Monday, December 17, 2007

Nga Ndue Ukaj, Suedi

 Jeta e letërsisë

Ndue Ukaj

Është dhjetori i ftohtë  në Suedi. Ashtu sikurse në gjithë perëndimin, ky muaj karakterizohet me festime, shenja e simbole hareje të përgatitjeve për festat e Krishtlindjeve. Nga posta marr një letër rekomanduese. Nuk më pritet, nxitohem për në postë. Shoh mbishkrimin UNMIK dhe kuptoj se ka diçka nga Kosova. E hap pa frymë: është libri i
fundit i poetit Ali Podrmija “Gjumi i tokës” përzgjedhur nga Ideart në Tiranë. Në brendësi të saj gjendet një letër, e cila me emocionon. Vazhdimisht me gëzojnë librat të cilat më vinë nga miq të ndryshëm nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, e gjeti ku jetojnë shqiptar. Sapo kthehem në apartamentin tim, shfletoj nëpër libër dhe tendosem me mallin, atë
mall të pashoq që vetëm pena krijuese e Podrimjes diti ta shndërroj në art universal, ta përjetësoj përmes klithmave të realizuara artistike. Ali Podrmija e sforcon diskursin e tij poetik, duke harmonizuar të
bukurën e të këndshmen estetike me mallin dhe dhembjen, si topose të veçanta poetike. Nxitohem të lexoj disa cikle poezi, para se të nisem në mbrëmjen letrare të organizuar nga Stenza, një organizatë shkrimtarësh suedez që vepron në Malmö, në të cilin eveniment letrar do merr pjesë shkrimtari i madh suedez Stig Larsson, së bashku me disa
autorë të rëndësishëm të brezit të ri të letërsisë suedeze. Miku im Mårten Björk, i cili është kritik i letërsisë dhe shkrimtar, me çiltërsinë më të madhe më ka hapur dyert të përjetoj një pjesë të vlerave të kulturës dhe letërsisë suedeze, duke qenë pjesë e evenimenteve të rëndësishme letrare. Është dita e Shën Lucias, festë tradicionale suedeze që për nga rëndësia hynë në rrethin e ngushtë të festave suedeze. Salla ku zhvillohet ky eveniment artistik është e rregulluar me shije të hollë estetike. Ajo është e stërmbushur. Çdo kush duhet të paguaj një hyrje simbolike dhe kjo ka kuptimin e vet, sepse gjallëron dhe dinamizon jetën letrare. Aty ftohen shkrimtarë të mëdhenj që të prezantohen, të bashkëbisedojnë me lexues e kritik, aty debatohet për letërsinë, për qenësinë e saj, për tendencat e saj, për prirjet e reja artistike, për nevojën e avancimit të vlerave universale në rrafshin global, për sfidat e saj. Pjesëmarrës i disa aktiviteteve isha edhe unë. Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme, për të cilën gjë ka nevojë letërsia shqipe. Kësaj here në Stanza lexojnë poezitë e tyre Pär Thörn (poezia e së cilit
karakterizohet nga një bohenizëm specifik), Åsa Maria Kraft, Matilda Roos dhe Stig Larsson (i ftuar i posaçëm nga Stokholmi në pesëvjetorin e themelimit të kësaj qendre letrare). Aty paraqitet edhe artisti LT
Fisk me poezitë e tija të deklamuara mrekullueshëm me tingujt dridhmues të muzikës. Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk mungojnë debatet e shumëfishta për artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu hapësirave shqiptare, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj.
Komuniteti letrar suedez nuk është i kënaqur me letërsinë e tyre, me prirjet e tyre letrare, edhe pse kanë vërtet shkrimtar të mëdhenj. Ata kritikojnë, debatojnë me të madh, pa qejfmbetje, jo për të eliminuar
ndokënd, për të sabotuar a penguar, përkundrazi, për të stimuluar vlerat letrare. Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveniment, por edhe atë që konceptohet krizë e qenies së letërsisë, mendja me vajti tek libri i fundit të cilin e mora sot dhe shumë shkrimtarë të talentuar shqiptarë anekënd botës. Mu ravijëzuan shumë figura të
çmuara letrare, të cilat nuk e kanë mundësinë për të komunikuar e bashkëkomunikuar me lexues, kritikë dhe dashamirë të letërsisë. Për arsye të njohura e të panjohura. Mungon publiku, mungojnë organizimet,
mungojnë përkrahjet, pra letërsia shqipe ka një regjistër mungesash. Letërsia është dialog dhe vetëm si e tillë ka kuptimin dhe qëllimin e saj suprem. Pra, ajo jetën e vet e bën si dialog, si mesazh që
nënkupton receptuesin. Së këndejmi, thuajse gjithë kombet pajtohen se letërsia është kryefjala e kulturës, simbioza që ndërlidh kohë e histori, që pasqyron psikologjinë dhe zhvillimet njerëzore me gjuhën e
orakujve. Ajo i jep fizionomi një kombi.  Letërsia përjeton një krizë, dëgjohet anekënd botës, ndërsa për këtë
dukuri debatohet në Paris, Romë, Londër e qendra tjera të mëdha letrare. E, pikërisht për këtë temë nuk debatohet, apo debatohet vetëm  sipërfaqësisht në letërsinë shqipe, e cila vazhdon të bëjë jetë avarie, e pasistemuar, me qindra shkrimtarë që pikin si prej qielli brenda natës e vërshojnë pa asnjë shije artistike. Në mungesë të
qendrave letrare, instituteve për vlerësimin e letërsisë, debateve të mirëfillta, letërsia mbetet preh e diletanteve, sepse “vlerat” e tyre nuk debatohen, ato nuk seleksionohen, ato nuk ju nënshtrohen gjykimeve
kritike letrare, ato nuk zhvillohen në dialog me lexues e kritikë. Pastaj ngjet që të ashtuquajturit letrarë të “zhvillohen”, botohen, propagandohen nga klane të çuditshme, të lidhura me motive të ngushta
krahinore, lokaliste, që vetëm sa e sforcojnë primitivizmin dhe ngufasin hapësirën e letërsisë shqipe, e pengojnë të kalojë kufijtë krahinor, lokalist e ideologjik. Një ndër atributet themelore të qenit shkrimtar, padyshim mbetet
ndjeshmëria e lartë morale për përgjegjësitë, pikësëpari për fatin e letërsisë, pastaj për atë të shoqërisë në përgjithësi. Ky element nuk demonstrohet më opinionin letrar shqiptar. Këndejpari në letërsinë
shqipe vërehet një avari në pikëpamje të vlerave, të botimit e mbi të gjitha, vlerësimit. Këto tri komponentë i mungojnë kuadrit të përgjithshëm të letrave shqipe, i mungojnë promovimi i vlerave të njëmenda, sado të pakta qofshin ato. Shumë shkrimtarë të talentuar i “mungojnë” letërsisë shqipe nga tendencat klanore, lidhjet paraletrare
e pseudoletrare. Mungesa e komunikimit aktiv mes shkrimtarëve dhe lexuesit ka peshën e rënd, peshë që krijon distanca të panevojshme, të cilat më së paku i shpërbëjnë funksionit të letërsisë, mesazhit të saj
estetik. Pikërisht në  mungesë të këtij komunikimit, në mungesë të asociacioneve të shkrimtarëve, në mungesë të një periodiku të fuqishëm e aktiv letrar, kemi këtë avaz të pakuptimtë. Prandaj edhe shkrimtarët
e mirë, shpeshherë bien pavetëdijshëm preh e këtyre fenomeneve deformuese apo sorollaten mes kësaj krize që vazhdon te thellohet. Pozita e shkrimtarit shqiptar është  tejet e mjerë, ai i nënshtrohet një trajtim banal nga ana e shumë segmenteve shoqërore, është i papërkrahur, i pastimuluar, i anashkaluar, përkundrazi, lirisht mund
të themi shkrimtari shqiptar është i përçmuar, nga institucionet, nga mediat etj. Jeta kulturore e letrare mbetet larg të qenurit normale, ambienti letrar është i ngulfatur nga disa klane që kanë “privatizuar”
letërsinë, mundësia për të publikuar dhe për të botuar është e vogël, e më e keqja, mundësia për të debatuar është minimale. Prandaj edhe kemi kaq çalime në sistemin e vlerave letrare. Letërsia shqipe në vend
që të ec para, ka stagnu ar, të mos themi ka shkuar prapa viteve të fundit, në kohën kur atë e kanë vërshuar emra të shumtë, por që në esencë thonë pak ose aspak për esencën e asaj që është letërsi. Nëse
sot analizojmë një dekadë letrare, ta zëmë në Kosovë dhe kërkojmë të bëjmë një regjistër veprash të njëmenda letrare në zhanret poezisë, prozës, kritikës, objektivisht e kemi vështirë t’i gjejmë dhjetë tituj
reprezentativ që mund t’ia ofronim një kulture letrare tjetër, ta zëmë angleze, franceze, italiane, apo suedeze. Kjo për mendimin tim flet shumë. Ne vazhdojmë të vetknaqemi, të krijojmë idhuj të rremë, “shkrimtar të mëdhenj”, vepra të përkryera, e duke harruar parimin themelor të letërsisë, faktin se një vepër e mirë është e tillë sikundër në Prishtinë, ashtu edhe në Paris, Londër, Romë, Stokholm etj. Kjo implikon domosdonë që letërsia shqipe të transformohet, të
emancipohet, të gjejë forma të reja të shprehjes, të lirohet nga primitivizmat, nga glorifikimet e panevojshme që e ngufasin atë; ajo duhet të jetoj vetëm si art i së bukurës, i së këndshmes, i së dobishmes. Kjo është një gjendje e dhimbshme. Përvoja me mënyrën e promovimit dhe dialogut në letërsinë suedeze, mbetet një eksperiencë e
mirë, si model për të trandur sadopak komunikimin e munguar letrar, të stimuloj debate dhe të zhvilloj dialog me shkrimtarë, pse jo edhe më krijues të njohur botëror, për të cilën gjë ka aq shumë nevojë
letërsia shqipe. Vetëm në raporte krahasim më të tjerët, mund ta kuptojmë ku gjendemi ne. Kjo është një nevojë imediate e letërsisë shqipe.

Posted by Rugovapress in 16:29:24 | Permalink | Comments Off

Sunday, December 16, 2007

Nga RESHAT SAHITAJ

 

BEKIM FEHMIU, MIT DHE REALITET  

 

Bekim Fehmiu, është një emër pa të cilin nuk mund të shkruhet historiografia e filmit shqiptar. Eshtë një emër i cili la gjurmët e tij edhe në histrorinë e filmit europian dhe atij amerikan. Çuditërisht, Bekim Fehmiu një aktor me permasa botërore, nuk i la përshtypje asnjë regjisorit shqiptar!

Bekim Fehmiu la gjurmë të pashlyeshme në Holivud , aty ky mijëra e qindramijëra aktorë botëror ëndrrojnë të luajnë, madje edhe një rol episodik. Bekim Fehmiu që me talentin e tij artistik, po e mahniste botën e filmit botëror, në mënyrë indirekte iu pamundësua të kontribuonte në vendin e tij.

Në mënyrë perfide dhe kurrë pa e refuzuar ia pamundësonin të ndihmonte në kulturën e vendit të tij. Me metoda të sofistikuara Bekimit ia pamundësian të kontrubuonte aty ku babain e tij qytetarët tanë e kishin varrosur me flamurin kombëtar, me nderimet më të larta që i bëhën një patrioti duke e pasur parasysh rrethanat dhe shtërngesat policore serbe.

Gjurmet e Bekim Fehmiut do t’i gjejmë në Paris, në  qytetit e dritave dhe të kultures europiane. Këto gjurmë do na shpien në shtëpitë më të njohura filmike italiane  që emri i Bekimit po skalitej nga mjeshtrit më me renome të regjisë për t’u mos shlyer kurrë. E Bekimi e shikonte varrin e babait  ku eshtrave të tij po i bënë roje flamuri me të cilin populli e kishte mbështjellur si amanet gjeneratave të ardhshme se për flamur çdo gjë sakrifikohet. E shikonte i heshtur, në qetësi, dhe sikur ndërmend i sillej amaneti i tij. E Bekimi në heshtje po i gëzohej suksesit që po arrinte në botë. Në heshtje e përjetonte gëzimin dhe lumturinë. Në heshtje e digjte dëshira ta ringjallte babain vetëm për një çast që më të ta ndante kënaqësinë. T’i rrëfene për suksesin në Holivud. Vetëm për një çast t’i tregonte babait ku kishte arritur biri i tij. T’i  rrëfente për pengesat që kishte hasur, për intrigat që ia bënin, për rrugën e gjatë e të mundimshme që e kishte kapërcyer ,dhe pas të gjithave mënxyrave suksesin e kishte arritur. Ah, sikur vetëm një çast të ringjalles e ta shihte birin e tij që bota ia kishte lakmi! E Bekimi përsëri zhytej në thellësinë e mendimeve sikur ende kishte për të bërë, ende amaneti i babait i sillej në kokë. I zhytur në botën e vetë, nisej drejt Prishtinës. Dëshira  e tij ishte që të arrinte sukses me një film të prodhuar nga shqiptaret. Momente ideale. Fama botërore e Bekim Fehmiut cilitdo regjisor ia siguronte shitjen e filmit dhe njohjen ndërkombëtare të aktorëve e te ndonjë regjisori i cili kurrë nuk e pati këtë fat.

E Bekimi priste. Priste skenarist. Priste regjisorë. Priste oferta. Priste angazhim. Priti aq sa nuk duhej të priste. Bekim Fehmiu priti kotë. E në pritje kritiket e njohur botëror veç tjerash shkruanin: “Poashtu mund të shkruajmë faqe të tëra, që të flasim për lojën e shkëlqyeshme të Bekim Fehmiut, në rolin e Uliksit, një aktor që pak është parë në film. Do të jam i lumtur të ju ftoj, ta shikonit serinë televizive për të zbuluar serinë më të mirë televizive që kurrë nuk është realizuar gjë më tani” (Mario Guguére).

Krenoheshim me famën e Bekim Fehmiut Your browser may not support display of this image.

Sa të çuditshëm, e sa objektivë janë kritiket botëror?! Në superlativ flasin për lojë të mrekullueshme të Bekim Fehmiut, e dikund në botën e artit të një province heshtin pendat, por nuk heshtte populli. Me famën e Bekim Fehmiut, krenohej çdo shqiptar, por jo edhe disa penda të asaj kohe. Sa shumë populli kishte simpati dhe e adhuronte aktorin e vetë do ishte mirë sikur ndonjë gazetar të interesohej në statistikat e Kosovës, t’i numëronte e shenonte se, sa djali ato vite u pagëzua me emrin BEKIM?

Bekim Fehmiu ishte sinjifikim i suksesit edhepse në një shtet ku rëndonte robëria. Bekim Fehmiu ishte sinjifikim i bukurisë, i forcës, dhe i talentit për çdo shqiptar kudo që jetonte. Bekimi ishte sinjifikim edhe i krenarisë sepse secili shqiptar mburrej që ishte shqiptar. Bekim Fehmiu ia ktheji dinjitetin shqiptarit që deri aso kohe ishin mesuar tjerët të na trajtonin vetëm për punë të ërnda fizike dhe sharraxhinj.

E Bekim Fehmiu priste ofertën e një roli jetësor, që përmes emrit të tij të ndihmonte në radhë të parë vendin e tij e pastaj filmin shqiptar. Në pritje ai akumulonte role në arenën më të vështirë botërore në Çineçita (Itali), në Paramount, studion më të madhe të  Holivud , në Paris duke luajtur përkrah aktorëve gjigant të filmit holivudian dhe evropian. Bekim Fehmiu me shpejtësi të rrufeshme po e rriste famën e tij si aktor i denjë dhe shumë i talentuar aq sa mahniste kritiket dhe shikuesit botëror. Bekimi u shndërruar në mit për miliona e miliona spektatorë të botës, i cili mit, herë pas here po ecte rrugëve të Prishtinës jo si legjendë e gjallë, jo si një njeri mitik por me ecjen e tij u shkri me masën e popullit sepse kjo ishte dëshira e tij e zjarrtë.

Populli ynë që aso kohe ishte mësuar ta shihte Xhon Vejnin në filmat kauboj tani biri i këtij populli kishte filluar të luante edhe në filmat kauboj, me aktorët me të cilët kishte luajtur Xhon Vejni. Kishte përfunduar filmin “Kalimi nëpër shpellën e djallit” 1971, dhe pas pushimeve dëshironte të ndjente kënaqësinë dhe lumturinë ta ndante me popullin vet. Ecja e tij rrugëve të Prishtinës, e mahniste popullin, sepse nëpër këto rrugë me baltë e gropa po ecte Bekim Fehmiu, miti që kishte luajtuar filma njëlloji si Xhon Vejni, kishte luajturme yjet më prestigjioz botëror me Ava Gardner, Ornella Muti….

Pritja e gjatë dhe zhgënjimiYour browser may not support display of this image.

Shqiptaret, kur e shihnin Bekim Fehmiun, ndjenin befasi por edhe krenari. E Bekimi priste oferta dhe përsëri kthehej në arenën e konkurencës botërore që të luante në filmin “Liberté, mon amour!” 1973, bashkë me Klaudia Kardinale.

Sa më shumë që luante aq më shumë Bekim Fehmiut i rritej fama botërore e pas tij vraponin skenaristët duke i ofruar skenare nga më të ndryshmet që në filmin e tyre të ardhshëm ta venin emrin e Bekim Fehmiut, që ishte sigurim i suksesit. Në kërkim të shtimit të emrit të Bekim Fehmiu për film të tyre ishin edhe regjisorët e panjohur për t’u bërë të njohur, e të njohurit për ta siguruar vazhdimësinë e punës së tyre. Kështu Bekim Fehmiu do luan në filmin “Black Sunday, it could bi tomorow” 1977. (E diela e zezë”) me regji të John Frenkeinhemer  nder regjisoret më të njohur të Holivudit, sipas skenarit Thomas Harris.

Pas çdo filmi që e përfundonte, fama e Bekim Fehmiut rritej për të mos zbritur kurrë. Kjo ishte një tregues se Bekimi kishte arritur majat më të larta botërore të filmit. E Bekim Fehmiun e digjte dëshira dhe zjarri i vendit të tij dhe sikur në ëndërrë diçka po e nxiste që t’i ndihmonte filmit shqiptar. Nuk ishte pasioni ai që e cyste, por ishin fjalët e babait, që po prehej nën roje të flamurit dhe sikur nga ato cepa të grisur po ia percillnin amanetin e pathënë për së gjalli që atdheut t’i ndihmonte. Bekim Fehmiu nuk dinte në ishte ëndërrë se përpiqej t’i kapte fjalët që i vinin tinëzisht në thellësi të shpirtit.  Vraponte pas tyre e ato largoheshin e pastaj përseri i ktheheshin. Bekimi nuk e dinte nëse i vinin nga thellësia e varrit të babait apo nga thellësia e shpirtit të tij, sepse ato vinin tinëzisht të thekshme e të  frikësuara nga njerëzit e skenave të errëta, që i përcillnin edhe ëndrrat, edhe sukseset, edhe dëshirat… Nuk e dinte nëse ishin fjalë luetje apo vajtimi?! Ishin kërkesë apo dëshirë?! Ishte ëndrrë apo realitet. Ne Kosovë çdo gjë iu kishte bërë konfuz njeriut më të madh të filmit që kishte lind ky popull. Njeriut që ishte bërë simbol i tërë popullit e veçanërisht i djelmoshave të bukur shqiptar, të cilët filluan të luanin teatër edhe në rrugë, edhe në shkollë , edhe në punë …

Bekimi po priste, priti dhe dhe këto ditë më i zhgënjyer se kurrë më heret në jetën e tij me lot në sy deklaroi se po tërhiqej nga bota e filmit. Po tërhiqej nga pritja e kotë e një oferte serioze. Po tërhiqej nga bota ku në vend të vlerave ngritën antivlerat. Bekimi nuk e tha këtë sepse është aq i madh sa nuk e bënë ballë të pranojë një gjë të tillë. Nuk e tha këtë sepse ende respekton amanetin e babait dhe falmurit kombëtar, që ende në varr po i bënë roje e nga cepat e grisur e të përbaltur përmes erërave ia percjellin amanetin- kurrë mos hiç dorë nga populli.

Bekimi është i vetëdijshem siç janë të vetëdijshem çdo regjisor se për aktorin nuk ekziston mosha, dhe ai në çfardo moshe mundet të luajë. Aktori edhe të jetë në karrigë lëvizësse ka mundësi të luajë. Por, i lodhur nga pritjet e kota, më në fund jep deklaratë se po tërhiqet nga bota e filmit. Ai mund të tërhiqët por kritika e mirëfilltë e filmit tonë nuk do do të lejojë që emmri i tij të shuhet. Nese sot ka tendenca për ngecje, neser do te lindin gjenerata te reja që Bekimi për ata do mbetët legjendë, e për ne një legjendë që patëm nderin  të pinim kafe me të për t’iu dëshmuar fëmijëve të fëmijëve se Bekimi ishte yni dhe i tërë botës. Se Bekimi i takon miliona adhuruesve të tjerë, shikojeni emrin e tij të skalitur në enciklopedi botërore, në libra të ndryshme të filmit botëror dhe në “Dictionaire Visuel du Cinema Culte” (Fjalori Vizuel i Filmave Kult, janar 2007) Por, për Bekim Fehmiun në internet në gjuhen shqipe mund të gjejmë vetëm artikuj informativë e aty – këtu ndonjë artikull joprofesional.

Kontakt: Reshat80@hotmail.com

Posted by Rugovapress in 10:28:17 | Permalink | Comments Off

KAROLINA GECI, (Studente) – Trieste, Itali.

  LAPIDARI ME FLAMURIN SHQIPTAR

Na eshte bere si shplodhje qe na mbetet pas nje dite te ngjeshur me pregatitje per provime, pas asaj pjese

Deshmi konkrete te admirimit.jpg


kohe qe Internet duke hyre ne Albeuropa ku laxojme lajme te ndryshme nga vendi e diaspora, ne “Bota e
gruas” ku lexojme poezite e bukura te Blerta Tiranes, Alban Tartarit, Mimoza Kallfes, Engjell Koliqit,
Qefserese shume e shume bashke atdhetareve te tjere. Te pakten nje ore ne dite, jemi nje grup studentesh qe
lexojme keto shkrime duke bere komentet tona sigurisht e na eshte bere si diçka e domosdoshme dhe e
perditeshme. Ajo qe me shtyu te shkruaj sot,ishte poezia e poetes sone te mirenjohur Vitore Stefa Leka,
“Ne galerine me profilin e Dantes” qe kemi lexuar keto dy ditet e fundit.
Keto vargje me kthyen 3vjet me pare, kur erdha per here te pare ne Trieste. Tuneli qe natyra e ka gdhendur – siç thote poetja – si me dore kete profil te poetit te madh italian, Dante Alighierit eshte dhe pika e lidhjes rrugore
ndermjet Triestes e gjithe qyteteve te tjera te Italise apo Evrpoes. S’kisha as nje muaj qe kisha ardhur, kur me nje grup shokesh e shoqesh fendosem te kalojme fundjaven ne Venecia. Isha me e sapo e ardhura nga Shqiperia dhe bukuria e ketij qyteti romantik bregdetar po me magjepste me peisazhet e ndryshme qe me dilnin
perpara. Befas pa hyre ne tunel, me del perpara flamuri shqiptar dhe pa patur kohen te pyes, te gjithe ndaluan
aty. Shoket e shoqet e mi u drejtuan tek ai “tip” lapidari me flamurin tone ku ndodhej nje fotografi e
nje djaloshi 18 vjeçar, Gentur Lleshi rrethuar me 18 trendafila te kuq, si dhe fjale te shkruara:
“Te lutem mos e kthe fytyren! Mos i hiq syte nga kjo fotografi, mos e mbulo me dore foton e ketij djaloshi
te bukur sepse shuhen endrrat e tua, shpresat e tua, deshirat e tua, shuhet e gjithçka e bukur e shpirtit
tend.Para teje ndodhen duart e njoma me kallo, eshte pjekuria e parakohshme, eshte endrra qe pritet, ketu
ndodhet nje nga ata qe i hipen anijes se shpreses se madhe e uvra aksidentalisht ne pune.”
S’munda ta lexoj deri ne fund se nje lemsh m’u mblodh ne gryke… fjalet e meposhtme “vrare aksidentalisht
me 2 tetor 1992, po me rrotulloheshin perpara syve. M’u afrua Eda.
-Karolina a deshiron te shohesh diçka te çuditeshme??Shiko profilin e Dantes ne te dale te tunelit, kur
triestinet kalojne aty i bien tri here burise pasi u sjell fat per udhetimin qe jane nisur.
Kur vuri re qe une s’po levizja, vazhdoi: – E po ke te drejte ti, vjen per here te pare ketu. Ne
vitet e para kur prisnim e percillnim njerez tek trageti, shikonim dhe arkivole qe i dergonin ne
atdhe,pa dike qe i percillte e pa dike qe i priste….E tmerrshme!!! Mos harro jane vitet e para te “90, vendi atje i shkaterruar mezi po perkembej e ne te ikurit,
d.m.th prinderit tane se ne ishim akoma te vegjel atehere, ishin ende te pastabilizuar e konfuze….megjithate ajo pamje e arkivoleve….ç’te them!!! Mbaj mend teta Vitoren, mamane e Mikelinos ti e njeh, organizoi nje ceremoni te thjeshte me disa shqiptare te tjere per percjelljen, pas vdekjes tragjike te ketij djali qe po kthehej me leje ne shtepi, punonte duke vjele rrushin, duart gjithe
kallo, o zot! Sapo kishte mbushur 18 vjeç. Teta Vitore, ose siç e quajne dhe Nene Tereza nga ndihma e
madhe qe u ka dhene shqiptareve ne emigracion se bashku me piktorin nobelist z. Masrus Imani, donin te
ngrinin nje lapidar si simbol i te gjithe te reneve jashte atdheut qe dhe i nderruan faqen atij vendi me
ndihmen e kraheve te tyre duke “lene kockat ketej”. Zgjodhen pikerisht kete vend qe eshte dhe si vend
pushimi ne menyre qe njerezit qe ndalojne ketu, te mund te shikojne dhe lapidarin tone. Ne fillim vinin
shume njerez, ishte dhe kurioziteti per kete flamur te panjohur. Nje dite kemi gjetur dhe nje kurore nga
vellezerit kosovare qe ndodhen ne Graz te Austrise. Ka shume shqiptare qe vijne nga Evropa apo Italia e
veriut, qe mos qendrojne perpara ketij lapidari duke lene dhe mendimet e tyre me shkrim, si dhe i shikon.
Me vone dhe per mua u be diçka e zakonshme ndalesa aty, sa here qe dilnim jashte qytetit, tek lapidari i
ngritur nga kjo zonje e madhe dhe pse nuk ka permasat e nje lapidari, eshte kthyer ne nje simbol ne kujtim
te atyre qe kane humbur jeten neper bote. Por ketij lapidari te vogel me aq vlera te medha, i jane shtuar
fotografite, aty: Dritan Berberi, 24 vjeç vrare aksidentalisht ; Lulzim Nevzati nga Gjilani, vrare
aksidentalisht ne pune. Aty çdo here nderrohen lulet nga motra e vellezr te panjohur.

Deshmi konkrete te admirimit.jpg
283K View Download
Kujtime shqiptare ne zemer te Italise.jpg
338K View Download
Posted by Rugovapress in 10:09:19 | Permalink | Comments Off

Friday, December 14, 2007

Nga Halil HAXHOSAJ; Poeti Hasan Hasani

 GJAKOVA NË KRIJIMTARINË LETRARE TË HASAN HASANIT 

Hasan Hasani është emër i njohur në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Madje emri i tij është i njohur në disa fusha të letërsisë sonë si poet, tregimtar, publicist, romansier e deri te përpilues i leksikonit të njohur të shkrimtarëve shqiptarë që nga Buzuku e deri me sot. Po ashtu opusi letrar i Hasan Hasanit përfshinë një vëllim të madhe veprash duke filluar prej veprave me poezi, tregime, romane, publicistikë, etj. 

 Shkrimet e para i bëri qysh kur ishte nxënës i shkollës fillore, ndërsa vjershën e parë e botoi më 1965 në revistën letrare “Jeta e re”, kur i kishte mbushur 18 vjet dhe kur ende ishte nxënës i bankave të shkollës Normale të Gjakovës. Si nxënës i kësaj shkolle ishte ndër anëtarët më të suksesshëm të Grupit letrar “Afërdita”, të cilin e udhëhiqte poeti i mirënjohur Din Mehmeti, që ishte profesor në këtë shkollë. Pas dy vjetësh prej botimit të vjershës së parë, Hasani botoi edhe përmbledhjen e parë me poezi “Krojet e bardha”, më 1967, kurse në vitin 1969 i botoi edhe dy vepra poetike: “Dallgët e vërrinit” dhe “Dy legjenda”. Është e rëndësishme të thuhet se në këtë vit regjistrohet në Fakultet në Prishtinë dhe punoi në redaksinë e gazetës së studentëve “Bota e re”. Por ai nuk e ndali kurrsesi aktivitetin letrar, sepse vit pas viti jo vetëm që shkruante por edhe botonte vepra letrare në poezi, prozë, etj.

 Tematika dhe gama e interesimit letrar të Hasan Hasanit në fillimet e krijimtarisë letrare është e ngulitur në ngjarjet më të rëndësishme të kohës dhe të historisë së popullit nga treva prej nga vjen. Kështu, pena e tij dhe muza e frymëzimit ishin të ngjyrosura me përjetimet artistike të njeriut të kësaj treve. Andaj, nuk është aspak e çuditshme pse ky autor që në fillim do të shkruaj për vendlindjen, luftën, emancipimin, lirinë, jetën e re, Dushkajën, Gjakovën. Gjakova është një gurrë e pashtershme frymëzimi për vargjet poetike të Hasan Hasanit. Qyshë në fillim të krijimtarisë së tij ai shkruan vargje për Gjakovën. Madje, këto vargje janë një dëshmi se ai është njëri ndër krijuesit tanë më të mirë në përkushtimet që i bën Gjakovës, njerëzve të saj, trimave, trimëreshave, dëshmorëve, heronjve, luftëtarëve të paepur, etj. Ai shkruan vargje përkushtuese për Bajram Currin, Emin Durakun, Dyl Tahirin, Ganimete dhe Abedin Tërbeshin, Hysni Zajmin, Shani Nushin etj. Por edhe për dëshmorët dhe luftëtarët e luftës së fundit çlirimtare të Kosovës dhe të Gjakovës ka shkruar vargje dhe vepra Hasan Hasani. Bile vepra më kapitale e kësaj kohe është “Dëshmorët e Dukagjinit” ku janë përfshirë shkrime për të gjithë të rënët e kësaj treve në luftën e fundit. Po ashtu shkroi edhe veprat “Abeceja e UÇK-së” dhe “Shqiponjat e Jabllanicës” ku shkruhen vargjet më të bukura për trimat e UÇK-së, për dëshmorët dhe luftëtarët si dhe për ata që nuk kursyen asgjë, madje as jetën për lirinë e Kosovës. Dhe thënë me gjuhën e statistikës, ky shkrimtarë i ka shkruar më se 1500 vargje poetike, për Gjakovën, dhe shumë faqe të tjera të prozës, tregimeve dhe publicistikës.

 Krijimi i parë me këtë tematikë është poema “Baladë për Plakun e maleve” kushtuar Bajram Currit.  Poema është botuar në revistën letrare “Jeta e re” numër 1 në vitin 1967. Ajo përbëhet prej pesë pjesësh me vargje monokolonë me rimë. Vargjet janë gjashtëmbëdhjetë rrokeshe dhe po ashtu janë të renditura në formën e monokolonës pa ndarje në strofa. Madje mund të konstatohet se ky është varg i formës naimiane të veprës “Bagëti e bujqësia”. Poema është e mbështetur në të dhënat historike të vrasjes së Bajram Currit në Shpellën e Dragobisë. Në të poeti përdorë edhe vargje të këngës popullore që inkuadrohen mrekullueshëm. Madje kjo formë e vargjeve veç sa e ngjiz dhe e shtreson edhe më thellë përjetimin dhe figuracionin poetik. Kështu, trimi Bajram Curri, nga pena e Hasanit duket po aq madhështor, trim dhe i paepur mu sikur në këngët popullore dhe në kujtesën e popullit. Kësaj figure emblematike të Gjakovës, poeti do t’i kthehet prapë në vitin 1980 duke e përpunuar baladën për të. Ai tash e shkruan një kurorë sonetesh me titull “Baca i Dragobisë”, ku secilin prej soneteve e titullon dhe në fund edhe sonetin e pesëmbëdhjetë e quan Magjistral. Ndërkaq soneti i katërmbëdhjetë “Roje i bëra, në gjumë dremitëm” është një krijim lirik, i cili shpirtëzohet me ndjenjën dhe përjetimin figurativ të poetit për këtë figurë të madhe tonën.. Madhështisë së tij i falin nga diçka: guri, shpella, gurra, pisha, lulja, gështenja, Dragobia, dielli, Shkëlzeni, Valbona dhe toka edhe atëherë kur “Bleron bjeshka dhe zbardh bora n’Dragobi”. Në fund të kurorës është shënuar data 1967-1977, ndërsa kjo është botuar në vëllimin poetik “Idhuj adhurimi” më 1998. Të dyja poemat kushtuar Bajram Currit janë poemë me subjekt të caktuar, i cili paraqitet në fillim të saj dhe mishërohet me krijimin poetik dhe figurativ duke frymuar dhe reaguar si subjekt lirik i saj.

 Ndërkaq, Hasan Hasani, poezinë përkushtuese për Gjakovën me titull të njëjtë e shkroi në vitin 1980 dhe e botoi në përmbledhjen “Uanazëforta” në vitin 1984. . Edhe ky përkushtim është një krijim në formë të poemës dhe përbëhet prej 10 pjesësh dhe 123 vargjesh. Secila pjesë e poemës ndahet në strofa që kanë nga dy vargje katërmbëdhjetë rrokeshe me rimë AA. Duhet potencuar se në fund të secilës pjesë është vetëm një varg, i cili, mbase është shprehje poetike e ngjizur dhe e skalitur figurativisht e mjeshtërisht nga poeti Hasan Hasani. Këto dhjetë vargje, mbase sinjifikojnë atë për të cilën poeti krijon dhe ajo është Gjakova  artistike. Por, kjo anë nuk duket formale, madje as e shkëputur, por bashkëjeton në simbiozë me Gjakovën reale, me Gjakovën e kohës në të cilën jeton dhe krijon poeti Hasan Hasani.  

 Poeti nuk e ndal këndimin për Gjakovën, por atë e shtrinë edhe më thellë në histori të reja të saj. Si çdo krijues tjetër edhe ai është vizionar për fundin e një shekulli dhe fillimin e një të riu. Përendemi i shekullit XX për Gjakovën ka domethënie tragjike. Ndërsa fillimi i shekullit tjetër vjen me rreze dhe dritë tjetër të diellit të Gjakovës.  Shekulli XX perëndon pas hijes së vet duke e hëngër dhe duke u ngulur në vetveten  e tij, por duke përfunduar me vargun “Shekulli XX po i sjell këngëfitoret e veta!”. Këto këngëfitore bëhen edhe më të praruara në fillim të shekullit XXI kur Kosova e pret krahëhapur fitoren e lirisë të pritur me shekuj. Kjo liri skalitet me gjakun e derdhur të trimave të UÇK-së. Ata janë trima, sypatrembur, hero, viga, bij të shtrenjtë të atdheut. Ata janë farkues të jetës së re që po lulzon në Kosovën e çliruar.

 Figura e Gjakovës në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit vjen gjithnjë duke u shtrirë në gjerësinë dhe në thellësinë e vet. Ajo nuk është e ngurtë, madje as e tkurrur, por frymon, rrezaton, shkëlqen dhe merr figuracion tjetër. Madje, kjo figurë nuk është e ndalur vetëm në një dritare të një kohe të historisë, por ajo hapëron horizonteve të jetës, marshon shtigjeve të lavdisë historike, por edhe të tragjedisë së saj. Të gjitha këto, pena krijuese e shkrimtarit Hasan Hasani di t’i skalisë, di t’i latojë, di t’i gërshetojë dhe di t’i paraqesë ashtu siç e ka merituar dhe ashtu siç e meriton edhe sot Gjakova. Andaj, Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit është një simbiozë e jetës së saj në realitet dhe në poezi.

Posted by Rugovapress in 20:00:55 | Permalink | Comments Off

Thursday, December 13, 2007

Nga Mr.sci.Flori Bruqi

 TENDEROMANIA NË KOSOVË

Mafia e krimeve ekonomike punon në organet zyrtare të Kosovës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës nga një firmë kosovare blene klor të kontaminuar-radiaktiv.

-Firma “ Agrointernational “ nga Fushë Kosova fiton tenderin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për blerjën e Klorit të Kontaminuar më rreze radioaktive nga Fabrika serbe “Zhupa” Krushevac.

Prishtinë,13 dhjetor.-

Firmat prestigjioze “Flomed”,”Intermedia” dhe “Medinter” nga Prishtina kanë konkuruar kohë më parë për” FURNIZIM MË KLOR”( klori përdorët për dezinfektim të ujit të pijshëm) në Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Operatori ekonomik ,firma prestigjioze “FLOMED” nga Prishtina ,më datën 12.12.2007 rrefuzohët nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ,nga njëfarë kryesuesi I Panelit Shqyrtues,KRPP,z.Nexhat Shabani dhe se i LEJOHET AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË PRISHTINËS ,të blejë Klorin e kontaminuar të Fabrikës “Zhupa :Krushevac ,firmës kontraverse “AGROINTERNATIONAL”nga Fushë Kosova .

Komisioni prokurues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës(Ali Godeni,Arben Sylaj dhe dr.Ali Reqica)I mundësuan edhe më pare firmës “Agrointernational “ nga Fushë Kosova ,të shes Klor të radiaktivizuar serb. Pas ankesës së operatorit ekonomik “Flomed” nga Prishtina,në Zyrë e KRPP-së , se operatori “Agrointernational” ka futur pas 34 ditëve (dokumentacion shtesë) të lëshuar për preparation “ IZOSAN G” të prodhuesit “Veterina”Zagreb ,nga Inspektorati sanitar i MSH.

Faktikisht “Flomed”-i kishte konkuruar më preparation “Safe Granulat”(prodhues Shülke-Mayr”-Hamburg)gjenerikisht i njajtë më prepartin “IZOSAN G”(të future si dokumentacion pas 34 ditëve në dosje të tenderit të ANP).

Operatori ekonomik “Flomed”nga Prishtina lidhur më parregullësitë e Komisionit Prokurues të ANP ankohet më të drejtë në KRPP, mirëpo “eksperti” e sajë Nexhat Shabani ,lejon ANP ,që operatorit ekonomik “Agrointernational “ nga Fushë Kosova,të bëjë furnizimin më Klor radioaktiv,ngase preparati IZOSAN G nuk ka qenë në dosje të tenderit deri më datën 5.10.2007.Kësoji eksperti i KRPP-së edhe kësaj radhe lejon shkelje të ligjit ,pasiqe firma fituese si ANP falsifikojnë dokumentacionin tenderues,për çka nëse ka ligjë në Kosovë,duhët të merreshin më këto punë kriminaliteti ekonomik,prokuroria dhe gjyqi,pasiqë edhe “Agrointernationali”, “ANP”-ja dhe KRPP-ja dëshirojnë që të kontaminojnë ujin e pijshëm më Klor nga Zhupa e Serbisë!!!

Lëshime të tilla skandaloze ka bërë edhe mëherët eksperti i KRPP-së,kur një firme i lejon të bëjë furnizimin e një Spitali më pejë kirurgjikë për kafshë,në vend të pejve kirurgjikë për njerëz!!!

Çka është edhe më skandaloze eprori i këtij eksperti (ILJAZ DULI,tash drejtor i KRPP-së) 6 vjetë më parë UNOPS-it të Prishtinës(Jorge Giligani shef i UNOPS-it dhe dr.Hani Vuori,
sekretar ekzekutiv i MSH) i mundëson blerjën e 6000 litrave alkool medicinal 98% nga “MISSIONPHARMA” daneze për 360.000 marka .

Pra, “ekspertët” e KRPP-së janë të njohur mire për allashvereshe tenderuese!

Kësaj radhe ata mundësojnë importimin e Klorit radiokativ nga Serbija.

Vallë a ekziston njeri i gjallë në MSH që i lejon importime të tilla ,njerëzve që shesin dushk për gogla apo mos vallë është edhe në ANP shpërlarja e parave siq bënë sivjet edhe KEK-u më Tenderin e DDD-së ,ku fitues u shpall firma “DDD exterminator “ e dr.Lulzim Katanollit,që asgjë s’ka bërë më DDD-në në KEK,përpos shpërlarjen e parave në kohën e duhur pa mbytë asnjë “mizë”,bumballë apo minjë në KEK…

Dhe krejt në fund lirisht themi se mafija e krimeve ekonomike është në institucionet më të larta të Kosovës.

Dhashtë zoti që ketë mafi institucionale ta zhbijë nga faqja e dheut Qeveria e re e Hashim Thaqit!!!

Mr.sci.Flori Bruqi

Posted by Rugovapress in 20:48:36 | Permalink | Comments Off

Nga Baki Ymeri, Bukuresht

 

Diaspora aktive
Shqiptari i Bukureshtit në funksion të afirmimit të vlerave shqiptare
Këto ditë, dolën në dritë dy numra të revistës Albanezul / Shqiptari, periodik i bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisëe.  Shqiptarin de fakto e ka botuar për herë të parë kryeveterani i veteranërisë shqiptare, korçari i Bukureshtit, Nikolla Naço, qysh para 100 vitesh, kur delte si e përjavshme me artikuj në të dy gjuhët (1888-1903), duke patur një përmbajtjë të theksuar me karakter kulturor dhe patriotik. Nikolla Naço botonte artikuj për Kosovën dhe pansllavizmin që vjente në Kosovë „me shkrepsën në xhep”, duke e konsideruar Serbinë si Dhelpra e Ballkanit, e cila tentonte qysh në atë kohë (1889) ta gëlltisë tërë zonën meridionale, që nga Kosova shqiptare e deri në brigjet kroate të Dalmacisë. Shqiptari si seri e re del që nga viti 1993, në sajë të kontributit madhor të prof. Dr. Xhelku Maksutit, historian rumun me prejardhje shqiptare.
Nga përmbajtja e dy numrave të fundit, shquhet artikulli i filoshqiptarit Tiberius Puiu mbi Kosovën si viktimë e ekspansionizmit serb (Çka dinë rumunët për shqiptarët e Kosovës). Në këtë konteskt bëhet fjalë për fatin e Kosovës me atë të Republikës së Moldovës, e para ish/koloni e Serbisë, e dyta plaçkë e gëlltitur nga Rusia. Në numrin e parë (118/2007), jepet rumanisht artikulli i prof.dr. Xhelku Maksutit me titull Românii, aromânii ºi Independenþa Albaniei (Rumunët, arumunët dhe  Independenca e Shqipërisë), me moton: Duke e përforcuar kombin shqiptar, Rumania e përforcon vetveten ngase fati i kombit rumun dhe kombit shqiptar ështe përjetë i përbashkët. (Dr. Shunda, fragment nga fjalimi i mbajtur në Kongresin Shqiptar të Triestës, 1913).
Në vazhdim  jepet reagimi i kryesisë së Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë me titullin Çka solli prezenca e një joshqiptari si deputet në emër të minoritetit shqiptar, një kronikë për bashkëpunimin e komunitetit me ambasadën e Shqipërisë në Bukuresht, një artikull mbi librin e Valeriu Butuleskut në gjuhën shqipe (Lulet e përjetësisë), dhe një listë me anëtarët dhe veteranët e komunitetit shqiptar që kanë ndërruar jetë ndërmjet viteve 1990-2007.Detajet
Mbylle
        Në numrin dedikuar Ditës së Flamurit (119/2007), jepet në të dy gjuhët artikulli i ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht, zt. Dashnor Dërvishi (Shqipëria në 95 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë). Këtë numër e dinamizojnë një portret mbi prof. Xhelku Maksutin (Dalaj Lama i shqiptarëve të Rumanisë), një shkrim mbi romanin e Besnik Mustafajt (Verë pa kthim, i përkthyer nga Luan Topçiu), një cikël me me poezitë e Demë Topallit në gjuhën rumune, fotografi të ndryshme dhe rubrikat, Prezantime shqiptare lidhur me komunitetion shqiptar të Rumanisë dhe diasporën shqiptare në shtypin shqiptar,  Prezenca shqiptare në gjuhën rumune, dhe Lajme, mirënjohje dhe konsiderata.
Me gjithë intrigat e huaja kundër kombit shqiptar dhe makinacionet makiaveliste të shtrigave të internetit që e kanë zgjedhur shpifjen, fyerjet dhe indoktrinimin e rinisë shqiptare me përçarje fetare, revista Shqiptari tenton afrimin dhe afirmimin e kombit shqiptar të të gjitha feve dhe të të gjitha trojeve, duke i dhënë prioritet Kosovës, vlerave kulturore rumune dhe komunitetit shqiptar të Rumanisë, ngase i vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët  përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar. Të dy numrat e Shqiptarit përmbyllen me përgëzimin e përzemërt: Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë u uron shqiptarëve ngado që janë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2008! (Baki Ymeri, Bukuresht)

Posted by Rugovapress in 09:40:16 | Permalink | Comments Off

Wednesday, December 12, 2007

Enver S. Morina, interviste me Reshat sahitaj

 

Intervistë për BOTA SOT,  e hënë 3 dhjetor 2007

INTERVISTË ME RESHAT SAHITAJ SHKRIMTAR DHE  NJËRI NDËR TRE BASHKËPUNETORË TË ENVER HADRIT


 Kam filluar të bindem se e mërkuera është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Asesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit 

Bota Sot: Nëse kultura, krijimtaria artistike është realitet në vete (dhe jo për vete), nëse tradita është trivializuar fatkeqësisht deri në paskajshmëri, se kultura, historia (në kuptimin e të “mbeturës” alias trashëgimisë) dhe “vepra krijuese artistike” është “gllabëruar” nga një art ta quaj kushtimisht të TETI- n apo hermafrodit, është fjala për internetin (@), si e konceptoni nocionin apo raportet mes kulturës për karshi traditës, kritikës dhe teknikës?

RESHAT SAHITAJ: Kjo pyetje e don një përgjigje më të gjërë, por unë do përgjigjëm konçiz dhe shkurt. Tradita, historia dhe kultura respektivisht ne rastin konkret krijimtaria letrare, janë të lidhura ngushtë dhe njëra pa tjetrën nuk mund të ekzistojnë. Fatkeqësisht disa nga krijuesit tanë i kanë harruar ose eliminuar traditën dhe historinë duke shpresuar se mund të lënë gjurmë në krijimtari kulturore. Ne fakt çdo krijim artistik me përmasa botërore mbeshtetët në këto baza dhe mbi këtë bazament krijojnë vepra monumentale siç kemi rastin e Isamil Kadaresë me “Prillin e thyer”. Sa i përket anës tjetër të “gllabërimit” nga interneti @, ky është një problem ndërkombëtar që i ka shqetësuar shtepitë filmike, shtepitë botuese etj, dhe ka ndikuar që librit t’ia zvogëlon lexuesit, mirëpo interneti nuk ka të bëjë asgjë me “gllabërim” të kualitetit. Andaj, shtepitë botuese,filmike, po përpiqën që t’i përshtatën internetit e jo interneti atyre. Interneti nuk dëmton veçse qytetarëve ua lehtëson veprimtarinë kështuqë lexuesi nuk ka nevojë të dali për të blerë gazetën,librin por atij i ofrohet në banesë. Edhe ne në Kosovë, internetin  nuk duhet shikuar ne prizmen e “gllaberimit” por si një avancim teknologjik i ardhmërisë.  
 
 Bota Sot: Burimet dhe materiali prej nga i merrni për shkrimin e veprave fiktive? Fillimet e të shkruarit, frymëzimi, ndikimet, redaktimi, personazhet, “zakonet” tuaja të të shkruarit?

RESHAT SAHITAJ: Unë asnjëherë nuk e kam munduar vetën që të shkruaj tema të “mëdha”, siç pretendojnë disa krijues, sepse nuk ekziston temë e madhe dhe e vogël. Asesi!Secila temë është e madhe por varësisht si krijuesi i qaset,si krijuesi e shtjellon, si krijuesi futet ne botën psikologjike të personazhit…

Tema e romaneve te mia është e thjeshtë por dalë nga dalës ajo lexuesin e tërheq duke e shpie labirinteve herë më pak të ndriçuara e herë të errëta për ta shpie në pjesën ndriçuese të cilën lexuesi e ka pritur ose nuk e ka pritur. Në një prej romaneve të mia ku përshkruhet dashuria e dy të rinjve lexuesi gjatë leximit ka dëshirë që djaloshi ta puth vajzën por krijohen asi kushte që vetëm pas 60 faqeve dy të dashuriarit bashkohën. Tash po rikthehemi të Umberto Eco, i cili thotë se nuk është tregim i mirë nëse e përshkruajmë dashurinë e dy të të rinjve duke u puthur ne një lulishte por ne një vepër artistike pritja/vonesa është ajo që lexuesin e përfiton. Sa i përket ndikimit tim në letërsi disa kritikë kur shkruajnë për romanet e mia thonë se jam i ndikuar nga Paulo Coehlo, disa tjerë thonë nga Tolstoi, ka tjerë që thonë nga Markesi, unë nuk e di ndoshta nga leximi i shumë romaneve secili ka ushtruar ndikim të unë. Gjatë shkrimit nuk kam ndonjë orar të caktuar por fillimin e çdo vepre time e filloj ditën e mërkurë.

Bota Sot: Pse pikërisht të merkurën e jo një ditë tjetër?!

Reshat Sahitaj: Secili njeri ne botë është supersticioz por kur gjërat përseritën pa qenë ti i organizuar dhe pa dijeninë tënde këto shnderrohen ne obsesion ose në bindje. Ne rastin tim kam shumë gjëra që në fillim nuk u kam kushtuar rëndësi por me kalimin e kohës dhe me përseritjen e fenomenit kam filluar edhe të bindem se e mërkuerja është ditë që me siguron sukses dhe ndoshta edhe vdekjen. Në fëmijëri nëna me thoshte se të merkuren kur kisha lindur ajo ishte gëzuar dhe kjo ishte asgjë për ato kohë. Më vonë në rini pa asnje përgatitje në një orë letrare që kishte organizuar Frrok Kristaj në Zym me 1973, u takova me Beharën dhe prej asaj kohe jemi bashkë. Prej tre fëmijëve që i kam secili ka lindur ditën e merkurë dhe këtë gjë unë nuk e kam planifikuar. Ka edhe shumë raste të tjera të lumtura dhe të rëndësishme që më janë realizuar ditëve të mërkure. Kështuqë kurrë unë nuk e filloj romanin tim tjetër ditë.  

Bota Sot: Filozofia e studimit të letërsisë ka shkuar në një rrjedhë kontinuitive: Shkrimtari, autori, krijuesi- vepra- lexuesi, recepienti,  pranuesi. Çast nga ndonjë “përplasje”, mbresa që nuk do t’i harroni kurrë, apo, që mund të shërbej për gjeneratën tonë dhe për të ardhmen? Dhe për lexuesit e gazetës “Bota sot”?

Reshat Sahitaj: Ky kontinuitet qe e thuani ju është i pashmangshëm. Shkrimtari krijon që vepra e tij të gjej impakt të lexuesi e që ky ta pranon atë rrëfim të shkrimtarit si një ngjarje që e ka përjetuar ose që do ta përjeton. Në të kundërten kur lexuesi nuk do e gjen veten shkrimtari dështon. Mbresa që nuk mundem t’i harroj kurrë kam perjetuar kur lexuesit që kurrë më heret nuk i kam parë më kanë ndalur në rrugë, në vetësherbim, në plazh etj dhe m’i kanë rrëfyer mbresat e tyre gjatë leximit të romanit tim. Kjo është kënaqësi për autorin.  Gjermë tani, asnjëherë nuk më ka rënë të kem “përplasje” lidhur me krijimtarinë letrare, por përplasje në veprimtarinë atdhetare po.  
 

Bota Sot: Ju , Gani Azemi dhe Behare Rexhepi jeni ndër bashkëpunëtoret më të ngusht të Enver Hadrit, si ka mundësi që të keni edhe “përplasje”?!!

Reshat Sahitaj: Pikërisht këtu qëndron edhe enigma. Në kohën kur ne kemi vepruar për sensibilizimin e çeshjtës kosovare, disa janë marë me gjëra tjera dhe kurrë me ne nuk kanë pasur guximin të pinin një kafe. Njerëzit që kurrë ne jeten e tyre nuk kanë bërë një punë edhe më të vogël kombëtare e biles as nuk janë marrë me shkrime tash shkruajnë libër për biografinë e Enver Hadrit, jo për ta ngritur punën e Enver Hadrit, por për ta zhvelërsuar dëshmorin që Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova e dekori veprimtarinë patriotike të Envetr Hadrit. Nuk mund të mblidhen opinione të disa rrugaçëve, të disa të dehurve dhe kategorikisht të shkruhet se Reshat Sahitaj,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi nuk ishin bashkëpunëtorë të Enver Hadrit kur opinioni shqiptar i ka parë dhe i ka në dispozicion videokasetatë e televizioneve më prestigjioze evropiane si RTL,RTBF etj, gazetatë më prestigjioze botërore si “Times”,Le soir” etj fotografi nga agjencitë me të njohura botërore si “Belgapresse” Asochdessprese etj ku shihet Behare Rexhepi, Gani Azemi ne konferenca te shtypit, ne Paralment, ne demonstrata bashkë me Enver Hadrin e këtë duke filluar qe nga 1981 e deri në vrasjen e Enver Hadrit. Ato që shkruhen ne asi libra janë gënjeshtra të thjeshta të ditës. Aty gënjehet kur shkruhet se familja e Vehbi Ibrahimit nuk e ka lejue Reshat Sahitajn te marri pjesë ne zbulimin e permendorës kur tërë Kosova e ka parë permes mjeteve televizive dhe te shtypit se pikërisht familja e Vehbi Ibrahimit me ftuan dhe unë e Musa Hoti e bëmë zbulimin e permendores se Vehbiut ne prezencën e shumë qytetareve Gjilanas e te personaliteteve politike siç ishte prezent Hidajet Hyseni, Ahmet Isufi dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës. E mos te falsim për gënjeshtra të tjera të paskurpullta të cilat e kanë vetëm një qëllim destruktiv ndaj figures se Enver Hadrit dhe tre bashkëpunëtorëve më të devotshem. Ato janë gënjeshtra të përgatitura në Beograd e të serviruara pikërisht në kohën kur Kosova po i numëron ditët e konkretizimit të Pavarësisë. As që dua të flas për sharlatanë të tillë që paguhen nga Beogradi. Një ditë shteti ynë do t’i hap dosjet dhe do të shohim kush ishte shqiponje e kush ishte korb. Me vjen keq për dy recenzentet të cilët do të japin përgjegjësi historike.  

Bota Sot: Në këtë pyetje (A do të mund ta thyejmë porosinë e Eco-së për autorin dhe krijuesin: “Rrëfimtari nuk duhet të bëj interpretimin e veprës së vet…” apo “Autori ishte mirë të vdiste pasi të shkruante. Që të mos pengonte rrugën tekstit.”) a do të mund të nxirrni intimitete individuale nga laboratori i labirinteve të shkrimtarit, studiuesit të letërsisë, siç jeni ju, që për lexuesin janë pak të njohura?

Reshat Sahitaj: Këto thënie të Umberto Eco-s, janë cituar edhe shumë kohë para tij nga teoricientë të njohur të letërsisë dhe akoma qëndrojnë aktuale. Kritikët dhe studiuesit janë ata që një romanit ia bëjnë autopsinë dhe e zbërthejnë në detaje. Në letërsi shpesh ndodh që autori i një vepre as vetë nuk ka qenë i vetëdijshëm se e ka zbuluar një sistem të ri të shkrimit. Gjatë një recenzioni të një romani në dorëshkrim që ma solli shkrimtari M.M., bëra analizën time duke e zbërthyer karakterin e personazheve nga ana psikologjike dhe në fund autori u detyruar të ndërronte emrat e personazhve te tij për shkakqe subjektive. Një recenzion që ia bëra romanit të Gani Gjafollit, autori mbeti i mahnitur sesi kisha bërë studimin e përsonazhit dhe kisha gjetur elemente të cilat vetë autori i kishte shtresuar ne pjesën e pavetëdijshme të tij por që në një moment ai pavetëdije ua kishte veshur personazheve te tij.  
 

Krijimtaria e Reshat Sahiatj me shifra:

Reshat Sahitaj ka interpretuar në teatër dhe filkm: në dramën “Sfinga e gjallë”, në regji të Sefo Beta Krasniqit, 1977; “Vdekja e Gjergjezit”-radiodramë për RTP,1978; “Rropullari”- film televiziv i RTP-së, 1978;  “Procesi” – autor Jusuf Gërvalla, film televiziv 1984;  “Prilli i thyer”- film franko-amerikan, Francë 1986; “AD” –film ne regji të Isa Qosjes, ku luajnë Iliri Shaqiri e Reshat Arbana, 1997; “Zemër e vetmuar”- seri televizive TV21,2004; “Krim pa krisma” –film nga Halil Budakova.  

Reshat Sahitaj der më tash ka botuar këto libra:

“Rojtari i Shqipërisë së harruar” –tregime, 1982;

“Rruga pa kthim”-roman ,1983;

“Mali i ndaluar”- roman , 2003;

“Ëndrra e nuses”- tregime, 2004;

“Jeta e dyfishtë”- roman, 2005;

“7 Minutat e fundit”- roman, 2007;

Përktheu nga frengjishtja “Munuali i lutëtarit te dritës”, nga Paulo Coelho etj  

Autor i emisionit letrar  “ Labirintet e fjalës” RTK 2006 

Autor i filmave dokumentar:

“Atdheu mbi të gjitha”

“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”

“Miftar Hasani-legjendë apo realitet…? “ etj

Ka shkruar disa skenarë te filmit dokumentar dhe artistik

“Krim pa krisma” film artistik nga Halil Budakova

“Mësuesi i malit”

“Kosova është gjaku ynë që nuk falet”- dokumentar për jeten dhe vrasjen e Enver Hadrit

Atdheu mbi të gjitha” – dokumentar per jeten dhe vrasjen e Vehbi Ibrahimit RTK

“Miftar Hasani-legjendë apo realitet” dokumentar për jeten dhe pushkatimin

e M.Hasanit- RTK

“Musli Dumoshi” RTK etj.  

Bashkëbisedoi: Enver S. Morina 

Posted by Rugovapress in 13:24:06 | Permalink | Comments Off

Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, Prof. dr. Rexhep Gjergji

 LDK PAS ZGJEDHJEVE 2007

12 dhjetor 2007


Prof. dr. Zejnullah Rrahmani, Prof. dr. Rexhep Gjergji

1.

LDK i ka humbur kësaj here zgjedhjet për faktin e thjesht se paevitueshëm ka jetuar në vorbullën e krizës, e cila është manifestuar pas vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës. Do t’u mbetet analisteve të kujdesshëm dhe atyre që gjithmonë e kanë luftuar LDK–në, që të merren me detajet dhe të nxjerrin argumente, por nga brenda, si njerëz me përgjegjësi në të kaluarën, njëri që në kohë të vështira ka kryer një funksion të rëndësishëm aty, Këshilltar për arsim i Presidentit Rugova (1996-1999), ndërsa tash  anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK, kurse tjetri anëtar shumëvjeçar i kryesisë së LDK-së, që nga përbërja e parë e saj, dhe bartës i shumë funksioneve me përgjegjësi brenda LDK-së në vitet e 90-ta, nuk mund të kalojmë në heshtje faktin që LDK-ja brenda një afati zgjedhor, ka humbur mbi 50% të përkrahjes në votim të përgjithshëm, dhe shumë më tepër nëse e marrim parasysh numrin e votave të fituara në zgjedhjet para këtyre dhe numrin e tashëm të votuesve të LDK-së!

Dy mandatet e kaluara ajo i ka fituar zgjedhjet, mirëpo nuk e ka krijuar asnjërën herë qeverinë dhe votuesit e saj kanë mbetur thellësisht të zhgënjyer nga humbja e votës së tyre me qeverisje të “huaj”. Vdekja e Dr. Rugovës shënon pikën themelore të përthyerjes së “qerres” së saj, deri atëherë fitimtare dhe absolutisht me autoritetin më të madh në popullin shqiptar të Kosovës.

Lufta e gjatë pothuajse njëvjeçare e pa princip, midis krahut të Dr. Fatmir Sejdiut dhe atij të Akademik Nexhat Dacit (këtë të fundit LDK e kish mbrojtur në Kuvend të Kosovës dhe dy javë më vonë e kish shkarkuar krejt papritur!), e kish bërë LDK një arenë të përleshjes së tifozëve të njërit e të tjetrit duke e shpënë LDK-në pakthyeshëm drejt ndarjes në dy pjesë, gjë që rezultoi në Kuvendin e saj të fundit. Fajtorët janë të barabartë, ose të themi më mirë përpjesëtimisht me rezultatin e votimit i atij “kuvendi”. Ne të dy, në një mbledhje të Këshillit e Përgjithshëm të LDK-së, të mbajtur verën e vitit të kaluar, ishim zëra të vetmuar të cilët tërhoqëm vërejtjen për pasojat e veprimeve të tilla të pretendentëve të atëhershëm për postin e kryetarit të LDK-së. Fatkeqësisht pjesa më e madhe e të pranishmëve aty u bënë se nuk e kuptojnë rrezikun e veprimeve të tilla apo zgjodhën heshtjen si mosveprim që të mos prishin raportet me shefat.

 Por, tashmë Daci është njëri nga fituesit e këtyre zgjedhjeve dhe ai e partia e tij, LDD, do të jenë faktor të rëndësishëm në Kuvend dhe ndoshta në qeverinë e ardhshme dhe me këtë ka për të tërhequr edhe shumë anëtarë të pakënaqur me proceset brenda  LDK-së së tashme.

LDK, me një Këshill të Përgjithshëm të emëruar, e jo të zgjedhur, në kushte të një intervenimi me njësi speciale policore, që është rast i papërsëritshëm në botë për çfarëdo partie, në emër të situatës së krijuar, ka ndërmarrë procedura plotësisht jodemokratike: nuk ka pasur të drejtë propozimi as për të qenë i propozuar, as nuk ka pasur votim të fshehtë me më shumë kandidatë. E gjithë kjo ka ndodhur edhe me Kryesinë Qendrore të saj: me rastin e caktimit të saj, lista e propozuar nuk ka mundur të zgjerohet as të plotësohet, as të votohet për te me votim të fshehtë. Po i njëjti veprim, thellësisht jodemokratik, është përsëritur në rastin e zgjedhjes së nënkryetarëve të saj.

Tash LDK funksionon si mbledhje numrash: 15-16 kryetarë të degëve, shumë prej të cilëve janë nga ata që e kanë siguruar atë numrin 168 vota në mbështetje të kandidaturës së Dr. Sejdiut për kryetar të LDK-së, e që automatikisht u bënë anëtarë të Kryesisë Qendrore, dhe aty bëjnë pjesë edhe një grup i afërt me të nga kryesia e përparshme.

Mbetja si nënkryetari numër një, i një kryetari komune, sidomos të folurit dhe sjellja e tij krejtësisht joadekuate për funksionin që ushtronte, do të shkaktojnë dëme të mëtutjeshme në aftësinë e LDK –së për të mobilizuar rreth programit të saj ithtarët e vet dhe për të konsoliduar degët, nëndegët e aktivet që kishin pësuar nga ndarja. Ndoshta është pikërisht ky fakt që ka bërë që LDK e përgjysmuar, me ndarjen nga përkrahësit e Akademik Dacit, fill pastaj do të kthehet në letarxhi. Këshilli i Përgjithshëm do të margjinalizohet dhe do të hidhet në harresë, e do të ftohet vetëm njëherë në prag të zgjedhjes për t’ia kumtuar listën e deputetëve, të cilën prapë nuk ka pasur të drejtë as ta ndryshojë as ta plotësojë, megjithëse me statut është organi i saj më i lartë. Bagazhi i trashëguar (për të cilin nuk duam të flasim këtu), bagazhi i ndarjes, bagazhi i moskonsolidimit të mbi gjysmës së degëve të saj (në shumë prej degëve as që ka mundur të shkojë kjo Kryesi!) dhe bagazhi i qeverisjes së keqe – tmerruese për Kosovën, ndërsa ministrat që kanë qeverisur i kanë përforcuar drastikisht pozitat e tyre në këtë udhëheqje të LDK-së, ka bërë që LDK të bëhet e papranueshme edhe për vetë anëtarët e saj dhe sidomos për ithtarët e saj, siç do të shihet në këto zgjedhje. Këtë e thotë vota e votuesve por edhe mosdalja e rreth 70% të votuesve të Kosovës në votime, ku një numër më i madh i tyre duhet të jetë i LDK-së. Në zgjedhjet e tashme, definitivisht, elektorati besnik i LDK-së e ka humbur durimin me një parti pa iniciativa dhe me performansë katastrofale, me një parti ku klanet e gjithëpushtetshme shpërdorojnë besimin e ithtarëve të LDK-së si dhe çdo gjë tjetër që kanë në dispozicion..

Ndëshkimi i LDK–së nga ana votuesve të Kosovës, në fakt më tepër përgjysmimi i përkrahjes për të, ngre pakthyeshëm përgjegjësinë e atyre që i prinë në këtë periudhë kësaj partie.

Vota, mungesa e përkrahjes ndaj LDK –së, çfarë e kemi parë gjatë mandatit të fundit, ndarja e saj, copëzimi i saj në grupe interesi brenda në udhëheqjen më të lartë, ku secili nga anëtarët e Kryesisë aktualisht bartë prej 5 deri në 12 funksione, ku njerëzit në bazë të lidhjeve e miqësive janë vendosur në borde e në mekanizma të tjera shtetërore, ku listat e funksioneve mbushen me farefis, sekretaresha e bodigardë, duke dëshmuar për një politikë të dëmshme e katastrofale për vendin, për Kosovën, nuk ka pasur si t’i shpëtojë vlerësimit të opinionit e të mos reflektohet në votën gjatë zgjedhjeve. LDK-në e ka dënuar kësaj here votuesi i Kosovës, ashtu siç i ka dënuar të tjerët në zgjedhjet e kaluara, prej vitit 1999.

Kryesia e LDK-së dhe individë te “mbushur” me pushtet, në fakt, pasi kanë  korrë  frytet e mundit të brezave të tërë të veprimtarëve të shumtë e të palodhshëm të LDK-së,  e kanë shpërdoruar atë në mënyrë drastike! Pak para zgjedhjeve, në fakt, qarkullonte në formë të barsoletës së zezë, a humorit të zi, se për këta njëzet veta ka punuar LDK për gjithë këto gati njëzet vite! Pesëqind mijë anëtarë të LDK-së kanë punuar për ta “gëzuar” qeverisjen e tillë të papërgjegjësi dhe për ta mbajtur në këmbë një grup njëzet vetash me nga dhjetë e më tepër funksione secili!

2.

Kryetari i saj, Dr. Fatmir Sejdiu,  si i vetmi njeri në udhëheqje i zgjedhur me votë demokratike në Kuvendin e fundit të LDK-së, ka për detyrë dhe përgjegjësi ndaj anëtarësisë së gjerë dhe përkrahësve të saj, që me veprime të shpejta, të vendosura të iniciojë vlerësimin e thellë e të gjithanshëm të dobësive që janë krijuar brenda saj në vitet e fundit, madje jo vetëm këtë vit të fundit. Kryetari i saj, e ka për detyrë të rikthejë e vendosë në themel të veprimtarisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës principin e demokracisë së brendshme, principin e votës së lirë në të gjitha nivelet e saj, principin e përzgjedhjes së kuadrit të saj udhëheqës dhe të hartimit të politikave të partisë në Këshillin e Përgjithshëm. Përgjithmonë, me statut, të shmangen e të mënjanohen krijimet e klaneve lokale e rajonale dhe t’i jepet hapësirë veprimtarisë reale e formave të organizmit të tillë që do të hapeshin ndaj gjithë veprimtarëve të dikurshëm të LDK-së dhe sidomos ndaj brezit të ri me të cilin në këtë moment LDK ka shkëputur plotësisht kontaktin, ashtu siç e ka shkëputur çdo lidhje me botën universitare, me atë të kulturës e të arteve.

Për të gjitha këto arsye, përgjegjësia e Kryesisë së LDK-së është ekskluzive. Prandaj, më së miri do të ishte që Kryesia Qendrore e LDK-së, të japë dorëheqje menjëherë, dhe t’i krijonte hapësirë Kryetarit të ngrehte një Grup pune, ose Këshill të Përkohshëm Drejtues prej disa vetash (p.sh. 5 deri në 7 veta), që do të udhëhiqte përkohësisht me procesin e vlerësimit të gjendjes së tanishme dhe i cili do t’i paraprinte zgjedhjeve të reja në LDK, në të gjitha nivelet, mbi bazë të një programi të caktuar dhe parimeve të forta që dalin nga programi i saj. Kjo punë paraprake nënkupton riorganizimin e thellë dhe real të LDK-së në  terren e deri në qendër. Vetëm zgjedhjet e reja mbi bazë të një demokracie të fortë  në LDK do të krijonin një udhëheqje të ligjshme dhe të përgjegjshme dhe do ta çlironin LDK nga strukturat qe e kanë prangosur tash e sa kohë. Në të kundërtën, përgjegjësia e Kryetarit të LDK-së për rënien dhe pjesëtimin e saj të mëtejmë mbetet poashtu ekskluzive .

3.

I leverdisë në këtë moment partisë fitimtare që t’i ofrojë rivalit direkt politik, LDK-së, koalicion qeverisës, me kushtet që domosdo do t’ia diktojë asaj si humbëse e zgjedhjeve; duke e pas mundur bindshëm në nivel të vendit dhe sigurisht edhe më bindshëm në nivel lokal, veçmas për kryetarët e komunave.

Pranimi i këtij koalicioni nga ana e LDK-së do të siguronte “pushtet” për dy-tre veta, që edhe deri më tash kanë shpërdoruar qeverisjen e Kosovës. Pjesa tjetër e LDK-së do të ishte e dëmtuar edhe një herë, do të merrte goditjen përfundimtare dhe anëtarët e saj të zhgënjyer përfundimisht do ta braktisin atë masovikisht! Ky do të jetë përqafimi i vdekjes së LDK-së e cila në vijim, do ta braktiste plotësisht cilëndo udhëheqësi të LDK-së! Në atë rast, brenda disa muajsh LDK do të përballet me copëtimin e ri, definitiv, të pandalshëm, që do ta kthente LDK në një parti minore dhe me një përqindje të papërfillshme të anëtarëve dhe të votuesve .

Për të mos ndodhë kjo, LDK duhet menjëherë, dhe pa asnjë kusht, të pranojë humbjen në zgjedhje dhe të dalë në opozitë konstruktive në Parlamentin e Kosovës  dhe të deklarojë haptas e të afishojë qëndrimin e vet se me fituesin dhe koalicionin e tij do të bashkëpunojë ngushtë vetëm në të mirë të Kosovës, në realizimin e statusit të pavarësisë, ndërsa në çështjet e zhvillimit të Kosovës, të qeverisjes, do t’i përmbahet programit të vet dhe duke qenë një opozitë e fortë, do të angazhohet maksimalisht për të mirën e vendit.

Në këtë mënyrë, LDK do ta gjejë kohën, hapësirën dhe mundësinë që t’i kthehet vetvetes, punës me anëtarësinë e vet dhe rikuperimit të vet të brendshëm. Mosgatishmëria e strukturës së saj të ballafaqohet me të vërtetën, vetëm sa do ta shpie LDK-në drejt fundit të saj fare shpejt, jemi të bindur, do të mbetet pa njerëz që paraqesin ndonjë vlerë sot në Kosovë dhe në zgjedhjet e tjera, LDK do ta bartë tutje pragut zgjedhor stafetën e Orës!   

Është interes i LDK-së dhe i anëtarëve të saj, që të gjithë ata njerëz të LDK-së që nuk pajtohen me gjendjen e krijuar brenda saj, për të cilën u tha më sipër, tu bashkohen angazhimeve për ndërrime pozitive dhe të shpejta brenda në LDK. LDK duhet të lirohet  nga praktikat e “Gurit të zi” dhe bartësit e këtyre praktikave.

Posted by Rugovapress in 12:53:41 | Permalink | Comments Off

Tuesday, December 11, 2007

Qerim Vrioni, Michigan (SHBA),

  ISA BULETINI NE VLORE 

      Duke kaluar nëpër duar e shqyrtuar shumë fotografi që “flasin” për  Historinë e Shqipërisë, qendrova dic më gjatë tek fotoja ku paraqitet Isa Buletini me trimat e tij në Vlorë më 28 nëntor 1912. Kjo është data e cila shoqëron foton sa here botohet në libra historie a në shtypin periodik. Në të vërtetë kjo fotografi e vyer, është realizuar dy-tri ditë pas kësaj date, sepse për shkaqe të ndryshme jashtë dëshirës dhe vullnetit së tij, ai mbriti në qytet me vonesë. Isa Buletini ishte ftuar si përfaqësues i Kosovës nga Ismail Qemali për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar i cili do shpallte pavarësinë e Shqiperisë. Ai ishte një nga udhëheqësit kryesor të kryengritjeve shqiptare të vitit 1910, me aftësi të dalluara organizimi dhe drejtimi, aqsa turqit mendonin se kishin të bënin me ndonjë gjeneral të huaj. Më 1913, bashkë me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin shkon në Londër për të protestuar në emër të qeverisë shqiptare kundër copëtimit të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Duke përbërë një pengesë të forte e të përherëshme për synimet grabitqare të fqinjëve, Isa Buletini u vra pabesisht nga shovinistët malazesë në Podgoricë, më 23 janar 1916.

         Në atë vjeshtë të tretë të vitit 1912, ai vinte në Vlorë me rreth 100 luftëtarë, shumica e të cilëve të kalitur në përpjekjet kryengritëse të 1910, veçanërisht në përleshjet me turqit në Grykën e Cernalevës dhe atë të Kaçanikut e, njëherazi ata përbënin, si të thuash “garden” e Kuvendit. Emri i Kaçanikut ishte bërë i dëgjuar edhe në Shqipërinë bregdetare, kësisoj edhe në Vlorë. Trimat kosovarë kishin përshkuar rrugë të gjatë e të lodhëshme disa ditore me kuaj drejt Vlorës, por lodhjen natyrshëm, u a lehtësonte mjaft qëllimi i shenjtë për të cilin po udhëtonin, do merrnin pjesë në Shpalljen e Pavarësisë, ngjarja më e madhe shekullit XX për Kombin Shqiptar.

      Fotografia është bërë në rrugën kryesore të qytetit, në atë kohë me emrin “Liria” (sot rruga muze “Justin Godard” në lagjen e vjetër Muradie), disa dhjetra metra para se ajo të bashkohet me “Sheshin e Flamurit”. Autori i saj ishte një fotograf shqiptar emri i të cilit fatëkeqësisht, ende nuk njihet. Ai kishte ngritur trikëmbëshin e aparatit aty për të përjetësuar ato ditë të shënuara, e ndoshta ishte edhe në dijeni se atypari, do kalonin kosovarët me Isën në krye. Ajo ishte rruga që lidhte lagjen ku ata banonin (Topana), me qendrën. E, kur janë dukur në krye të rrugës, me veshjet karakteristike e, si përherë me nga një armë brezi, mbase fotografit i janë dridhur pak duartë, e i janë shtuar rrahjet e zemrës, por shpejt e ka mbledhur vehten. Pa i porositur fare trimat që do fotografonte (sic bëjnë rëndomë fotografët), se dhe koha s’priste,  ka shkrepur aparatin një herë, dy herë…kurse ata ecnin fare të shkujdesur drejt tij. Gjithçka mund të ketë përfunduar me përshëndoshjen dashamirëse të të dy palëve, por me gëzimin e madh të fotografit se kish përngrirë në letrën fotografike pjesëmarrës të shquar të ngjarjes historike, i vetdijshëm dhe i kënaqur për përjetësimin kësisoj të atmosferës së ditëve të lirisë.  
       Isa Buletini, edhe pse nuk është në qendrën optike të fotos, kuptohet lehtë se është kryesori në atë grup njerëzish, edhe ngase ai ecën një hap para të tjerëve.     Nga vështrimi i fotos të bijen në sy trupat viganë të tyre, por sidomos ecja  e lirëshme dhe dinjitoze. Kishin të drejtë, Pavarësia ishte shpallur e, ata ishin tashmë njerëz të lirë në shtetin e tyre, nën atë cope qielli që u kish rënë në pjesë.       Vëllezërit nga Kosova u pritën me bujari të madhe nga të gjithë qytetarët vlonjatë në shtëpitë e tyre, shumica në lagjen e vjetër “Topana” (sot “Katër heronjtë”), në pjesën e sipërme të së cilës  u krijua dhe vend-fushimi i kafshëve dhe pajisjeve luftarake të tyre. Kjo ishte një kodër a bregore vogël e mbushur me ullinjë, prej nga shihej mirë krejt qyteti. Vendasit dhe miqtë u miqësuan shpejt me njeri-tjetrin, madje të parët, si për t’i nderuar më shumë ardhësit, filluan t’a thërrisnin kodrën thjeshtë dhe shkurt “Kaçanik” me qënë se pjesa më e madhe e tyre kish luftuar në Grykën e Kaçanikut. Kështu nisën t’a quanin bregoren më pas banorët e qytetit, ndonëse mjaft njerëz në Vlorë nuk ja dinin më vonë origjinën e këtij emri, por kjo s’kish ndonjë rëndësi. Kodra “Kaçanik” po kthehej kësisoj, në një përmendore të veçantë historike për përjetësimin e ardhjes së Isa Buletinit me trimat e tij në Ngritjen e Flamurit . Kjo ka ndodhur në vitin e Madh 1912, e prej asaj kohe vazhdoi  me dhjetra vite e vazhdon e sot e gjithë ditës që ajo të thërritet “Kaçanik” edhe pse tanimë e mbushur me banesa. Gjithashtu vlen të shënojmë se rruga kryesore e lagjes Topana, ku kalonin në atë kohë, cdo ditë edhe kosovarët, prej rreth 70 e ca vitesh quhet me vendim të autoriteteve lokale të atëhershme, “Isa Buletini”, ndërsa 2-3 dhjetëvjecarë më pare (aty nga vitet ’70), me emrin e Fatosit të Kosovës u quajt një nga lagjet e reja më të mëdha të qytetit të Flamurit.

     Kështu, Isa Buletini erdhi në Vlorë para 95 vitesh , por ai vazhdon të jetë atje me rrugën dhe lagjen që mbajnë emrin e tij, por veçanërisht me toponimin mitik “Kaçanik”. Emri i Isa Buletinit bashkë me atë të Ismail Qemalit, jetojnë në këtë qytet prej 95 vjetësh, por ata do jetojnë edhe 195 e shumë e shumë vite të tjerë, bashkë me emrat e të gjithë atyre patriotëve që u përpoqën për shpalljen e Pavarësisë, deri sa të jetojnë shqiptarë në Vlorë,  Prishtinë, Tetovë, Ulqin e kudo ku do të rrojnë  njerëzit që i thonë bukës, bukë dhe ujit, ujë.

       Këto gjera më erdhën në mendje tani duke vështruar këtë fotografi të vjetër, të çmuar e pa emër autori. Tani, kur ndodhem me mijëra kilometra larg fizikisht nga Shqipëria dhe sidomos nga Vlora, qyteti, ku si fëmi, i ri dhe burrë, kam pritur e përcjellë dhjetra herë me gëzim e dashuri, Ditën e Madhe të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit. 

Qerim Vrioni, Michigan (SHBA), Nëntor 2007

Posted by Rugovapress in 12:38:39 | Permalink | Comments Off

Monday, December 10, 2007

Interviste me Reshat Sahitaj, bashkeveprimtar i patriotit Enver Hadri

 E shtunë, 08.XII.2007 EPOKA E RE   


ENVER HADRI NUK BASHKËPUNOI ME TË DEHUR, ME SPIJUJË, ME RRUGAÇË   E ME SHARLATANË
 

INTERVISTË ME RESHAT SAHITAJ NJËRI NDËR TRE BASHKËPUNËTORËT E ENVER HADRIT 


Kam dëshirë që një ditë të hapen dosjet e të shihet kush ishte shqiponjë e kush ishte korb. Jam i bindur se autori i atij libri do të mbetet korb i përjetshëm.

Këto ditë doli nga shtypi një libër me opinione te bashkatdhetarëve rreth punës atdhetare të Enver Hadrit.  Sa është objektiv ky libër, Reshat sahitaj, njëri nga tre bashkëpunëtoret  e Enver Hadrit, në një intervistë për gazetën “Epoka e RE”, ka thenë se në këtë libër janë të verteta fotografitë dhe një pjesë shumë e vogël e punës, që është nxjerrë nga revistat, çdo gjë tjetër është gënjeshtër e shpifur.

“Ky libër ka karakter përçarës në radhë të pare dhe zhvlerësimin e aktivitetit të denjë patriotic që e ka zhvilluar Enver Hadri. Madje, autori I këtij libri qe ne faqet e para e ngrit vetën në piedestal e , në fakt, bota shqiptare e diasporës dhe e Kosoves, kurrë më pare nuk e kanë dëgjuar emrin e tij që e ka lëviz një gur për çeshtjen kombëtare”, ka thenë Sahiatj.  

Epoka: Në këtë libër autori është kategorik se ju,Gani Azemi dhe Behare Rexhepi kurrë nuk keni qenë anëtarë të Komitetit të Enver Hadrit. Sa është i qëndrueshëm mendimi tij?

Reshati: Gjerëmë tani mua nuk më ka rënë të lexoj ndonjë libër për një dëshmor ku në bisedë nuk ftohën bashkëpunëtorët më të ngusht të protagonistit për të cilin shkruhet libra. Kjo si në gazetari poashtu edhe në zhanrin dokumentar është kusht i domosdoshëm që të bëhët një balanc e pastaj përmes faktëve dëshmohët kush ishte dhe çka bëri. Në rastin konkret është bërë biseda me shokët e shkollës me të cilët Enveri ka qenë në klasë, me ata që e kanë pi një kafe me Enverin dhe me disa që pretendojnë se kanë pirë kafe me të fshehtas dhe këtyre të fundit Enveri ua paska lënë amanet që pas vdekjes ta vazhdojnë punën. Në këtë libër qëllimisht nënçmohet bashkëshortja e Enverit , Ajshe Hadri dhe motra e Enverit Nediha Hadri-Grabci.

EPOKA: Po ju ndërpres vetëm pak për të ju pyetur a është vazhduar aktiviteti patriotik pas vrasjes se Enver Hadrit?

Reshati: Sipas atij “libri” ne asgjë nuk kemi bërë madje edhe rezolutat tjetrkush na I paska bërë!!! Pas vrasjës së Enver Hadrit, aktiviteti për sensibilizimin e dramës kosovare ka vazhduar përmes Byros Informative të Kosovës. Byroja Informative e Kosovës një muaji pas vrasjës së Enverit me 11 mars 1990, në Parlamentin Evropian e organizoi ekspozitën e terrorit që forcat serbe ushtronin ne Kosovë dhe ishte aktive deri ne perfundimin e luftës në Kosovë. Rezolutë ne Senatin Belg e dhjetra rezoluta ne Parlamentin Evropian. Byroja ka qenë urëlidhëse e të gjitha personaliteteve politike duke filluar nga Rugova e deri të Albin Kurti, Demaçi e Thaçi. Protagonistët që dëshmojnë aktivitetin tone janë gjallë dhe aktiv ne jetën politike duke filluar nga Thaçi tutje.

EPOKA: Në atë libër ceket një komunikatë ku akuzohet  Enver Hadri si bashkëpunëtor i UDB-së, dhe supozohet se ju jeni nënshkrues i asaj komunikate, sa është e vertetë?

Reshati: Shikoni, gjatë vitëve 80’ta e më vonë kanë qarkulluar komunikata pa emër e pa mbiemër duke e akuzuar njërin apo tjetrin me qëllim të futjes se mosbesimit në aktivistët e dalluar. Komunikata të tilla ka pasur edhe kunder kunder Jusuf Gërvallës, Sabri Novoselles, Ibrahim Kelmendit edhe kunder meje, dhe çdokujt që është përpjekur të punon në favor të Kosovës. Kësi lloji komunikatash kanë lëshuar here Shërbimi Sekret i Sërbisë, e here njerëzit xheloz apo të pa informuar mirë. Një gjë është e sigurt se deri sot askush nuk e din prejardhjen e komunikatave që janë lëshuar ilegalisht dhe kurrë nu kemi humb kohë me to. Si është e mundur që ky tash të na dali me akuzën se atë komunikatë ilegale e paskam shkruar unë?! Ky ka bërë biseda me krerët e Levizjës se atëhershme si me Emrushin,Gafurrin, Xhaferin, Fahredinin, Milaimin etj, dhe asnjëri prej tyre as vetë nuk e din nga ka ardhur ajo komunikatë siç nuk dijmë edhe per komunikata tjera kunder nesh. Pse ky nuk me pyet mua por i pyet tjeret?! Pastaj, komunikata është lëshuar dikund rreth vitit 1981 ose 1982 (nuk më kujtohet saktësisht) e unë me Enverin kemi bashkëpunauar deri ne vrasjen e tij. Pas vrasjes këmi organizuar konferenca për shtyp që të kapën vrasësist e Enver Hadrit gjë që mund të vertetohet permes internetit se çka thonë agjencitë e huaja për mua,Gani Azemin e Behare Rexhepin dhe konferencat tona kundër atentatorëve të cilët ishin me prejardhje sllave dhe u zunë. E këta që tani shkruajnë kurrë nuk kanë guxuar të pine një kafe me mue as atëherë e as tash.

EPOKA: Në libër thuhet se ju i keni marrë pare (vlerë aktuale 25euro) Demaçit, për Nevzat Halilin, a është e vërtetë kjo?

Reshati: Kjo është absurde! Kurrë Nevzati nuk ka kërkuar para! Kurrë Demaçi nuk me ka dhënë para ne dorë. Kur e ka fituar shperblimin Sahararov Demaçi (për ketë lexo ne internet biografinë e Demaçit) m’i ka ofruar gjysmën e shpërblimit të tij (dmth rreth 10mijë dollar) e unë ia kam marrë vetëm dyqindë DM.  Aso kohe, Behare Rexhepi dhe unë bëmë që Senati belg për here të pare në histori ta ftonte zyrtarisht  Rugovën si Kryetar te Kosovës (gjë që më pare ishte ftuar vetëm si Kryetar i LDK-së) , ta ftonte Ilaz Ramajlin, Demaçin, Nevzatin,Vetonin, Gjergj Dedajn etj, që aso kohe ishte ngjarje historike këtë e dëshmon edhe revista “Zëri javor”. Nuk është aspak e vertetë se unë e Demaçi jemi vozitur me kerrin e ketij shkarravitësi sepse as qe e kam njohur. Demaçi ne Bruksel ka ardhur me Xhavit Halitin dhe asnjëri nuk ka pasur nevojë për të holla e aq më pak te na voziste dikush qe nuk ishte i organizuar. Si mendoni ju se Xhavit Haliti e ka lënë Bacën në duar të kujdo qe i teket?! Disa shqiptarë te diasporës janë zotuar që hotelin t’ia paguajnë Demaçit dhe Demaçi i ka falenderuar publikisht.

EPOKA: Ne atë libër ju akuzoheni si individ i çmendur, dhunues, ku njeri deklaron se ke ecur gjithnjë me revole e tjetri thotë se ju jeni frikacak por revolen e ka mbajtur gjithnjë Behare Rexhepi, bashkëshortja e juaj.

Reshati: Kam ecur me revole apo jo këtë e dijnë ata me të cilët kam bashkëpunaur e jo tjetërkush. Se a jam i çmendur nuk e di as vetë, ndoshta jam edhe  i çmendur. Kur të bisedosh me Adem Demaçin ai shpesh thotë se vetëm ata që kanë qenë të çmendur kanë besuar se një ditë Kosova do të çlirohet nga Serbia. Te mençurit nuk kanë shkuar ne luftë, nuk janë vra nga forcat serbe, as nuk janë burgosur, as nuk iu kanë nënshtruar torturave fizike e psikike…

EPOKA: Në libër shkruhet për Ismet Bicajn dëshmorin që ra me 1999, e keni njohur?!

RESHATI: Çuditërisht, shkruhet për dëshmorin Isamet Bicaj, që ka dhënë lajme ne Radion XL, shkruhet se Ismeti ka luajtur ne dramën “Procesi”, shkruhet për shkollën shqipe dhe kudo qëllimisht apostrofohet emir im e nuk thuhet se me 1981, Radion në XL e ka hapur Reshati dhe pranë tij e ka afrue Ismet Bicajn, regjinë e dramës të autorit Jusuf Gervalla “Procesi” e ka bër Reshat Sahitaj dhe ia ka ofruar rolin Ismet Bicajt, nuk thuhet se me 1982 shkollën e pare shqipe e ka hapur Reshati me Hazirin dhe e ka emëruar mësues Sadik Tolajn dhe Qamil Zekollin ku edhe Ismet Bicaj e ka dhënë kontributin e tij.

EPOKA: Në atë libër opinionësh thuhet se ju e akuzoni një femër gjermane ne lidhje me vrasjen e Enver Hadrit për çeshtje pronësore.

Reshati: Nuk më kujtohet që dikund kam deklaruar mosmarrëveshjet pronësore ne mes te Hana Ebelingutr dhe Enver Hadrit. Kurrë ketë nuk e kam deklaruar dhe kjo është gënjeshtër. Eshtë një rast kur Hana nga Gjermania vjen në Bruksel me një shumë të hollash e Enveri me mua e kemi pritur ne stacion të trenit. Ajo ka qenë ne biseda me e ble një kështjellë në Belgjikë dhe ne bashkë me Enverin i kemi vizituar disa kështjella sepse ato kushtonin shumë lirë.

EPOKA: Nga libri i zisë për Enver Hadrin,  botohet faksimili ku ju shkruani: “ Lavdi veprës së shokut,vëllaut e patriotit të palodhur Enver Hadrit. Me respekt e mall do ta kujtoj çdo herë. Reshati”. Pse pikërisht për këtë mbresë qe keni shkruar autori ju akuzon.

RESHATI: Absurdi nuk ka kufij! Ndoshta pse e kam shkruar “shokut” dhe disa këtë e marrin sit thënie komuniste, por Enveri ka qenë shok e vella e njerëzit primitiv nuk dijnë ta bëjnë dallimin e terminologjisë shok. Me njeriun me të cilin ke bashkëpunaur vite të tëra je shok dhe njëherit vëlla.

EPOKA : Mirëpo autori shkruan se grupi i juaj nuk keni të bëni asgjë me aktivitetet e Enver Hadrit.

RESHATI: Mirë de, me Enverin paskan bashkëpunuar ata që ditën spiunonin e natën pinin çaji, me ata që nuk paskan guxuar te rrinin haptas me Enverin e pas vrasjes të qesin testamentet e tyre. Me opinione të tilla libri e zhverëson punën patriotike të Enver Hadrit. Si mund të shkruhet ashtu kur sot janë videokasetatë ku shihemi ne konferenca për shtyp bashkë me Enver Hadrin qe nga viti 1981 e deri ne vrasje ?! Ekzistojnë komunikatatatë, fotografitë personale dhe te agjencisisë « Belgapresse ». Nuk deshmohet aktiviteti ne foto duke pi kafe siç shihet ne « liber » por ne aktivitete si konferenca per shtyp, në Parlament etj. Si mund te merren te verteta thashethemet përgjatë koluarëve të errëta të njerëzve të Sherbimit Sekret serb të cilët e zhvlerësojnë luftën. Kam dëshirë që një ditë të hapën dosjet e të shihet se kush ishte shqiponjë e kush ishte korb. Jam i bindur se autori do mbetët korb i përjetshëm.

INTERVISTOI :MINIRE BERISHA 

Ja një foto në një konferencë për shtyp ne IPC vetëm tre muaji para se te vritet Enver Hadri/ Foto BelgaPresse/ Nr 0111989

Në foto : Behare Rexhepi, Enver Hadri Gani Azemi.  

Your browser may not support display of this image.

Posted by Rugovapress in 12:53:19 | Permalink | Comments Off