Thursday, September 13, 2007

Isa Boletini dhe SHPALLJA E PAVARESISE SE SHQIPERISE

 

SHPALLJA E PAVARESISE SE SHQIPERISE SHQIPTARE
Ngritja e flamurit kombetar ne Vlore nga Ismail (Bej) Qemali me 28 Nentor 1912

Shpallja e Pavaresise Shqiptare - 28 Nentor 1912
Ngritja e Flamurit Shqiptar ne Vlore me 28 Nentor 1912

Në këto çaste të vështira për popullin Shqiptar, kur krerët e Lëvizjes Kombëtare bënin çmos për mbrojtjen e vendit nga coptimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli për në Bukuresht. Prej ku me 25 tetor i përcjellë nga 20 atëdhetarë arriti në Vjenë, ku u takua me diplomatë të jashtëm si kontin Berhtold dhe me ambasadorët e Anglisë dhe të Italisë. Nga Vjena, Ismail Qemali u kthye përsëri në Bukuresht, ku më 5 nëntor u mbajt një mbledhje e rëndësishme në hotelin “Kontinental”. Këtu u muarr vendim i rrëndësishëm politik, për emrimin e një “ Komiteti drejtonjës ”, nga vetë shqiptarët për të udhëhequr vetë me politikën e Shqipërisë. Ismail Qemali pasi mori përkrahjen e plotë të Kolonisë Shqiptare në Bukuresht, me katër shokë u nis përsëri për Vjenë, ku arriti më 6 nëntor 1912. Në këto çaste të vështira të popullit shqiptar, më në fund “ diplomacia shqiptare ”, falë Ismail Qemalit, arriti të përfitonte nga kundërthëniet ekzistuese të Fuqive të Mëdha, që të përfitonte simpati për rregullimin e ardhshëm të Shqipërisë. Ismail Qemali, në takimet e fundit që pati me përfaqësuesit diplomatik evropian, arriti të sigurojë simpatinë e idesë së popullit shqiptar për shpalljen e pavarësisë. Pas kësaj garancie që mori Ismail Qemali, më 9 nëntor ai nga Vjena në Vlorë dërgoi një telegram me këtë përmbajtje: “ E ardhmja e Shqipërisë është siguruar, telegrafoni kudo që të kenë besim të plotë për fatin e atëdheut …

Por Ismail Qemali për të qenë më i sigurt në premtimet e dhëna para se të nisej për ne Shqipëri përsëri pati një takim me ministrin e Punëve të Jashtme kontin Berhtold, takim qe u mbajt në shtëpinë e kontit Hadik në Budapest. Pas këtij takimi, Ismail Qemali dërgoi një telegram tjetër për organizimin e Kuvendit, që duhej të thirrej në Durrës ose Vlorë duke theksuar se çështja e Shqipërisë është siguruar. Për këtë arsye duhej formuar një komision për shpalljen e pavarësisë, prandaj Ismail Qemali kërkonte me urgjencë mbledhjen e delegatëve të Shqipërisë në Durrës apo Vlorë.

Pas këtij telegrami, Ismail Qemali e lëshoi me të shpejtë Budapestin dhe arriti në Trieste, ku u bashkua me grupin e patriotëve shqiptarë që kishin ardhë për të njejtin mision të shenjtë. Ismail Qemali me këta 14 patriotë shqiptarë më 19 nëntor u nis nga Trieste me anijen “Linx” të Llojdit, për në Durrës, ku arriti më 21 nëntor 1912. Por pas arritjes në Durrës, nuk ekzistonin kushte politike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, pasi propaganda greko-turke, në bashkëpunim me policinë e kishin përgatitur terrenin për të burgosur Ismail Qemalin. Po ashtu, edhe politika greke kishte përhapur një propagandë të fortë kundër veprimit patriotik të Ismail Qemalit dhe veprimtarëve te tjerë. Politika greke bënte një rezistencë të fortë nëpërmes Dhespotit ortodoks Jakovit. Nga këto arsye nuk u bë shpallja e pavarësisë në Durrës. Në këto rrethana të rrezikshme politike që ekzistonin në vend nga rryma të lloj-llojshme dhe zënkat e feudalëve shqiptarë për primat, pamundsonin veprimin e lirë në ngritjen e flamurit kombëtar. Në këto çaste kritike që ekzistonin në Shqipërnë e Mesme, Ismail Qemali me shokë vendosi që të vazhdojë rrugën për nga Vlora. Më 18 nëntor Mytesarifi i Beratit i përcolli nënprefektit të Vlorës, urdhërin e Valiut të Janinës, për të ndaluar Ismail Qemalin që të mbante Kuvendin në Vlorë.

Në këtë kohë ushtritë ballkanike kishin hyrë thellë në tokën e Shqipërisë. Ata, tashmë, kishin pushtuar Strugën, Elbasanin, Tiranën dhe ishin nisë për në Durrës, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej Grekëve.

Ky vendim i shenjt i patriotëve shqiptarë se shkonin në Shqipëri për shpalljen e pavarësisë u njoftua në Trieste, për herë të parë botërisht, pastaj u publikua në gazetën Austriake “ Noie Fraj Prese ”, në intervistën që dha Ismail Qemali më 19 nëntor të vitit 1912 .

Qarkullimi nëpër Shqipëri nuk ishte aspak i lehtë, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesën më të madhe të vendit. Greket kishin zbritur në Himarë më 19 nëntor, ndërsa flota e tyre kishte zënë pozicionet para Vlorës. Serbët pasi kishin pushtuar Mirditën dhe Matin, më 18 nëntor arritën në Lezhë. Prej andej një pjesë e ushtrisë Serbe iu drejtua Shkodrës, për ta pushtuar dhe pjesa tjetër e ushtrisë u nis në drejtim të Durrësit. Këtu duhet të përmendim edhe faktin se përveç pengesave nga ana e ushtrive të armikut edhe autoritet turke që ishin mbyllur nëpër qytetet e Shqipërisë, ku silleshin pa ndonjë koncept ushtarak, i pengonin udhëheqësit Shqipëtarë atje ku mundeshin. Ismail Qemali në Durrës hasi edhe në pengesa jo vetëm nga ana e autoriteteve Turke, por edhe nga dhespoti grek i Durrësit, Jakovit, i cili nuk njihte askend, as nuk nderonte tjetër flamur përveç atij të Turqisë, i cili ishte një shovinist Grek i tërbuar. Kjo tregon se në çfarë gjendje të mjerrueshme ndodhej kombi ynë në atë kohë, kur njëfarë Greku i gjallëzuar i komandonte Shqipëtarët ortodokse të Durrësit.

Ismail Qemali i shoqëruar nga delegatet e Durrësit, Shijakut, Tiranës e Krujës u nis për në Kavajë. Prej aty në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës dhe me 25 nëntor arritën në Vlorë. Ky qytet qysh më parë ishte përcaktuar si qendër ku do të mbahej Kuvendi Gjithkombëtar për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë .

Por, për shkak të përparimit të shpejtë të ushtrive Serbe , Malazeze dhe Greke gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë e më kritike. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore që në mbrëmje të 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, vendosën ta shpejtojnë mbajtjen e Kuvendit dhe vendosën të mblidhen të nesërmen, për ta shpallur pavarësinë edhe pse nuk kishin arritur të gjithë delegatët nga disa krahina të Shqipërisë Etnike.

Ismail Qemali Kryetar i Parë i Qeverisë së Përkohëshme – Vlorë

Kuvendi Kombëtar e filloi punën më 28 nëntor të vitit 1912, në ora 3/30′, pasdite në sarajin e familjes së Vlorajve, në shtëpinë e atëdhetarit Xhemil beu, në të cilin merrnin pjesë 37 delegatë. Në këtë Kuvend nuk ishin të pranishëm disa delegatë nga Kosova të cilët për shkaqe lufte ende ndodheshin nëpër pozicione, duke i bërë rezistencë ushtrisë Serbe e cila dita ditës po përparonte drejt Durrësit.

Isa Boletini - Shpallja e Pavaresise
Isa Boletini me shokë në Vlorë pas shpalljes së pavarësisë

Ismail Qemali, në referatin e vet foli shkurt për të kaluarën e Shqipërisë, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ai foli edhe për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve në kryengritjet të viteve 1909-1912 duke theksuar se Shqiptarët kishin marrë pjesë në këto kryengritje jo si ushtarë të Turqisë, por si zotët e vendit dhe për të mbrojtur vetveten .

Ismail Qemali pasi e lexoi ekspozen e vet , në fund në mënyrë të shkëlqyer e diplomatike i pyeti delegatët: “ Tani më, s’na ka mbetur tjetër rrugë shpëtimi, veç se ndarja e Shqipërisë nga Turqia ”, dhe propozoi:

Shqipëria të shpallë pavarësinë

Të formohet qeveria e PËRKOHËSHME;

Të emrohet pleqësia (senati).

Pleqësia e propozuar nga vet Ismail Qemali kishte për detyrë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punëve në Qeveri dhe emërimin e një komisioni për në Evropë, për të mbrotjur të drejtat e Shqipërisë dhe popullit Shqiptar përpara Fuqive të Mëdha.

Këto propozime u miratuan njëzëri nga Kuvendi Kombëtar:

1. U shpall Qeveria e Përkohëshme, në krye:Ismail Qemali;

2. U zgjodh Pleqësia prej 18 anëtarësh; ku për Kryetar u zgjodh Vehbi Dibra.

Duhet theksuar se edhe në qeveri edhe në pleqësi u zgjodhën njerëz me themel të fortë kombëtar. Ata ishin atdhetarë nga mbarë Shqipëria Etnike, duke përfshirë nga të tre fetë.

Ismail Qemali propozoi që Shqipëria të shpallet “ Shtet m ë vete- e lirë, e pavarur. ” Të gjithë delegatët këtë propozim e aprovuan duke u ngritur në këmbë dhe duke e përcjellur me duar-trokitje frenetike aktin e Shpalljes së Pavarësisë .

Menjëherë pas nënshkrimit të aktit të Shpalljes nga të gjithë delegatët, Ismail Qemali doli në orën 17/30′( pesë e gjysëm) , në ballkonin e selisë, ku zhvilloi punimet Kuvendi për të njoftuar botërisht Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali e ngriti lartë në Vlorën heroike flamurin e lavdishëm të Skëndërbeut.

Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe gjakut të derdhur, i shumë viktimave të rinisë deri në mosha të ndryshme, të rënë dëshmor për ideale, kombëtare, për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Ismail Qemali

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme, Ismail Qemali, më 29 Nëntor 1912, i njofton për aktin historik gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë. Po ashtu për këtë vendim Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike, Rumaninë, Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë, duke kërkuar nga ata që të njihnin aktin e Pavarësisë si ndryshim i vullnetit politik të Kombit Shqiptar.

Në këtë njoftim Kryetari i Parë Shqiptar, ndër te tjerash shkruan: “ Kam nderin t’i njoftoj Shkëlqësitë tuaja se delegatët e të gjithë krahinave Shqiptare, pa dallim feje, të mbledhur dje në Asamblenë Kombëtare në qytetin e Vlorës, shpallën Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë ngritur një Qeveri të Përkohëshme.

Shqiptarët po gëzohen që munden të hynë në familjen e popujve të lirë të Orientit, duke mos pasur për qëllim tjetër veç se të jetojnë në paqë dhe harmoni me të gjithë shtetet fqinje, shpresojmë se ky ndryshim i jetës politike dhe kombëtare i Qeverisë së Përkohëshme të Shqipërisë, ka për t’u njohur prej qeverive tuaja dhe Evropiane.

Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme
Ismail Qemali – Vlorë

Posted by Rugovapress in 21:45:34 | Permalink | Comments Off

Monday, September 10, 2007

Nga Albert Zholi

  Më 16 Shtator votojnë  grekët por jo emigrantët

 

 

Nga Albert Zholi

 

 

 

Në këtë verë të nxehtë dhe tejet të vështirë që sapo kaloi populli grek  u përball edhe me një befasi tjetër. Deklarimin e Kryeministrit Karamanlis për zgjedhje të parakohshme. Parë në optikën e zhvillimeve të fundit politike dhe ekonomike, duke pasur parasysh se sërishmi partia Demokracia e Re sipas sondazheve kryesonte vetëm me 2% (në korrik 2007), analistëve ju duk si një sfidë e re e Karamalisit ndaj partisë më të madhe opozitare, historikisht kundërshtare  serioze me diferenca në pushtet Pasok, e cila kishte kohë që kërkonte zgjedhje të parakohshme. Kryeministri  Karamanlis  ka  shpallur  datën e zgjedhjeve  parlamentare  duke  theksuar  nevojën  e përfundimit të reformave  ekonomike  të  cilat  ka shpallur qeveria Dhe deklarata e Karamanlis ndodhi kur nuk e priste as Pasok as vetë populli grek. Ishte një rrufe në qiell të pastër për të gjithë kur zgjedhjet do të zhvillohen rreth 6 muaj para afatit. Ndërsa cudia më e madhe ndodhi në kampin kundërshtar, që menduan ti kalonin ditët e verës nën peshën e zjarreve të panumërta dhe duke mos parë asnjë ditë pushim, për të shfytëzuar dhe rastin për të nxjerrë në pah indirect dobësitë e qeverisë së Karamanlisit . Edhe pse ky moment i vështirë në jetën e grekëvë ku u prek shumë ekonomia e tyre, qetësia, ku humbën jetë njerëzish, ekologjia,  (si asnjëherë tjetër nga zjarret) nuk u komentua dhe nuk u përdor për  përfitim, kapital  apo koment politik, por indirect, në takimet dhe mitingjet në këto zona, partitë opozitare nuk e anashkaluan këtë fakt ku në një farë mase kanë bërë qeverinë përgjejgëse, për inaktivitet, për mos marrje masash paraprake, për mos përgjigje në kohë dhe mos angazhim serioz. Përpos asaj që vetë Papandreu pat deklaruar ditën e tragjedisë së zjarrit se, “sot është dita për bashkim dhe bashkpunim për të mposhtur dhimbjen dhe plagët e shkaktuara”.…Dhe me të vërtetë ngjarja qe katasrofike, jashtë parashikimeve, e dalë nga kontrolli dhe pse zjarrfikësit dhe populli luftoi me vetmohim. Shtrirja gjeografike dhe përmasat e zjarreve ishin një katasrofë e vertëtë ekologjike dhe ekonomike. Kjo tragjedi ndodhi në momentin kur klasa politike greke po mobilizohej totalisht për të përcaktuar strategjitë e zgjedhjeve parlamentare dhe përzgjedhjen e kanditatëve. Kjo ndoshta do të jetë fushata ekejtorale më e ashpër në historinë e zgjedhjeve parlamentare greke. Kjo për dy arsye:

 

-Së pari se tashmë opozitën po e drejton në zgjedhje një lider i ri (Pasi zgjedhjet e para katër viteve kur Papandreu sapo kishte ardhur në krye ishin të pamjaftueshme për të treguar aftësitë e veta organizative dhe drejtuese) që e propogandojnë si ambicioz dhe populist.

 

-Së dyti, kurrë ndonjëherë në prag zgjedhjesh sipas sondazheve diferenca ndërmjet dy partive kryesore Nea Demokracia dhe Pasok, nuk ka qënë kaq e ngushtë. Kjo diferencë tregon qartë se do të fitoj ajo parti që do të ketë aftësinë të organizojë një fushatë serioze, efikase, konkrete. Platformat dhe programet bindëse, sidomos ekonomike (sepse tashme Greqia është ndër vebdet më të varfëra të BE-së),të përcuara tek maset popullore do të jenë barometri dhe treguesi më i mirë i fitores. Pra, në datën 16 shtator shtetasit grekë do të drejtohen  në  kutinë e votimit. Kryeministri Kostas Karamanlis është konsideruar  me të drejtë mjaft  befasues, me shpalljen  e zgjedhjeve të parakohëshme  në një datë shumë të afërt nga cpritej , për të vetmen arsye që të shpëtojë nga muajt e fundit të qeverisjes, ku zakonisht ka plogështi, zbehje, mosrealizime, indiferencë në punë. Këto ishin ndoshta disa nga arsyet që  Kryeministri Kostas Karamanlis   kërkoi shpërndarjen  e parlamentit  dhe  caktimin  zyrtar  të ditës së zgjedhjeve  nga presidenti  i Greqisë, z,Karalos Papulias. Ndërkohë që fushata elektorale  të zhvillohehej  normalisht, nga të  gjithë kryetarët e  partive  u nxitua  të kryejnë  sa më  shumë  mitingje  dhe  intervista, si  edhe  kanditatëve për deputetë iu dha urdhër  të  ndërpresin  pushimet  e  gushtit. Në këto zgjedhje një nga pikat kryesore të fushatës elektorale do të ngelet dhe faktori emigrant. Deri tashmë Pasok ka treguar një politikë më afruese, dhe sensibilizuese ndaj këtij faktori kaq të rëndësishëm  të ekonomisë greke. Bile tashmë shumë emigrantët   sidomos shqiptarë kanë dhe teserën e Pasok. Jo pak rol luajtën politikat migratore në programet e dy partive të mëdha në zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta nënvleftësimi i faktorit emigrant apo mos dhënia e hapësirave të duhura në programin e Nea Demokracisë bëri që fitorja e tyre të ishte e ngushtë (zgjedhjet e 2004), pas 8 vjet qeverisjeje të Pasok. Nga  ana  e  tij, kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu  shprehet  se  votimet  e sivjetëshme  do të  jenë  një  betejë  e  ashpër  dhe shprehen optimistë  se  do  të  fitojnë. Duke oasur parasysh këtë fakt në këto zgjedhje në drejtim të emigrantëve po punohet me kujdes. Në programe, për politikat migratore  (sipas specialistëve të kësaj fushe në Greqi, nga të dy kampet) duhet të vendosen elementë që të jenë në inetres të popullit grek. Jo më kot po vonohen deklarimet e partive në programet e tyre për këto politika ku Greqia pretendon se nuk ka eksperiencën e nevojshme. Kjo ndoshta është arsyeja që  partitë  rivale, programin për emigracionin  do ta  shpallin  në  ditët  e ardhëshme, ndoshta në fund të fushatës. Dhe kjo ka arsyet e veta. Sot emigrantë përbëjnë 11 % të popullsisë, janë pjesa më rinore e popullsisë, po rinojnë popullsisë e vendit dhe punojnë në sektorët më të vështirë të ekonomisë. Dhe prap se prap ndaj tyre ka rryma të ndryshme të favorshme dhe të disfavorshme që i bën të jenë të kujdeshme partitë politike në fushatë. Ato duan që të thithin pjesën më të madhe të elektoratit nëpërmjet atyre politikave  emigratore që përbëjnë interes për pjesën më të madhe të popullsisë greke. Por dhe pse diskutohen kaq shumë dhe pse bëjnë pjesë në partitë politike greke, emigrantët me një numër të konsiderueshëm në këtë vend kanë një disfavor të madh, Ata edhe këtë herë nuk do të marrin pjesë në votime pavarësisht llojit të Kartave që kanë. Nqs do të votonin, puna do të ndryshonte krejtësisht. Ata zënë një pjesë të konsiderueshme në popullsinë e vendit që do ta kishte zili si numër edhe një parti politike Pra në këtë shtator sërishmi ajo që është më e sigurt për emigrantët  është fakti  se nuk do të votojnë por do të jen me sy e vesh pranë ekraneve të shikojnë se cila parti në programet e veta do të jetë pranë halleve, problemeve dhe shqetësimeve të tyre. Ata do të jenë spektatorë të halleve të tyre ku lojtarët nuk do të marrin parasysh kërkesat e tyre por të votuesve të tyre. Kjo është ana më e keqe e të qënit emigrant. Vota që luan një rol përcaktues në jetën e tyre social-ekonomike dhe bën presion ndaj politikës e kanë të privuar.

 

 

Posted by Rugovapress in 08:47:22 | Permalink | Comments Off

Nga Ajet Nuro

Ku ndodhet Shqipëria ? … Në kufi me Maqedoninë…

 

 Ata që kanë udhëtuar në vendet fqinje me Shqipërinë apo në vende të tjera të Evropës

 

Perëndimore e dinë mirë se po të pyesësh një shqiptar se nga je, përgjigja nuk pjell pyetjen “Ku

 

ndodhet Shqipëria ?” veçse do filloi riti i lakimit të emrit shqiptar “ gli albanesi” nga italianët, “i

 

alvani” nga grekët dhe historitë për shqiptarët…Por po të kalosh Atlantikun po të pyesësh shqiptarin se

 

nga je, në rastet më të shumta lind pyetja ”Ku ndodhet Shqipëria?”. Nuk është çudi që kur u kthehesh

 

bashkëbiseduesve me “gjeje se ku ndodhet” përgjigja të jetë “… në Liban !…” Në kontinentin amerikan

 

janë mbledhur njerëz nga e gjithë bota dhe është e falshme të mos dish se ku bie një vend i vogël si

 

Shqipëria. E pra, kur më është dashur të përballoj një pyetje të tillë, pra ti përgjigjem pyetjes se ku

 

ndodhet Shqipëria, kam shfrytëzuar dy vendet fqinje pra Italinë dhe Greqinë. Kam thënë se Shqipëria

 

ndodhet përball Italisë ose në Veri të Greqisë. Duam apo s’duam ne, Italia dhe Greqia janë më të

 

njohura se Shqipëria. Por mos tu duket çudi që së shpejti të përgjigjem “ Shqipëria ndodhet në kufi me

 

Maqedoninë”…

 

Para disa muajsh u habita tek pash në një nga revistat më prestigjioze në fushën e

 

biznesit “Business Week” në disa numra radhë të saj një publicitet me titullin

 

“Investoni në Maqedoni”. Karremi që përdornin përgjegjësit e këtij publiciteti për

 

të tërhequr investitorët e huaj, për mua ishte i njohur nga tekstet e ekonomisë por,

 

ajo që më çuditi dhe më mrekulloi është ideja e organizatorëve maqedonas për të

 

reklamuar në një revistë biznesi e destinuar për biznesmenët amerikanë. E

 

shoqëruar me hartën e Maqedonisë dhe duke zënë një faqe të tërë të revistës në

 

fjalë, sigurisht që mesazhi duhet të ketë rënë në sy. Për mua publiciteti duhet të

 

ketë patur efekt ose të paktën duhet të ketë bërë kurioz shumë biznesmen

 

amerikan se ku ndodhet ky shtet me emrin Maqedoni. Por edhe nëse publiciteti

 

nuk ka bërë efektin e pritur, ideja vetë ka një rëndësi të jashtëzakonëshme. Ajo tregon se maqedonasit

 

mendojnë në mënyrë moderne për zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

 

Për mua, Maqedonia kishte hyrë thell në ndërgjegjen time si republika më e varfër e ish-

 

Jugoslavisë. Bile as që do ti kishte rënë radha ndonjë ndryshimi informacioni në mendjen time sikur të

 

mos kisha parë këtë publicitet. Kjo më futi në mendime dhe e para gjë që më erdhi në mendje ishte

 

Shqipëria dhe reformat ekonimike. Shqipëria ashtu si Maqedonia ka filluar reformat ekonomike para 17

 

vjetësh. Ndonëse Shqipëria njohu komunizmin « puro » ndërsa Maqedonia atë që mund ta quajmë

 

komunizëm hibrid të dy vendet u gjendën pra vështirësish ekomike. Të dy vendet janë përballur me

 

probleme të shumta që mund të themi që njëri nuk i ngjan tjetrit. Maqedonia me probleme ndëretnike

 

ndërsa Shqipëria me trashëgimin e saj komunist. Duke tentuar të zbusi konfliktet ndëretnike, dhe duke

 

u përqëndruar tek krijimi i një shteti të së drejtës dhe duke punuar për një ekonomi të fuqishme,

 

Maqedonia mendoj se do tia dal mbanë dhe të dallohet në rajon.

 

Po ti Shqipni pa m’thuj si je ?

 

Jo, jo nuk kërkohet vazhdimi i vargjeve të Vaso Pashës ndonëse ato fatkeqësisht janë ende

 

aktuale. Do të doja të theksoj se si është gjendja ekonomike e Shqipërisë. Nuk ka shtet në botë (ose

 

janë të rrallë…) që të jetë i kënaquar me progresin ekonomik. Kjo lidhet me atë se kërkesat dhe dëshirat

 

janë gjithmonë shumë më të mëdha se sa mundësitë reale. Por nga ana tjetër progresi ekonomik varet

 

nga objektivat që ka ç’do vend. Ka vende që punojnë vetëm e vetëm për të mbushur barkun me bukë

Në këto kushte mund të themi se ekonomia shqiptare është e shkëlqyer, e shëndetshme sepse në fund të

 

fundit kemi bukë për të ngrënë, se në Shqipëri më shumë vdesin nga çmenduritë (vrasje për motive të

 

dobta do thoshin kronikanët e specializuar…) se sa nga skamja etj etj. Në mbështetje të tezës se

 

ekonomia shqiptare shkon « birinxhi » janë dhe faktet se në Shqipëri ndërtohet, punohet dhe sot

 

Shqipëria ka një klasë biznesmenësh që nuk e kishte para 17 vjetësh. Por ka dhe një anë tjetër medalja.

 

Ka vende që ekonomisë i rrinë mbi krye dhe masin të gjitha parametrat e duhur që nga inflacioni,

 

punësimi, fuqia blerëse etj etj. E krahasuar me vendet që futen në kategorinë e dytë Shqipëria do ngelej

 

në klasë për motivet që vijojnë: Shqipëria ka një ekonomi primitive, realitet politik jostable dhe nivel

 

të lart krimesh. Ekonia ndodhet nën parimet e « laisser-faire » dhe shteti nuk ndikon në zhvillimin e një

 

ekonomie moderne.

 

Pse, mund të ishte Shqipëria ndryshe ?

 

Shqipëria doli nga një sistem politik dhe ekonomik ku gjithçka vendoj nga një grup i ngusht

 

njerëzish, një system ku gjerë edhe jeta varej nga ai që quhet shtet. Dhe të dalësh nga një situat e tillë

 

nuk është e lehtë. Sidomos nëse për ekonominë duhet të vazhdojnë të mendojnë dhe vendosin ende një

 

grup i vogël individësh. Përvoja e vendeve të tjera të Europës Lindore tregon të njëjtën gjë: vështirësit e

 

tranformimit të ekonomisë së planifikuar në një ekonomi tregu. Edhe më tej akoma. Vështirësitë bëhen

 

edhe më të mëdha kur vende si Shqipëria duhet ti përmbahen rregullave të një ekonomie që po bëhet

 

përditë e më e përbotëshme. Nuk ka më proteksionizëm apo mbyllje kufiri dhe përzgjedhje të

 

partënerëve. Duhet mësuar dhe zbatuar vallja e Organizatës Botërore të Tregëtisë. E megjithatë, e

 

megjithatë, ekonomia shqiptare mund të ishte ndryshe. Fillimi i mbarë do të ishte qëndrimi ndaj pronës.

 

Jo vëtëm qëndrimi ndaj ish-pronarëve por dhe qëndrimi nga terreneve të ndërtimit, qëndrimi ndaj

 

ndërtimeve pa leje tregojnë një fillim së prapthi. Parimet e ndjekura në shpërndarjen e pronës kanë

 

qenë ai komunist “Toka i takon atij që e punon” por edhe parime të tjera si prona i shitet (falet) atij që

 

ka pushtetin apo forcën. Nuk dua të përgjithësoj, sepso do të ishte jo realiste dhe jo e nderëshme të

 

thuash që gjithë pronarët shqiptar janë produkt i këtij mentaliteti. Por, sikur disa raste të kishim të tilla,

 

efekti psikologjik do të shumëfishohej. Por po të medosh se në vend të ndajfoljes “disa” të vendosim

 

ndajfoljen tjetër “shumë”… përfundimi dihet … epo se Shqipëri është…

 

Shteti dhe ekonomia

 

Shtetit që i bënte të gjitha që nga bukëdhënia, punëdhënia, drudhënia etj. i kemi thënë “harro

 

mushkë Valarenë” por fatkeqësisht kemi ecur shumë larg. Para disa ditësh Franca zgjodhi një president

 

të ri dhe Sarkozi, presidenti në fjalë sa nuk shkaktoi një incident diplomatik me Kanadanë kur kërkoi

 

recipricitet në praktikat komerciale ndërmjet Kanadasë dhe Francës. Në fakt qeveria e Kebekut njërës

 

prej dhjetë provincave kanadeze i dha një kontratë një firme kanadeze pa kaluar një tender. Një veprim

 

i till u konsiderau si nacionalizëm ekonomik. Ndërkohë që po kjo firmë kanadeze (Bombardier) fitoi

 

një tjetër kontratë dhe këtë herë në Francë por këtë herë me anë të një tenderi. Nga të gjjitha këto

 

veprime e humbur delte konkurentja e Bombardier një firmë franceze e quajtur Alstom. Dhe Sarkozy

 

shtron pyetjen: Pse ne duhet ti respektojmë rregullat e lojës që të tjerët nuk i respektojnë?

 

Nuk do të doja që ne shqiptarët të mos respektojmë rregullat, përkundrazi. A nuk flasim për burrëri?!…

 

Por sot nacionalizmi nuk shprehet më në fushën e retorikës të tipit ne jemi, ju jeni etj. Sot nacionalizmi

 

shprehet më tepër se kurr në fushën e ekonomisë. Çfarë e dallon sot Shqipërinë në fushën ekonomike?

 

Pothuajse asgjë. Pa pyet për shembull për Korenë e Jugut. Gjuha vetvetiu të shkon tek Hydai, Samsung,

 

LG etj etj. Argumenti tabu se Shqipëria ka dalë nga një ekonomie e planifikuar dhe nuk mund të

 

zhvillohet janë pa bazë. Nuk mund të mohohet ndikimi kushteve historike në zhvillimin e ekonomisë së

 

një vendi por kjo nuk duhet të na mbaj peng. Para disa kohësh qeveria Berisha mori nismën “Shqipëria

 

një euro” (nuk e di kuptimin fjalë për fjalë të saj…) që kishte si qëllim tërheqjen e kapitalit. Kjo nismë u kritikua prej disave dhe hyjnorizua prej të tjerëve. Për mua ajo ishte nga nismat e pakta që duhen

 

përkrahur. Ndoshta ajo ishte e pastudiuar mirë dhe prandaj dhe u la mënjanë por ideja ishte gjeniale. Në

 

fund të fundit çfarë synojnë më shumë maqedonasit se sa tërheqjen e kapitalit të huaj.

 

Pula apo veza

 

Kush e bënë tjetrën; pula bënë vezën apo veza bënë pulën ? E njëjta pyetje shtrohet për ekonominë dhe

 

politikën. Ndonëse flitet se një ekonomi e fuqishme dhe një demokraci e vërtetë shkojnë së bashku,

 

askush gjerë më sot nuk e ka provuar shkencërishtë. Megjithëse diktaturat komuniste me ekonominë e

 

falimentuar që krijuan e kanë provuar një gjë të tillë përsëri kjo nuk përbënë argumentin shkencor. Por,

 

pyetja mund të shtrohet se kush mund të ndikoj më shumë tek tjetra. Për mendimin tim, një klasë

 

politike e aftë politikisht dhe me aftësi të mira administruese është në gjendje të ndikoj mbi ekonominë

 

e një vendi. Nga ana e vetë, njerëzit e biznesit mund të ndikojnë mbi politikën por rezultatet do të jenë

 

ose të ngadalëshme ose jo të mira për mos të thënë të këqia (korrupsion dhe fenomene të nepotizmit).

 

Më e mira është një kombinim i të dyjave. Pra një klasë politike administratore e gatëshme ta

 

transformoj vendin në një vend me ekonomi të zhvilluar. Në ekonomi nuk ka formula magjike dhe

 

ekonomistët kurr nuk e gjenë gjuhën e përbashkët por si edhe në rastin e biznesit privat veç personat e

 

përkushtuar arrijnë rezultate të mira. Megjithatë, mund të themi se nga masat që mund të japin rezultate

 

qoftë edhe pas një kohe relativisht të gjatë (por të sigurt), janë arsimimi i brezit të ri dhe sidomos

 

respektimi i pronës private. Kur themi arsimimi duam të themi krijimi i një shkolle me të vërtetë

 

moderne, investimi në edukimin e të rinjëve të talentuar brenda dhe jashtë shtetit, kthimi dhe integrimi i

 

shqiptarëve të edukuar jashtë sidomos në Perëndim dhe krijimi i një profili kombëtar në ekonomi. Kjo

 

e fundit ka të bëjë me ndihmën që shteti mund të jap në rimëkëmbejn e atyre sektorëve që mund të

 

japin rezultate në rregullimin e balancave eksport – import dhe në rritjen e mirëqenies së gjithë

 

shqiptarëve. Para disa vitesh kur isha në Shqipëri dhe kalova dy javë në Spille të Kavajës, vura re se

 

investitorët privat kishin investuar në ndërtimin e hoteleve apo të shtëpive që i kishin vënë në shërbim

 

të pushuesve. Por për të shkuar aty duhej të shkoje nga një rrugë që jo vetëm linte për tër të dëshiruar

 

por edhe më keq, ngjante me vendet afrikane. Dhe rrugët në përgjithësi mirëmbahen nga shteti apo

 

organizma të krijuara prej tij.

 

Sot, siç e tham dhe më sipër, nacionalizmi, më shumë se kudo, shprehet në fushën ekonomike.

 

Nëse e duam Shqipërinë dhe të mirën e shqiptarëve rruga më e mirë është të ndikojmë që Shqipëria të

 

jetë sa më demokratike poltitkisht dhe ekonomia e Shqipërisë të bëhet sa më moderne. Sa më shumë

 

shqiptarë të ndihmojnë për arritjen e këtij qëllimi aq më mirë do të jetë.

 

Le të ndryshoj Shqipëria politikisht dhe ekonomikisht që kur të na pyesin nga jeni të

 

përgjigjemi “jemi nga vendi që eksporton krom e bakër, jemi nga vendi në plazhet e të cilit ia vlen të

 

pushosh, jemi nga Shqipëria”. Dhe të mos kemi frik tu themi të huajve: Ejani dhe pushoni në Shqipëri

 

dhe mbi të gjitha, ejani dhe investoni në Shqipëri. Sa për Maqedoninë, at’herë ajo do të ndodhet në kufi

 

me Shqipërinë dhe Shqipëria mund të jetë një element pozitiv për ti tërhequr dhe më shumë investisorët

 

e huaj…

 

Ajet Nuro

 

anuro@albemigrant.com

 

Montreal , Kanada

 

 

 

Posted by Rugovapress in 08:37:48 | Permalink | Comments Off

Sunday, September 9, 2007

Komandant LLeshi, Ridvan Qazimi

 

lleshiperkujtojme.jpg

Komandant LLeshi, Ridvan Qazimi.
Foto e dites. Kujtojme figuren e ndritur te luftetarit
Rugovapress
Posted by Rugovapress in 11:28:41 | Permalink | Comments Off

Baki Ymeri, Per shqiptarin mysafiri eshte i barabarte me Zotin

Korcaret e Bukureshtit: Eleni Shuka.
Keto dite, diten kur mbushi 90 vjet (5 shtator 1917 – 5 shtator 2007), vdiq plaka me e vjeter e Bukureshtit, Leni Shuka. Kurmi i saj tashme prehet ne varrezat Belu te Bukueshtit, aty ku prehen eshtrat e Dhimiter Zografit qe pat marre pjese ne ngritjen e Flamurit ne Vlore (1912). Ne varrim moren pjese pleq e plaka te komunitetit, shqiptare, rumune dhe arumune. Ishin prezente motrat Keti dhe Gabrila, te bijat e Jon Kristeskut qe e mbante mend Nikolla Nacon. Aty ishte Fatimja e Daut Memishit nga Sllatina e Oltenise, Adriana dhe Joana Kallogjeri me origjine arumuno/shqiptare, zoti Luan Topciu, sekretar i pare i ambasades shqiptare ne Bukuresht, eseist i shquar, koautor i fjalorit akademnik Shqip-Ruamnisht (1245 faqe, Bukuresht, 2003). Elena e ndjere ishte e bija e patriotit shqiptar, Luka Gjergj Shuka (Voskopoje, 1870-Bukuresht, 1946). Pasi kish kryer liceun grek ne Korce, i ati i saj erdhi ne Bukuresht, ne vitin 1927, te daja i tij Jon Kristesku.
Mamaja e  Lenit  ishte Olimpia, shqiptare fisnike nga Korca (1890 – 1946). Eleni e kishte nje vella ne Bukuresht, Vangjel Shuka (1927–2004), kuader ushtarak i martuar me nje rumune nga Transilvania, Lilana, kjo e fundit mama e dy vajzave te bukura, Aurora dhe Andrea, alias Lucia. Gjate mikpritjes shqiptare qe na ofronte ne lagjen Militari te Bukureshtit, Vangjeli na fliste me admirim per bujarine e prindreve te tij, per trimerine e arnauteve ne kohen e Tudor Vladimireskut, per shqiptaret qe kishte njohur ne Bukuresht dhe province. Shqipen nuk e njihte mire, por ishte i vetedijshem se per shqiptarin mysafiri eshte i barabarte me Zotin. Vangjeli dhe Leni ishin anetare aktive te Bashkesise Kultuore te Shqiptareve te Rumanise, e vetmja organizate etnike e themeluar ne maj te vitit 1990, ne saje te inisiatives se prof. dr. Xhelku Maksuti (Gelcu Maksutovici). Deshira e tyre me e madhe ishin ta vizitojne Shqiperine, deshire e cila mbeti e parealizuar si pasoje e neglizhences se autoriteteve shqiptare dhe mosangazhimeve serioze te atyre qe qendronin ne ballet e komunitetit.
Leni Shuka e ndjere e fliste shqipen per bukuri, i mbante mend figurat qendrore te atdhetarizmit shqiptar ne Rumani, Asdrenin, Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Gjergj Bubanin, Aleko Vancin, Visar Dodanin, Andon Popin, Dhimiter Kristo Rembecin e te tjere. Ajo ishte plaka qe e vizitonte dhe ndihmonte derisa ish gjalle, Pandora Kondin, shqiptaren qe u shua ne vetmi, mjerim, skamje e varferi. Shkonte rregullisht te Pandora e gjore nga meraku per te llafosur shqip. Na fliste me admirim per Voskopojen e te pareve te saj, per fisnikerine e arumuneve dhe shqiptareve te saj, per ballot e komunitetit ne kohen e Mbreterise, per Grigore Goden qe kish grumbulluar e derguar nje vagon me grure per viktimat e termetit ne Korce, na fliste me simpati per veteranin e komunitetit te ketushem shqiptar, Thanas Kristo Rembeci (Tanase Cristescu). Leni vdiq, Thanasi jeton, komuniteti jeton, kujtimet jetojne, Bukureshti rradhitet nder qytetet me te dashura rumune te kujteses shqiptare.
Grigore Goda, sipas kujtimeve te Leni Shukes pat ardhe ne Rumani, i varfer si Asdreni,  ishte nje cirak dyqani dhe ne saje te punes, korektesise, miqesise dhe mencurise, u be pronar dyqanesh te panumerta dhe pasanik i madh. Leni merrte pjese ne ballot e komunitetit dhe e mbante mend Asdrenin: “Jo vetem qe e kam njohur e pare, por me te kam kuvenduar disa here. Asdreni ishte nje burre i heshtur, mbante mustaqe, vjente ne cdo dy/tri jave te ne. Kur vdiq Asdreni une isha 30 vjece (1947). Ne erdhem ne tetor te vitit 1927, kur isha dhjete vjece. Banonim asokohe ne rrugen Sherban Voda, aty ku ajo kryqezohej me rrugen Cutitul de argint (Thika e argjente), rruge neper te cilen kalonte tramvaji numer 3, me te cilin shkonim ne daja Tushi Kristesku, ne rrugen Berzei. Mbaj mend Irakli Duron qe ishte bankier, mbaj mend familjen Tarpo qe dha kontribut per hapjen e shkolles se pare shqipe ne Korce (1887), kam qene mysafir i familjes Tabaku, kam degjuar per Jovan Ciko Kosturin. Mamaja ishte shqiptare, ndersa gjyshja arumune, e lindur Cipi. Nuk i harroj kurre ballot shqiptare te Bukureshtit qe mbaheshin ne zemer te kryeqendres, ne sallen Liedertafel, prane kishes shqiptare”.
Keto ishin disa nga kujtimet e bukura te Eleni Lluka Shukes, shqiptarja e zgjuar qe na fliste me respekt te vecante per bylbilin e Drenoves: “Mbaj mend Stavri Patelin ne shtepine e te cilit funksiononte  shoqata e kmunitetit shqiptar para se te shperbehej nga autoritetet komuniste, sic u shperbene edhe shoqatat e minoreiteve tjera, diku rreth vitit 1953. Asdreni vjente me dashamiresi te Ksanthipi Mihaili, motra e mamase sime qe kish shtepine ne strada Nerva Traian 69. Burri i saj, Sotiri, ishte vellau i artistit te madh te Operes Rumune, Mihailescu Toscani, kompozitor dhe kengetar (1888-1962). Mbaj mend kengetarin e famshem Zavaidoc, te cilin e paten derguar te Dumitru Mihailescu Toscani, tenor i Operes Rumune te i cili kthenin gjithe zerat e medha te kohes, fakte te konfirmuara edhe nga e perditshmja bukureshtare Jurnalul National.  Thone se Toskani ka nje vajze ne Kanada, por nuk e dime ne jeton.
Leni Shuka e ndjere na fliste me admirim per Korcen e saj dhe Voskopojen si ishkryeqender kulturore e Ballkanit, Voskopoja arumuno/shqiptare e Theodor Kavaliotit ku pat funksionuar nje akademi, nje biblioteke dhe nje shtypshkronje e famshme, shtypshkronja e pare ne Ballkan, vatra e lashte e kultures ballkanike te cilen e sulmuan, plackiten dhe dogjen disa here bandat e Ali pashe Tepelenit. Nuk na ka hije te permendim nje kujtim te hidhur ne kuadrin e nje artikulli qe ben fjale per nje zonje qe u shua me mllef ne shpirt per fatin tragjik te kombit shqiptar, i destinuar ti duroje barbaret qe erdhen per t’ia shembur tabanin kombetar, turqit duke ua arabizuar emrat, serbet duke ua pergjakur trojet, greket duke ua rrafshuar pertoke fshatrat shqiptare te Camerise. Pse? Ngase ishin te nje feje tjeter, edhepse as greket, as serbet dhe as mjeranet tane, ende nuk e kane kuptuar te verteten se feja e  shqiptarit nuk eshte feja e Bin Ladenit apo Millosheviqit, por shqiptarzimi si fe e nje kombi qe e urren percarjen fetare dhe kultivon tolerancen, mirekuptimin dhe dashurine.  
Korcaret ishin kajmaku i intelektualitetit shqiptar ne Rumani, na thoshte Leni gjate bisedave ne garsonieren e saj, ne zonen e Titanit, te vellau i saj Vangjeli, apo ne zyrat e Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Rumanise. Ne biblioteken e saj kishte fotografi te vjetra te rilindesve tane, kujtime artistike nga ballot e komunitetit shqiptar, nje liber te Aleko Vancit, libra te vjetra kishtare, nja dy ikona nga Voskopoja, kujtime nga Shqiperia. „Voskopojaret jane te njohur per martesa te perzjera, arumuno/shqiptare, sic eshte rasti i mamase sime Ata nuk dine c’eshte urrejtja interetnike apo xhelozia ballkanike. Vetem ata qe e kane mizen nen kesule, fanatiket dhe mekataret i ngaterrojne punet me fete, njera pale leh kunder myslimaneve, tjetra kunder te krishtereve”. Sipas Elenes se ndjere, „Kur erdhi Zogu ketu, per te ikur per ne Angli, shqiptaret e Bukureshtit ishin te ndare ne dy tabore, disa e admironin, te tjeret e urrenin, disa ishin per Mbreteri, te tjeret kunder Mbreterise, por Zogu kish thene: „Le te vijne te gjithe!. Dua t’i njoh edhe miqte edhe armiqte!”.
„E mbaj mend si sot, Zogu kish paguar nje apartament ne hotelin Palas. Gjeraldina e tij dergjej ne shtrat, ngase sapo kish lindur Leka. Nga te paret qe e kishin vizituar Mbretin ishte Nikollaq Zoi, Asdreni, Ajvaz Voka, Dhimiter Kristo Rembeci, Nik Pema.  Nik Pema ishte konzull i Shqiperise, ndersa gruaja e tij, njezet vjet me e re, Elena Pema, kishte nje bukuri te rralle. Bukuria e saj ia kish rrembyer zemren Mbretit shqiptar. Kam degjuar se i panumert eshte numri i shqiptareve qe mendojne vetem per femra, e jo edhe per atdhe. Kam degjuar se turqit e shiten nje park te madh per nje lavire. Nuk e kam njohur Faik Miftarin por kam degjuar se nuk ka kapacitete te mjaftueshme intelektuale, kam degjuar eshte nje ham/ham qe shkruan kunder figurave te kombit, nje surogat paragjykimesh, urrejtjesh dhe mllefi, nje shtrige islamiste qe ndot faqet e gazetarise duke ndjekur parimin e qenjve qe lehin me kot”.
 „Kam degjuar e kam pare cmos,  por ende s’e kam pare Shqiperine. Per ta pare e kam pare, por tani me ka kapluar pleqeria dhe s’me lejon mosha ta shoh edhe nje here, te shkoj e te vdes ne Korce. Mos haro se shqiptaret e Korces ishin patriote te medhenj. Ata ishin te njohur per moralitet, sinqeritet dhe atdhedashuri. Kush mund ta haroje Gligurin me shpirt te florinjte, Grigore Goden qe e dergoi nje anije me grure per sivellezerit e tij ne Korce”! Themi metaforikisht nje anije, edhepse fjala ishte per nje vagon ndihmash per viktimat e termetit (1931), ne Korcen e bukur te Rajmonda Mojsiut, atje ku jeta dhe vdekja, dashuria dhe miqesia i bashkon te gjithe. Qofte i ndritur kujtimi i Elena Luka Shukes se ndjere! (Baki Ymeri,
Posted by Rugovapress in 08:54:16 | Permalink | Comments Off

Saturday, September 8, 2007

Mes të vendosurës dhe të ashprës

 

BE-ja, bazuar në atë që deklaron ministri i jashtëm francez dhe ish Shefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner, është duke e kërkuar një zgjidhje mes ShBA-ve dhe Rusisë dhe që ajo zgjidhje pastaj t’u imponohet palëve në proces, shqiptarëve dhe serbëve

Ardian Zejnaj

Shumë pak optimizëm, me shumë frikë. Ecje pa destinim dhe strategji. Kërcënime dhe premtime në të njëjtën kohë. Deklarata premtuese boshe dhe shpresë se megjithatë do të arrihet diçka në fund. Pavendosmëri në deklarata, por edhe deklarata pa   “brumë” ose të tilla që nuk dihet se çfarë fshihet prapa tyre. Ofrohet autonomi e avancuar, por edhe pavarësi e mbikëqyrur, që nuk plotëson kërkesat e askujt. Kjo është situata momentale nëpër të cilin vazhdon të kalojë procesi politikë për të ardhmen e Kosovës. Megjithatë, nuk ndalen së “gjuajturi gjah” për ta gjetur “Llambën e Alaudinit” për të parë se mos aty fshihet zgjidhja, apo se ajo do të mund t’ua plotësonte dëshirat palëve. Nga përrallat kemi mësuar se kjo “Llambë” mundëson plotësimin e të paktën tri dëshirave. Të gjithë liderët politikë, si vendorë dhe ata ndërkombëtarë, kanë mësuar këtë përrallë dhe kanë shpresuar vazhdimisht që një ditë kur të rriten, do të mund ta përjetojnë në realitet. Duke u nisur nga kjo, serbët kanë dëshirë që të ndodhë përçarja e BE-së; që të ndryshojë qëndrimi ShBA-ve për statusin e Kosovës dhe luten që të mos i braktisë Rusia. Dëshirat e shqiptarëve janë, që këtë vit t’u njihet pavarësia; që të mos i “tradhtojë” BE-ja, sepse frikësohen nga një gjë e tillë dhe një dëshirë të veçantë apo personale kanë partitë politike dhe liderët e tyre, që t’i fitojnë zgjedhjet dhe të jenë në pushtet. Ndërsa që dëshirat e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të BE-së janë, që të pajtohen shqiptarët dhe serbët për një zgjidhje; që të pajtohen ShBA-ja dhe Rusia për një marrëveshje për të ardhmen e Kosovës dhe që natyrisht ajo lutet që vetë të mos turpërohet, për shkak se mund të ndahet në qëndrimet e saja për të ardhmen e Kosovës dhe që do të ishte dështimi i saj me i madh deri me tani ne politikën e saj të jashtme.

Pozicionimi është i fortë nga të gjitha palët. Shqiptarët nuk duan të bisedojnë për diçka me pak sesa ajo që është ofruar me pakon e Ahtisarit, që është pavarësi e mbikëqyrur. Është mese e drejtë të mbrohet ky pozicion nga pala shqiptare, sepse brenda asaj pakoje janë bërë aq shumë lëshime, sa rrezikohet edhe funksionimi i shteti të pavarur. Në fakt një status i bazuar në pakon e Ahtisarit do ta “torturojë” një Kosovën demokratike dhe do të mund ta detyrojë që të heq dorë krejtësisht nga implementimi i saj. Në anën tjetër Serbia nuk dëshiron të ofrojë asgjë më shumë sesa një autonomi të “pa parë” deri me sot tek ndonjë vend sovran, e që sipas një transkripti të bërë publik, autonomia e gjerë që ofrojnë serbët është ri-qeverisje e Kosovës nga Serbia në largësi apo në distancë. Përmes një zgjidhje të tillë kërkohet që institucionet e Kosovës t’i kenë të gjitha kompetencat që nuk do ta identifikonin si shtet, por asgjë me shumë. Sipas këtij propozimi Kosova do t’i kishte të gjitha ato që i ka pas me 1974 dhe të marra me 1989. Në fakt Serbia tani po ofron një zgjidhje të tejkaluar, të cilën po të kishin ditur ose ta kishin një lider në krye me të mençur se Millosheviqi në vitin 1999, do të na “ngulte” dhe do të na kishte nën sovranitetin e saj edhe sot. Mirëpo, tani është vonë, vërtet vonë dhe kemi bërë dhjetë vite rrugë të mundimshme, pikërisht për të mos e pranuar një zgjidhje të tillë.

Ndërsa pozicioni i bashkësisë ndërkombëtare, sidomos ai i BE-së është konfuz. Përderisa ShBA-ja dhe Rusia i kanë qartësuar pozicionet e tyre për të ardhmen juridiko-politike të statusit të Kosovës, duke u pozicionuar fortë, madje duke rikthyer retoriken e Luftës së Ftohtë, përmes vënies së “vijave të kuçe” nga rusët, BE-ja po kërkon “mesin e artë”. BE-ja, bazuar në atë që deklaron ministri i jashtëm francez dhe ish Shefi i UNMIK-ut, Bernard Kushner, është duke e kërkuar një zgjidhje mes ShBA-ve dhe Rusisë, që pastaj ajo zgjidhje t’u imponohet palëve në proces, shqiptarëve dhe serbëve. Një zgjidhje apo kompromis mes qëndrimit të ShBA-ve dhe Rusisë, nga BE-ja është duke u kuptuar edhe si një zgjidhje apo kompromis për të cilin do të mund të pajtoheshin edhe shqiptarët dhe serbët. Pra, BE-ja politikën e saj në këtë linjë e ka orientuar dhe këtu kërkon zgjidhjen, kjo ngase ajo mendon se, si shqiptarët ashtu edhe serbët janë të ndikuar nga këto dy fuqi dhe se do t’i dëgjojnë këshillat e tyre. Madje disa nga shefat e diplomacive evropiane radhazi kohëve të fundit kanë deklaruar se idetë e prezantuara për një zgjidhje, siç është edhe ndarja, u duken shumë “atraktive”. “Të 27 vendet anëtare do të punojnë në mbrojtjen e pozicionit evropian, i cili nuk është domosdo i njëjtë me atë rus, e cila u shpreh pak ashpër….Qëndrimi ynë nuk do të jetë i njëjtë as me atë amerikanë, i cili duket shumë i vendosur. Si rrjedhojë, qëndrimi ynë do të jetë qëndrim evropian”, ka thënë z. Kushner.

Por, cili qenka ai qëndrim i BE-së, që nuk qenka as amerikan dhe as rusë? Ose që nuk qenka aq i ashpër sa ai i rus dhe aq i vendosur sa ai amerikanë? Evropianët janë duke synuar të gjejnë një zgjidhje mes qëndrimit rus dhe amerikanë ose mes vendosmërisë amerikane dhe ashpërsisë ruse. Një nga meset në këtë rast është që të mëdhenjtë të pajtohen që Kosovës t’i japin një të ardhme në perspektiv, që do të thotë jo pavarësi, por premtimin se do të bëhet e pavarur. Ndërsa që Serbisë premtimin që Kosova nuk do të jetë e pavarur, të paktën jo në një periudhë afatmesme dhe të dy palëve se e ardhmja e tyre në fund do të jetë në BE, ku kufijtë nuk do të kenë rendësi.

Megjithatë, ka menduar dikush që, nëse e ardhmja e Kosovës qenka në BE, a mund të varet edhe e ardhmja e BE-së nga Kosova? Kjo në kontekstin që, nëse BE-ja dështon të harmonizojë dhe të flas me një zë për të ardhmen e Kosovës, a do të thotë kjo se ka dështuar në unifikimin e saj si një shtet në krijim. Pra, çfarë do të ndodhë me BE-në nëse Kosova shpall pavarësinë njëanshëm dhe nuk pret që BE-ja ta gjejë “mesin e artë”. A do ta zbehë entuziazmin apo euforinë e evropianëve dështimi i tyre në Kosovë? “Çfarëdo   që të jetë zgjidhja, duhet të mbahet uniteti i Evropës. Do të ishte një disfatë për politikën evropiane nëse do të ketë çarje ndërmjet shteteve të cilat do ta njihnin pavarësinë e Kosovës dhe atyre që do ta kundërshtonin atë”, ka vazhduar tutje Kushner.

Kjo tregon se BE-ja shumë me e brengosur është rreth fatit të unitetit të saj, sesa për të ardhmen e Kosovës. Ata janë duke u frikuar seriozisht se do t’u ndodhë me e keqja nëse Kosova i sprovon? Dhe ne duhet t’i sprovojmë ata që ose të dështojnë si krijesë dhe të dëshmojnë se nuk janë të aftë për t’u përballur me sfidat e shekullit të XXI ose të na ofrojnë zgjidhjen, përkatësisht “mesin e artë”, duke treguar guxim, vendosmëri dhe lidership politik. Treshja ndërkombëtare nuk mund të ofrojë zgjidhje, as Rusia dhe as ShBA-ja nuk mund të merren vesh, jo derisa caktohen “vija të kuçe”, që është një imitim i kërcënimit të ShBA-ve i bërë në vitet e ’90-ta për Kosovën. Vendim, për të ardhmen e Kosovës shumë me lehtë mund ta marr BE-ja, sepse Kosova është ne oborrin e saj. Një vendim për Kosovën i marr nga BE-ja do të pranohet dhe mbështete edhe nga ShBA-ja publikisht dhe nga Rusia heshtazi. Megjithatë, edhe vendosmëria për të ofruar një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës, duhet të jetë e tillë që nuk rrezikon proceset e krijuara deri me tani në Kosovë. Çdo vendim që mendohet të merret duhet të respektojë parimin e vetëvendosjes së popujve, në këtë rast edhe të qytetarëve të Kosovë. Ne nuk duhet të jemi përjashtim në këtë botë. BE-ja duhet të veprojë dhe sytë tani janë drejtuar nga Franca aktive, Britania e vendosur, Italia e medyshur dhe Gjermania e thyer.

Posted by Rugovapress in 16:30:52 | Permalink | Comments Off

Wednesday, September 5, 2007

Revista Albanezul Baki Ymeri

 

Your browser may not support display of this image.

Fondat de Nikolla Naço în 1888 – Themeluar nga N. Naço më 1888

Serie nouă (1993),  Fondator: Dr.Gelcu Maksutovici/ Xhelku Maksuti

Anul XIV, nr. 136/ 2007 (Ediţie electronică)

Periodic al Uniunii Culturale a Albanezilor din România

Periodik i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë

Redactor-şef / Kryeredaktor: Baki Ymeri 

   Singurul popor din lume, înrudit cu românii

   pe linie daco-traco-iliră, este poporul albanez

   I vetmi popull në botë, i fisëruar me rumunët

   përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar

   Din conţinut – Nga permbajtja:

   Din diaspora artistică a albanezilor din România

   Eseu de Arben Xhaferi (din Macedonia)

   Poezi rumune: Victoria Milescu

   Poezi shqipe nga Raimonda Moisiu (USA)

   dhe Minas Papajorgji (Greqi)

   Nga atdheu i dhembjes – Din patria durerii

   (Octavian Soviany despre Sali Bashota)

     Din fototeca Albanezului

     Adimratoret tane – Admiratorii noştri  

Nga diaspora artistike e shqiptarëve të Rumanisë

MANIFESTIMI I FUNDIT QË U MBAJT NË GJUHËN SHQIPE NË BUKURESHT – ULTIMA MANIFESTAŢIE CARE S-A ŢINUT ÎN LIMBA ALBANEZĂ LA BUCUREŞTI

Your browser may not support display of this image.Baki Ymeri

      Asimilimi bën kërdi në diasporë, sidomos në Greqi dhe ne disa vende te prekura nga blasfemia e komunizmit. Sa të çuditshëm dhe sa të përçarë që jemi! Dy shqiptare e tre parti. Del nje turme pleherash te internetit per te devalvuar vlerat kombetare te figurave qendrore te atdhetarizmit shqiptar ne Kosove. T’i ketë fajet vallë demokracia apo partitë politike? Assesi! Mos vallë parazitizmi i ka fajet apo mentaliteti bolshevik i atyre që s’i lexojnë rilindësit tanë! Shqiptarët dikurë ishin më të organizuar se sot.  Përfaqsuesi i fundit i diplomacisë  së Ramiz Alisë, ishambasadori shqiptar në Bukuresht, Piro Vito,  edhepse ishte socialist, interesohej për varrin e Nikolla Naços, shqiptarit më të shenjtë që ka patur Bukureshti ndonjëherë. Shkëlqesia e Tij, zoti Leonidha Mërtiri, ish/ambasadori i Shqipërisë në këtë vend, pa marrë parasysh përkatësinë e tij politike, interesohej me gjithë zemër për fatin e komunitetit të këtushëm shqiptar dhe dha kontribut për inaugurimin e një pllake përkujtimore në hotelin Continental ku pat qëndruar Ismail Qemali me rastin e mbajtjes së mbledhjes historike të nëntorit (1912). Po keshtu pat vepruar edhe amabasadori aktual, Shkelqesia e Tij, zt. Dashnor Dervishi me rastin e inaugurimit te bustit te Naim Frasherit ne Bukuresht, meriten qendrore duke e patur ne kete perurim ishminstri Besnik Mustafaj.

      Diaspora nuk ka nevojë për politikë dhe ajo nuk guxon të jetë e përçarë, na thoshte zoti ambasador dhe bënte çmos për ta njohur, për ta përkrahur këtë komunitet, me krejt dashamirët e Shqipërisë, me të gjitha  vlerat e shqiptarizmit. Një funksionar i ambasadës shqiptare, zoti Aleks Jaso, me origjinë arumuno/shqiptare, dha madje edhe kontribut konkrt për botimin e revistës Albanezul/ Shqiptari, siç pat dhënë kontribut ëpr afirmimin e Kosovës në Rumani edhe një diplomat tjetër shqiptar me prejardhje arumune, zoti Marko Bello. Nga një vizitë te njëri nga veteranët më të shquar të komunitetit shqiptar të Bukureshtit, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, korçar i zjarrtë, filohebre dhe dashamir i kosovës,  i njohur zyrtarisht me emrin Tănase Cristescu, pasi na flet me admirim për vlerat e komunitetit dhe shqiptarët e mirëfilltë të kësaj diaspore, na qet mbi tryezë  një broshurë. E sheh këtë, na thot. Ky është programi i manifestimit të fundit kulturor që kanë mbajtur në gjuhën shqipe shqiptarët e Rumanisë. Fjala është për programin kulturo-artistik, të organizuar nga Lidhja Antifashiste e Shqiptarëve të Rumanisë, më 28 Nëntor 1947.

      Dhe na nxjerr xhaxhi Nasi përpara, një grumbull fotografishë me ata që e kanë nderuar artistikisht këtë manifestim. Programi është i shkruar rumanisht, dhe është shpërndarë me rastin e mbajtjes së manifestimit në Sallën Prietenia (Miqësia), që gjendet edhe sot e kësaj dite, përballë Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qendër të Bukureshtit. Asokohe ishte fjala për miqësinë rumuno/sovjetike, ndërsa sot godina ka tjetër emër dhe tjetër destinacion veprimi. Programi i kësaj broshure u realizua në gjuhën shqipe, me këngë e valle, me recitime, aktrime e kostume kombëtare. Prej asaj mbrëmjeje e deri më sot, shqiptarët e këtij vendi nuk patën fat më, të organizojnë më mbrëmje të këtilla, me kontribute konkrete artistike, për Ditën e Flamurit. Nëqoftëse e kanë shijuar e përjetuar këngën shqipe, vallen shqipe, dramën shqipe, filmin shqiptar, këtë e kanë bërë ansamblet shqiptare që kanë kaluar nëpër Rumani në kohën e Enverit, apo diplomatët shqiptarë që i kanë ftuar shqiptarët në Ambasadë, për të kremtuar së bashku Ditën e Flamurit, apo me rastin eardhjes së ndonjë personaliteti të lartë nga Tirana.

      Drenovarët, boboshtarët dhe dardharët i karakterizonte një ndjenjë e lartë e solidaritetit dhe respektit ndaj vlerave letrare e artistike. Asdreni, Mihailesku Toskani dhe Viktor Eftimiu ishin tri nga figurat qëndrore të Boboshticës dhe Drenovës në Rumaninë e periudhës së Mbretërisë. Veprën e tyre e vazhdojnë sot në Amerikë Niko Dako, Rozi Theohari, Rajmonda Mojsiu etj. Duke shfletuar Pogramin që na e ofroi xha Nasi, shohim se në pjesën e parë të këtij manifestimi është kënduar Hymni i Shqipërisë, Hymni Mbretëror Rumun, hymni i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, pas intonimit të të cilavet e ka mbajtur Fjalën e hapjes, Viktor Kristea, Kryetar i atëhershëm i Unionit të Shqiptarëve Antifashistë të Rumanisë. Në Pjesën e dytë, këndohen këngët partizane Kushtrimi, Shqipja mori malet, Hymni i Armatës Shqiptare, potpuri këngësh kombëtare shqiptare, të harmonizuara nga Hipokrat Kondi, si dhe këngë popullore rumune. Recitohen vargje të Asdrenit, degjohet zëri artistik, operistik, i zonjushes Smaranda M. Toskani, këndon në piano motra e saj, zonja Aglaja Mihëilesku Toskani (nga Opera Shtetërore), recitohen vargje të Çajupit etj. Në pjesën e tretë të programit, jepet shfaqja Heronjtë e punës, regjinë e së cilës e ka bërë shkrimtari shqiptar i Bukureshtit, Foqion Miçaço, jeta dhe vepra e të cilit meriton të ndriçohet.

      Subjekti i kësaj pjese ndërlidhet me ndërtimin e hekurrudhës së parë shqiptare Durrës-Elbasan, si dhe me punët e bëra në njërin nga kantjeret e rrugës Kukës-Peshkopi, kur të rinjtë shqiptarë, ndërtuan vullnetarisht, në vitin l946, 65 km.rrugë. Personazhet e kësaj pjese janë të gjithë shqiptarë të Bukureshtit: Teodor Papapavli (Bardhi), Nasi Kristesku (Zejneli), Antoneta Kristesku (Afërdita), Nesti Proto (Nesti), Konstantin Shandro (Selo), Pandeli Shundi (Koço), Matej Danili (Tekniku) dhe Toma Velo (Gaqo). Për ne, që kemi patur fatin t’i njohim disa nga këta, më me rëndësi se subjekti i pjesës në fjalë, është jeta dhe vepra e këtyre bijve të shenjtë të rilindësve tanë, korçarë me zemër të zjarrtë, shqiptarë dhe arumunë bashkë, dashamirë të kombit dhe atdheut, qytetarë të denjë për atdhetari dhe qytetërim, moral, besnikëri dhe unitet, aftësi, përgjegjshmëri dhe ekuilibër, për të cilët kemi shkruar dhe do të shkruajmë.

Ese / Eseu

PASOJAT E AKRABALLËKUT

(Consecinţele acrobaţiei)

« Privind din punct de vedere istoric, sărbii şi grecii au atăcat trupul nostru cu tendinţa pentru a-i nimici pe albanezi, în timp ce politica otomano-turcă a încercat să distrugă fiinţa (sufeltul), identitatea naţională albaneză. Toate aceste tentative au fost antialbaneze, independent de formele care au fost aplicate în perioade evidente”.

Arbën Xhaferi 

Skemat politike shpesh depërtojnë lehtë në botëkuptimet e njerëzve, qofshin ata të zakonshëm apo njohës të mirë të rrethanave, dhe vështirë çrrënjosen. Tanimë, çdo analist që zhvillon teorinë për pasojat e konflikteve në Gadishullin Ilirik niset nga premisa, tashmë e aksiomatizuar për ekzistencën e një aleance të natyrshme mes Serbisë dhe Greqisë, si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Ata që janë të prirur për patetikë nuk hezitojnë t’i shtojnë brengat e njerëzve, duke pohuar se këto fërkime mund të shkaktojnë pasoja të pariparueshme për strukturat veri-atlantike, meqë Turqia dhe Greqia qenkan anëtare të NATO-s. Por, shikuar nga një kënd realist, i liruar nga skemat paragjykuese, ekziston një aleancë paradoksale mes politikës greke, serbe dhe turke, që i ka rrënjët më të thella sesa mendohet.

Politika dhe propaganda serbe, dhe ajo greke në vazhdimësi, e përsërisin dhe e ndërtojnë tezën për shqiptarët si element jo luajal, si mish i huaj në organizmin evropian. Kjo teori mbështetet mbi premisën e përkatësisë fetare dhe mendësisë totalitare, në kuadër të së cilës çdo gjë kundrohet nga këndi polarizues, manikeik, bardhë dhe zi, ku shqiptarët paraqiten si element i huaj, si myslimanë, që asesi nuk mund të jenë elementë integrativ në sistemin e vlerave evropiane. Kjo propagandë, e përshkuar me imputime neveritëse është intensifikuar deri në paroksizëm pas aktit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Sipas njohësve të rrethanave dhe të fenomeneve të tilla, por edhe sipas pohimeve të liderëve të partive politike serbe apo greke ( bie fjala si V. Shesheli) për këtë qëllim janë destinuar me miliona dollarë. Me këto para financohen incidentet e llojeve të ndryshme, prononcime apo ngjarje që vërtetojnë këtë pohim. Segmentet e caktuara të institucioneve greke apo serbe formojnë opinionin, për gjoja të rrezikut që i kanoset qytetërimit perëndimor, nga islamizmi fondamental në përgjithësi, dhe i shqiptarëve në veçanti.

Nga ana tjetër, segmente të caktuara të shoqërisë apo i shtetit turk, me, apo pa vetëdije, japin argumente, ose thënë më mirë demonstrojnë tezën se shqiptarët janë pjesë e pashkëputur e qytetërimit osman. Këto ditë, sipas lajmit që dha kanali televiziv shqiptar “Top-Channel”, në Librazhd, autoritetet fetare të kësaj ane së bashku me segmente të caktuara turke kanë organizuar synetimin kolektiv të më se 200 fëmijëve shqiptarë, sipas traditës turke. Kamera e “Top-Channel-it” na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizare, ku fëmijët të veshur me rroba prej satenit të bardhë, me kapuça në trajtë të fesit ku shkruhej “Mashallah”, valëvitnin herë flamujt të shtetit turk, dhe herë ato shqiptar. Natyrisht se askujt nuk duhet t’i pengojë aspekti fetar i kësaj ngjarje beninje, por konotacionet politike dhe efektet që ato krijojnë në opinionin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Ç’është e vërteta, kjo ngjarje politiko-fetare nuk është aksidentale, por tashmë e shndërruar në traditë. Kohë më parë në muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive në sheshet e qyteteve, që dikur ishin të sunduar nga Perandoria Osmane. Këto projekte që kontrabandohen përmes petkut fetar krijojnë një varg problemesh brenda për brenda komunitetit shqiptar, por edhe në raportet shtetërore, apo kombëtare të shqiptarëve me kontekstin evropian.

Me këto organizime, financuesit e këtyre manifestimeve, aspak religjioze, sikur dërgojnë mesazhin për pretendimet kulturore-qytetëruese të shtetit modern turk në hapësirat e dikurshme të Perandorisë Osmane. Këto manifestime dhe heshtja jonë krijojnë pretekstin që edhe të tjerët, grekët, apo serbët të organizojnë pagëzimin e një numri të ngjashëm të fëmijëve ortodoksë shqiptarë, që në duart e tyre do të valëvitin flamurin grek, apo serb. Nëse do të ndodhte kjo, reagimi ynë do të ishte i rreptë dhe i arsyeshëm, që do të hapte debatet publike që do të krijonin pistat e kontradiktave të pariparueshme fetare, kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi.

Tashmë në opinionin shqiptar është krijuar ideja fikse se grekët dhe serbët janë të ligë, ndërkaq turqit janë të mirë. Nëse ky pohim do të ishte i saktë, atëherë shqiptarët nuk do të ishin në këto telashe që nuk dihet sesi do të përfundojnë. Ky paragjykim, që është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare, madje edhe te pjesëtarët e të gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve e ndërpreu procesin e asimilimit të tyre. Mirëpo, ky pohim nënkupton se fjala asimilim ka vlerë parciale, ngaqë dedikohet vetëm për rastet kur shqiptarët asimilohen nga sllavët, grekët apo italianët, dhe jo nga turqit. Pra, në mënyrë të pavetëdijshme bëhet selektimi i asimilimit, duke e ndarë atë në të mirë dhe në të ligë.

Shikuar historikisht serbët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar ti shfarosin shqiptarët. Ndërkaq politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin), identitetin kombëtar shqiptar. Të gjitha këto tentativa kanë qenë antishqiptare pavarësisht nga format që janë zbatuar në periudha të dukshme.

Tashmë, është bërë proverbial konstatimi i presidentit të dikurshëm të Turqisë z. Demirel, i cili në takim me homologun e tij, me gjasë z. Mejdani, ka pohuar se presidenti real i shqiptarëve qenka ai vetë, ngaqë në Turqi jetuakan pesë milionë shqiptarë. Sipas kësaj logjike, në vazhdimësi imponohet bindja se paska asimilime pozitive dhe negative. Të bëhesh turk qenka mirë, ndërkaq të bëhesh grek, serb, apo italian qenka mëkat. Në vijë të këtij konstatimi duhet analizuar fakti pse në Turqi, gjatë krizës kosovare, nga pesë milionë shqiptarët nuk u krijua një lobi që do ta detyronte shtetin turk, në emër të stabilitetit të brendshëm të angazhohet, madje edhe të implikohet më konkretisht në krizën jugosllave duke u dalë zot shqiptarëve.

Të gjithë shqiptarët, sidomos përfaqësuesit politik, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, sot e gjithë kohën e përdorin frazën “populli vëlla turk”. Kjo shprehje intime do ta arsyetonte veten nëse do të kishte efekte pozitive për mirëqenien e shqiptarëve, por fatkeqësisht bie ndesh, jo vetëm me origjinën e dy popujve, por edhe me realitetin e hidhur historik. Para disa kohësh pata nderin ta takoja një këshilltar me ndikim në qeverinë turke dhe u përpoqa t’i shpjegoja disa shqetësime të shqiptarëve lidhur me paragjykimet që kanë dëmtuar vazhdimisht interesin tonë kombëtar. Pas një elaborimi të gjatë dhe të sinqertë nga ana ime, ai sërish e përsëriti si vlerë paragjykimi që vinte ndesh me realitetin. “Ne, juve, boshnjakët dhe kurdët nuk ju trajtojmë si arabët, apo iranianët, por ju ndiejmë shumë të afërt me ne. Për ne, ju jeni akraba ( kushërinj)”. Këtë konstatim ai e tha me një patetizëm mëshirëplotë. Me një akrobacion retorik, i prirur nga bindja se të jesh turk është bekim hyjnor, këshilltari qeveritar turk me ndikim e ricikloi pa dilema idenë se shqiptarët janë pjesë e idiomës turke, se ata nuk janë popull (milet) si popujt e tjerë, arabët, iranianët, grekët, serbët, bullgarët etj. Në mënyrë të pavetëdijshme, sa elegante, aq edhe brutale, ai e suspendoi identitetin shqiptar, që me aq sakrifica është mbrojtur gjatë furtunave historike.

Trajtimi i shqiptarëve si akraba të turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale për interesat e shqiptarëve gjatë sundimit osman, veçmas gjatë shpërbërjes së kësaj perandorie. Tashmë është vërtetuar katërcipërisht se mos trajtimi i shqiptarëve si popull lë pasoja të rënda, jo vetëm në fushën politike, në kohën kur formoheshin shtetet ballkanike, por edhe në fushën arsimore, kur autoritetet osmane ndalonin hapjen e shkollave shqipe duke orientuar shqiptarët që të edukohen në shkollat greke, apo sllave.

Meqë kohët e fundit bëri bujë kërkesa e kryeministrit shqiptar Berisha për rishikim të historisë, e shoh të udhës ta përqendroj vëmendjen e analistëve, për pasojat e marrëveshjeve, kryesisht turko-ruse ( sllave) për interesin e shqiptarëve, apo të myslimanëve të asaj kohe. Pas një vargu humbjesh të betejave me rusët, Perandoria Osmane ua jepte të drejtën për autonomi sllavëve që kishte një klauzolë të veçantë që shpjegon shkakun e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqinë e sotme. Kur iu dha autonomia serbëve, njëherësh u ndalua e drejta e myslimanëve që të jetojnë në këtë shtettë krishterë. Kjo klauzolë shpjegon pastrimin gradual etnik shqiptar nga zonat e pushtuara nga serbët, fillimisht nga pashallëku i Beogradit, pastaj, me zgjerimin e territorit serb në jug nga rrethi i Nishit, dhe përfundimisht nga Kosova dhe Maqedonia, natyrisht edhe të boshnjakëve nga Bosnja, Sanxhaku etj. Këtë parim, prijësi legjendar i Turqisë moderne Kemal Ataturku e shndërroi në parim obligues: në Turqi ka vetëm turq dhe jashtë Turqisë nuk ka turq. Mirëpo, zhvillimet historike treguan se ky pohim nuk ishte i saktë, por përkundrazi në Turqi paska shumë jo turq, si dhe jashtë Turqisë shumë turq.

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, vështirësitë në krijimin e shtetit shqiptar dhe cungimi i tij ishte pasojë e mohimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Ideologët turq të këtij klasifikimi ishin logjikisht dhe moralisht koherent. Duke na trajtuar si arkaba të turqve, ata nuk shihnin asgjë të keqe nga shpërngulja jonë në Turqi, meqë pas humbjes së luftërave në Rumeli për ta ishte e natyrshme që popullin e vet ta tërhiqte në shtetin ku ata qeverisnin. Kulmi i këtij parimi, që lejonte pastrimin etnik, u arrit në Marrëveshjen e Lozanës, kur Turqia dhe Greqia u pajtuan që të këmbejnë popullatën greke nga Turqia Perëndimore dhe popullatën turke apo myslimane, rrjedhimisht edhe të çamëve nga Greqia në Turqi. Marrëveshje të këtilla Turqia bëri edhe me Jugosllavinë e parë, por edhe me atë të Titos për shpërnguljen e shqiptarëve dhe boshnjakëve nga trojet e tyre etnike. Pra, përfaqësuesit e “popullit vëlla turk” duke na trajtuar si akraba u pajtuan, madje dhe hartuan projektin për spastrimin e Rumelisë, të Gadishullit Ilirik nga popullata autoktone, të islamizuar nga vetë ata. Kjo mendësi ndikoi në dobësimin politik, ekonomik, ushtarak dhe demografik të popullit shqiptar, kështu që sot e kësaj dite i ndiejmë pasojat e këtyre vlerësimeve të gabueshme.

Këto paragjykime dhe botëkuptimet perandorake turke, meapo pa vetëdije, lënë pasoja negative për interesin shqiptar, madje edhe në kontekstin aktual ku vendoset përfundimisht fati i kombit shqiptar. Në Kosovë kontributin e vet për vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtarëve turq. Shqiptarët ndiejnë obligimin që të falënderohen për impenjimet e tyre për vendosjen e rendit dhe të sigurisë, por e kanë të vështirë të kuptojnë përpjekjet e tyre për turqizim, asimilim të popullatës myslimane sllavisht-folëse, apo shqip-folëse. Me këtë politikë, ata mund të arrijnë vetëm një objektiv: zvogëlimin e përqindjes vetëm të popullatës shqiptare, që në parim nuk do të ishte në favor të “popullit vëlla turk”.

Një popull që nuk arrin t’i zbërthejë paragjykimet e veta, po ashtu nuk do të arrijë t’i kuptojë gabimet dhe përsëritjen e tyre. Gabimet e tilla ndikojnë që të mos përkufizohet qartë dhe përfundimisht identiteti kombëtar.

Poezi rumune

Victoria Milescu

Your browser may not support display of this image.

            Victoria Milescu u lind me 28.12.1952, ne qytetin Braila. Ka kryer Fakultetin e Filologjise ne Universitetin e Bukureshtit, degen e rumanisht-anglishtes. Ka punuar si profesoreshe e anglishtes, pastaj si referent e specializuar ne Kompanine Tarom dhe ne Departamentin e Aviacionit Civil. Pas vitit 1990 punon ne shtyp, dega e kultures dhe botimeve. Ka qene redaktore e disa mediave rumune dhe shtepi botimesh, Debuton me krijime letrare me 1978, duke botuar ne nderkohe veprat: Latuesi i loteve,  Zemra e lepurit, Fitorja a vjedhur,  Arleziana, Buzeqeshja e tigrit, Jehona e çastit, vepra tjera dhe nje varg vellimesh per femije. Eshte e perfshire ne disa antologji poetike,. Disa nga veprat e saj e kane pare driten e botimit ne vellime dygjuheshe, rumanisht-anglisht etj.  Eshte e njohur edhe si autore e nje varg recensionesh te autoreve rumune, shqiptare e te huaj. Per veprimtarine e saj ka perfituar nje numer te konsideruar mirenjohjesh, çmimesh dhe diplomash. Ka marre pjese ne disa konkurse letrare dhe ne sallonet e librit dhe shtypit. Per poezine e saj kane shkruar eseiste te njohur si Romul Munteanu, Gheorghe Tomozei, Cezar Ivanescu, Geo Vasile, Octavian Soviany, Florentin Popescu, Radu Voinescu, Sultana Craia, Victor Sterom etj. Eshte anetare e Lidhjes se Shkrimtareve te Rumanise dhe e disa shoatave tjera ne Bukuresht dhe Oradea.

 

FIS TË NJË GJAKU

(Rude de sânge) 

Gjeje rrugën vetë

I thonin burrit të mbetur i ve

Kur rrëxohej i dehur në shtrat

Ne kemi punë në kopsht

Fëmijë për të rritur

Shit diç nga shtëpia

Thirre dikend ta lajë terrin

Ne nuk e dimë kryet nga punët

Gjeje një grua ta djegë temjanin

Ne jemi larg

Si të vijmë deri te ti

Është shkëputur rruga ndërmjet brigjeve

Janë egërsuar ujërat

Duke e gëlltitur truallin dhe qiellin

Me hënë e me yje… 

ZEMRA E LEPURIT

(Inimă de iepure) 

Ndoshta edhe unë

Do të dridhem

Përmbi gërmadhat e gjakut tënd

Të ta shkul gjahun

E përtacisë për të mbetur i pamundur 

Ndoshta edhe unë do të bëhem boksit

Mazut, lidhëse yjesh

Për turrën tonë

Të rrjepur nga uni ynë

Kur jemi elokuentë

Me djersën e krimeve të para 

Pa një zemër të guximshme

Çdo gjë është e padrejtë… 

RAPORTI I ARTË

(Raportul de aur) 

Çdo me thënë shëmbëlltyra ime

Për ju

Është njëra nga gjithato që… 

Çdo me thënë zëri im

Pranë zërit tuaj

Në Turnin e erërave Almageste… 

Çdo me thënë dora ime

Që lan enët, fuçitë e barotit

Duke montuar

Fokusin e momenteve fatale… 

Dora ime e djathtë

Si një hekur i stërkuqur

Mbi lëkurën e freskët të ditës 

Ndërsa në trup, duke u përdredhur gjarpëri

I zhivës së bardhë – poezia… 

NATA E NATËS

(Noaptea nopţii) 

Në secilën vjershë është fjala për vdekje

(Oh, mençuria e përngjashme e tyre)

Vargu yt më i belbacuktë

Duke e shtypur thelbin e ndezur të yjeve

Vargu yt, mbrojtësi yt

As që ekziston për të

Ka harruar ta hedhë kushtrimin

Ndër zvarranikët e braktisur ndër shekuj

Gramatika elektromagnetike

I ka kaluar koha vargut tënd dhe s’e ke vërejtur

(Oh, tymi i hashishtë i vjershave)

Në secilën vjershë është fjala për vdekje

Poeti e vret secilën fjalë duke qëlluar

Në insektarin e librave

(Të destinuara për gjithfarë jurishë)

Poeti e vret secilin varg kur

Dremit thellë

Duke harruar të vejë nga gjaku i vet në kandilin e yjeve  
 

Poezi shqipe nga Amerika

Raimonda Moisiu

Nje buzembremje

Drejt rrugës së varrezave

u nisa një buzëmbrëmje…

Që në mëngjes atë ditë

më silleshe në mëndje

Një natë më parë me mua

 po putheshe në ëndërr …

 E mjera, si më ike,

s’u bëre dot dhëndërr

Të hiqja pak merakun

Mbi carcafët zhubrosur

kur nën hënën e ëmbël

të harbonim të marrosur …

U nisa këtë muzg

të trishtë e të pasosur…

O buzëmbremje e zezë

nuk kishe të mbaruar …

Ti…dole nga mermeri

për të më përqafuar…

I ftohtë ishe, kallkan 

trupi që nga mermeri :

“Më puth fort, pafund !

 Më puth edhe  një herë

 O shpirti im i ëmbël

 unë rroj nëpër Parajsë.

 Gjithcka, moj,  atje ka

Po si ti, asnjë vajzë”

“Shtëpinë pranë varrezave”

 - të thashë-  e kam ndërtuar …

…te ajo dritë …”“ Kush vallë të jetë?”

“Një “ dikush” i trishtuar

Dikush po na përgjon

si puthemi të dy

dhe shkruan pa na thënë

azgjë mua, azgjë ty  …”

Dikush përgjon si puthet

 një vajzë me një djalë…

Vajza ardhur nga Hena

Djali nga Parajsa ka dale… 

Te lumte zonje e nderuare Raimonda!

Te renqeth kur e lexon,

shpirt e zemren ta pushton.

gishtin ne koke njeriu ta vere,

boten e tere me dore ta zere.

Endra e bukur shume ishte,

gjithe ruzullin ne dore e kishe,

Por kur zbardhi dita, u zgjove,

thelle brenda u pikellove.

Ike larg e nuk u ktheve,

c’te pane syte nuk e fshehe.

dhe nga gjumi shpejt u ngrite,

kete ender shum e prite.

Ender ishte ashtu mbeti,

fain e pati dhe kurbeti.

Ah Kurbet mos i mundo,

keta njerez pse si do?…

Pune dite e pune nate,

kur do shplodheni o’ te ngrate?

endra do shohime ne te mjeret,

balta jone eshte e eret…..!

      Minas Papajorgji 

 Sali Bashota sipas eseistëve rumunë

Nga atdheu i dhembjes

      (Din patria durerii) 

Oktavian Soviany (Bukuresht) 

      Lirika e Sali Bashotës (poet i rëndësishëm shqiptar nga Kosova, i shpifur nga shtrigat antishqiptare te Internetit-shen.i red.), eshte nje lirike që lind nga njëfarë plage e brendshme, poeyi qe ndërlidhet me kiminë e fshehtë të gjakut dhe artikulohet në një kujë që shpreh konditën tragjike të qenjes njerëzore, që konfrontohet me forcat iracionale të një historie, e cila në Ballkan ndoshta më shumë se në cilëndoqoftë pjesë tjetër të Europës, qëndron nën shenjën e frikës, duke ulçeruar në thellësi fibrat njerëzore me mizoritë dhe tmerret e saja të pambarim. “Lumi i historisë” bëhet kështu te Sali Bashota materja e një poezie të rëndë dhe plot patetizëm, që konfigurohet në tabllo apokaliptike dhe vizione të ankthit, të lindura nga lëvizjet e dhembshme të një vetëdije që e përjeton me ashpërsi terorin e kohës së ligë, e konvertuar në histori, dhe e konvertuar sidomos në fat: “S’di kush sa shekuj lahen zotërat/ Fshehurazi nga qeniet e gjalla/ Që dergjen sa fjalët/ E shkruajnë prapë poezi/ Për tmerrin gjakderdhjen/ Fushatën e korrje-shirjeve/ E çojnë dashuri deri në shkëputje/ Prapë nata e varrit/ Gjaku im as gur as dru/ As lot’i vajtimit” (As lot i vajtimit).

      Duke u nisur prej këtu, lirika e poetit shqiptar duket si një poezi raspsodike, në qendrën e së cilës gjendet fati i një kolektiviteti që zhvillohet me solemnitetin pothuajse kieratik të një tragjedie antike (të mos harrojmë faktin se tragjedia ka lindur në Ballkan), nën sundimin e një kobi që kalon si një kod gjenetik i vërtetë, nga një gjeneratë në tjetrën, plagon, vret dhe përgjak, kështuqë poezia metamorfozohet më në fund në një “dorëshkrim të përgjakur”: Nëpër natën vetmitare rojtarët i numërojnë yjet në shi/ Fjalët e humbin kuptimin tek shkëlqejnë plot magji/ Çelësin e fshehin në atdheun me gjarpër në gji/ Poezi poezi poezi poezi poezi poezi poezi/ Gjak i zi gjak i zi gjak i zi gjak i zi gjak i zi “(Maja e Zezë). Në këtë kontekst, krijimi poetik përfiton dimensionet e një ekzorcizmi; ajo definohet si një “art i gjakut”, një akt sakrifikues, i destinuar të neutralizojë faqet gëlltitëse të kohës, dhe sidomos, “lumin e historisë”.

      Derisa misioni elementar i poetit qëndron në atë që t’u japë kuptim gjërave, jetës dhe vdekjes, poetizimi duke u bërë ekuivalenti “i vdekjes në tekst”, i “flijimit në letër”, me implikimet e veta soteriologjike: “Tash e sa vjet/ Në Sheshin e Revolucionit mbyllim dhimbjen/ Me gurë i gjuajmë njëqind vjetët pa gjumë/ Gjuhën e kafshojmë se ç’bëjmë tjetër me receta/ Në koncertin e dimrit të egër/ Prapë i shpojmë veshët i kruajmë trupat çelim varre/ E të gjitha fjalët shqiptohen syrgjynërisht/ Për kafshët e egra që butë e hanë botën në sy” (Kafshët egra). Poeti bëhet kësisoj ai që e ngren historinë në dimensionet e mitit, e transformon zgjatshmërinë profane në epos homerik, botën kalimtare në një botë të përjetshme: atë të arketipeve mitike që shërbejnë si model për çfarëdoqoftë aktiviteti njerëzor të rëndësishëm: “Shtëpia merr formën e Ilionit/ Lashtësisht prehen trupat/ Oborri mbushet me gjak të derdhur det fëmijët kthehen/ Me qefinin e zi të varur në mur me ëndrrën e zezë/ Të mbyllur në dhomë me gjarprin e zi fshehur nën jastëk/ Me arkën e zezë mbi supe ku kalben dorëshkrimet” (Melankolia).

      Bota bëhet në këtë mënyrë njëfarë “përralle” që e rigjen çiltërsinë dhe brishtësinë parajsore, ndërsa Sali Bashota din ta evokojë tani parajsën tokësore dhe çiftin primordial: lirika e tij shpreh në këtë kontekst tensione metafizike, duke dëshmuar për “restaurimin e njeriut” dhe për rizbulimin e dritës në hipsotazën e saj prej stihie primordiale, akti poetik duke u shndërruar në një modalitet për ripërfitimin e hyjnores, dhe për reinstaurimin e qenjes humane në qenje metafizike: “E dashur ti m’i vë lulet në tryezë më fton/ Në lojën e parë të pagëzuar: Prova e Lirisë/ Gjithçka nis nga fillimi natësor/ midis jetëvdekjes/ Kopshti i Edenit gruaja gjarpri/ Molla e kafshuar bëhen Një/ O Zot dëgjoje vajin tënd të mirë/ Kur më doli gjumi oh kur e pashë Dritën/ Në Librin e Përjetësisë skicohej portreti im/ Dhe jeta pa vdekje midis qiellit dhe tokës” (Jeta pa vdekje).

      Në vizionin e poetit profanja i subordonohet hyjnores, humanja – universit kosmik, fati individual – fatit kolektiv, porsi në eposin e lashtë, rapsodik, kështuqë poemat e tij e përshkruajnë historinë e një kolektiviteti që definohet përmes solidaritetit “të gjakut” me një traditë   dhe me një territor. “Metoda” e Sali Bashotës e transformon gjeografinë reale në mit dhe simbol, ndërsa Kosova  bëhet në poemat e tij, “një vend i dhembjes”, një truall i prekur nga mallkimi dhe, më në fund, një ferr i historisë që e përfiton aspektin e burgut ontologjik: “Unë s’mund të hesht ndryshe/ Të pavdekshmit presin lindjen e diellit/ Pikërisht në orën dymbëdhjetë/ Në orën dymbëdhjetë/ Nëna del nga shtëpi e braktisur/ Syri i keq të mos e shohë/ Gugat kumria/ Pesë shekuj mbi gjakun e shprishur/ Para se të agojë/ Jo s’mund të hesht ndryshe/ Për tokën dashurinë fëmijërinë/ Nënë oh nënë” (Agmia).

      Në këtë rrjdhshmëri kronologjike, biografia individuale konvertohet në biografi kolektive, në përrallë “kombëtare”, në histori dhe, përfundimisht në mit: “Bashotët në jug/ Përballë varreve/ Kroi i thellë i etjes sonë/ Bashotët në jug/ Erdhën të çmallen/ Zbresin nga fushat e paanë/ Prej Drini Vjose Bune/  Përballë varreve/ Nënat heqin shamizezat/ Dhe tjerrin kohën e pushtimit/ Bashotët në jug/ Ata dinë/ Për marshimin e ushtrisë osmane në Kosovë/ Për rrethimin e fundit të Krujës/ Për dy varret e Ali Pashë Tepelenës/ Ata dinë çdo gjë” (Bashotët). Pse? Ngase Sali Bashota nuk është një natyrë konfesive/ rrëfimtare, aq sa është sidomos një vizionar: poeti përshkruan në mënyrë të përkortë, bardh-e-zi, nganjëherë me njolla të kuqëremta të ankthit, peisazhe shpirtërore. Kështu që, në më të shumtën e rasteve, poemat e tij mbeten do “diorama” të jetës së brendshme, të cilat përmes ajrit të tyre pikëllues dhe përzjerjes së shëmbëlltyrave që tradhëtojnë tensione paroksistike, e përkujtojnë pikturën “metafizike” të Di Chirikos: “Kurrgjë s’thashë kurrgjë/ Një mesditë e heshtur/ Brambullon/ Kaq shumë zjarrmi/ Kanë pëllumbat e vetmisë/ Dhe korbat e zinj/ Vashat vrapojnë në kinema/ Ndërmjet pritës e pritjes/ Ndërmjet gjakut e gjakut të prishur Asgjë nuk thashë asgjë/ Mesdita s’është vetëm pikëllim/ Mesdita s’është vetëm baladë” (Mesditë e heshtur).

      Drama individuale do të gjenerohet këtu nga tjetërsimi i memorjes (depozitare e traditës, por edhe e të gjitha eksperiencave që ndërlidhen me shenjtërinë) që provokojnë zbërthimin e materjeve shpirtërore paralelisht me shkëputjen e lidhjeve ndërmjet individit dhe kolektivitetit: “Truri im është tabula rasa/ Kur na plasi zemra si flamur në gjysmështizë/ Valëvitet krenari e emrit të mallkuar/ A do ta hajë vdekjen krymb i dyshimit/ Nëpër qytetin e plagosur bëhet marshimi drejt neverisë/ Në tokën e shkretë zogjtë e atdheut kërkojnë çerdhen/ /Fundi është i bukur zotëri “tigrat” do të ngordhin/ Arti tashti s’ka kuptim do të jetojmë vetëm me qiellin/ Muret e ekzistencës sime xhungël e djegur/ Sëmundjet e trupit nuk shërohen mushkëritë kalben/ Kur shndërrohemi në hije të gjalla” (Fshirja e kujtesës).

      Ekzistenca e personazhit lirik plasohet tani nën shenjën e “shekullit të vetmisë”, që merr pamjen e spektrit femëror, kështu ligjërimi për zvetnim shndërrohet në diskurs erotik: “Njëqind vjet e kam dashur kurrë s’e preka/ Gjinjtë i kishte të verdhë si loti i dhembjes sime/…/ Njëqind vjet e kam dashur si vetminë/ Shkrumb i zi i shpirtit/ Po ajo ishte vetëm një ëndërr e smadhuar/ Që këlthet këlthet këlthet” (Ajo ishte vetëm një ëndërr). Ngase në mitologjinë e kësaj lirike, erosi përfaqson një formë të integrimit në histori dhe në universin kosmik, ai shoqërohet me shëmbëlltyrën e zjarrit, që katalizon djegjet vitale dhe prodhon një intensifikim të përjetimeve, duke i shpënë  deri në kufirin e paroksistikës: “Ti je zemra ime e zhuritur/ Në një kohë shqetësimesh të mëdha/ Ti je dhembja ime/ Kur fryjnë erërat/ Dhe papritur ndërron moti” (Pritmë pak).

      Në kohën kur momentet e “kolapsit”, rëniet e tensionit të substancës vitale, gjenerojnë një melankoli shtypëse, “trishtimi i zi” i konferon poezisë së Sali Bashotës një timbër të theksuar personal. Duke islustruar dimensionet patetike, të shtyra deri në tragjikë të ballkanizmit, ky poet i shquar kosovar, afirmohet me të drejtë, si një nga zërat e shquar, të thellë, meditativë dhe shqetsues, të lirikës së Ballkanit. (Përktheu nga revsita Luceafărul (Ylli i Mengjesit) e Lidhjes se Shkrimtareve te Rumanise: Baki Ymeri)

—————

Autori i këtij reçensipni, Oktavian Soviany (i lindur më 23 prill 1954 në Brashovë), absolvent i Fakultetit të Letërsisë pranë Universitetit të Kluzhit, është autor  i disa librave të botuar me poezi, prozë dhe kritikë letrare. Është profesor i letërsisë, njëri ndër eseistët më të admiruar rumunë, dhe laureat i Çmimit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit, për poezi, dhe kritikë letrare.  

Botime të reja

Gjurma shqiptare në trojet e Greqisë

(Përkitazi me librin e Arben Llallës, Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë, 1860-1889, Tringa Design,Tetovë, 2006) 

Duke deshifruar medalionin në ballinën e dytë të librit të parë të historianit shqiptar me prejardhje nga Elbansani i Aleksandër Xhuvanit, zotit Arben P. Llalla, i cili momentalisht jeton dhe krijon në Tetovë, kuptojmë se “vetëm dy gjuhë janë autoktone dhe të mëdha: greqishtja dhe shqipja, e para e ardhur nga errësira egjeane dhe e shkruar në pergamenë e në letër, e dyta kalëruar mbi natën pellazgjike, e gdhendur në gurë, në gjak dhe në shpirtëra”. Ky vlerësim historik mbi shqipen e lashtë, i  përket Ferdinand Schevillit, i botuar në veprën e tij,  Ballkani, Historia dhe Qytetërimet.

      Etnosi shqiptar dhe etnosi vllah në Greqi, sipas dr. Përparim Demit, e përbëjnë gjysmën e popullatës greke, me nënshtetësi greke dhe pa të drejta kombëtare arumuno/shqiptare. Sipas burimeve të verifikuara vetëm 20 % e popullatës greke del me prejardhje helene, të tjerët janë 30 %  shqiptarë (arvanitas), 30 % arumunë (kucovllehë), 20 % (turq, slave, etj. Grandomania greke, demokracia në thonjëza, mosnjohja e minoriteteve, asimilimi, kërcënimet publike ndaj  atyre që flasin vllahisht apo shqip, e kanë bërë të veten. Neve nuk na ka hije të kritikojmë, por të afirmojmë. Le ta deshifrojnë analistët gjermanë, anglezë, italianë, amerikanë, mosrepsektimin e të drejtave të komuniteteve në këtë vend ballkanik me orientim filosovjetik! “Kudo që t’i takoni këta të ashtëquajtur vllehë, që flasin gjuhën vllahishte, në rrugë, në treg, në zyrë, në vend të punës, t’ua këputni këmbët dhe shkulni gjuhën! Këtu është Greqia dhe ajo u përket grekëve”, theksonte gazeta Stohos (Qëllimi), para disa vitesh. Më mikpritës janë turqit të një feje tjëtër, se sa grekët të të njëjtës fe, na thot poeti Dumitru M. Jon nga Bukureshti.

      Në 115 faqet e monografisë së Arben Llallës defilon shpirti shqiptar i Greqisë, një parathënie brilante, hyrja, historiku i shqiptarëve të Greqisë, gjuha shqipe nëpër shekuj, si dhe disa këngë, poema, një fjalim parazgjedhor, satira arvanitase, kërshendella arvanitase, faksimile dhe bibliografia, të gjitha të mbështetura mbi ide të shëndosha, komentime, analiza, dëshmi e fakte konkrete. Libri u kushtohet përpjekjeve të shqiptarëve të Greqisë që punuan dhe luftuan për ruajtjen dhe pasurimin e historisë dhe gjuhës shqipe. Ndër ta, autori veçon Aanastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin, Jorgo Marugën, Aristidh Kolën, të cilin e ka njohur personalisht. Është fakt, thekson autori duke u bazuar në burimet e një kalnedari shqip të vitit 1984, se tashmë nuk mund të diskutohet edhepse deri tani pjesërisht ishte fshehur e vërteta se 90 nga 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821 ishin arvanitë (fq.17). Autori është i njohur për nje numër të konsideruar artikujsh shkencorë botuar në Albanica, ura, Fakti etj. Përveç këtij studjuesi të dalluar që ka gjurmuar nëpër arkivat dhe bibliotekat greke, mbi shqiptarët e Epirit në përgjithëesi dhe të Çamërisë veçanërisht, kanë shkruar Shkëlzen Raça, Vetë Zoti (pseudonim), Hamit Kokollari, Miranda Vickers, Rexhep Zllatku, Sejdi Kondi, Pano Hallko, Antonio Bellusci, Hamit Boriçi dhe Lumnije Bajrami, Gazmend Shpuza, Koli Xoxi, Ilir Ushtelenca, Dhimitër Grillo, Apostol Pango, Irakli Koçollari, Bajroni, Pukëvili e tjerë. E vërteta historike për shqiptarët e Greqisë është një e vërtetë që të trishton dhe trimëron. Shovinizmi grek e ka bërë të veten, siç e ka bërë ultranacionalizmi serb duke e shtrembëruar të vërtetën historike të shqiptarëve të Kosovës.

      Arben Llalla i sjell lexuesit shqiptar një lëndë të pasur e të panjohur deri më sot, mbi vlerat e larta të arvanitasve tanë. Lënda historike e letrare që sjell përmes kësaj monografie e pasuron fondin dokumentar të historisë sonë të lavdishme. Disa nga tekstet që i ofron opinionit kanë qenë të botuar në gazetat greke të shek. XIX, disa jepen për herë të parë. Shndrit ndër to kënga Për të parën princëshë Leksandra: Të këndojmë në shqip,/ që ështe gjuhë trimërie,/ që e fliste admiral Miauli,/ Boçari, dhe gjithë Suli, një këngë vlerash të larta që josh kureshtjen e dashamirëve të letërsisë artistike e të asaj popullore: Doli dielli në mal,/ sitë pa sipër në kalë,/ u fsheh brenda në re,/ të ndriçohesh tinë dhe.// Kur vije nga Tatoi,/ hëna dilte Imitos/ duke hedhur sytë e të pa/, ndriço për mua ty të tha. As që meriton të lodhish trurin duke e komentuar më tej një vepër që të josh që në shikim të parë, pas këtyre vargjeve ku defilon shpirti shqiptar. E përshendesim nga diaspora dhe e përgëzojmë këtë historian të ri e të talentuar, elbasanasin e Tetovës që na e përkujton faktin se arvanitasit e quajnë veten zotër të Greqisë, se duhet vazhduar kërkimet e mëtejshme të shkrimeve të vjetra në gjuhën shqipe të shkruara edhe me shkronja greke. (Drd. Baki Ymeri, Bukuresht) 
 

Kujtime te bukura nga fototeka e Shqiptarit

Admiratorii nostri / Admiruesit tane:

Your browser may not support display of this image.

Your browser may not support display of this image.

Elisabeta de Wied (Carmen Sylva)

me burrin e saj, mbreti i Rumanise, Carol I

Your browser may not support display of this image.

Tregtarë dhe patriotë shqiptarë të Bukureshtit (1938)

Your browser may not support display of this image.

Prof. Xhelku Maksuti me dashamiret e tij

Your browser may not support display of this image.

Dimitrie Crăciun (Crăciunovici), strateg për mbrojtjen

e të drejtave nacionale të rumunëve të Timokut

Your browser may not support display of this image.

Poeti Sali Bashota mes dashamireve te tij

Your browser may not support display of this image.

Arben Llalla dhe Aristidh Kola ne Athine

Florica Bud

Your browser may not support display of this image.

S-a născut la 21 martie 1957, în comuna Ulmeni, judeţul Maramureş, ca fiică a Corneliei şi a lui Ioan Trif, ţărani cu dragoste de pământ şi respect pentru muncă, trăsături transmise copiilor Valeria-Ana şi Florica. Bunica paternă, Valeria, iubitoare de carte, insuflă  nepoatelelor sale acceaşi atitudine faţă de studiu. Urmează cursurile Şcolii Generale din comuna, Ulmeni, localitate devenită oraş. Absolvă cursurile Liceului Gheorghe Şincai din Baia Mare şi este licenţiată a Institutului de Mine din Petroşani. Revoluţia din 1989 o surprinde în calitate de programator la Centrul căsătorită cu dr.ing Nicolae Bud, fost deputat. Are doi copii, Roxana şi Alexandru. A debutat în anul 1993, cu proză scurtă. Este membră a Uniunii Scriitorilor din România, din anul 1998, filiala Bucureşti. Are calitatea de preşedinte al Fundaţiei Culturale Bona Fide şi vicepreşedinte al Asociaţiei Scriitorilor, Baia Mare, redactor asociat al revistei Nord Literar, Baia Mare.

Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image. Your browser may not support display of this image.

Bărbatul care mi-a ucis sufletul într-o joi-Burri qe ma vrau shpirtin brenda nje te enjte

Iubire, sunt un obiect nezburător-Dashuri, jam nje objekt jofluturimtar

Cui îi place şcoala- Kujt i pelqen shkolla, Etc./ Etj.

Your browser may not support display of this image.Your browser may not support display of this image.Your browser may not support display of this image.Your browser may not support display of this image.

Grigore Brâncuş     Tiberius Puiu                 Lavinia Bălulescu             Marius Chelaru

Projekte letrare (2007)

Sali Bashota: Exilul sufletului albanez comentat de scriitorii români  Ekzili i shpirtit shqiptar  i komentuar nga shkrimtarët rumunë

Rizah Sheqiri: Apel pentru iubire – Ftese per dashuri

Jeton Kelmendi: Ce mult s-au rărit scrisorile – Sa shume jane rralluar letrat

Albert Voka: Mbreteresha e diaspores shqiptare – Vitore Stefa Leka

Etc.-Etj

Revistă realizată prin munca voluntară

Revistë e realizuar me punë vullnetare

Colegiul de redacţie: Grigore Brâncuş, Gelcu Maksutovici, Mircea Istrate, Tiberius Puiu (redactor/şef/adjunct), Luan Topciu, Gemile Alia Susli, Adria Kallogjeri, Andrei Milcani, Alexandru Nica, Adriana Tabacu, Costin Cristescu, Doina Popescu, Mihaela Buican, Gheorghe Daragiu, Mihaela  Marinescu. Colaboratori:  Vitore Leka, Ilir Kosova, Vlashi Fili, Renata Rexhepi. Tehnoredactare: Baki Ymeri. Pentru corespeondenţa: Cal. 13 Septembrie 109, Bl.105, Ap.6 Bucureşti 5. Telefon: 0040 (0) 729698600 -bukureshti@yahoo.com  – ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.) 

Nga diaspora artistike e shqiptarëve të Rumanisë 

MANIFESTIMI I FUNDIT QË U MBAJT NË GJUHËN SHQIPE NË BUKURESHT 

      Asimilimi bën kërdi në diasporë, sidomos në Greqi dhe ne disa vende te prekura nga blasfemia e komunizmit. Sa të çuditshëm dhe sa të përçarë që jemi! Dy shqiptare e tre parti. Del nje turme pleherash te internetit per te devalvuar vlerat kombetare te figurave qendrore te atdhetarizmit shqiptar ne Kosove. T’i ketë fajet vallë demokracia apo partitë politike? Assesi! Mos vallë parazitizmi i ka fajet apo mentaliteti bolshevik i atyre që s’i lexojnë rilindësit tanë! Shqiptarët dikurë ishin më të organizuar se sot.  Përfaqsuesi i fundit i diplomacisë  së Ramiz Alisë, ishambasadori shqiptar në Bukuresht, Piro Vito,  edhepse ishte socialist, interesohej për varrin e Nikolla Naços, shqiptarit më të shenjtë që ka patur Bukureshti ndonjëherë. Shkëlqesia e Tij, zoti Leonidha Mërtiri, ish/ambasadori i Shqipërisë në këtë vend, pa marrë parasysh përkatësinë e tij partiake, interesohej me gjithë zemër për fatin e komunitetit të këtushëm shqiptar dhe dha kontribut për inaugurimin e një pllake përkujtimore në hotelin Continental ku pat qëndruar Ismail Qemali me rastin e mbajtjes së mbledhjes historike të nëntorit (1912). Diaspora nuk ka nevojë për politikë dhe ajo nuk guxon të jetë e përçarë, na thoshte zoti ambasador dhe bënte çmos për ta njohur, për ta përkrahur këtë komunitet, me krejt dashamirët e Shqipërisë, me të gjitha  vlerat e shqiptarizmit. Një funksionar i ambasadës shqiptare, zoti Aleks Jaso, me origjinë arumuno/shqiptare, dha madje edhe kontribut konkrt për botimin e revistës Albanezul/ Shqiptari, siç pat dhënë kontribut ëpr afirmimin e Kosovës në Rumani edhe një diplomat tjetër shqiptar me prejardhje arumune, zoti ambassador Marko Bello (1998/99).

      Nga një vizitë te njëri nga veteranët më të shquar të komunitetit shqiptar të Bukureshtit, zoti Thanas Kristo Rëmbeci, korçar i zjarrtë, filohebre dhe dashamir i kosovës,  i njohur zyrtarisht me emrin Tănase Cristescu, pasi na flet me admirim për vlerat e komunitetit dhe shqiptarët e mirëfilltë të kësaj diaspore, na qet mbi tryezë  një broshurë. E sheh këtë, na thot. Ky është programi i manifestimit të fundit kulturor që kanë mbajtur në gjuhën shqipe shqiptarët e Rumanisë. Fjala është për programin kulturo-artistik, të organizuar nga Lidhja Antifashiste e Shqiptarëve të Rumanisë, më 28 Nëntor 1947. Dhe na nxjerr xhaxhi Nasi përpara, një grumbull fotografishë me ata që e kanë nderuar artistikisht këtë manifestim. Programi është i shkruar rumanisht, dhe është shpërndarë me rastin e mbajtjes së manifestimit në Sallën Prietenia (Miqësia), që gjendet edhe sot e kësaj dite, përballë Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në qendër të Bukureshtit. Asokohe ishte fjala për miqësinë rumuno/sovjetike, ndërsa sot godina ka tjetër emër dhe tjetër destinacion veprimi. Programi i kësaj broshure u realizua në gjuhën shqipe, me këngë e valle, me recitime, aktrime e kostume kombëtare. Prej asaj mbrëmjeje e deri më sot, shqiptarët e këtij vendi nuk patën fat më, të organizojnë më mbrëmje të këtilla, me kontribute konkrete artistike, për Ditën e Flamurit. Nëqoftëse e kanë shijuar e përjetuar këngën shqipe, vallen shqipe, dramën shqipe, filmin shqiptar, këtë e kanë bërë ansamblet shqiptare që kanë kaluar nëpër Rumani në kohën e Enverit, apo diplomatët shqiptarë që i kanë ftuar shqiptarët në Ambasadë, për të kremtuar së bashku Ditën e Flamurit, apo me rastin eardhjes së ndonjë personaliteti të lartë nga Tirana.

      Drenovarët, boboshtarët dhe dardharët i karakterizonte një ndjenjë e lartë e solidaritetit dhe respektit ndaj vlerave letrare e artistike. Asdreni, Mihailesku Toskani dhe Viktor Eftimiu ishin tri nga figurat qëndrore të Boboshticës dhe Drenovës në Rumaninë e periudhës së Mbretërisë. Veprën e tyre e vazhdojnë sot në Amerikë Niko Dako, Rozi Theohari, Rajmonda Mojsiu etj. Duke shfletuar Pogramin që na e ofroi xha Nasi, shohim se në pjesën e parë të këtij manifestimi është kënduar Hymni i Shqipërisë, Hymni Mbretëror Rumun, hymni i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, pas intonimit të të cilavet e ka mbajtur Fjalën e hapjes, Viktor Kristea, Kryetar i atëhershëm i Unionit të Shqiptarëve Antifashistë të Rumanisë. Në Pjesën e dytë, këndohen këngët partizane Kushtrimi, Shqipja mori malet, Hymni i Armatës Shqiptare, potpuri këngësh kombëtare shqiptare, të harmonizuara nga Hipokrat Kondi, si dhe këngë popullore rumune. Recitohen vargje të Asdrenit, degjohet zëri artistik, operistik, i zonjushes Smaranda M. Toskani, këndon në piano motra e saj, zonja Aglaja Mihëilesku Toskani (nga Opera Shtetërore), recitohen vargje të Çajupit etj. Në pjesën e tretë të programit, jepet shfaqja Heronjtë e punës, regjinë e së cilës e ka bërë shkrimtari shqiptar i Bukureshtit, Foqion Miçaço, jeta dhe vepra e të cilit meriton të ndriçohet.

      Subjekti i kësaj pjese ndërlidhet me ndërtimin e hekurrudhës së parë shqiptare Durrës-Elbasan, si dhe me punët e bëra në njërin nga kantjeret e rrugës Kukës-Peshkopi, kur të rinjtë shqiptarë, ndërtuan vullnetarisht, në vitin l946, 65 km.rrugë. Personazhet e kësaj pjese janë të gjithë shqiptarë të Bukureshtit: Teodor Papapavli (Bardhi), Nasi Kristesku (Zejneli), Antoneta Kristesku (Afërdita), Nesti Proto (Nesti), Konstantin Shandro (Selo), Pandeli Shundi (Koço), Matej Danili (Tekniku) dhe Toma Velo (Gaqo). Për ne, që kemi patur fatin t’i njohim disa nga këta, më me rëndësi se subjekti i pjesës në fjalë, është jeta dhe vepra e këtyre bijve të shenjtë të rilindësve tanë, korçarë me zemër të zjarrtë, shqiptarë dhe arumunë bashkë, dashamirë të kombit dhe atdheut, qytetarë të denjë për atdhetari dhe qytetërim, moral, besnikëri dhe unitet, aftësi, përgjegjshmëri dhe ekuilibër, për të cilët kemi shkruar dhe do të shkruajmë. (A. V.) 

Posted by Rugovapress in 10:18:40 | Permalink | Comments Off

Tuesday, September 4, 2007

Pėrkitazi me librin e Arben Llallės

 

Pėrkitazi me librin e Arben Llallės Sep 4, ’07 5:26 PM
for everyone
Botime tė reja

Gjurma shqiptare nė trojet e Greqisė (Pėrkitazi me librin e Arben Llallės, Gjurmė tė letėrsisė sė vjetėr tė shqiptarėve tė Greqisė, 1860-1889, Tringa Dsign,Tetovė, 2006) 

 

Duke deshifruar medalionin nė ballinėn e dytė tė librit tė parė tė historianit shqiptar me prejardhje nga Elbansani i Aleksandėr Xhuvanit, zotit Arben P. Llalla, i cili momentalisht jeton dhe krijon nė Tetovė, kuptojmė se “vetėm dy gjuhė janė autoktone dhe tė mėdha: greqishtja dhe shqipja, e para e ardhur nga errėsira egjeane dhe e shkruar nė pergamenė e nė letėr, e dyta kalėruar mbi natėn pellazgjike, e gdhendur nė gurė, nė gjak dhe nė shpirtėra”. Ky vlerėsim historik mbi shqipen e lashtė, i  pėrket Ferdinand Schevillit, i botuar nė veprėn e tij,  Ballkani, Historia dhe Qytetėrimet. 
          Etnosi shqiptar dhe etnosi vllah nė Greqi, sipas dr. Pėrparim Demit, e pėrbėjnė gjysmėn e popullatės greke, me nėnshtetėsi greke dhe pa tė drejta kombėtare arumuno/shqiptare. Po qe se bėhet njė regjistrim pa frikė nga autoritetet, vetėm 20 % e popullatės greke del me prejardhje helene, tė tjerėt janė 20 %  shqiptarė (arvanitas), 20 % arumunė (kucovllehė), 20 % turq, 20 % sllavė. Grandomania greke, demokracia nė thonjėza, mosnjohja e minoriteteve, asimilimi, kėrcėnimet publike se ua thejnė kėmbėt atyre qė flasin vllahisht apo shqip, e kanė bėrė tė veten. Neve nuk na ka hije tė kritikojmė, por tė afirmojmė. Le ta deshifrojnė analistėt gjermanė, anglezė, italianė, amerikanė, mosrepsektimin e tė drejtave tė komuniteteve nė kėtė vend ballkanik me orientim filosovjetik! “Kudo qė t’i takoni kėta tė ashtėquajtur vllehė, qė flasin gjuhėn vllahishte, nė rrugė, nė treg, nė zyrė, nė vend tė punės, t’ua kėputni kėmbėt dhe shkulni gjuhėn! Kėtu ėshtė Greqia dhe ajo u pėrket grekėve”, theksonte gazeta Stohos (Qėllimi), para disa vitesh. Mė mikpritės janė turqit tė njė feje tjėtėr, se sa grekėt tė tė njėjtės fe, na thot poeti Dumitru M. Jon nė Bukuresht.

Nė 115 faqet e monografisė sė Arben Llallės defilon shpirti shqiptar i Greqisė, njė parathėnie brilante, hyrja, historiku i shqiptarėve tė Greqisė, gjuha shqipe nėpėr shekuj, si dhe disa kėngė, poema, njė fjalim parazgjedhor, satira arvanitase, kėrshendella arvanitase, faksimile dhe bibliografia, tė gjitha tė mbėshtetura mbi ide tė shėndosha, komentime, analiza, dėshmi e fakte konkrete. Libri u kushtohet pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Greqisė qė punuan dhe luftuan pėr ruajtjen dhe pasurimin e historisė dhe gjuhės shqipe. Ndėr ta, autori veēon Aanastas Kulluriotin, Panajot Kupitorin, Jorgo Marugėn, Aristidh Kolėn, tė cilin e ka njohur personalisht. Ėshtė fakt, thekson autori duke u bazuar nė burimet e njė kalnedari shqip tė vitit 1984, se tashmė nuk mund tė diskutohet edhepse deri tani pjesėrisht ishte fshehur e vėrteta se 90 nga 100 heronjtė e Kryengritjes sė vitit 1821 ishin arvanitė (fq.17).

  Autori ėshtė i njohur pėr nje numėr tė konsideruar artikujsh shkencorė botuar nė Albanica, ura, Fakti etj. Pėrveē kėtij studjuesi tė dalluar qė ka gjurmuar nėpėr arkivat dhe bibliotekat greke, mbi shqiptarėt e Epirit nė pėrgjithėesi dhe tė Ēamėrisė veēanėrisht, kanė shkruar Shkėlzen Raēa, Vetė Zoti (pseudonim), Hamit Kokollari, Miranda Vickers, Rexhep Zllatku, Sejdi Kondi, Pano Hallko, Antonio Bellusci, Hamit Boriēi dhe Lumnije Bajrami, Gazmend Shpuza, Koli Xoxi, Ilir Ushtelenca, Dhimitėr Grillo, Apostol Pango, Irakli Koēollari, Bajroni, Pukėvili e tjerė. E vėrteta historike pėr shqiptarėt e Greqisė ėshtė njė e vėrtetė qė tė trishton dhe trimėron. Shovinizmi grek e ka bėrė tė veten, siē e ka bėrė ultranacionalizmi serb duke e shtrembėruar tė vėrtetėn historike tė shqiptarėve tė Kosovės.

Arben Llalla i sjell lexuesit shqiptar njė lėndė tė pasur e tė panjohur deri mė sot, mbi vlerat e larta tė arvanitasve tanė. Lėnda historike e letrare qė sjell pėrmes kėsaj monografie e pasuron fondin dokumentar tė historisė sonė tė lavdishme. Disa nga tekstet qė i ofron opinionit kanė qenė tė botuar nė gazetat greke tė shek. XIX, disa jepen pėr herė tė parė. Shndrit ndėr to kėnga Pėr tė parėn princėshė Leksandra: Tė kėndojmė nė shqip,/ qė ėshte gjuhė trimėrie,/ qė e fliste admiral Miauli,/ Boēari, dhe gjithė Suli, njė kėngė vlerash tė larta qė josh kureshtjen e dashamirėve tė letėrsisė artistike e tė asaj popullore: Doli dielli nė mal,/ sitė pa sipėr nė kalė,/ u fsheh brenda nė re,/ tė ndriēohesh tinė dhe.// Kur vije nga Tatoi,/ hėna dilte Imitos/ duke hedhur sytė e tė pa/, ndriēo pėr mua ty tė tha.

           As qė meriton tė lodhish trurin duke e komentuar mė tej njė vepėr qė tė josh qė nė shikim tė parė, pas kėtyre vargjeve ku defilon shpirti shqiptar. E pėrshendesim nga diaspora dhe e pėrgėzojmė kėtė historian tė ri e tė talentuar, elbasanasin e Tetovės qė na e pėrkujton faktin se arvanitasit e quajnė veten zotėr tė Greqisė, se duhet vazhduar kėrkimet e mėtejshme tė shkrimeve tė vjetra nė gjuhėn shqipe tė shkruara edhe me shkronja greke. (Baki Ymeri, Bukuresht)
Posted by Rugovapress in 22:27:44 | Permalink | Comments Off

Shkruan Ndue Ukaj Të themelohet çmimi ndërkombëtar “Nëna Tereze”

  Letër publike

 

Të themelohet çmimi ndërkombëtar “Nëna Tereze”

 

Ndue Ukaj

 

Ne si komb, në saje të Nënë Terezës mund të jemi shembulli më emblematik për kulturën e dashurisë, për kulturën e paqes, për kulturën e humanizmit. Prandaj, që t’i manifestojmë këto vlera të përjetshme dhe ta ngrehim në piedestalet më të larta Nënën Tonë Tereze, është e udhës që në vendin e saj, të përjetësohet vepra e saj, edhe me formimin e një çmimi me përmasa ndërkombëtare. Arsyet për këtë mund të jenë të shumëfishta, por gjithnjë qëllimmire, që vepra e saj e trasuar të freskohet çdo herë, pra në çdo përvjetor të vdekjes së saj.

 

Nëse suedezet mund të mburren me të drejtë në gjithë globin me çmimin Nobel, të emërtuar sipas testamentit të shkencëtarit Alfred Nobel, është koha që edhe në Gadishullin më të vjetër të Europës, të përjetësohet madhështia e Nënë Terezës me një çmim ndërkombëtar  për humanizëm, për paqe, “Nëna Tereze”. Nëse bota ka patur dhe ka nevojë për zbulimet revolucionare të Alfred Nobelit, më shumë sot bota ka nevojë për dashuri, për paqe, për humanizëm. Këto vlera dhe virtyte universale i ka përjetësuar në rrafshin global, për dekada të tëra vepra e Nënës Terezes.

 

Duke u nisur nga fakti se Nëna Tereze përfaqëson vlerat më sublime të qenies sonë kombëtare dhe këndej pare edhe vlerat universale të njerëzimit, mendojmë se Institucionet e Shqipërisë, në bashkëpunim me ato të Kosovës, të shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Kosovës Lindore e diasporës, gjithnjë në bashkëpunim edhe me institucionet religjioze, me shoqatën “Nëna Terezë” në Prishtinë, të themelojnw çmimin kombëtar për paqe, tolerancë dhe dashuri mes njerëzve “Nëna Tereze”. Arsyet për ketë janë të panumërta, andaj pikërisht në këtë dhjetëvjetor të ndarjes së Nënës Tereze nga kjo botë, të rikthejmë misionin e saj me një akt kaq sublim.

 

Nëna Tereze u përket vlerave më universale që ka bota. Prandaj mendoj se shoqëria shqiptare duhet  ta themeloj këtë çminim si simbol të qytetarisë dhe vlerave tona të shumëfishta dhe si përjetësim i veprës së madhe të Nënë Terezës në dheun e saj. Shqiptarët kanë dëshmuar se janë faktor paqe në Ballkanin e trazuar. Kjo duhet të jetë edhe një shtytëse më shumë që simboli i humanizmit, dashurisë dhe paqes  Nënë Tereze, të ngrihet në një çmimin kombëtar, i cili do të mbështetej qeveritë shqiptare, donatorët e ndryshëm dashamirës, të cilët mendoj se do jenë të mjaftë. Ky çmim jo vetëm se do ta lartësonte emrin e saj, por edhe do nderonte kombin tonë.

 

(Kjo letër iu drejtohet Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, Kryetarë së Kuvendit Jozefina Topallit, Arqipeshkvit të Tiranës Imozt Rrok Mirditës, kryetarit të opozitës Edi Rama, Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut, Kryeministrit Agim Cekut, Kryetarit të Kuvendit Kolë Berisha, kryetarit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë Hashim Thaqit, Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Kryetarit të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Tereze” Dr. Don Lush Gjergjit, Shkrimtarit Ismail Kadare).

 

Posted by Rugovapress in 22:15:58 | Permalink | Comments Off

Tuesday, August 28, 2007

Dashuria njerëzore, tregim nga Albert Zholi

Dashuria njerëzore tregim nga Albert Zholi Aug 28, ’07 1:48 PM
for everyone
 Dashuria  njerëzore

-tregim-

Nga Albert Zholi

-Dashuria njerëzore është një zjarr, një parajsë, një skëterrë, ku banojnë gëzimi, dhimbja dhe pendimi i hidhur.  

Kjo thënie e Baurnefeldit m’ish ngulitur thellë në mendje atë mbrëmje ku muaji i qershive kish paraprirë zhegun e stinës së thatë. Ngula këmbët në qendër të Athinës aty ku tetë udhët e qytetit më të vjetër të botës rrjedhin në sheshin Omonia si në një amfiteatër real duke më ngjallur përshtypjen se i  paraprija një ndeshjeje ndërkombëshe. Ishte mesviti i 1995-s dhe betejës së perëndimit të diellit po i afrohej disfata. Drita kish nisur të largohej si mikeshë e paftuar ndërkohë që gjallëria njerëzore ishte si në orët e punës. Njerëzit ngarkuar me hallet e tyre  hallakateshin mes njëri tjetrit. Në hapat e nxitura kumbonte dëshira për t’ju larguar turmës drejt qejfeve, halleve, mëkateve, dëshirave, ëndrrave apo ankthpritjeve vajzërore në bankonet e bareve. Gjithfarë ngjyrash dhe rracash humane parakalonin aty pari sikur ishte  përgatitur enkas  një paradë e tillë për të shuar etjen  e dallimeve  njerëzore. Ai dalloi tezgaxhinjtë bullgarë vetëm nga koka e tyre e qethur shkurt tek fjaloseshin për ca dylbinj rusë që po tregtoheshin suksesshëm në kthinat e lagjeve. Pikasi maqedonasit me kominoshe pune të spërkatura me gëlqere dhe një turmë afrikanësh me ato rrelat e tyre të zhgyera me yndyrë. Grekët binin menjëherë në sy. Indiferentë,  të tërhequr rendnin mes këtij mishmashi rracash njerëzore ku gëlonte  frika, misteri, ankthi.  Gjithë ajo kupë e gurtë, e stërmadhe që derdhej më pas nëpër udhë dukej se dihaste zorshëm.

Në këtë mjegullnajë njerëzore vetja më dukej i vogël i imët, i stepur. Ishte hera e parë që në qënien time po rrëzëllonte një mendim kaq i papërshtatshëm për tipin dhe dëshirat e mia. Kisha një telepati të çuditshme, sikur kohët përziheshin me njëri tjetrin dhe kujtimet shtriqeshin me realitetin nëpër këto udhë. Nisa të endesha mes njerzve.  Për një moment u shkëputa nga rrethana e ambientit. Hodha sytë rreth e rrotull për tu orientuar  dhe për të qartësuar shikimin. Në ndalesën e autobuzit  një burrë i moshuar mbështetej tek  ndërtesa afër staconit. Dukej sikur nga momenti në moment ngrehina e tij e plakur do të shembej përdhe. Burri kish mbathur një këmishë gri të lehtë me një kravatë me ca riga të vogla që kontrastonin me fytyrën e tij të dalldisur nga zalisja. Plaku u kërkoi disa herë ndihmë kalimtarëve, por asnjeri nuk denjoi të kthente as kokën. Të gjithë vraponin nëpër halldëshirat e tyre.  Flaka nga vetja mëdyshjen dhe  stepjen e jashtvullnetëshme  që po mundohej të më kaplonte. U afrova tek zotëria i vjetër. Ai psherëtinte dhe pëshpëriste : -Taksi, taksi ! – pa e shkëputur trupin nga muri i godinës. Kur pashë indiferencën e njerëzve u afrova fare pranë.

-Mund t’ju ndihmoj?- i thashë me përzemërsi.

-Më ndihmo të gjej një taksi,-pëshpëriti ai duke zgjatur drejt meje dorën që i dridhej.  Pastaj…

-Nga gjuha dukeni i huaj, shpresoj të paktën të mos jeni shqiptar, – foli me një zë akoma më të zvarrur sikur dilta nga fundi i dheut për të dhënë një amanet. -Tashmë filluan të më priteshin dhe mua gjunjtë, por nuk e dhashë veten. Re të errëta vërshuan nëpër sytë e mi. Mizëria e njerëzve mu duk  si një deng i madh bari ngjyrë gri. Ishin ato fjalë që më preknin, më provokonin, më errësonin mendimin. Shtrëngova dhëmbët. Ato kërcitën si një shtrëngim zaresh metalikë brenda një kutie hermetike  për të mbërthyer brenda vetvetes dhe për të mos dalë jashtë zhurmën tërsëlluese të inatit tipik shqiptar kur i përçmojnë atdheun. Por i mblodha forcat. Ishte rasti i parë që thura një kompromis kaq të pakëndshëm me vetveten për të realizuar një gjest fisnik  Bëra sikur nuk e ndjeva shprehjen e fundit.

Edhe kur kërkon ndihmë ky njeri paragjykon dashurinë njerëzore?!!

I futa krahun dhe  të dy u afruam tek rruga. Shtrëngimi i krahut sikur e zbuti inatin shqiptar për ti lënë vendin e duhur dashurisë njerëzore. Turma e njerëzve tek stacioni na hapi rrugën për të parakaluar lirshëm deri tek bordura. Vetëm tashmë turma e njerëzve  shprehte habi dhe na kundronte me vëmendje  për të pyetur gjoja se ç’ka ndodhur që ne nuk e kemi vënë re !!   Ngrita dorën. Sakaq tek këmbët tona ndaloi një taksi. I moshuari i dha adresën. Në lagjen Pagrati… Rruga….- fjalët e fundit nuk i kuptova mirë.

-Pagrati?!! -mërmërita unë me vete. Nën  peshën e kësaj mërmëritjeje  që më zvarrej nëpër qënien time si një qenush i përkëdhelur shtëpiak, mendimet më fluturuan larg aty në atdheun tim, në shtëpinë time, në një bisedë që më kish bërë kohë më parë se të merrja rrugën e kurbetit xhaxhai im, partizan në luftën e dytë botërore:

 Ishte  viti 1940. Vit në të cilën lufta italo-greke la gjurmë të thella në historinë e të dy popujve shqiptar dhe atij grek.. Kur trupat greke i vunë para trupat italiane dhe ato pak  trupa mercenare shqiptare të mobilizuara me forcë  u hodhën përkrah trupave greke këmishëzinjtë e panë punën pisk. Në këtë kohë unë sapo isha larguar nga fronti  i luftës dhe po kthehesha në shtëpi. Dy ditë më parë në  grykën e Mezhgoranit trupat italiane kishin marrë një goditje të fortë nga forcat greke. Nga të dyja palët kishte shumë të vrarë dhe të plagosur. Unë me një belxhik gjerman në krah po i bija anës së shpatit të malit për tu kthyer në Tepelenë. Në rrëpirën e faqes së malit disa qindra metra larg rrugës automobilistike Uji i Ftohtë –Tepelenë, disa metra larg të ecurit tim në rrugë dhish, pas një ferre dëgjoj një rënkim  të thellë. Ndaloj hapat. Rënkimi   erdhi dhe më i thellë në dëgjesën time të vëmendëshme. Ndërroj drejtim  dhe i bie ferrës nga prapa duke marrë belxhikun në dorë  gati për të             qëlluar. . Kur afrohem fare pranë shikoj  një ushtar grek mbuluar me gjak. Kur më pa me belxhik në dorë gati për të qëlluar ai më thotë në gjuhën e tij:

Mi mu skotos! (Mos më vra). Unë nuk e kuptova gjuhën e tij  por nga mënyra se si fliste, nga shprehja që i mori fytyra sigurisht kërkonte ndihmë. Kapota i kishte ndërruar ngjyrë. Ishte lulëkuqe. Ula  belxhikun në shesh dhe i  zbërtheva kapotën.  Plumbi i kish shpuar  kofshën e djathtë  dhe gjaku  vazhdonte ende të rridhte.  I zbërtheva pantallonat, grisa këmishën time dhe fillova ti pastroj me ujë dhe ti lidh plagën. Tek vendi ku kish hyrë plumbi hodha  duhan të grirë. Ky ishte ilaçi  më i mirë për momentin. I plagosuri mblodhi paksa veten dhe çehrja e fytyrës i  mori një nur buzëqeshjeje.

-Efkarsito, efkaristo (faleminderit)!-më tha disa herë. Patjetër që më falwnderonte. Sytë  filluan ti shkëlqenin nga gëzimi. Në fytyrë filloi ti lodrontë një gëzim ëndërrimtar. Ndoshta kujtonte familjen, të dashurën, miqtë, të afërmit. Në moshë nuk mund ti kalonte të 22 -23 vjetët. Vinte i gjatë, me trup të rregullt, zeshkan,  syzi, flokzi dhe një hundë të përkulur në majë. Deri sa ra mbrëmja  ia ndërrova dy tre herë plagën, i laga buzët me ujë dhe i  dhashë nga ajo pakë bukë misri me qepë dhe gjizë që kisha me vete. Ai mezi e përtypte bukën dhe unë detyrohesha t’ja lagja me ujë. Kur dielli perëndoi prapa malit dhe nëpër  rrugët e dhive nuk shihja asnjë këmbë njeriu, e hodha në krah dhe mora rrugën për në Tepelenë. Mezi ecja . Herë pas here e ulja në tokë dhe ecnim të dy. Krahu i  tij  rrethonte shpatullat e mia dhe ai ecte me një këmbë. Dukeshim tepër të vetmuar në atë natë  ku errësira e malit dhe zhurma e ujit të Vjosës  të përcillnin oshëtimën e krismave dhe frikën e ndihnin prita të paparashikuara. Qielli ishte mbuluar me re dhe Hëna nuk ishte e zonja as të nxirrte kokën në dritare  për të parë  simpatizantët e saj  apo për të dhënë një përshëndetje  dritëdhënëse të sadopakët në atë natë përpjekjeje, lufte mes jetës dhe vdekjes. Ne ishim shkrirë në një trup. Bile gjaku i tij në të njëjtat përmasa kishte ngjyrosur dhe rrobat e mia. Ai mundohej me çdo kusht që të mbante rënkimet e justifikuara të dhimbjes. Bënte të pamundurën për të mos më shqetësuar më tej apo për të mos shkaktuar zhurmë e cila kushedi çfarë pasojash do të na sillte. Nuk e di sa orë ecëm ashtu. Orë që na u dukën muaj. Në të gdhirë mbërritëm tek shtëpia e një mikut im në Tepelenë. Lehja përjashta e qenit duke tendosur vrullshëm deri në shqyerje zinxhirët e  lidhjes e bënë të zotin të dalë  pa arritur tek gardhi.

-Kush është aty ?- foli  që nga dera e brendshme e shtëpisë miku im.

-Hape  Novruz hape, Zenuni jam.

Ç’e mirë të solli në këtë orë, mor njeri i mirë? – foli i shqetësuar më shumë me vete Novruzi se sa me ne, dhe duke rregulluar edhe njëherë xhaketën në krah u afrua të hapë derën e oborrit. Sa hapi derën shtangu.

- Futu ç’pret!- Iu drejtua bashkëfshatarit  dhe i kapi krahun tjetër ushtarit grek. Në këtë kohë gjithë familja ishte në këmbë. Novruzi iu drejtua gruas:

- Shpejt, ujë të ngrohtë për plagën dhe bukë për të ngrënë, -pastaj filloi të llafosë me mua. Greku nuk na e ndante shikimin. Si duket tashmë ju rizgjua dyshimi i fillimit. Unë pasi hëngra pak bukë dola jashtë për të shkuar tek një mik i  yni,  mjek popullor,  i  cili duhej të hiqte plumbin nga kofsha. Nevruzi me të shoqen filluan të merren me ushtarin grek  Unë u ktheva pas dy orësh. Kur u futa brenda në dhomë,  greku thuajse u ngrit në të ndenjura nga gëzimi. Nuk e besonte se erdha. Mendonte se po e tradhëtoja apo kishim dëshirë ta vrisnim.

-Irthe (erdhe) Zenuni !!? –më tha duke lotuar. Sa ngushtë e ndjeva veten. Kishte të drejtë. Në këtë dreq luftë çfarë nuk ndodh. Unë isha tre katër vjet  më i  madh se ai. U mallëngjeva. Padashur dy pika loti më ranë faqeve të rreshkura nga era e malit. Ato lotë humbën në rrënjët e qimeve të faqeve disa ditëshe parruajtur. Ndërkohë Serveti,  mjeku popullor,  filloi nga puna. Nuk mund ti përshkuaj ato 3 orë punë apo luftë që bëri Serveti për të hequr plumbin nga kofsha e ushtarit grek. Shpesh herë ai na thoshte emrin. Janaqis  Kazanopulos. Mezi ja mësova emrin dhe më vonë në një letër  cigareje ja shkrova emrin dhe mbiemrin dhe lagjen ku banonte në Athinë. Banonte në një nga lagjet më të vjetra të Athinës,  në lagjen Pagrati. Si duket kishte frikë mos vdiste dhe nuk e merrnin vesh të shtëpisë. Gjithmonë nxirte nga gjoksi fotografinë e një vajze dhe e kundronte si fëmijë. Si duket ishte e dashura. Edhe kur Serveti filloi të heqë plumbin nga kofsha ai nxorri fotografinë nga gjoksi dhe e mbështeti tek faqja e djathtë. Në ato orë përpjekjeje ai forcën e gjente tek ajo fotografi që për ato tre orë kushedi sa lotë  dhe kripë loti mori përsipër. Tek ajo fotografi ai ndoshta gjente qetësinë, forcën, kënaqësinë, shpresën. Kur Serveti më pincën në dorë i  tregoi plumbin e nxjerrë nga kofsha ai bërtit nga gëzimi:

Mana mu. Efkaristo megalo alvanos!-dhe puthi fotografinë e të dashurës. (Nëna ime. Faleminderit shqiptar i madh). Në shtëpinë e Novruzit,  Jani qëndroi 10 ditë. Pasi e mori veten dhe gjendja ishte qetësuar ai u nis për në atdhe. Nuk mund ti harroj lotët e tij. Me mijëra herë më tha të shkruaja adresën dhe ti mbaja mend  emrin.

Ine orea onoma. Janaqis, Janaqis Kazanopulos. Efkaristo, ekato fores efkaristo.  Iseste me megali kardhja. (njëqind herë faleminderit. Jeni me zemër të madhe)!-na thoshte me qindra herë. Edhe gjatë rrugës ai e ktheu dhjetëra herë kokën prapa,  duke na përshëndetur me tundjen e dorës në ajër dhe më pas duke e afruar tek buzët. Tani që do të shkosh në Athinë po pate mundësi shif njëherë se ndoshta e gjen  nëse  rron ,- më pat thënë xhaxhai 84 vjecar”.

Isha zhytur i gjithi në meditime kur taksixhiu u nis. Minutat e para isha në botën time  ndërsa instiktivisht zotërisë fillova ti fërkoj ballin, shpatullat… Ai psherëtinte duke më thënë:

-Rrofsh mor bir rrofsh. Kur mbërritëm tek adresa dhe taksixhiu ngadalësoi shpejtësinë, i zgjata atij  lekët dhe i futa sërishmi krahun të moshuarit,  dhe e nxora me mundim nga taksia. Ai duke parë gjestin tim, nxori portofolin për të më dhënë paratë, ndërsa unë ia futa ato në xhep. Kur iu afruam derës së apartamentit, nxori çelësat nga xhepi dhe unë e ndihmova të hapte derën. Tek mbishkrimi i ziles elektrike, aty ku shënohen emart e banorëve lexova. P. Kazanopulos. Shtanga! Ai mbiemër përkonte me mbiemrin e grekut që xhaxhai kishte shpëtuar në luftë. Edhe lagjja po ajo ishte. Për një moment mendova ta pyesja, por gjendja e tij shëndetësore si dhe mënyra e parë e reagimit të tij,  ma ndryshuan mëndjen.  Ai futi sërishmi dorën në xhep për të më dhënë lekët e taksisë,  dhe më kërkoi adresën. Unë i zgjata kartvizitën dhe i kërkova kartvizitën e tij. Ai me vështirësi e nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës,  duke më parë me vëmëndje dhe dashamirësi.  Pastaj duke i zgjatur dorën i them:

-Zotëri, nuk më duhen ato para. E bëra në emër të dashurisë njerëzore. Unë jam shqiptar. Nga ata shqiptarët që ti shprehe dyshim dhe mosbesim. Dashuria njerëzore nuk ka kombësi!-dhe u largova duke i shtrënguar dorën me përzemërsi Atij  filluan ti rrjedhin lotë nga sytë. U mbështet tek parvazi i derës dhe psherëtiu.

-Signomi pedhi mu (më fal biri im)!-dëgjova zërin e tijë të mekur si në një hon.  U zverdh edhe më shumë në fytyrë.  Unë u largova me shpejtësi dhe kur ktheva kokën ai ende ishte i mbështetur tek  dera duke më tundur dorën që i dridhej…Pendimi ndihej në gjithë qënien e tij. Ndoshta donte të kërkonte falje, ndoshta donte të  dinte diçka më tepër për mua. Ndërsa unë e lashë vrapin për në shtëpinë time me qera,  disa qindra metra larg  grekut të moshuar. Mbiemri Kazanopulos u ngulit fort në mendjen time. Sa hyra në korridor menjëherë  ngre receptorin e telefonit dhe formoj numrin e telefonit të xhaxhait në Tiranë.

-Urdhëro,-dëgjoj zënë ë tij  të mpakur nga mosha.

-Si je xhaxha? Asimi jam!

-Asim o bir, si je ? Ke kohë pa më marrë në telefon. Si i lodhur më dukesh o bir. Apo kurbeti kështu e ka, të lodh!-Nuk dija ç’ti thoja. Në fakt e kisha tejkaluar ca,  dhe të moshuarit e ndjejnë mungesën,  sidomos kur bëhet fjalë për nipërit,  ndaj të cilëve  e shfaqin hapur dashurinë.

-Mirë jam xhaxha. E kam shkelur pak. Por sot më ka ndodhur një ngjarje interesante..

-Ç’farë?!-pyeti ai rrufeshëm.

-Kam takuar një me mbiemrin e atij grekut Kazanopulos që keni shpëtuar ju në luftë. Banonte në të njëtën lagje,  që më keni dhënë ju adresën, por emrin e kishte ndryshe.

-Pyete, pyete, sepse Jani kishte një vëlla,-foli i gëzuar xhaxhai nga ana tjetër e telefonit. Oh sa mirë  sikur të jetë gjallë dhe ta takosh. Më ka mbetur peng në zemër,  që nuk kam marrë vesh se si ka ikur ai njeri në Greqi,  pasi u nda nga ne. Pyete, dhe më kthe përgjigje. Mbylle telefonin tani. Hajt se flasim  pasi të marrësh përgjigje. Thuaja të gjitha sa të kam thënë, hë?! Fisi i tij duhet të jetë patjetër- dhe e mbylli telefonin. Unë mbeta me receptor në dorë. Rrija si i hutuar. Nuk dija çtë bëja. Nxora nga xhepi kartvizitën e grekut dhe lexova Panajotis Kazanopulos. Ula receptorin dhe hapa frigoriferin. Mora një birrë “Amstel” dhe fillova ta pija gjithë etje. Skena me plakun grek  nuk më nxiti ta telefonoja, diçka më frenonte. Por nga ana tjetër nuk  mund ti rezistoja tundimit nga nxitja dhe dëshira për të plotësuar  një kërkesë të xhaxhait. Piva birrën e parë dhe mora dhe një të dytë. Me të në dorë u afrova për tek telefoni. Sa bëra të ngre receptorin, dëgjoj zilen e tij. E lashë sa tringëllima e tij shurdhuese mbushi mbi katër herë  më zhurmë hapësirën e dhomës dhe u përgjigja:

-Parakalo ! (Ju lutem, urdhëro!)

-Qirje Asimin thelo sas parakalo ( zotin Asim dua ju lutem) !- u dëgjua një zë i vrarë nga ana tjetër e telefonit

-Asimi jam,-u përgjigja unë me zë të prerë.

-Jam ai zotëria që më ndihmuat sot. Mund të më thoni ç’farë e keni z. Zenun në Shqipëri, se keni mbiemër të njëjtë?!.

-Xhaxha e kam,- i them me zë të shtruar. Për disa momente heshtje nga ana tjetër e telefonit. Në aparat dëgjohej rënkimi dhe frymëmarrja e vështirë e grekut.

-Eh, eh, sot më vrave dy herë mor bir. Sot në ditën më të rëndë shëndetësore  më ndihmove. Xhaxhai yt ka shpëtuar vëllanë tim në kohën e luftës. Ai  ka vdekur para 3 vjetësh, por ma ka lënë amanet të njihja me ç’të ish e mundur  xhaxhanë tënd,-dhe nga ana tjetër e telefonit dëgjova receptorin të lëshohej në dysheme.

Posted by Rugovapress in 13:00:19 | Permalink | Comments Off