme shqiptare ka sinjfikimin e njeriut të urtë,të mençur,trim… kurse tek shtresa intelektuale (përseri e ndergjegjshme, jo xheloze), sinjifikon studiuesin më të njohur të kohës sonë, duke e radhitur përkrah Çabejit.

Qëllimisht u potencua “ të ndërgjegjshëm” dhe  “jo xhelozë”, duke pasur parasysh faktin se ne shqiptarët, gjithnjë jemi mburrur me dijetarët dhe politikanët tanë që tërë kontributin e dhanë për Perandori dhe vennde të huaja. Ne, kurrë nuk jemi kujdesur ta vlerësojmë dijetarin tonë, por në të kundërtën, për dijetarët bashkëkohës janë thurrë intriga e kurtha nga më të paskurpullta. Pikërisht, në krijuesin e madh të letërsisë sonë, Akademik Rexhep Qosjën, këto intriga primitive do të ndikojnë në frymëzimin e tij artistik dhe do t’ia cysin muzën për të krijuar vepra monumentale siç janë: “Vdekja më vjen prej syve të tillë”,  “Një dashuri dhe shtatë faje” dhe këto ditë me romanin më të ri “Nata është dita jonë”. Vajazani është vorbulla e të gjitha të këqiave që vijnë të përpunuara prej njëfarë Qyteti të Bardhë dhe sulën kundër të gjithë atyre që vajazanasve ua dëshirojnë të mirën. Përmes prozës së Rexhep Qosjës paraqitët një segment real i historisë së popullit tonë të përvuajtur, me të cilën prozë do të merren studiuesit e gjenratave të ardhshme për të zbuluar se në çfarë kushte gjendeshin krijuesit tanë gjatë viteve të robërisë dhe pas çlrimit të Kosovës.

Po të tërhiqët një paralele e vuajtjve gjatë rrugës krijuese të Rexhep Qosjës dhe të disa shkrimtarëve me renome botërore, do të shohim se Qosja me ta ka shumë ngjashmëri. Ndër shkrimtaret botëror është Viktor Hygo, për të cilin francezet herë kishin konsideratë e herë përbuzje, aq sa Viktor Hygo u detyruar të kërkonte strehim politik në Bruksel dhe vende të tjera për njëzet vjet me radhë. Edhe Rexhep Qosja për një kohë të shkurtër u detyrua të largohej nga Kosova, por, për fatin tonë, baombardimët e NATO-s, e shkurtuan eksodin e shpernguljeve shqiptare dhe shumica u kthye në vendlindje.

Duke e parë nevojën se popullit i nevojitej që në ballë të dalin bijtë më të dijshëm, Rexhep Qosja pa hezitim iu vesh edhe politikës një lloji siç iu kishte veshur dikur Viktor Hygo. As Viktor Hygo, që na i la vetëm nëntë romane , e as Rexhep Qosja , nuk u treguan të suksesshëm në politikë, ndoshta nga fakti se politika është një fushë përplotë mashtrime e djallëzi e artisti nuk është i pajisur me këto veti.

Rexhep Qosja është njëri ndër krjiuesit tanë aq i talentuar e aq produktiv dhe inventiv,

saqë  studiuesit do ta kenë vështirë ta radhisin në një kategori të veçantë, njëlloji siç është i vështirë Viktor Hygo, i cili parktikoi të gjitha zhanret:romanin, dramën, esenë…

QOSJA ËSHTË ZËRI I REVOLTËS

Gjatë tërë veprimtarisë krijuese të Rexhep Qosjës, e deri të romani më i ri “Nata është dita jonë”, të shkrimtari ynë, kudo do të gjejmë revoltën e tij kundër pushtuesit dhe kundër shërbëtorëve të tyre. Në fakt, Rexhep Qosja është zëri i revoltës së shtresës së varfër të popullit dhe i disa intelektualëve, të cilët në mungesë të guximit në heshtje përqafojnë idetë krijuese dhe politike të Qosjës.

Rexhep Qosja me guximin e tij pa mëshirë i sulmon disa intelektualë të cilët ishin fabrikuar në laboratorin e Qytetit të Bardhë, e të cilët të fshehur nën maskën e patriotizmit dhe titujve të tyre shkencorë, manipulonin dhe ende manipulojnë me të pafajshmit e të padjallëzuarit. Bazuar në romanin më të ri të Rexhep Qosjës “Nata është dita jonë”, do të shohim se autori është i pamëshirshëm edhe ndaj klasës politike aktuale ku disa prej tyre pasurohën brenda natës. Qosja e ngre zërin e tij kundër krimit të organizuar,kundër korrupsionit, kundër prostitucionit dhe kundër çdo gjëje negative që kohëve të fundit janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Qëllimisht, Rexhep Qosja i vë në spikamë anët negative, sepse nëse ndaj tyre heshtim ato do të zgjërohën dhe ne vend se te kemi një ardhmëri të sigurt, ne shkojmë drejt pasigurisë.

Në veprat e tij Rexhep Qosja nuk i mbyll sytë para plagës, por plagën e hap dhe me skallpellin e tij sikur i pret pjesët e kalbura. Kështu i shkon plagës deri ne fund për t’ia gjetur origjinën se prej nga na vjen ajo. Rexhep Qosja është i vetëdijshëm se pa e gjetur origjinën e problemit nuk ekziston mundësia e përmirsimit të gjendjes. Kështu derisa Qosja është në kërkim të zbulimit të origjinës së plagëve tona, tjerët të cilët janë formuar në laboratoriume të huaja pengojnë, dezinformojnë, shpifin madje edhe vrasin.

Në tërë veprimtarin krijuese të Rexhep Qosjës do të hasim një lloji dyluftimi: ndërmjet së keqës dhe së mirës. E keqja janë armiku dhe shërbëtoret e tij, ndërsa e mira përfaqësohet nga autori dhe shtresa e varfër e popullit. Dhe ky dyluftim do të vazhdoi edhe për shumë vjet, perkatësisht deri sa pleqëria t’i marrë sherbetorët e armikut.

QOSJA SHQUHET EDHE NË FUSHEN E MENDIMIT SHKENCOR

Rexhep Qosja i adresohet lexuesit të sotëm, por mesazhin e tij e ka për lexuesit e gjeneratave të ardhshme, të cilat do të jenë krejtësisht të liruar nga xhelozia,inferioriteti dhe shërbimet informative të ish-pushtuesit.

“ Një libër i shumëfishtë do të përmban një shekull, ja se çka lë pas meje…” shkruante Viktor Hygo, duke e lënë amanet te varroset me arkivolin e të varfërve. Poashtu edhe ne tërë veprimtarinë e Rexhep Qosjës do gjemë një shekull luftë të vazhdueshme natë e ditë, siç thoshte Viktor Hygo, fjalet e fundit para se të vdiste.

Rexhep Qosja në hapësirat shqiptare do të shquhet në fushen e mendimit shkencor me “Historia e letërsisë shqipe” I dhe II. “Çeshtja shqiptare” e përkthyer edhe ne frengjisht. Ja se ç’shkruan një analist dhe kritik francez: “Rexhep Qosja e din se çdo komb, sado krenar të jetë ai, është vetëm një modalitet i kushteve universale njerëzore. Si lexues i inspiruar nga librat e shenjtë, ai e din që fqinji, rivali, madje edhe armiku, nuk mund të jenë personifikues të së keqës. Jo, kundershtari nuk e ka si burim tokën dhe e keqja nuk mbin nga toka: njeriu e sjell kundershtarin dhe të keqën. Për shkak se shqiptarët e kanë sensin e tragjikës, të shenjtës dhe sakrificës,  andaj edhe literatura qartëson në mënyrë të mrekullueshme pushtetin politik dhe devotshmërinë tiranike  ”. Bertrand Renouvin, nëntor 2006.

Rexhep Qosja që në fushën e letërsisë nga kritiket e huaj shquhet si Kafka i Ballkanit. Kritiket francez  për vepren “Vdekja me vjen prej syve të tillë”,  shkruajnë se Qosja ka një dimension vizionar. Qosja nuk është vizionar vetëm ne romane, por këtë largpamësi të tij do ta hasim edhe në polemika të ndryshme ku Akademiku Qosja mbron gjuhën standarde dhe u kundervihet disave të cilët dëshirojnë prej një dialekti të krijojnë një gjuhë e prej një populli të krijojnë dy popuj.

Me të drejt, Albshkenca, Rexhep Qosjën e kandidon për çmimin Nobel të letërsisë. Dhe, nuk do të jetë aspak befasi nëse shumë shpejt do të vlerësohet vepra e Qosjës  dhe t’i ndahet çmimi Nobel.

Kontakt:Reshat80@hotmail.com

Posted by Rugovapress in 11:57:57 | Permalink | Comments Off

Monday, February 11, 2008

Nga Ali R. Berisha

Mbt. Nga gjuha 
 

Tit. AZEM SHKRELI DHE NEOLOGJIZMAT E TIJ 
 

Ali R. Berisha

Veprimtaria letrare e Azem Shkrelit, siç na është e njohur  mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur  në Rugovë, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmasa më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë. Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Bulzat” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i forte për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Azem Shkreli një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. .  

Një meritë tjetër Azem Shkreli si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare. I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij. 

Nga leksiku popullor Azem Shkreli ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai  arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi.

Nga dhjetra e dhjetra ato fjalë do të veçoja për t’i përmendur këto:

Fulikare (e ka përdorur te Karvani../ 21). Këtë fjalë e gjejmë edhe te Fishta. Ndonëse ajo

gjendet edhe te autorë të tjerë, nuk ariti të hyjë në fjalorët e gjuhës, deri te Fjalori

i M. Elezit,

gverr / gëverr ( J. e re, 1 – 65 / 29) e cila si fjalë letrash është përdorur që nga Gjeçovi. A

Shkreli e ka përdorur dendur këtë fjalë dhe kjo sigurisht se ka ndikuar të përdoret

edhe nga autorë të tjerë me një liri krijimtarie. Edhe kjo fjalë, ndonëse ka përdorim të

gjerë ende nuk ka hyrë në fjalorët gjuhësorë, përveç tek ai i M. Elezit, në letërsi e

hasim me të madhe,

hakrrija (J. e re, 2 – 61 / 278), heqamë ( J. e re, 1 – 66 / 14) jetemot (Bujku, 31. 5. 97),

krryle ( J. e re, 2 – 62 / 230), lulak (Karvani… / 20). Kjo fjalë që nuk përdoret në të folmen popullore, në vargjet e poetëve tanë, ka një përdorim të dendur, pikërisht nga shkaku se  ajo i rrin mirë vargut poetik. Përgihet, përgiu (J. e re, 5 – 62 / 683) që ka domethënien e një buzagazi të hollë, nga ky poet ka zënë një shtrirje të madhe edhe në poezinë artistike. Rroshk / roshk (Zëri i rin. 1 – 63 / 13) e përdorur, sipas M. Elezit (Fjalori / 1244), që nga Gazuli – me kuptimin  rreshk, rreshkem, por tek poetët dhe prozatorët tanë ka fituar nuansa të tjera kuptimore, si: vrull rinor, daht i dashurisë, ngrohtësi shpirtërore. Pra një fjalë me mundësi shprehësie të thellë poetike. E përafërt është edhe fjala rrëshmon, e cila mund të jetë krijim i A. Shkrelit, prandaj është futur nga ana ime në Fjalorin e fjalëve të reja – “mos mallko e mos rrëshmo” (A. Shkreli), “Dashuria e tij rrëshmoi” (M. Ramadani). Edhe fjala tevona, të cilën sa u përket fjalorëve gjuhësorë e hasim vetëm tek a ii M/. Elezit. Në letërsi e hasim tek Fishta, Arshi Pipa (1965), kurse tek A. Shkreli që nga J. e re 1 – 65 / 4 e këndej gëzon një denduri të gjerë përdorimi, sikurse edhe te dhjetra autorë të tjerë. Edhe fjala tujg (J. e re 1 – 65 / 3)ka fituar një përshtrirje të gjerë në saje të A. Shkrelit (J. e re, 1 – 65/3 ) “Atëherë lumi fryn damarët … tujgen arat”. E hasim edhe të rikrijuar – tujgem, i tujgur. Edhe kjo fjalë është shënuar nga M. Elezi në fjalorin e tij.  

Nga sa u tha Azem Shkreli në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.       

Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA, të cilin e kam botur vitin që shkoi. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Azem Shkreli. Prej pendës së tij kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.  

Azem Shkreli këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me fjalën prej guri. “Te ky gur i mirë rri unë rri fjala”. Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur e lakmonte Zadën nën hijen e lisit me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve.

Do të veçoja me këtë rast vetëm një numër të vogël fjalëformimesh të A. Shkrelit:  

Abetar, – e  mb.  ?Thyem kanune shtegtuam ABETARË/ Zjarr i fjetur, / 32

Argëtar, – e  mb. / ditë ARGËTARE/, Zjarr i fjetur, / 40,

Asgjëshëm –e (i,e) mb. Bujku, 12. 4. 94 / 14,

Ashtëm, -e (i,e) mb. Lteri…, / 19,

Atëditësohet, fol. Lirikë në shi, / 48

Autoresk, – e  mb. Bujku, 31. 5. 97 / 14,

Bajramcurrem, fol. Lirikë në shi, / 28 Është marrë si fjalëtemë për krijime të reja:

Bajramcurrim, – i  m. te A. D. Jasiqi: B. sot, 4. 2. 05 / 26,

Bajramcurrisht  ndf. te Riza Bicaj: Ril. 17. 8. 99 / 8,

Bajramcurrur (i,e)  mb. te Naim Kelmendi: J. e re, 4 – 97 / 601,

Brinjim, -i  m. Koha, 22. 6. 94 / 39,

Buzëbukur, mb., Lteri…, / 124 – kësaj fjale të Lasgushit i jep shtatin poetik

Cëllimë, – a  f. J. e re 6 – 82 / 931,

Cërlek, – u  m. Sytë e Evës, / 101,

Çdenjësim, – i  m, Gaz e re, 9. 2. 01 / 8,

Ditëbjerrë,  mb. Sytë e Evës, / 85,

Epshtë, (i,e) mb. Ril. 31.12.84 / 7,

Evropësi, – a  f. Bu. 21. 4. 97 / 4

Fjalafjalë, – a  f. Fjala, 33 – 91 / 10

Flamurtë (i,e) mb. Lirikë me shi, / 14,

Fokrron, fol. Bulzat, / 27,

Folhesht, fol. Ekskluzive, 1 – 2000 / 122,

Gufël, – a  f. J. e re 1 – 65 / 4,

Gursizif, – i  m. Lirikë në shi, / 82,

Gjithërreth, – i  m. Dielli, Zgrb. 4. 9. 92 / 1,

Gjysagjumas, ndf. Sytë e Evës, / 16,

Gjysaterr, – i  m. Karvani, / 17

Harrimtar, – e  mb. Kënga e hutinit, / 18,

Harrimurtë,  mb. – sipas A. N. Berishës, te Ril. 25. 8. 01 / 21,

Heshtfol, fol. Ekskluzive,  1 – 2000 / 122

Himnoj, fol. Bu. 1. 11. 96 / 14,

Kashtërrojë, – a  f.  Zjarr i fjetur, / 119,

Këllyer (i,e) mb. Sytë e Evës, / 101,

Kërrmzan, – e  mb. Bulzat, / 8,

Kërmzoj,  fol. Bulzat, / 83,

Kizohem, fol. Sytë e Evës, / 118,

Klyshëmirë, – a  mb.  Zjarr i fjetur, / 67,

Klyshërisht ndf. Zjarr i fjetur, / 22,

Këlyshërohet,  fol. Sytë e Evës, / 126,

Kohoj, fol. Dhjatë e re, / 68; përdorur pastaj edhe nga autorë të tjerë,

Konfliktor, – e  mb. Zëri, 5. 12. 92 / 19,

Krujtë (i,e), Doruntina, 14,14 – 97 / 13,

Krymbas, ndf. Zjarr i fjetur, / 69,

Krymbëri, – a  f. Zjarr i fjetur, / 69,

Lagashijas,  ndf. Sytë e Evës, / 101,

Leximmadh, – e  mb. Bu., 27. 12. 96 / 7,

Mendermethënshëm  ndf. Bu. 27. 12. 96 / 7; E përdorur edhe më parë nga autorë të tjerë.

Mëkatas  ndf.  Dhembja e pikes,  /. 29,

Miqdashës, -e  mb. Gaz. e re, 9. 2. 01 / 9

Misërisht ndf. , Zjarr i fjetur, / 58,

Nënëmirë, – a  f. E di një fjalë prej guri, / 51,

Ofkamë, -a  f. Zogj dhe gurë, / 68

Pasionueshëm,  ndf. J. e re, 6 – 66 / 986,

Peshkanjeri, – u  m. Lteri…, / 150,

Përgacet; nga përgacem, fol., Ril. 30. 5. 2000 / 13

Përkëdheltar-e, mb. J. e re, 6 – 71 / 1135; përdorur pastaj edhe nga të tjerë autorë,

Përtashëm, – e (i,e),  mb., 4. 2. 95 / 7; përdorur pastaj edhe nga autorë të tjerë

Përvehem, fol. J. e re 4 – 97 / 662,

Përyjnoj, fol. Zjarr i fjetur, / 33,

Pikatshëm, ndf. Zëri, 20. 6. 78 / 22,

Prapakohë, – a  f. Bu. 1. 6. 96 / 14,

Protestivisht, Sytë e Evës, /18,

Pupëlvogël,  mb. Dhembë e pikes, / 61,

Qefintë (i,e)  mb. Zjarr i fjetur, / 114,

Rrapticë, – a fem. J. e re 4 – 97 / 503,

Sedërhollë  mb.  Dhembë e pikës, 99,

Striktërisht, ndf. 6 – 66 / 988; përdorur edhe …,

Shëngjergjem  fol. Zjarr i fjetur, ./ 119,

Shkencëroj  fol. 1. 11. 96 / 8,

Shkohëzim, – i  m. Lirikë me shi / 14

Shkrumanë, – a  f. Engjujt e rrugëve, / 49,

Shtegball, – i  m. J. e re, 4 – 97 / 548,

Tokërron, fol. J. e re, 1 – 65 / 4,  Tokrron, fol. Sytë e Evës, / 16,

Trishti, – a  f. Dhemb e pikes, / 86,

Trohëzash, ndf. E di një fjalë.., / 64,

Turravalë, Lteri…, / 123,

Ujëloti,  mb. Zjarr i fjetur, / 88,

Zemërgurësi, – a  f. Karvani…, / 36, 

Posted by Rugovapress in 15:43:40 | Permalink | Comments Off

Nga MUSTAFA FERIZI

 

ESE

                     JUSUF GËRVALLA DHE IDEALI I TIJ

                 Ky veprimtar, i artit,  kulturës dhe i politikës, nuk ka nevojë për epitete, glorifikime e apologji, e as  për  lamente e dafina, me të cilat stolisen mbretërit, Atij mjafton vetëm emri dhe mbiemri Jusuf Gërvalla, 


MUSTAFA FERIZI


Në qenien e njeriut është diçka që e determinon fatin  dhe kahet e jetesës dhe jetesës së tij. Është  diçka që vë në lëvizje njeriun dhe vetëdijen e tij. Janë këto ide apo ideale, që formulohen me fjalët “Spiritus muvens”, pra shpirt që lëvizë. Lëvizja e Jusufit neper misteret e artit, nëpër sfidat e poezisë, prozës, muzikës dhe së fundi neper  damarët e kohës dhe historisë kombëtare, njëmend e bëjnë këtë njeri “Shpirt lëvizës” Në të vërtetë, krejt veprimtaria e këtij korifeu është lëvizje pasiononte, e sinqertë, pa ekuivokë, kombëtarisht e profilizuar dhe e orientuar Nuk është e rastit që Jusuf Gërvalla u shqua si tribun, si atdhetar, që duke u marr me çështje kombëtare, me lirinë  dhe pavarësinë e Kosovës, më në fund edhe u viktimizua për to. Nuk është e rastit sepse kishte lindur dhe ishte rritur në një familje atdhetaresh të shquar, gjithmonë në konflikt me pushtetin serbosllav

Shumë herët Jusufi u vetëdijesua si qenie kombëtare, shumë herët u bë i vetëdijshëm se jetonte në vendin e vet si kolon, sepse Duboviku i tij, Kosova e tij ishte shndërrua në koloni, ndërkohë që shumëkush kishte iluzione se jetonim në parajsë e bashkim-vëllazzërim  të rrejshëm. Dhe ndërkohë që mocanikët e tij  lexonin “Greminën e Dashurisë”, apo “Urën e Psheretimeve”, Jusufi   lexonte “Lahuten e Malcisë”; për sa kohë qe ne bashkëkohanikët e tij dëgjonim muzikë zbavitëse ne radio-stacionin “Monte Karlo” Jusufi dëgjonte Radio Tiranën, Derrvish Shaqën dhe këngët e kreshnikëve të kënduara me lahutë. Pra patriotizmi në qenin e Jusufit ishte i lidur, i njëmendët, e jo i rastësishëm apo i trilluar.

Ai u muar me poezi, prozë, dramë e muzikë, ka mund të merrej edhe me art figurativ sepse kishte afinitet për pikturë, madje ka mund te merret me çdo art, sepse  kishte shpirt poeti, e zemër skofiare e kulturë të gjerë, por mbi të gjitha shkathtësitë, artet,  qëndronte atdhedashuria,  shpirti i tij i djegur flakë, për ta parë Kosovën sovrane dhe popullin  shqiptar ne te, popull të lirë. Ky ishte ideali i tij, për të cilin i sakrifikojë  të gjitha artet, rininë dhe jetën.

Filozofi i lashtë Platoni i frikësohej penës e jo armëve: shigjetave, shtizave. Armiqët shekullor të shqiptarëve nuk janë qenie filozofike, por biologjike, të mos themi animale,  por ja se i frikësoheshin   penës se Jusufit, dhe pikërisht nga frika se pena e tij  e rebeluar, kryeneçe, revolucionare do të ua prishë hesapet, e likuiduan, atë,  vëllain e tij  Bardhoshin dhe  Kadri Zekën, duke mos ditur se ideali për liri, e vërteta, nuk mund të vriten  dot. Te vërteten për Kosovën ata gjatë e mbuluan, e ngufaten, e ndrydhen me dhunë e represalie, mirëpo, siç thotë filozofi gjerman Niçe, “E vërteta sa më tepër që të ndrydhet, shpërthimi i saj është më i vrullshëm”. Dhe ky vrull u manifestua ne demonstratat e vitit 1982, kohë kjo kur u lëkund terë popullata shqiptare, për te kërkuar liri dhe mëvetësi. Edhe në këtë lëkundje kishte dorë Jusuf Gërvalla dhe shokët e tij, qoftë me idetë apo me vizionet e tyre çlirimtare.

Për jetën e Jusuf Gërvallës është shkruar mjaft. Për te kanë shkruar edhe ata që e kanë njohur, edhe të tjerët që nuk e kanë njohur, por që janë hequr si njohës të jetës së tij biografike.

    Janë disa momente nga biografia  e Jusuf Gërallës që ende  nuk janë publikuar e qe kanë të bëjnë me talentin  dhe për hyrjen e tij në muzikës,  në botën e baladave të cilat Jusufi  i këndonte me kitarë, etj. Ndonëse kishte lindur në fshatin Dubovik të Dukagjinit, ku e kishte kaluar fëmijërinë, rinë e hershme Jusufi e kaloi në Pejë, duke banuar së bashku me gjyshen e tij. Qysh atëherë, pra kur ndiqnim  mësimet:  ai në gjimnaz, (nëse nuk gabohem) e unë e vëllau im Muhameti, në Shkollën e Arti në Pejë,  njiheshim nder vete, dhe qysh atëherë Jusufi e shfaqi dëshirën e tij për muzikë, konkretisht për kitarë. Mirëpo, sado që ky instrument e joshte, atë nuk e kishte. Rastisi në Pejë një autobus nxënësish nga Kroacia, apo nga një republikë tjetër e atëhershme, nuk më kujtohet me saktësi. Mirëpo, më kujtohet fare mirë që një nxënës e shiste kitarën e tij. Dhe, sa qel e mbyll sytë, Jusufi i gjeti paratë dhe u bë me kitarë. Atëherë u bëmë një trio: unë,  ritem-kitarë , Jusufi solo-kitarë, kurse im vëlla, se bashku me te, në duet, ua thonin këngëve meksikane dhe spanjolle që atëbotë adhuroheshin shumë nga të rinjtë. Puna me kitarë Jusufit  i shkonte mirë, por ai kishte një hall: i kishte gishtërinjtë e trashë dhe të shkurtër, kështu që nuk mund ta “kapte” dot “G-Durin” Porse me vonë i ra në fije, duke prekur telin e parë me gishtin tregues dhe të gjashtin me gishtin e madh. Në këtë mënyrë nxjerrte më lehtë akordin e dëshiruar. Në fillim  këngëtimit të tij muzikor, Jusufi e admironte këngëtarin italian Serxhio Endrigo, sepse kishte  zë të mugët, ngapak nostalgjik, të ngjashem me atë të këtij këngëtari të dalë nga festivali i kanconave italiane “San Remo, Dhe kur kant-autori ynë këndonte në gjuhen italishte këngën “La cultiva una rosa biancha” (Kultivoj një trëndafil të mardhë) me të cilën Endrigo u popullarizua, te behej se dëgjoje pikërisht atë. Jusufi e donte edhe filmin, e nga yjet e filmit, e admironte sidomos Hemfri Bogartin. Më vonë, Jusufi u orientua kah muzika klasike e ekzekutuar me kitarë. I pëlqente shumë aria “Kujtimi për Alhambrën,” e kompozitorit spanjoll, Fransisko Tarega. Mu për këtë iu mbush mendja ta perfeksionojë kitarën, të mësoj te luaj me nota, prandaj nisi të ndjek mësimet  tek  Selatin   Daci, i cili i takonte grupit të Shefqet Deçanit, në gjirin e të cilit (grup) vepronin intelektualet dhe patriotet e shquar   pejanë, gjithmonë të ndjekur dhe të burgosur nga pushteti.  Nuk e di i mësoi apo jo notat tek ky kitarist shumë herë i persekutuar dhe  i dënuar për veprimtari politike, por një gjë është e qartë, në shoqëri me te, Jusufi me gjasë u zgjua dhe mori rrugën të cilën e vazhdoi deri sa iku në amshim, i shituar nga plumbat gjakatarë.  
Për Jusufin thonë se “ishte zë  poetik, mjaft origjinal, personal dhe individual” kurse  poezia e tij trajtohet si “gjuhë thellësisht njerëzore, me një sensibilitet të stërholluar, që flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, butë” Mirëpo edhe ky zë  poetik edhe kjo gjuhë e butë, e ngrohtë thellësisht njerëzore, lidhet me konceptin e tij çlirimtar. Prandaj krijimtarinë artistike  të Jusuf Gërvallës, nuk e vlerësojmë drejt, nëse e privojmë nga ky koncept, apo komponentë, për të zbuluar diçka që nuk ka ekzistuar as në mendjen as në penën e Jusufit. Kjo imponon nevojën që mendimi letrar ( poetik, romanesk, dramaturgjik) i këtij korifeu që frymoi aq kombëtarisht, të rilexohen më thellë, me kujdes dhe me përkushtim më të madh, sepse  vetëm me një rilexim dhe ristudim të tillë, mund të mësohet për  thellësinë, gjerësinë dhe esencën e këtij mendimi. Themi kështu edhe për faktin se për artin letrar të Jusufit, ka interpretime të thëna (të shkruara) në mënyrë paushalle, Për veprën letrare të Jusufit nuk bën pra të jepen të dhëna  kuturu e të trilluara, e ai të ngritët stadin e gjeniut apo të  mbinjeriut.  Ky veprimtar, i artit,  kulturës dhe i politikës, në fakt, nuk ka nevojë për epitete, glorifikime e apologji, e as për  lamente e dafina, me të cilat stolisen mbretërit, Atij mjafton vetëm emri dhe mbiemri Jusuf Gërvalla,  e të kuptohet se është fjala për një  martir që hyri në radhën e kolosëve më të spikatur të kombit tonë, të cilët bënë shpirtin fidare, u viktimizuan  për lirinë, pavarësinë e Kosovës, për bashkimin gjeografik, e shpirtëror të kombit tonë.

Posted by Rugovapress in 11:43:03 | Permalink | Comments Off

Wednesday, January 16, 2008

Nga Pierre-Pandeli Simsia: “Hija e vetes” e Diana Seitaj

 ”Hija e vetes” e Diana Seitaj-t 
 

 Nga Pierre-Pandeli Simsia

Jam njohur edhe më parë me krijimtarinë letrare në prozë dhe në poezi të Diana Seitaj-t dhe, sapo më ra në dorë libri i saj i fundit, “Hija e Vetes” (Novelë) mendova të shpejtoj për ta lexuar menjëherë. Kjo shtysë, e menjëhershme, ishte, sepse e njoh tani penën, mendimet dhe imagjinatën e saj krijuese dhe e merrja me mend se çfarë do kishte prodhuar Diana Seitaj edhe në këtë krijim të ri të saj letrar, falë botimeve të saja të suksesshme, vitin që kaloi të dy librave në prozë dhe në poezi, “Pafajësia e largimit” dhe “Në krahet e një ëndre” të cilët u pritën dhe u vlerësuan nga kritika letrare .
Kjo është edhe ajo që duhet thënë që në fillim; pa kaluar ende një vit nga botimi i Seitaj-t i dy librave të saj, Diana del sërish para lexuesit me një  libër tjetër, “Hija e Vetes” (Novelë) edhe pse në sirtaret e saja presin “radhën” poezi dhe proza të tjera për t’u botuar.
Dhe, sigurisht edhe pse e kam lexuar krijimtarinë e Dianës më parë, nuk u zhgënjeva, ndërsa lexoja librin e saj të ri.
“Lexoje edhe njëherë”, të “thotë” autorja, pasi e ke përfunduar librin së lexuari me një frymë për herë të parë duke ndjerë emocionet e forta në vargun e saj dhe, sigurisht, duhet t’i kthehesh përsëri edhe njëherë nga e para për ta lexuar librin, me të cilin je “dashuruar” që në (shikim) leximin e parë, për t’i kuptuar edhe më thellë ato që, ndoshta të kanë “shpëtuar” gjatë leximit të parë, për ta kuptuar edhe më thellë autoren Seitaj në thelbin e mendimeve të të shprehurit të saj, në botën shpirtërore dhe komplekse ku të fut autorja me ngjarjet e trajtuara në libër.
Autorja Diana Seitaj si në krijimtarinë e saj letrare të mëparshme edhe në këtë libër prezantohet para lexuesit një mjeshtre, “magjistare” e fjalës, e rrjedhshmërisë së mendimeve në vargun e saj…
Përse të bën të mendohesh, të thellohesh shumë pasi e ke përfunduar së lexuari atë libër, duke i dhënë pikët maksimale të vlerësimit autores?!
Është subjekti i librit që ka zgjedhur autorja për t’a trajtuar në libër?! Rrjedha e ngjarjeve, loja e aktorëve të vendosur mjeshtërisht nga autorja në “Sheraton Theatre”? Dialogjet e personazheve kryesorë në libër Ana-Jani, Ana-Eno, Ana-Teto? … Marëdhëniet vjehër-nuse, mentaliteti i vjetër i Tetos, asaj vajze të dikurshme të brishtë shqiptare larguar nga Shqipëria pas luftës dhe vendosur në Nju Jork, tani një grua e moshuar, e cila, pa shkuar asnjëherë në vendlindjen e saj në Korçë, pa pasur asnjë kontakt me vendin dhe njerëzit e saj, rruan ende atë mentalitet të vjetëruar për vendin e saj të varfër, siç e ka lënë dikur, për njerëzit e saj…? Apo është shqetësimi i autores për plagën kombëtare ende të hapur, braktisja, boshatisja e Atdheut të saj nga bashkatdhetarët e shumtë për të gjithë ne ikanakët dhe thirrja e autores, vendosmëria  për t’u kthyer përsëri në Atdhe…?!
Të gjitha këto do t’i gjejmë në librin e autores Diana Seitaj “Hija e Vetes”:, të cilët, autorja i ka dhënë përgjigjen në fund të librit të saj “Dhe tingëllon kaq qesharake, Jani…, kur shumë prej nesh paraqiten me pretendimin naiv, se kanë gjetur këtu…, e kanë bërë të vetën dhe ndihen më të plotë, me atë ç’ka qenë e mohuar në atdheun e tyre. Kam prekur refleksione snobizmi edhe mbi gjumë të freskëta intelektualësh dhe pavarësisht si ndihesh, duhet të bashkëjetosh me të. Është vërtet një çmenduri! A nuk provokon ky ekzaltim…, kjo eufori kjo marramendje kombëtare me rrënjët brenda nesh, dëshirën për të reflektuar ndryshe? Jam e sigurt, se edhe ti do ta bëje këtë…”……. “Edhe pse e kemi të drejtën të kërkojmë diçka më të mirë dhe fatmirësisht më në fund mund ta bëjmë, kjo nuk do të thotë se mund të ndjekim çdo rrugë për të arritur qellimin. Dhe përse të mos e provokojmë këtë, së pari atje, në vendin ku patëm fatin të lindim? Apo tingëlloj disi naive para “artit politik” që ka ngjyrosur qenien tonë jashtë dhe brenda nesh…? Apo tingëlloj naive para bashkatdhetarëve tanë për t’u “shitur” tek fqinjët, vetëm se kjo ushqen interesat e çastit? Mund të jetë edhe kështu, por unë s’mund të shprehem ndryshe dhe ndiej se më duhet të kthehem…”
 
E veçanta në të gjithë librat e botuara nga autorja Seitaj është, se mungon emri i redaktorit të librit, mungesa e të cilit nuk ndihet aspak.
Diana është tepër e vëmendshme. Si në librat e parë të saj të botuara edhe në librin më të ri “Hija e Vetes” Diana Seitaj është vetë redaktore letrare e librit.
Kujdesja redaktoriale nga autorja ndihet gjatë gjithë leximit të librit. Kjo është edhe një provë e suksesshme për autoren Seitaj se mund të jetë edhe redaktore letrare në ndonjë krijim letrar të ndonjë autori tjetër, madje e suksesshme.
Libri “Hja e Vetes” ka 148 faqe dhe është botuar në Shtëpinë Botuese “ALBIN” në Tiranë, 2007
Libri është i ndarë në tri pjesë.
Arti grafik nga: Suela Bushkolaj
ISBN: 978-99943-48-18-0
 
Urime prozatore Diana Seitaj.
Ju faleminderit që na dhuruat të gjithëve një libër të ri i përshtatshëm për kohën që jetojmë…
 
Kush është Diana Seitaj
  
Diana Seitaj është lindur dhe rritur në qytetin e bukur në Korçë, në familje korçare me tradita patriotike dhe kulture, në Familjen Borova.
Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi pranë familjes dhe qytetit ku u lind.
Që në vitet e shkollës tetëvjeçare dhe të mesme ka qenë e dashuruar shumë pas Letërsisë. Në atë kohë, shtypi lokal i qytetit do të botonte herëpashere krijimtarinë e saj, prozë dhe poezi, të cilat ishin të pëlqyera dhe të vlerësuara nga lexues të shumtë.
Diana Seitaj jeton prej më shumë se një dekadë në Sh.B.A., Illinois me familjen e saj, bashkëshorti dhe dy fëmijët, djali dhe vajza.
  
Pjesë të shkëputura nga Novela “Hija e Vetes”
 
“… Çfarë është e mira dhe e keqja?”… pyet shpesh veten Eno. Jo të gjithë e vlerësojnë njëlloj, shtyhet më tej ai. Ndodh jo rrallë që e keqja t’i paraprijë zhvillimit mbi përpjekjen e ndërgjegjshme dhe të domosdoshme, për t’iu kundërvënë asaj, për ta izoluar në një formë të papërfillshme, deri në asgjësimin përfundimtar nëse do të mundim.
Sëmundjet e pashërueshme, si psh. fenomenet natyrore apo aksidentet fatale, mbeten një e keqe e përhershme, e cila nxit, provokon dhe orienton pozitivisht trurin njerëzor dhe në fund përcakton qellimin. Atëhere, mes tërë të këqijave, kush mbetet së fundi e keqja më e errët që nuk prodhon, veçse dhimbje, që nuk vlen për asnjë ndryshim, që vetëm shkatërron? – hyn më thellë Eno. Padyshim, përgjigjet subjekti, mbetet ajo që lind brenda nesh, ndonjëherë edhe nga diçka e vogël në dukje, e parëndësishme, e papërfillshme për sytë tanë, të aftë dhe të destinuar të shohim dhe të humbasim padrejtësisht pas shkëlqimit fals, mbetet ajo ç’ka prodhon varfëria e ekzistencës sonë.
Pavetëdija…, pikërisht, pavetëdija dhe vetëm ajo, do të përcaktojë deri në fund limitet e transformimit, si vatra e humbjes njerëzore. Dhe rrotull saj, vazhdojmë të ngrejmë hipotezat tona pafund, ndërtojmë ligje dhe murre të hekurrt, prodhojmë armët që ushqejnë edhe më urrejtjen dhe çmendurinë e botës ku rigjenerojmë vetveten dhe kjo, a do të ketë fund? Apo ndoshta edhe ky shkatërrim do të vlejë për të kuptuar se me sa përkushtim dhe forcë na duhet ta mbrojmë atë që ende s’kemi humbur?……………………..
…………………………………………………………..
  – Shpesh edhe pse e njohim zgjidhjen më pranë nesh, e refuzojmë të shtyrë nga motive paqendrueshmërie, nga neglizhenca, paqartësi apo dobësi të momentit…, shumë prej nesh i rrëmben egoizmi dhe tendenca materiale e turmës, Ana. Nuk kënaqemi asnjëherë me atë që kemi edhe kur kjo është e mjaftueshme. Prirja e përgjithshme njerëzore mbetet e dështuar brenda këtij vizioni.
  – Dhe ngrihemi mbi kënaqësitë e thjeshta të jetës, me pretendimin se do të na bëjë të lumtur, ajo që s’mund të bëhet kurrë e jona. Dhe justifikohemi duke thënë se jeta mbetet një ëndër pa fund… Kur jemi ne ata, që shtyhemi pa ditur ç’kërkojmë ndonjëherë! – e mbështeti entuziaste Ana………………………
…………………………….
  – Mbeti apo jo viktima të realitetit që pretendojmë se na imponohet në heshtje, në një mënyrë apo në një tjetër? – pyeti Ana, si të fliste me vete. – Kush i paraprin kësaj tendence?
  – Ne Ana…, vetë ne e krijojmë, pa kuptuar se kush do të ishte më e mira. Qajmë e qeshim, urrejmë e dashurojmë, vdesim dhe lindim, ndërtojmë po aq sa edhe shkatërrojmë, zbulojmë dhe groposim çdo ditë një pjesë të jetës, si viktima të së panjohurës…
……………………………………………………………
Nxitoi të ulej para pianos dhe pa u shkëputur ende nga ndjesia erëmirë, hodhi në pentagram notat e para të asaj dite të re, më pas të tjera e të tjera dhe dhoma e arkitektit u mbush me jehonën që shpërtheu e fuqishme dhe harmonike. Da larg kishte shkuar, sa gjatë kishte pritur për të zbuluar limanin ku do të ankorohej anija e saj. Dhe mbi shkëmbinjtë e bregut, hidhte dritë mbi shpirtin e një nëne, gëzimi në sytë e bukur të Redit…
Nuk pa si Eno hyri ngadalë, priti gjatë i mrekulluar pas shpinës së saj dhe doli pa i folur. Ishte kompozimi i parë midis dy botëve. I mallëngjyer, ai njohu dashurinë e vendit nga vinin. Ata tinguj, do të mbeteshin atje edhe pas largimit të Anas.
Fund

Posted by Rugovapress in 12:39:56 | Permalink | Comments Off